Misteret më të mëdha në histori, që ndoshta nuk do të zgjidhen asnjëherë
(Pjesa e parë)Në këtë botë ekzistojnë disa mistere historike...
(Pjesa e dytë)
Në këtë botë ekzistojnë disa mistere historike që mund të mos zgjidhen kurrë, që nga data e lindjes së Jezusit, identiteti i vërtetë i Xhek Rrjepësit, dhe deri tek vendndodhja e varrit të Kleopatrës. Ndonjëherë, kjo ndodh për shkak se gjetjet arkeologjike kanë humbur, apo një
sit arkeologjike është shkatërruar.
Në raste të tjera, kjo ndodh sepse nuk ka gjasa të dalin prova të reja, apo për shkak se të dhënat e mbijetuara deri në ditët e sotme janë shumë të paqarta për t?i çuar studiuesit në një konsensus. Dhe mungesa e përgjigjeve, vetëm sa i bën më intriguese këto enigma.
Në vitin 1952 një rrotull prej bakri u gjet nga arkeologët në një shpellë, së bashku me rrotulla të tjera të Detit të Vdekur në Kumran. Siç sugjeron edhe emri, shkrimi ishte gdhendur në një rrotull prej bakri. Në të flitet për një thesar të madh në ar dhe argjend të fshehur. Bëhet fjalë për një sasi aq të madhe saqë disa studiues besojnë se është e pamundur që ajo të ekzistojë në realitet.
Rrotulla daton më shumë se 1900 vjet më parë, në kohën kur Perandoria Romake kontrollonte zonën e Kumranit. Në kohën kur ajo u shkrua kishte një sërë revoltash kundër sundimit romak, dhe shkencëtarët kanë hipotetizuar se thesari ishte fshehur për të parandaluar marrjen e tij nga trupat romake. Por mbete ende një mister nëse ky thesar ka ekzistuar në të vërtetë.
Në vitin 587 Para Krishtit, një ushtri babilonase e drejtuar nga vetë mbreti Nabukodonosor II pushtoi Jerusalemin, duke plaçkitur qytetin dhe shkatërruar Tempullin e Parë, një ndërtesë e përdorur nga populli hebre për të adhuruar Zotin.
Tempulli i Parë përmbante edhe Arkën e Besëlidhjes, e cila kishte brenda pllaka që regjistronin 10 Urdhërimet e Zotit për njerëzit. Fati i kësaj arke është i paqartë. Burimet e lashta tregojnë se arka ose u çua në Babiloni ose u fsheh përpara se qyteti të pushtohej. Por ka të ngjarë që arka të jetë shkatërruar gjatë grabitjes së qytetit. Në çdo rast, vendndodhja e saj mbetet është e panjohur.
Që nga zhdukja e saj janë treguar një sërë historish dhe legjendash. Një histori sugjeron se arka përfundoi në Etiopi, ku ruhet ende sot. Një histori tjetër pretendon se arka është e fshehur në një mënyrë hyjnore dhe nuk do të shfaqet derisa të vijë në Tokë Mesia (shpëtimtari).
Ndërsa shumë të krishterë festojnë në ditët tona 25 dhjetorin si lindjen e Jezu Krishtit, ai ka të ngjarë të mos ketë lindur në këtë ditë. Kjo datë mund të jetë zgjedhur pasi është më pranë Saturnalias, një festë romake që festonte perëndinë Saturn. Të dhënat më të hershme mbi kremtimin e datës25 dhjetor si ditëlindja e Jezusit, datojnë që në shekullin IV, ose më shumë se 300 vjet pas lindjes së tij.
Të dhënat e lashta sugjerojnë se të krishterët e hershëm nuk ranë dakord mbi një datë
se kur ka lindur Jezusi. Madje edhe sot shumë të krishterë ortodoksë e festojnë ditëlindjen e Jezusit më 6 ose 7 janar. Tek e fundit, nuk ka gjasa që kjo gjë të dihet ndonjëherë me saktësi. Në fakt as viti i saktë i lindjes nuk është i sigurt, megjithëse studiuesit bien në përgjithësi dakord se ishte diku rreth vitit 4 Para Krishtit.
Shkrimtarët e lashtë përshkruajnë një seri fantastike kopshtesh të ndërtuara në qytetin antik të Babilonisë, në Irakun e sotëm. Nuk është e qartë se kur u ndërtuan ato kopshte, por disa shkrimtarë të lashtë ishin kaq shumë të impresionuar nga kopshtet, saqë i quajtën ato një nga shtatë?mrekullitë e botës?.
Rreth vitit 250 Para Krishtit, Filoni i Bizantit shkroi se Kopshtet e Varura kishin ?bimë të kultivuara në një lartësi mbi nivelin e tokës, dhe rrënjët e pemëve janë të ngulitura në një tarracë të sipërme dhe jo në tokë?.Arkeologët që kanë gërmuar deri më tani në rrënojat
e Babilonisë, nuk kanë mundur të gjejnë mbetjet e një kopshti që përputhet me këtë përshkrim.
Kjo i ka lënë arkeologët pa një përgjigje:Nëse ekzistonin vërtet kopshtet e varura? Në vitin 2013, Stefani Dalej, studiuese në Universitetin e Oksfordit, propozoi në një libër se kopshtet ndodheshin në fakt në qytetin asirian të Ninivës. Gjatë 2 dekadave të fundit, si Babilonia po ashtu edhe Niniva kanë pësuar dëme nga luftërat dhe plaçkitjet, dhe duket e pamundur që ky mister të zgjidhet plotësisht.
Duke shkruar në shekullin IV Para Krishtit, filozofi grek Platoni tregoi historinë e një qyteti të quajtur Atlantida që ekzistonte në Oqeanin Atlantik, dhe që supozohej se pushtoi pjesën më të madhe të Evropës dhe Afrikës në kohët parahistorike.
Sipas atij rrëfimi, athinasit prehistorikë sulmuan Atlantidën në një konflikt që përfundoi me zhdukjen e Atlantidës nën dallgët e detit. Ndërsa asnjë studiues serioz nuk beson se kjo histori është e vërtetë. Por disa prej tyre kanë spekuluar se legjenda mund të ishte frymëzuar pjesërisht nga ngjarje reale që kanë ndodhur në historinë greke.
Një mundësi është që qytetërimi Minoan (siç quhet tani), i cili lulëzoi në ishullin e Kretës deri rreth vitit 1400 Para Krishtit, mund ta ketë frymëzuar historinë e Atlantidës. Megjithëse Kreta ndodhet në Mesdhe dhe jo në Atlantik, vendbanimet minoane pësuan dëme të mëdha gjatë shpërthimit të Therës, një vullkan në Greqi. Për më tepër, arkeologët zbuluan se minoanët u mposhtën (ose u detyruan të bashkoheshin) me një grup njerëzish të quajtur Miekanë, të cilët banonin në Greqinë kontinentale.
Mungesa e teksteve të mbijetuara të shekullit I mbi Jezusin, i ka lënë studiuesit biblikë me
një sërë pyetjesh pa përgjigje. Kur u shkruan ungjijtë? Sa nga historitë kanë ndodhur në të vërtetë? Si ishte Jezusi në jetën reale? Kërkimet arkeologjike në Nazaret, qytetin e lindjes të Jezusit, zbulojnë më shumë rreth mjedisit ku ai u rrit.
Kohët e fundit, shkencëtarët zbuluan një shtëpi të shekullit I, që është nderuar dikur si shtëpia në të cilën u rrit Jezusi, por nuk dihet nëse ajo ishte vërtetë shtëpia e tij. Edhe pse kërkimet e reja do të ofrojnë më shumë njohuri, studiuesit mendojnë se nuk ka gjasa që ata ta dinë plotësisht se si dukej në të vërtetë Jezusi.
Graali i Shenjtë, kupa nga e cila piu Jezusi në darkën e fundit me dishepujt e tij para kryqëzimit, nuk është gjetur kurrë, dhe është thuajse e sigurt se nuk do të gjendet ndonjëherë. Në fakt, vetëm në mesjetë pati shumë interes për të, pasi ata që shkruan disa nga tregimet mbi Mbretin Artur e përshkruan kërkimin mbi Graalin e Shenjtë si një kërkim që u mor përsipër nga mbreti Arthur dhe kalorësit e tij.
Aktualisht nuk ka asnjë përpjekje serioze shkencore për të gjetur Graalin e Shenjtë, megjithëse ai vazhdon të jetë shumë popullor, duke u përdorur si një mjet komploti në filma si ?Indiana Xhons dhe Kryqëzata e Fundit?, ku ajo kupë u përdor për të shëruar Indiana Xhons pasi ishte plagosur me armë nga nazistët.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
https://www.livescience.com/11361-history-overlooked-mysteries.html
(Pjesa e parë)Në këtë botë ekzistojnë disa mistere historike...
Nga Dov S.Zakheim “The Hill”Grumbullimi i forcave ruse pranë...
Të gjithë mashtrojnë pak a shumë në paraqitjen e jetës së ty...
Gati të gjithë mund të kenë dëgjuar në ndonjë rast dikë që e...
Albert AjnshtajnAlbert Ajnshtajn mbetet një nga shkencëtarët...
Nga Jozef Kunic “Eurasia Riview”Lëvizja drejt bashkimit të E...
Nga Borzou Daragahi “The Indipendent” Kur operativët ame...
Deklaratat e bëra nga drejtuesit e kulteve shpesh duken kaq...
Bombardimi i Pearl Harbor ishte një sulm i befasishëm ndaj n...
Aktorja njëzet e dy vjeçare braziliane Daniella Perez ishte ...
Nga Jolanta Burke “Medicalxpress”Industria e ndihmës ndaj ve...
Nga Alexey Kovalev “The New York Times”Një virus vdekjeprurë...
(Pjesa e dytë)Detyra e një sundimtari mund të jetë shumë e v...
Bombardimi i Pearl Harbor ishte një sulm i befasishëm ndaj n...
(Pjesa e parë)Detyra e një sundimtari mund të jetë shumë e v...
Presidenti amerikan, Joe Biden, do të jetë mikpritësi i një ...
Nga Tom Chivers “Unherd”A mund të jeni të ndërvarur nga vide...
Ndodh shpeshherë që një dukuri natyrore e pabesueshëm, një r...
Nga Anders Fogh Rasmusen “Financial Times”Testi i fundit i r...
Nga Danny Dorling “The Conversation”Askush nuk mund ta dijë ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...