Si do të ndikojë varianti Omicron këtë dimër në Evropë?
Nga Helen Collis “Politico.eu”Një variant i ri i koronavirus...
Nga Edward Lucas ?Center for European Policy Analysis
Termi ?Tigër prej letre?, ishte një nga fyerjet e preferuara të Mao Ce Dunit. Siç tha dikur Henri Kisinger, nuk ishte diktatori kinez ai që e shpiku këtë frazë. E megjithatë ai kënaqej kur e përdorte atë, sidomos kundër Shteteve të Bashkuara.
Sot këto kafshë metaforike janë sërish duke ?ecur?. Kina ka bërë kërcënime të tmerrshme ndaj Lituanisë, pasi ky vend i vogël evropian mbajti premtimin e tij për të hapur një zyrë përfaqësuese të Tajvanit në kryeqytetin e tij Vilnius.
Dhe nuk bëhet fjalë për një ambasadë formale. Pasi kjo zyrë përfshin fjalën ?Tajvan? në emërtimin e saj, duke hedhur poshtë këmbënguljen e Kinës kontinentale që demokracia vetëqeverisëse e ishullit përmendet vetëm në rrethana të caktuara si ?Taipei?, kryeqendra e ishullit.
Partia-shtet në Kinë u tërbua nga inati nga ky zhvillim. ?Global Times?, gazeta zyrtare e Partisë Komuniste Kineze në gjuhën angleze, e etiketoi ndër të tjera Lituaninë ?thjesht si një mi, apo edhe një plesht, nën këmbët e një elefanti luftarak?.
Dikush mund të pyesë, cilado qoftë nofka, pse kritikohet kaq shumë ?elefanti??Sido që të jetë puna, Lituania është shumë e trembur nga kërcënimet që vijnë nga një vend afro 400 herë më i madh në popullsi. Ulja e përfaqësimi të ambasadës kineze në Vilnius, pas tërheqjes së ambasadorit kinez atje, nuk ka asnjë efekt praktik.
Edhe sanksionet po ashtu. Lituania nuk ka një volum domethënës tregtar me Kinën kontinentale, ndërsa eksportet në Tajvan kanë shënuar një bum vitet e fundit. Politika lituaneze gëzon një mbështetje të fortë nga Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë një strukturë të re kredie për eksportet prej 600 milionë dollarësh.
Uzra Zeja, një nga 7 nënsekretaret në Departamentin e Shtetit, vizitoi së fundmi Vilniusin për të mbajtur fjalimin kryesor në Forumin e Ardhmërisë së Demokracisë. Në aktivitet foli edhe ish-zëvendëspresidenti i Tajvanit Chen Chien-jen, në praninë e ministrave të jashtëm të Letonisë dhe Sllovenisë.
Kjo ilustron raportet e qëndrueshme diplomatike dhe shkuarjen drejt marrëdhënieve më të ngushta me Tajvanin. Edhe qeveria e re çeke po mendon gjithashtu të ndërmarrë hapa të ngjashëm në të ardhmen. Sa më shumë që ankohet Kina kontinentale, aq më të dobëta duken kërcënimet e saj.
Por disa ?Tigra? janë shumë të vërtetë. Kundërvënia ndaj bllofit që po luan Kina është e lehtë, në krahasim me vështirësitë që paraqiten nga Bjellorusia dhe Rusia. Me siguri, Kina nuk do t?i dërgojë raketat e saj hipersonike që të godasin Lituaninë.
Bjellorusia ka mundësi, dhe në fakt po i përdor emigrantët për të sulmuar kufijtë e fqinjëve të saj të Bashkimit Evropian. Ndërkohë Rusia po grumbullon trupa në kufirin ukrainas në një mënyrë të tillë që të jep arsye serioze për t?u alarmuar mbi qëllimet e saj reale.
Krahasimet janë shumë domethënëse. Kina përbën një kërcënim shumë më serioz për Shtetet e Bashkuara dhe për lirinë kudo në botë. Por për evropianët, ajo është shumë larg. Bjellorusia është një diktaturë. Rusia është aktualisht një ?moçalishte? me ujëra të ndenjura nën keqqeverisjen e ish-agjentit të KGB-së sovjetike, Vladimir Putin.
Por ata janë shumë të ngjashëm në taktikat që përdorin. Partia Komuniste Kineze po zhvillon një betejë simbolike të pakuptimtë mbi Tajvanin, e nxitur nga neurozat e paqarta për legjitimitetin e saj. Edhe Rusia e Putinit gjithashtu ka probleme neurotike me legjitimitetin (dhe si rrjedhim një mëri të madhe historike për shtetësinë ukrainase, e ilustruar nga përçartjet e çuditshme të Putinit mbi këtë temë).
Por synimi i Rusisë nuk është që të ndryshojmë terminologjinë diplomatike. Kremlini dëshiron territore, dhe për ta arritur këtë është gati të paguajë dhe të shkaktojë një kosto të tmerrshme në jetë njerëzish dhe materialesh. Dhe ne e injorojmë këtë gjë edhe pse jemi të rrezikuar.
Por në të dyja rastet, kundërmasa e nevojshme është e ngjashme:lipset një veprim kolektiv vendimtar. Madje edhe Partia Komuniste Kineze, nuk mundet që ta injorojë fuqinë ushtarake, politike dhe ekonomike të vendeve perëndimore që punojnë së bashku.
Tashmë po marrin formë aleancat e reja, që do të ndryshojnë me vonesë ekuilibrin e fuqisë në rajonin e Indo-Paqësorit. Ballafaqimi me Kremlinin duhet të jetë shumë më i lehtë.
Evropa ka shumë mjete ekonomike dhe mjete të tjera, për të vendosur nën presion Bjellorusinë mbi keqpërdorimin e emigrantëve, dhe për ta penguar Rusinë kur bëhet fjalë për Ukrainën. Por këto mekanizma funksionojnë vetëm nëse ajo i qaset këtyre çështjeve me 27 vendet anëtare të bashkuara. Gjuetia e tigrave është e rrezikshme. Është më mirë të mos e provoni vetëm.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga Helen Collis “Politico.eu”Një variant i ri i koronavirus...
Nëse një amerikan është peng i një regjimi armiqësor, në një...
Nga Kate Samuelson “The Week”Me kalimin e viteve, spotet pro...
Nga Dominic Casciani “BBC”“Qeveria është e vendosur të vazhd...
Kur Shërbimi Postar në Shtetet e Bashkuara prezantoi sistemi...
Nga Eva Joly “Project Syndicate”Kur përpiqesh të luftosh kor...
Nga Ben Hodges & Julian Lindley-French “Center for European ...
I fotografuar shpesh teksa mbante syze të veçanta dhe një ko...
Nga Jeremy Cliffe “New Statesman”18 muajt e ardhshëm do të s...
Nga Luke McGee “CNN”Kaosi në kufirin midis Polonisë dhe Bjel...
23 Nëntori përkujton përvjetorin e Holodomorit, zisë së bukë...
1989-a ishte një vit vendimtar për Evropën Lindore. Rënia e ...
Prej kohësh Tesla ka shijuar lehtësime dhe subvencione nga q...
Nga John Bolton “The Wall Street Journal”Kur kanë kaluar mbi...
Nga Ben Hodges “Politico.eu”Gjatë javëve të fundit, Perëndim...
Nga Charlotte McDonald-Gibson “The New York Times”Imazhet ja...
Nga Tong Zhao “The New York Times”Harrojeni fuqinë bërthamor...
Koreja e Veriut, ka një histori të zymtë të burgosjes së të ...
(Pjesa e dytë)Tradhtia është një nga llojet më të këqija të ...
(Pjesa e parë)Tradhtia është një nga llojet më të këqija të ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...