Eric Wendt një hap larg emërimit/ Komiteti i Senatit voton pro gjeneralit si ambasador
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit amerikan ka ...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit amerikan ka ...
Nga Jozef Kunic ?Eurasia Riview?
Lëvizja drejt bashkimit të Evropës ishte padyshim një ngjarje madhore në historinë botërore të shekullit XX, duke bërë thirrje për një Evropë të lirë dhe të bashkuar, përmes një lidhje midis shteteve ku hiqet dorë nga sovraniteti i tyre absolut.
Pas Traktatit të Romës të vitit1957, kur u arrit krijimi i një tregu të përbashkët, dhe bashkimit monetar me Traktatin e Mastrihtit të vitit 1992 që u nënshkrua në Holandë, u hoqën një pjesë e kontrolleve kufitare midis shteteve anëtare pas Marrëveshjes së Shengenit të vitit 1985. Dhe së fundmi në vitin 2007 u nënshkrua Taktati i Lisbonës, i cili hyri në fuqi në vitin 2009.
Bashkimi Evropian është perceptuar gjithnjë si një grupim kombesh me të njëjtin status.
Ata ishin dhe janë ende të përfaqësuar në mënyrë të barabartë në Këshill. Çdo shtet anëtar ka komisionerin e tij dhe një numër relativ (sipas popullsisë) anëtarësh në parlamentin e BE-së.
Rregullat e unionit janë të mirë-përcaktuara, dhe balanca e fuqisë midis shteteve anëtare është zyrtarisht e garantuar. Por sipas Henri Kisingerit, balanca e fuqisë funksionon më mirë kur plotësohet të paktën një nga tre kushtet e vendosura. Së pari, kur çdo vend ndihet i lirë të lidhë raporte të ngushta me çdo shtet tjetër, në varësi të rrethanave të momentit.
Së dyti, kur ka aleanca fikse, por ekziston ndërkohë një mekanizëm balancues, që garanton që asnjë nga koalicionet ekzistuese të mos bëhet dominues. Së treti, kur ekzistojnë aleanca të ngurta pa asnjë mekanizëm balancues. Kur nuk dominon asnjë nga këto tre kushte, diplomacia bëhet e ngurtë.
Në një skenar të tillë zhvillohet një ?lojë me shumë zero?, në të cilën çdo lloj fitim i njërës palë, konceptohet si humbje për palën tjetër. Në këtë situatë bëhet e pashmangshme gara e armatimeve dhe rritja e tensioneve. Ndaj që BE të jetë e begatë dhe me peshë në arenën ndërkombëtare, duhet të përmbushet të paktën një nga këto tre kushte.
Dhe një BE e tillë do të ishte me një dhe jo 2 blloqe. Aktualisht brenda unionit ekzistojnë disa aleanca ku kohezioni i tyre është relativisht i dobët, ndaj për çdo çështje të caktuar, ka ose kompromise ose ndryshime në rreshtim. Një nga këto aleanca është Këshilli Nordik, i formuar në vitin 1952dhe që përmban 8 anëtarë:Danimarkën, Finlandën, Islandën, Norvegjinë, Suedinë, Ishujt Faroe, Grenlandën dhe Aland.
Aleanca e dytë është Asambleja Baltike, një organizatë rajonale që promovon bashkëpunimin ndërqeveritar midis Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë, e formuar në Vilnius më 1 dhjetor 1990. Ajo përpiqet të gjejë një qëndrim të përbashkët në lidhje me shumë çështje ndërkombëtare, përfshirë çështjet ekonomike, politike dhe kulturore.
Vendimet e kësaj asambleje janë të natyrës këshillimore. Pastaj është aleanca e Beneluksit, një union politiko-ekonomik i tre shteteve fqinje në Evropën Perëndimore: Belgjikës, Holandës dhe Luksemburgut. Ndërkaq, ekzistojnë edhe disa organizata të tjera më pak aktive midis anëtarëve të BE-së.
Po ka shtete që nuk i përkasin ndonjë aleance të tillë, për shembull Irlanda, Malta, Spanja, Portugalia, Franca, Gjermania. Derisa kohezioni midis aleancave të jetë relativisht i ulët, në mënyrë që për çdo çështje të caktuar të ketë ose kompromise ose ndryshime në rreshtim, nuk mund të ketë një BE me 2 blloqe.
Ka pasur disa shembuj të përpjekjeve për të krijuar një bllok të veçantë të shteteve të BE-së, ndonjëherë me mbështetjen e ndonjë shteti të huaj. Por kjo do të çonte drejt shpërbërjes të BE-së, teksa disa shtete mund të përfitonin prej këtij zhvillimi.
Kina promovoi idenë e krijimit të aleancës 16 +1. 16 shtete të Evropës Qendrore dhe Lindore (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Polonia, Republika Çeke, Rumania, Serbia, Sllovakia, Sllovenia) plus Kina, do të forconin lidhjet ekonomike midis tyre.
Kjo aleancë u krijua në vitin 2012 në Budapest. Kina ishte e interesuar për investime në infrastrukturë, mbi energjitë e rinovueshme dhe bujqësi. Në vitin 2013 krerët e qeverive të Evropës Qendrore dhe Lindore takuan kryeministrin kinez Li Keqiang. Më vonë ky grup evoluoi në 17 +1, kur iu bashkua edhe Greqia në vitin 2019.
Edhe pse kjo platformë zbatoi në fillim disa projekte të suksesshme, si hekurudha në korridorin e linjës Greqi-Hungari dhe investimi në Portin e Selanikut, BE arriti që ta zbusë disi ndikimin kinez mbi unitetin e BE-së. Vendet që i përkasin grupit 17+1 ndihen ta lira të lidhen në aleancë me çdo shtet tjetër, në varësi të rrethanave të momentit.
Por kohët e fundit, disa vende po mendojnë të largohen nga kjo aleancë. Në shkurt të këtij viti parlamenti i Lituanisë ra dakord të largohej nga platforma 17+1. Ministri i Jashtëm Gabrielius Landsbergis tha se bashkëpunimi midis Kinës dhe Lituanisë nuk ka sjellë ?thuajse asnjë përfitim?.
Në përgjithësi kjo nismë nuk po sfidon unitetin e BE-së. Pastaj është Nisma e Tre Deteve, një forum i 12 shteteve anëtare të Bashkimin Evropian, përgjatë një boshti veri-jug nga Deti Baltik në Detin Adriatik dhe Deti i Zi në Evropën Qendrore dhe Lindore.
Kjo nismë synon të krijojë një dialog rajonal për çështje të ndryshme që prekin shtetet anëtare. Shtetet anëtare janë Austria , Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Letonia,Lituania, Polonia, Rumania, Sllovakia dhe Sllovenia, të cilat u takuan për samitin e tyre të parë në vitin 2016 në Dubrovnik të Kroacisë.
Kjo iniciativë e cila mbështetet nga SHBA, fokusohet në financimin e projekteve të infrastrukturës ndërkufitare veçanërisht në fushën e energjisë dhe transportit dhe dixhitalizimit. Nuk mund të përjashtojmë mundësinë që pas kësaj aleance të fshihet ideja e krijimit të një blloku të veçantë të anëtarëve lindorë të BE-së, duke krijuar një zonë tampon midis pjesës perëndimore të BE-së dhe federatës ruse.
Megjithatë, kohezioni i kësaj aleance është shumë i dobët për të qenë në gjendje të udhëheqë BE-në drejt një unioni me 2 blloqe. Pastaj është edhe Grupi i Vishegradit, një aleancë kulturore dhe politike e katër vendeve (Republika Çeke, Hungaria, Polonia dhe Sllovakia), që të gjitha anëtarë të BE-së dhe NATO-s.
Ai synon të çojë përpara bashkëpunimin në çështjet ushtarake, kulturore, ekonomike dhe energjetike. Ky grupim mbështetej nga SHBA nën presidencën e Trump. Por kohët e fundit, vendet e kësaj aleance kanë disa mosmarrëveshje me Komisionin Evropian dhe Parlamentin Evropian, në lidhje me vlerat e unionit.
Por kushti i tretë i Kisingerit nuk është përmbushur plotësisht, dhe kjo mund ta çojë BE-në drejt ndarjes në 2 blloqe. Mjeti më i fortë në duart e Brukselit për të arritur sundimin e ligjit dhe demokracinë në union, është vendosja e kushteve për shpërndarjen e fondeve të BE-së.
Por drejtuesja e KE-së, Ursula Von der Lejen synon që të reduktojë përplasjet direkte me Poloninë dhe Hungarinë. Nganjëherë, interesat ekonomike dominojnë mbi mbrojtjen e vlerave bazë të BE-së. Tradicionalisht, Britania e Madhe luante rolin e balancuesit evropian, por britanikët zgjodhën të largohen nga BE.
Të vetmet vende që kanë aftësinë për të qenë balancuese janë Gjermania dhe Franca. Tani ato po përpiqen ta luajnë këtë rol, por nuk kanë pasur shumë sukses. Nëse Parlamenti i BE-së së bashku me disa anëtarë të rëndësishëm dhe të fortë ekonomikisht nuk do të jetë i suksesshëm në balancimin e grupit të Vishegradit, do të hapet rruga drejt një ?BE-je me 2 shpejtësi?.
Marrë me shkurtime
Shënim:Jozef Kunic, anëtar i Institutit Ndërkombëtar IFIMES, ish-ambasador i Sllovenisë në Iran dhe Francë
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
The Future Of The EU: One-Block Or Two-Block EU – OpEd
Nga Borzou Daragahi “The Indipendent” Kur operativët ame...
Deklaratat e bëra nga drejtuesit e kulteve shpesh duken kaq...
Bombardimi i Pearl Harbor ishte një sulm i befasishëm ndaj n...
Aktorja njëzet e dy vjeçare braziliane Daniella Perez ishte ...
Nga Jolanta Burke “Medicalxpress”Industria e ndihmës ndaj ve...
Nga Alexey Kovalev “The New York Times”Një virus vdekjeprurë...
(Pjesa e dytë)Detyra e një sundimtari mund të jetë shumë e v...
Bombardimi i Pearl Harbor ishte një sulm i befasishëm ndaj n...
(Pjesa e parë)Detyra e një sundimtari mund të jetë shumë e v...
Presidenti amerikan, Joe Biden, do të jetë mikpritësi i një ...
Nga Tom Chivers “Unherd”A mund të jeni të ndërvarur nga vide...
Ndodh shpeshherë që një dukuri natyrore e pabesueshëm, një r...
Nga Anders Fogh Rasmusen “Financial Times”Testi i fundit i r...
Nga Danny Dorling “The Conversation”Askush nuk mund ta dijë ...
Ende pa e marrë mirë detyrën, qeveria e re gjermane mund të ...
Nga Markat Hal “Bloomberg”Ngushtica e Tajvanit është çështja...
“The Economist”Angela Merkel deklaroi dikur se do donte të l...
Certifikatat e vaksinimit ndaj Covid-19 po shiten ilegalisht...
Nga Roberto Vivaldelli “Il Giornale”Detaje të reja të turpsh...
Nga D.J.Nordquist & Dan Katz “The Wall Street Journal”Pas nj...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...