Protestuesit e larguan nga protesta/ Zmbrapset Shehaj
Një ditë më parë protestuesit e larguan nga protesta kreun...
Një ditë më parë protestuesit e larguan nga protesta kreun...
Nga Charlotte McDonald-Gibson ?The New York Times?
Imazhet janë tronditëse. Fëmijë të grumbulluar rreth zjarreve, prindër që i shtërngojnë foshnjat në gjoks, ndërsa ushtarët pas gardhimit me tela me gjemba që vëzhgojnë gjithçka me një ndjenjë të dukshme padurimi. Por sado të tmerrshme që mund të jenë pamjet që na vijnë nga kufiri Bjellorusi-Poloni, nuk janë aspak befasuese.
Ato janë në fakt fytyra e politikës së emigracionit që ka Bashkimi Evropian. Nuk ka asnjë dyshim se pjesa më e madhe e fajit për këtë katastrofë humanitare – në të cilën mijëra emigrantë, shumica nga Iraku dhe Siria, po qëndrojnë nën acar ne mesin e një pylli prej javësh – është e udhëheqësit të Bjellorusisë, Aleksandr Lukashenko.
Në një hakmarrje të hapur ndaj BE-së për sanksionet e vendosura kundër regjimit të tij, qeveria bjelloruse i çoi emigrantët në kufirin e fortifikuar polak, ku këta të fundit do të përballeshin vetëm me vështirësi dhe vuajtje. Ndonëse qeveria e shkatërroi kampin të enjten, dëmi është bërë.
Megjithatë, hakmarrja e Lukashenkos ishte e mirë-llogaritur:ai shfrytëzoi një problem që Bashkimi Evropiani ka krijuar vetes. Gjatë 6 viteve të fundit, BE është përpjekur që t?i ndalë emigrantët që vijnë nga vendet e varfra dhe që janë të përfshira në konflikte përmes mureve kufitare, një policimi të ashpër të kufijve, si dhe marrëveshjeve të dyshimta me vendet jashtë unionit, nga frika e efekteve politike të emigrimit në shkallë të gjerë.
Por ky pazar ka qenë vetë-mashtrues. Duke shfaqur panik dhe kaos të tillë përkundrejt perspektivës së emigrantëve në territorin e tij, Bashkimi Evropian u ka dhënë shteteve autoritare një manual sesi mund ta shantazhojnë unionin.
Në rast se blloku nuk gjen një përgjigje të përbashkët, të bazuar tek vlerat e tij themeltare të tolerancës dhe solidaritetit, Lukashenko nuk do të jetë autokrati i fundit, që do të shfrytëzojë ëndrrat e njerëzve për një jetë më të mirë.
Problemet nisën seriozisht që në vitin 2015, kur ardhja kaotike e më shumë se 1 milionë njerëzve, shumica për shkak të luftës dhe persekutimit në Siri, e katapultoi çështjen e emigracionit në krye të axhendës politike të kontinentit.
Mikpritja fillestare e kancelares së Gjermanisë Angela Merkel,i la shumë shpejt vendin deklaratave të ashpra dhe kufijve të sapo-fortifikuar. Mijëra emigrantë humbën jetën në përpjekje për të kaluar Detin Mesdhe, ndërsa u reduktuan në numër operacionet e kërkim-shpëtimit.
Të tjerët u grumbulluan në qendrat e zymta të paraburgimit përgjatë periferive të bllokut. Dhe vendet autoritare e vëzhguan me vëmendje atë që ndodhi. Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, ndjeu shansin për ta përdorur këtë problem si një lloj mjeti për të shantazhuar fqinjët e tij, dhe ofroi ndihmë me një kosto të lartë.
Në vitin 2016, Bashkimi Evropian arriti një marrëveshje:6 miliardë euro, në këmbim që Turqia të ndalonte afro 3 milionë refugjatët sirianë në tokën e saj,të cilët po tentonin të kalonin në Greqi. Edhe para krizës, Bashkimi Evropian e kishte zakon që të kapitullonte ndaj kërkesave të autokratëve, duke i ofruar kolonelit libian Muamar Gadafi 60 milionë euro në vitin 2010, pasi ai kërcënoi Evropën me një ?fluks afrikanësh të uritur dhe injorantë?.
Sot, BE-ja vazhdon që të financojë Rojet Bregdetare Libiane, pavarësisht raporteve se shumica e parave përfundojnë tek milicët dhe trafikantët e qenieve njerëzore. Për emigrantët e paligjshëm, pasojat janë shpesh tragjike. Roja Bregdetare Libiane i mbyll njerëzit në qendrat e paraburgimit ku janë dokumentuar gjerësisht përdhunimet, torturat dhe vrasjet sistematike.
Sipas marrëveshjes me Turqinë, njerëzit që mbërrijnë në Greqi duhet të rikthehen në Turqi. Por në vend të kësaj, ata lëngojnë për vite në kampe të mbipopulluara në ishujt grekë.
Me një autoritet moral të dobësuar, Bashkimi Evropian është bërë më i prekshëm ndaj kërcënimeve nga qeveritë e paskrupullta.
Për shembull, kur blloku përpiqet që ta ndëshkojë Turqinë për shkeljen e të drejtavetë njeriut, sundimin e ligjit ose represionin politik, zyrtarët turq kërcënojnë shpesh Brukselin me anulimin e marrëveshjes. Në shenjë hakmarrje ndaj Spanjës që i ofroi trajtim mjekësor një lideri të pavarësisë së Saharasë Perëndimore, Maroku – shërbimet e sigurisë të së cilit financon edhe Bashkimi Evropian – e ndalën përkohësisht në maj policimin e kufirit me enklavën spanjolle të Ceutës.
BE varet tashmë nga vullneti i mirë i regjimeve autokratike për ruajtjen e kufijve të tij. Mjerimi njerëzor, është shndërruar në një mjet të pranueshëm për pazar: Burrat, gratë dhe fëmijët në kufirin polak, ishin vetëm të fundit në radhë që ranë pre e tyre.
Të bllokuar midis rojeve kufitare polake dhe atyre bjelloruse të armatosura rëndë, gati duke ngrirë nga i ftohti dhe me pak ushqime në dispozicion, ata u përballën me një situatë të rrezikshme. Të paktën 11 persona kanë humbur jetën deri tani.
Bashkimi Evropian u fokusua tek Lukashenko, duke denoncuar veprimet e tij ?çnjerëzore?. Por këto fjalë tingëllojnë të zbrazëta kur Polonia, një shtet anëtar i BE-së, i detyroi emigrantët të riktheheshin në kufi dhe hodhi gaz lotsjellës dhe topa uji ndaj tyre.
Po ashtu, Varshava i pengoi gazetarët, punonjësit e ndihmës humanitare dhe vëzhguesit ndërkombëtarë që të depërtonin në zonën kufitare. E megjithatë, çuditërisht Polonia nuk u vu nën presionin e unionit për të hapur kufirin e saj për emigrantët më në rrezik për jetën. Përkundrazi, ajo gëzonte mbështetjen e plotë të bllokut.
Zyrtarët evropianë përdorin gjuhën e epërsisë morale dhe humanitarizmit, pa politika për ta mbështetur atë, duke e dobësuar kësisoj autoritetin e tyre në raport me vende të tilla si Bjellorusia dhe Rusia. Ata duhet që të fillojnë menjëherë t?i korrigjojnë këto standarde të dyfishta.
Së pari, Komisioni Evropian duhet t?i bëjë presion Polonisë – duke përdorur kërcënimin apo edhe sanksionet – që të lejojë qasjen e organizatave humanitare në zonën kufitare aty ku është e nevojshme, dhe të përpunojë kërkesat për azil të njerëzve në territorin e saj.
Ky duhet të jetë hapi i parë në një qasje të re ndaj problemit të emigracionit, duke krijuar më shumë shtigje ligjore për dhënien e vizave të punës dhe zhvendosjen e refugjatëve, dhe duke zhvilluar një sistem funksional azili, në të cilin barra ndahet nga të gjitha vendet anëtare të bllokut.
Asgjë nga këto nuk do të jetë e lehtë – ndjenja kundër emigrantëve e ekstremit të djathtë, është e rrënjosur gjerësisht në të gjithë kontinentin – por përfitimet do të ishin të gjera. Kjo lëvizje do të forconte pozitën morale të bllokut, dhe do t`i hapte shoqëritë ndaj përfitimeve që mund të sjellë emigrimi i mirë-kontrolluar.
Por në thelb, ky ndryshim në qasje ka një domethënie strategjike. Skenat kaotike në kufij, nuk janë një pamje e mirë. Duke i trajtuar azilkërkuesit në territorin e tij jo si skenarin më të keq të mundshëm, por si një situatë të menaxhueshme, e cila duhet përballuar me dhembshuri dhe solidaritet, Brukseli do t?i dërgonte një mesazh të fuqishëm botës.
Kundërshtarët e tij do ta mësonin se s?do të kishte kuptim që të përpiqeshin ta shantazhonin atë në të ardhmen. Por në rast se blloku lejon që vdekja dhe vuajtjet të bëhen të zakonshme për emigrantët, kufiri midis regjimeve autoritare dhe Bashkimit Evropian do të mjegullohet edhe më shumë. Kjo do të ishte panorama me e mirë për të gjithë ata që duan të minojnë demokracinë dhe të drejtat e njeriut.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga Tong Zhao “The New York Times”Harrojeni fuqinë bërthamor...
Koreja e Veriut, ka një histori të zymtë të burgosjes së të ...
(Pjesa e dytë)Tradhtia është një nga llojet më të këqija të ...
(Pjesa e parë)Tradhtia është një nga llojet më të këqija të ...
Nga Benjamin Plackett “Discover Magazine”Dielli gjatë muajit...
Nga Gavin Mortimer “The Spectator”Ishte e vështirë të mos qe...
Frenk Sinatra është i njohur për shumë gjëra:për aftësinë e ...
Nga Valentino Grbavac “European Western Balkans”Kriza politi...
Nga Steve Apfel “American Thinker”Titujt e lajmeve që paraqe...
Nga Edward Carr “The Economist”Pandemitë nuk “vdesin”, ato t...
Nga Sebastien Roblin “National Interest”Për herë të dytë gja...
Nga Judy Dempsey “Carnegie Europe”Në javët para shpërthimit ...
Nga Lucio Leante “Opinione.it”A jemi vërtet – siç thonë shum...
Nga Kristen Ghodsee& Mitchell A.Orenstein “Project Syndicate...
Nga Daniel Trilling “The Guardian”Është diçka shumë e keqe k...
Ndonëse është e pamundur që të listohen të gjitha shpikjet q...
Në fundin e mbrëmjes së 20 gushtit 1672, vëllezërit De Vit u...
Të gjithë e njohin personazhin Xhejms Bond. Një krijesë e sh...
Nëse do të lexoni disa nga faktet mbi jetën e Hoakin Guzman ...
“Der Spiegel”Është një eksperiment i madh politik. Gati 300 ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...