web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ku shkuan fondet e FMN-së, për Covid-in?

5 Dhjetor 2021, 09:23, Blog CNA

Nga D.J.Nordquist & Dan Katz ?The Wall Street Journal?

Pas një viti diskutimesh mbi mënyrën më të mirë për t?iu kundër-përgjigjur krizës ekonomike të shkaktuar nga Covid-19, Fondi Monetar Ndërkombëtar njoftoi në gusht një ndarje të re të përgjithshme të një fondi gjigant prej 650 miliardë dollarësh.

SDR-të janë instrumente financiare që u japin qeverive që janë aksionere të FMN-së qasje tek valutat e forta. FMN-ja dhe Banka Botërore, vendosin normalisht kushte të forta të transparencës dhe raportimit, se si mund të përdoren këto fonde.

Në fakt pati shumë probleme me shpërndarjen e këtyre fondeve të ndihmës. Në parim SDR duhet të shpërndahen në proporcion me aksionet e vendeve të ndryshme tek FMN. Të gjithë anëtarët e FMN-së, madje edhe vendet diktatoriale,janë përfituese të tyre.

Kështu, Irani mori rreth 5 miliardë dollarë, ndërsa Bjellorusia 1 miliard dollarë. Këto të ardhura të papritura, i minojnë përpjekjet ndërkombëtare për ta përdorur presionin ekonomik si një mjet presioni për të ndryshuar sjelljen e keqe të këtyre regjimeve.

Ky program i shtoi me më shumë se 17 miliardë dollarë rezervat në valutë të Rusisë, duke e forcuar aftësinë e Moskës për të amortizuar çdo lloj goditje financiare nëpërmjet sanksioneve ndërkombëtare, që mund të burojë nga vendimet e saj për të reduktuar furnizimin e BE-së me gaz, apo për të dërguar më shumë trupave në kufirin Ukrainas.

Pavarësisht këtyre mangësive, FMN dhe përkrahësit e saj e justifikuan ndarjen e fondeve me arsyetimin se përfitimet nga fondi peshonin më shumë sesa dëmet që shkakton ofrimi në mënyrë të pa diferencuar i ndihmës financiare. Por për shkak të formulës së aksioneve të FMN-së, ndarja e SDR-së,dështoi të përmbushë qëllimin e deklaruar të FMN-së për t?i ofruar ndihmë vendeve të varfra.

Vetëm 3 për qind e fondeve shkoi tek vendet me të ardhura të ulëta. Për të siguruar mbështetje politike për ndarjen e fondeve, FMN-ja bëri premtime të bujshme se këtë herë shpërndarja do të ishte ndryshe. Ajo pretendoi se vendet e pasura do t?i kanalizonin fondet e tyre tek vendet që ishin realisht më në nevojë.

Po ashtu,FMN dhe vendet e G7-ës deklaruan se do të rialokoheshin më shumë se 100 miliardë dollarë. Për të adresuar mungesën e kushtëzimit për përdorimin e SDR-ve, FMN deklaroi publikisht se do të bashkëpunonte me Bankën Botërore dhe institucione të tjera financiare ndërkombëtare, për t`u siguruar që fondet të përdoreshin në mënyrë produktive në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare.

Për ta bërë këtë, do të zbatoheshin standardet e reja të transparencës. Mjerisht FMN duket se ka rënë në grackën klasike të organizatave ndërkombëtare:ajo po vepron bazuar tek aspiratat, dhe jo tek marrëveshjet detyruese. G20-a, grupi i 20 vendeve industriale dhe në zhvillim,ka deklaruar se rreth 7 për qind e fondeve të saj do të shkojnë për vendet më të varfra.

Por vende të veçanta tëG20-ës, që kanë marrë dhe pjesën më të madhe të SDR-ve, kanë qëndruar kryesisht të heshtje. Sekretarja e Thesarit e SHBA-së,Xhenet Jelen,ka qenë një avokate e fortë e shpërndarjes së drejtë të SDR-së, duke theksuar se vendet e pasura duhet të rishpërndajnë pjesën e tyre.

Por Departamenti i Thesarit nuk ka bërë ende publike planet e tij për rialokimin e ndonjë sasie nga fondi rreth 110 miliardë dollarësh që përfiton Amerika. Edhe Kina, që përfitoi afro 40 miliardë dollarë, nuk ka bërë publike planet e saj për të rialokuar SDR-të e saj.

Franca përbën një përjashtim, ndonëse njoftoi që në shtator se synon të transferojë 20 për qind të SDR-ve të saj të reja tek vendet afrikane, ende mbetet e paqartë nëse ka ndodhur deri më tani ndonjë transferim fondesh.

Britania e Madhe, një nga avokatet më të forta për rishpërndarjen e SDR, duket se po i përdor fondet e saj të reja si një mjet për të reduktuar ndihmën e saj tradicionale ndaj vendeve të huaja, ndërsa duket se po ruan angazhimin esaj për të shpenzuar një përqindje minimale të të ardhurave kombëtare për të ndihmuar të pambrojturit në vendet e tjera.

Pasi ka vepruar në mungesë të një marrëveshjeje mbi mekanizmat e rinj të planifikuar për një përdorim më efektiv të SDR-ve, në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe të tjerët, FMN-ja po përballet tani me sfidën e rialokimit të SDR-ve.

Dhe janë vendet e varfra, ato që po përballojnë kostot e këtyre vonesave. Atyre do t’u ishte shërbyer më mirë përmes kredive apo granteve tradicionale, në vend se të mbështeteshin tek FMN-ja dhe vendet e tjera për mbajtjen e premtimeve të tyre për rishpërndarjen e SDR-së.

Strukturat ekzistuese që po ofrojnë tashmë lehtësim pandemik, përfshirë Shoqatën Ndërkombëtare të Zhvillimit të Bankës Botërore, do të kishin qenë më efektive në shpërndarjen e menjëhershme dhe të drejtpërdrejtë të ndihmës shtesë në mënyrë më të shpejtë dhe më pak shpërdoruese për ata që kanë vërtet nevojë.

Ka gjithmonë një tension midis dhënies së shpejtë të ndihmës gjatë një emergjence dhe optimizimit të efektivitetit dhe llogaridhënies. Jo më vonë se në takimi i radhës në prillin e vitit 2022, FMN duhet të përmbushë premtimet e saj për ri-alokimin e SDR në shkallë të gjerë në vendet e varfra dhe rritjen e transparencës.

Besimi i publikut tek institucionet financiare ndërkombëtare është tronditur në mënyrë të kuptueshme si rezultat i hetimeve për korrupsion mbi kreditë emergjente që FMN dha për lehtësimin e pasojave të pandemisë, apo vjedhjes së ndihmës së Bankës Botërore nga zyrtarë e qeverive, si dhe pikëpyetjeve serioze në lidhje me ndikimin e papërshtatshëm kinez në Bankën Botërore dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Dhe mungesa e veprimit në kohë rrezikon që t?i dëmtojë më tej këto institucione shumë të nevojshme, dhe fatkeqësisht inkurajon pikëpamjen cinike se ndarja e SDR-ve ishte kryesisht një mënyrë që FMN-ja dhe anëtarët e saj të pasur të dukeshin sikur po ndihmonin vendet e varfra pa e dhënë atë vërtetë.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga