Protestuesit në refren kërkojnë largimin e Ramës: Duam dorëheqjen
Protestuesit janë vendosur para Kryeministrisë ku në refre...
Protestuesit janë vendosur para Kryeministrisë ku në refre...
Kur Rendi Gardner u bë pjesë e panairit shkencor në shkollën e tij të mesme në vitin 1963, ai donte të bënte diçka të pazakontë. Ideja e tij ishte të thyente rekordin botëror për qëndrimit më gjatë pa gjumë, duke ia dalë të qëndronte plot 11 ditë.
Ai e realizoi këtë me ndihmën e 2 miqve të tij, por qëndrimi 264-orë zgjuar bëri që Gardner të përjetonte simptomat shqetësuese të mungesës së gjumit:si problemet me kujtesën, ulje të aftësive motorike, madje të kishte edhe halucinacione.
Shumë prej nesh kanë përjetuar disa versione të mungesës së gjumit, si për shembull qëndrimi deri natën vonë zgjuar për të përfunduar një detyrë kursi, apo pjesëmarrja në një festë. Të nesërmen ndihemi të përgjumur, të plogësht dhe shumë nervozë. Por çfarë ndodh kur netët pa gjumë bëhen 2, 4 apo edhe 11?
Me gjithë praninë e tij të kudondodhur tek njerëzit dhe kafshët e tjera, gjumi mbetet ende një mister për shkencëtarët. ?Unë jam i magjepsur nga gjumi, pasi ai zë një pjesë shumë të madhe të jetës sonë dhe megjithatë nuk është kuptuar plotësisht?- thotë Brendan Lusej, profesor i asociuar i neurologjisë dhe drejtor i Divizionit të Mjekësisë së Gjumit në Universitetin e Uashingtonit në Sent Ljuis, Misuri, SHBA.
Lusej thotë se ndërsa shkencëtarët nuk e dinë saktësisht pse evoluoi gjumi, ata teorizojnë se roli i tij në funksionin e trurit, konsolidimin e kujtesës dhe metabolizmin, ka çuar në ruajtjen e tij tek të gjithë speciet. Ne e kalojmë rreth 1/3 e jetës sonë duke fjetur, dhe e dimë se gjumi është thelbësor, kur shohim se çfarë ndodh kur qëndrojmë gjatë pa fjetur.
Humbja e koordinimit dhe e gjykimit të mirë pas vetëm një nate pa gjumë, është i krahasueshme me atë që vërehet tek një person me një nivel alkooli në gjak prej 0.10 për qind mbi kufirin ligjor për të drejtuar një mjet në shumicën e shteteve të botës. Ndërsa netët pa gjumë grumbullohen, ne shfaqim simptoma gjithnjë e më të çuditshme.
Ju mund ta dini shumë mirë se një natë pa gjumë mund të shkaktojë lodhje, konfuzion mendor, dridhje të trupit, nervozizëm dhe ulje të koordinimit. Ky privim i lehtë redukton gjithashtu fluksin e gjakut dhe metabolizmin në korteksin paraballor të trurit (që është përgjegjës për arsyetimin e nivelit më të lartë si vëmendja, zgjidhja e problemeve dhe vendimmarrja).
Ndjesia jonë e nuhatjes është e lidhur me këtë rajon. Ndaj një studim zbuloi se pas 24 orësh zgjuar, njerëzit kishin vështirësi në dallimin midis aromave të zakonshme si pica, ananasi dhe bari.
Pas 2 ditëve pa gjumë, trupi i njeriut nis që të përjetojë simptoma fizike të mungesës së gjumit. Sistemi imunitar ndikohet direkt. Sipas një studimi, qelizat vrasëse natyrore (përgjegjëse për luftimin e tumoreve dhe viruseve) bien me rreth 37 për qind pas vetëm 48 orëve pa gjumë.
Ndërkohë mund të shfaqen halucinacione vizuale. Qëndrimi gjatë pa fjetur mund të formojë imazhet të gabuara në retinat tona të syve. Halucinacionet mund të jenë gazmore, si për shembull dhoma ku ndodhesh mund të duket më e madhe nga sa është në të vërtet, por edhe të frikshme sa shfaqja e papritur e një personi apo një kafshe imagjinare.
Në këtë pikë, trupi juaj do të fillojë të gjejë mënyra për t?ju detyruar që të humbni vetëdijen. Mikro-përgjumjet janë shpërthime të pavullnetshme të gjumit që zgjasin nga 1 deri në 30 sekonda. Shpesh, ju nuk jeni të vetëdijshëm se po i përjetoni ato. Ato mund të jenë të rrezikshme nëse jeni duke ngarë makinën.
Ndoshta ju mund të keni përjetuar një mikro-gjumë më të padëmshëm gjatë orës së mësimit ose një takimi. Gjumi tjetër i detyruar shfaqet në leximet e EEG:valët delta (që lidhen me gjumin e thellë) janë zbuluar në trurin e njerëzve me një mungesë të rëndë të gjumit, por që janë plotësisht të ndërgjegjshëm.
Në këtë fazë, ju mund të zhyteni në një gjendje që i ngjan psikozës. Mund të përjetoni iluzione, duke imagjinuar se fqinji juaj po komploton vrasjen tuaj, apo të bindeni sikur jeni pjesë e një mision ushtarak sekret. Tingujt e imagjinuar dhe ndjesitë e prekjes, gjallojnë në ndërgjegjen tuaj. Ju mund të ndiheni si të shkëputur nga vetja dhe të tjerët, një gjendje e quajtur depersonalizim. Në atë gjendje, ju nuk mund ta interpretoni saktë realitetin tuaj.
Fatmirësisht, njerëzit me mungesë të theksuar të gjumit, mund të shërohen plotësisht nga këto simptoma, me një fjetje të mirë gjatë natës që pason. Por nëse privimi i gjumit vazhdon pafundësisht? Gardner tregoi ndoshta kufijtë e sipërm të privimit të gjumit që mund të përballojë njeriu. Por një çrregullim i rrallë gjenetik, i quajtur pagjumësia familjare fatale (FFI), e kalon atë prag.
Duke prekur më pak se 1 person për 1 milion banorë çdo vit, FFI është një sëmundje e karakterizuar nga një grumbullim i proteinave të palosura gabim në tru. Duke filluar me pagjumësinë e lehtë në moshën e mesme, sëmundja përparon me shpejtësi deri në humbje të plotë të gjumit, e pasuar nga përkeqësimi i rajoneve të trurit përgjegjës për funksionet thelbësore si frymëmarrja dhe rregullimi i temperaturës, duke shkaktuar në fund koma dhe vdekjen.
Ndërsa privimi i lehtë nga gjumi nuk do t?ju marrë jetën, ai mund të ketë efekte të dëmshme për shëndetin. ?Gjumi ka ndikim tek shumë sisteme të trupit, thotë Lusej. Pagjumësia, apnea obstruktive e gjumit dhe puna me turne natën, janë shkaqe të zakonshme të mungesës së gjumit dhe lidhen me një rrezik më të madh të sëmundjeve të zemrës, presionit të lartë të gjakut, diabetit të tipit 2, obezitetit dhe sëmundjes së Alzheimerit.
Atëherë çfarë mund të bëni për të pasur sasinë e duhur të gjumit? Sara Benxhamin, eksperte në Qendrën për Gjumin në Universitetin Xhon Hopkins, i ndihmon njerëzit që të kapërcejnë problemet me gjumin. Pas identifikimit dhe trajtimit të çrregullimeve fiziologjike të gjumit, Benxhamin thotë se gjumi i mirë përfundon duke u bërë një rutinë.
?Shumica e njerëzve flenë më mirë në një orar të caktuar?- thotë ajo. Kjo do të thotë që të shkosh në shtrat dhe të zgjohesh në të njëjtën kohë çdo ditë. Po ashtu Benxhamin, thotë se është mirë të keni një periudhë relaksimi para gjumit:pra një periudhë kur ndaloni së bëri gjëra produktive, kur hiqni sytë nga ekranet dhe kur nisni të relaksoheni.
?Në jetën tonë ka kaq shumë gjëra që diktojnë përditshmërinë tonë, dhe ju duhet ta shihni gjumin po aq të rëndësishëm sa çdo gjë tjetër që bëni për shëndetin tuaj?- thekson ajo. Në vitin 1989, Libri i Rekordeve Botërore Gines ndërpreu garën për vendosjen e kohës së qëndrimit më gjatë pa gjumë, duke përmendur si arsye problemet shëndetësore për pjesëmarrësit. Ndonëse që atëherë shumë të tjerë e kanë thyer rekordin e tij, 264 orët pa gjumë të Gardnerit, mbeten ende rekordi zyrtar i Librit të Rekordeve.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
https://www.discovermagazine.com/health/what-happens-when-we-go-without-sleep
Një ministre e Brendshme që dëshiron të dëbojë imigrantët dh...
Angela Merkel largohet nga skena politike. Me një ceremoni u...
Nga Edward Lucas “Center for European Policy AnalysisTermi “...
Nga Helen Collis “Politico.eu”Një variant i ri i koronavirus...
Nëse një amerikan është peng i një regjimi armiqësor, në një...
Nga Kate Samuelson “The Week”Me kalimin e viteve, spotet pro...
Nga Dominic Casciani “BBC”“Qeveria është e vendosur të vazhd...
Kur Shërbimi Postar në Shtetet e Bashkuara prezantoi sistemi...
Nga Eva Joly “Project Syndicate”Kur përpiqesh të luftosh kor...
Nga Ben Hodges & Julian Lindley-French “Center for European ...
I fotografuar shpesh teksa mbante syze të veçanta dhe një ko...
Nga Jeremy Cliffe “New Statesman”18 muajt e ardhshëm do të s...
Nga Luke McGee “CNN”Kaosi në kufirin midis Polonisë dhe Bjel...
23 Nëntori përkujton përvjetorin e Holodomorit, zisë së bukë...
1989-a ishte një vit vendimtar për Evropën Lindore. Rënia e ...
Prej kohësh Tesla ka shijuar lehtësime dhe subvencione nga q...
Nga John Bolton “The Wall Street Journal”Kur kanë kaluar mbi...
Nga Ben Hodges “Politico.eu”Gjatë javëve të fundit, Perëndim...
Nga Charlotte McDonald-Gibson “The New York Times”Imazhet ja...
Nga Tong Zhao “The New York Times”Harrojeni fuqinë bërthamor...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...