Protestuesit në refren kërkojnë largimin e Ramës: Duam dorëheqjen
Protestuesit janë vendosur para Kryeministrisë ku në refre...
Protestuesit janë vendosur para Kryeministrisë ku në refre...
Nga Alexey Kovalev ?The New York Times?
Një virus vdekjeprurës nuk mund të injorohet, burgoset, internohet apo nënshtrohet, dhe as nuk mund të mposhtet pa kosto të mëdha ekonomike. Kjo e vendos në një pozitë shumë delikate presidentin rus Vladimir Putin. Pandemia, ndoshta armiku i tij më i fortë deri më sot, ka zbuluar qartazi limitet e pushtetit të tij.
Javët e fundit kanë qenë veçanërisht shumë të dhimbshme. Numri i infektimeve ditore zyrtare në Rusi ka qenë mesatarisht 35.000, ndërsa shifrat zyrtare, ndoshta të nënvlerësuara, regjistrojnë mbi 1 mijë vdekje çdo ditë. (Dhe këto përpara se të qarkullojë gjerësisht varianti i ri Omicron, i sapo-zbuluar në Rusi).
Kjo situatë dramatike po ndodh kryesisht për shkak të shkallës së ulët të vaksinimit në vend. Pas një fushate gati 1-vjeçare, vetëm 41 për qind e rusëve janë plotësisht të vaksinuar, një normë më e ulët në numër sesa në Laos apo Bregun e Fildishtë. Fajin për këtë e ka vetë Kremlini.
Duke pasur parasysh kapacitetet intelektuale, administrative dhe teknologjike të Rusisë, një promovim më i suksesshëm i vaksinës ishte më se i mundshëm. Por në vend të kësaj, autoritetet ruse e dëmtuan besimin e publikut përmes mesazhe kontradiktore që dhanë – duke u luhatur midis triumfalizmit dhe frikësimit -teksa zbatuan kuturu masat e kontrollit.
Rezultati është një publik mosbesues, skeptik – sondazhi i fundit nga Qendra Levada, një kompani e pavarur sondazhesh, zbuloi se 36 për qind e rusëve janë hezitues ndaj vaksinës- dhe një lëvizje në rritje kundër vaksinimit, e udhëhequr nga figura dikur pranë regjimin, po nxit jo pak probleme.
Nuk është e qartë nëse Putin, zakonisht shumë i aftë në shuarjen e ndjenjave që nuk i pëlqejnë, mund të bëjë më shumë për këtë çështje. Lëvizja kundër vaksinës përdor deklaratat që në fillim janë cituar nga vetë autoritetet.
Në marsin e vitit 2020, një nga mjekët më të njohur në vend, Leonid Roshal, pretendoi se koronavirusi i ri nuk ishte më i rrezikshëm se gripi i zakonshëm, dhe madje kërkoi ndjekje penale për ata që thoshin të kundërtën. Kur pandemia u bë e dukshme kudo, dhe kryeqytetet evropiane hynë në bllokim, media shtetërore dhe zyrtarët rusë minimizuan ose injoruan raportet për shpërthimet katastrofike në disa rajone, duke lavdëruar ?hapjen? e Moskës.
Gjatë muajve që pasuan, televizioni shtetëror përhapi me entuziazëm shumë teori konspirative rreth vaksinave perëndimore, duke hedhur dyshime mbi efikasitetin e vaksinimit.
?Russia Today?, televizioni rus që e ushqeu audiencën e tij perëndimore me një mori teorish komploti, duket se ka forcuar në mënyrë aktive pozitat e kundërshtarëve të vaksinës në Rusi. Kur qeveria dhe media ndryshuan mendjen, duke vendosur vaksinimin e detyrueshëm në verën e këtij viti,dhe duke iu kundërvënë teorive të komplotit kundër vaksinave anti-Covid, ishte tepër vonë.
Nxitimi për ta shpallur vaksinën e parë anti-Covid në botë si një fitore ndaj Perëndimit, ishte një dhuratë tjetër për skeptikët ndaj vaksinave. Ata nisën përdorimin e ?Sputnik V?, përpara se të përfundonte lista e plotë e testeve klinike, ndaj shumë njerëz thonë se refuzojnë të marrin pjesë në ?eksperimente të paligjshme mjekësore?.
Ndërkohë statistikat zyrtare jo të qëndrueshme dhe të dyshimta, si dhe ndryshimi i politikave për të vaksinuarit në Moskë, apo rregullat rajonale mbi mbajtjen e maskave,e kanë dëmtuar më tej besimin e publikut rus ndaj vaksinës.
Një lëvizje kundër vaksinës po rritet nga dita në ditë. Fokusi aktual i saj është një projekt-ligj i prezantuar më 12 nëntor, që u kërkonte rusëve që duan të hyjnë në çdo institucion publik të paraqesin një kod QR që verifikon statusin e tyre të vaksinimit.
Dy parti kryesore të krahut të majtë në parlament e kundërshtuan ligjin e ri, duke e quajtur atë ?fashist?. Përballë kritikave, Duma njoftoi se projektligji do të shtyhej edhe një muaj për të lejuar zhvillimin e konsultimeve të mëtejshme. Kundërshtarët e projektligjit vërshuan me kritikat në mediat sociale.
Kur kryetari i Dumës kërkoi komentet e publikut të platformës Telegram, ai u përball me më shumë se 725.000 komente njerëzish të zemëruara. Por protestat nuk u kufizuan vetëm në internet. Aleksandra Arkipova, një antropologe sociale që studion sjelljet kundër vaksinës në Rusi, vuri në dukje se ka pasur një rritje të mprehtë të shqetësim publike lidhur me vaksinimin në rajonet e Rusisë.
Të nisura si tubime kryesisht paqësore, ku disa dhjetëra njerëz lexonin me zë të lartë një thirrje drejtuar ?Carit të mirë?që t?i mbrojë ata, këto protesta tani shpesh përfshijnë grupe njerëzish që ?pushtojnë? zyrat e qeverisë dhe përfshihen në përleshje fizike me policinë.
Ato janë ende larg demonstratave të mëdha që janë parë të zhvillohen në Paris, Bruksel dhe Berlin gjatë vitit të kaluar. Por ato mbeten gjithsesi një zhvillim i rëndësishëm në Rusi, ku shprehja publike e kundërshtimit është shpallur kohët e fundit tërësisht e jashtëligjshme, dhe anëtarët e opozitës politike janë vënë në arrest shtëpie me pretekstin se kanë shkelur rregulluat kundër përhapjes së koronavirusit.
Në kundërpërgjigje, mediat shtetërore dhe besnike të regjimit, kanë derdhur vrer mbi skeptikët e vaksinave me të njëjtën egërsi që zakonisht i rezervohet opozitës anti-Putin. Lëvizja drejtohet nga njerëz të famshëm si Maria Shukshina, aktorja e njohur që u nderua së fundmi me Urdhrin e Meritës për Atdheun, dhe Egor Beroev, edhe ai një aktor i njohur.
Manuali i zakonshëm për t?u marrë me opozitën – ngacmimet ligjore, fizike dhe mediatike, arrestimet arbitrare dhe gjyqet farse- nuk janë të zbatueshme për këta njerëz. Putin duket se është i ndjeshëm ndaj kësaj dileme.
Ai e ka zhvendosur në mënyrë të përsëritur tek zyrtarët e qeverisë dhe guvernatorët lokalë koston e shpalljes së kufizimeve të reja, për të mbrojtur popullaritetin e tij teksa nuk mban maskë në publik. I paaftë për të marrë masa të forta për të dalë nga telashet, dhe i kujdesshëm që të mos ngacmojë shumë njerëz, Kremlini është bllokuar.
Është e qartë se ka një kufi për atë që mund t?i imponojë popullatës së tij një sundimtar autoritar si zoti Putin. Ndërkohë, rusët vazhdojnë të vdesin me mijëra. Në prill gjërat dukeshin ndryshe. Vendet e tjera, mburrej Putin në fjalimin e tij vjetor, ?nuk ishin në gjendje qët`i përballonin me kaq efektivitet sfidat e pandemisë sa ne në Rusi?. Por rezulton se ky vlerësim, ishte shumë i parakohshëm.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
(Pjesa e dytë)Detyra e një sundimtari mund të jetë shumë e v...
Bombardimi i Pearl Harbor ishte një sulm i befasishëm ndaj n...
(Pjesa e parë)Detyra e një sundimtari mund të jetë shumë e v...
Presidenti amerikan, Joe Biden, do të jetë mikpritësi i një ...
Nga Tom Chivers “Unherd”A mund të jeni të ndërvarur nga vide...
Ndodh shpeshherë që një dukuri natyrore e pabesueshëm, një r...
Nga Anders Fogh Rasmusen “Financial Times”Testi i fundit i r...
Nga Danny Dorling “The Conversation”Askush nuk mund ta dijë ...
Ende pa e marrë mirë detyrën, qeveria e re gjermane mund të ...
Nga Markat Hal “Bloomberg”Ngushtica e Tajvanit është çështja...
“The Economist”Angela Merkel deklaroi dikur se do donte të l...
Certifikatat e vaksinimit ndaj Covid-19 po shiten ilegalisht...
Nga Roberto Vivaldelli “Il Giornale”Detaje të reja të turpsh...
Nga D.J.Nordquist & Dan Katz “The Wall Street Journal”Pas nj...
Nga Rebekah Koffler “Fox News”Si një ish-zyrtare e Agjencisë...
Nga Joel E Dimsdale “Psyche”Në vitin 1937, udhëheqësi i vjet...
Kriza ekonomike që goditi botën gjatë viteve 1990, pati një ...
Kur Rendi Gardner u bë pjesë e panairit shkencor në shkollën...
Një ministre e Brendshme që dëshiron të dëbojë imigrantët dh...
Angela Merkel largohet nga skena politike. Me një ceremoni u...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...