"Na e kaluan njëherë topin për shalësh"/ Rama nuk tërhiqet për investimin në Zvërnec
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Malin e Zi, ku ka ndarë p...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Malin e Zi, ku ka ndarë p...
(Pjesa e parë)
Detyra e një sundimtari mund të jetë shumë e vështirë. Pavarësisht nëse keni parasysh mbretërit dhe mbretëreshat e së kaluarës, apo udhëheqësit e sotëm botërorë, në lojë janë thuajse gjithmonë të njëjtët faktorë. Të gjithë njerëzit rreth sundimtarit duan pushtetin e
tij, dhe mesa duket janë shpesh të gatshëm të përdorin taktikat më mizore për ta marrë atë.
Nga ana tjetër për shumë sundimtarë, mbajtja e pushtetit nënkupton se ata do të bëheshin
tejet të pamëshirshëm. Ndonjëherë, kjo nënkuptonte plaçkitjen e qyteteve dhe shfarosjen e popullatës brenda atyre, pavarësisht nëse përfshinte apo jo civilë të pafajshëm. Ja cilët janë disa nga sundimtarët më të mëdhenj, më të këqij dhe gjakatarë të gjithë historisë njerëzore.
Ivani i Tmerrshëm
Historia e tij përmban incidente dramatike e të përgjakshme, që thuhet se u nxitën si nga reagimet e tij gjaknxehta, por edhe nga krime të kryera me gjakftohtësi. Ivani, që jetoi dhe vdiq në shekullin XVI, ishte Cari i parë i Rusisë.
Pasi u rrëzua dhe u rikthye në fron në vitet 1560, ai filloi një fushatë të ekzekutimit të fisnikëve, që nuk ishin mjaftueshëm besnikë ndaj tij. Akti më mizor i Ivnait ishte padyshim hakmarrja ndaj rebelimit të Novgorodit në vitin 1570. Nga frika se rebelët do të arratiseshin në Lituani, Ivan urdhëroi që të gjithë banorët e qytetit – përfshirë fëmijët – të torturoheshin dhe më pas të ekzekutoheshin.
Ollga e Kievit
Historitë që tregohen mbi të janë shumë rrëqethëse. Të dhënat mbi jetën e saj janë shumë të pakta. Dimë që ajo ishte martuar me Princin Igor I të Kievit në fillim të shekullit X-të. Kur Igori u vra rreth vitit 945, Olga u bë regjente e Kievit.
Një grua në pushtet, ishte me sa duket sa e frikshme aq edhe tërheqëse, ndaj filluan që t?i vijnë shumë propozime për martesë. Një ndër kandidatët ishte çuditërisht një burrë i lidhur me vrasësit e Igor:princi i Drevlianit, Mal. Kronikat e kohës, pohojnë se Ollga në fillim e pranoi propozimin.
Por kur emisarët e Princit Mal shkuan të negociojnë kushtet e martesës, ajo urdhëroi arrestimin dhe ekzekutimin e tyre. Më pas hyri në luftë më principatën e vogël, duke e djegur qytetin, vrarë dhe skllavëruar mijëra njerëz,dhe duke vendosur më pas një haraç të madh që e vilte çdo vit.
Idi Amin
Gjatë viteve 1970, Uganda po përjetonte disa trazira serioze. Ato filluan në vitin 1971, kur gjenerali Idi Amin rrëzoi qeverinë përmes një grushti shteti dhe u shpall president. Kundërshtarët iu nënshtruan eliminimeve të tmerrshme, ndërsa kushdo tjetër që dukej i aftë të kundërshtonte Amin ishte i rrezikuar.
Paranoja e shfrenuar e Amin shkaktoi vdekjen e 300.000 njerëzve gjatë vetëm 8 viteve.
Taktikat e tij të pamëshirshme, nuk kufizoheshin vetëm në vrasjen gjakftohtë të njerëzve të tij. Vetëm një vit pasi u bë president, Amin detyroi largimin nga vendi të emigrantëve aziatikë, duke çuar në një mungesë punëtorësh dhe një kolaps ekonomik, që vetëm sa e përkeqësoi situatën e Ugandës.
Amin ishte shumë jopopullor dhe u armiqësua me Tanzaninë fqinje, u rrëzua nga pushteti në vitin 1979. Ai u largua nga vendi dhe jetoi deri në vitin 2003, duke mos u përballur asnjëherë me drejtësinë për krimet e tij të përbindshme.
Vlad Hungulësi
Të qenit një sundimtar në Evropën e Mesjetës, nuk ishte sigurisht një punë e lehtë. Konventat ndërkombëtare dhe bisedimet diplomatike ishin praktika shumë të rralla, dhe besnikëria mund të ndryshonte nga momenti në moment. Por edhe në atë botë shpeshherë të paqëndrueshme, spikati një udhëheqës si Vladi III Drakula, sundimtar i rajonit të Vllahisë në Rumanisë në shekullin XV.
Në luftën e tij shumëvjeçare kundër fisnikëve të tjerë dhe kundër Perandorinë Osmane, Vladi u bë i famshëm për ekzekutimin e njerëzve nëpërmjet nguljes së trupit të tyre mbi një hu të mprehtë. Një betejë e vitit 1462, thuhet se shkaktoi mijëra viktima të tilla, duke krijuar një panoramë që i tmerroi ushtarët osmanë. Madje në kronikat e kohës thuhej se Vladi darkonte i qetë në mesin e një ?pylli? të tmerrshëm me viktimat e tij.
Meri I
Mbretëresha Meri I e Anglisë, ishte një figurë komplekse. Vajza e parë e Henrit VIII, ajo u shpall një herë e paligjshme, kur babai i saj u nda nga e ëma për tu martuar me Ana Bolenën. Megjithatë, ia doli më në fund të ngjitet në fron.
Meri ishte një katolike, ndërsa i ati i saj prishi marrëdhëniet me Vaikanin, vetëm për t?u martuar me Anën. Prandaj, vajza e tij ishte e vendosur të zhdukte protestantizmin, dhe të rikthente Krishterimin tradicional në Angli, dhe e bëri këtë gjë shpesh në mënyrë brutale.
Ajo fitoi pseudonimin ?Meri gjakatarja? pasi vrau rreth 300 disidentë fetarë, shumë prej të cilëve u dogjën në turrën e druve. Sigurisht, ajo nuk ishte e vetmja sundimtare evropiane, që e përdori këtë taktikë brutale në emër të fesë. Ajo ka disa merita si udhëheqëse. Por persekutimi i dhunshëm i protestantëve, mbetet një aspekt i pashmangshëm i mbretërimit të saj.
Endrju Xhekson
Presidenti i SHBA-së ishte një mbështetës i flaktë i skllavërisë. Ai e ndërtoi pasurinë e tij mbi kurrizin e njerëzve të skllavëruar, dhe i trajtoi ata brutalisht, ndonjëherë duke i rrahur me kamxhik në publik.
Si president, ai bllokoi në mënyrë shpërndarjen e literaturës kundër skllavërisë në jugun e vendit, dhe bllokoi çdo ligj që synonte të ndalonte skllavërinë në territoret e reja në perëndim, dhe madje u shpreh se kundërshtarët e skllavërisë duhej të vriteshin. Pastaj, janë mizoritë e shumta që ai kreu kundër amerikanëve vendas.
Xhekson urdhëroi largimin e vendasve nga tokat e tyre fisnore, pasi ai donte që tokat e tyre të shndërroheshin në plantacione të reja, ku do të punonin skllevërit. Vetëm kur largoi me forcë njerëzit e fisit Cherokee nga tokat e tyre, vdiqën 4.000-8.000 prej këtyre të fundit. Dhe këtu nuk përfshihen shumë vendas të tjerë, që vdiqën nga politikat e tjera raciste të presidentit Xhekson./ grunge.com-Përshtatur nga CNA.al
Presidenti amerikan, Joe Biden, do të jetë mikpritësi i një ...
Nga Tom Chivers “Unherd”A mund të jeni të ndërvarur nga vide...
Ndodh shpeshherë që një dukuri natyrore e pabesueshëm, një r...
Nga Anders Fogh Rasmusen “Financial Times”Testi i fundit i r...
Nga Danny Dorling “The Conversation”Askush nuk mund ta dijë ...
Ende pa e marrë mirë detyrën, qeveria e re gjermane mund të ...
Nga Markat Hal “Bloomberg”Ngushtica e Tajvanit është çështja...
“The Economist”Angela Merkel deklaroi dikur se do donte të l...
Certifikatat e vaksinimit ndaj Covid-19 po shiten ilegalisht...
Nga Roberto Vivaldelli “Il Giornale”Detaje të reja të turpsh...
Nga D.J.Nordquist & Dan Katz “The Wall Street Journal”Pas nj...
Nga Rebekah Koffler “Fox News”Si një ish-zyrtare e Agjencisë...
Nga Joel E Dimsdale “Psyche”Në vitin 1937, udhëheqësi i vjet...
Kriza ekonomike që goditi botën gjatë viteve 1990, pati një ...
Kur Rendi Gardner u bë pjesë e panairit shkencor në shkollën...
Një ministre e Brendshme që dëshiron të dëbojë imigrantët dh...
Angela Merkel largohet nga skena politike. Me një ceremoni u...
Nga Edward Lucas “Center for European Policy AnalysisTermi “...
Nga Helen Collis “Politico.eu”Një variant i ri i koronavirus...
Nëse një amerikan është peng i një regjimi armiqësor, në një...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...