Rama pret në takim Presidentin e Lituanisë/ Zbardhen diskutimet
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Deklaratat e bëra nga drejtuesit e kulteve shpesh duken kaq haptazi rrëqethëse për këdo jashtë kultit, saqë mund të jetë e vështirë të imagjinohet se si dikush mund të besojë atë që po thonë ata – e lëre më të futesh thellë në borxhe, të shkëputesh nga anëtarët e familjes ose të kryesh krime të tmerrshme nën urdhrat e tyre.
Siç përshkruhet nga fjalimet TED, të cilët kanë trajtuar temën “Pse njerëzit i bashkohen kulteve?”, tregojnë se nëse një person po lufton me një ndryshim të madh në jetë, si për shembull: shpërngulja në një qytet ku nuk njeh askënd ose trishtimi për vdekjen e një personi të dashur, i jep mundësinë një kulti për t’i joshur ata duke i premtuar një komunitet të dashur dhe të qëndrueshëm. Një faktor tjetër është se kush po bën rekrutimin.
Më shumë se dy të tretat e njerëzve që bashkohen me kultet janë sjellë nga miqtë e ngushtë ose anëtarët e familjes. Pasi një person futet në një kult, mund të jetë tepër e vështirë të largohet. Ish-scientologu i rangut të lartë Mike Rinder, përshkroi sesi trajtimi i anëtarëve të kultit bëhet gjithnjë e më i keq me kalimin e kohës dhe kur dikush është përfshirë plotësisht në një kult, ata duhet të shqetësohen më shumë dita-ditës se çfarë është e vërtë.
Këto janë historitë e disa prej gjërave më rrëqëthëse që drejtuesit e kulteve kanë thënë në publik. Kisha Universal dhe Trimfante Kisha Universale dhe Triumfuese është një nga disa grupe që besojnë në “UNË JAM“, i cili është aspekti më i lartë i të gjithë njerëzve.
Mësimet fetare nga e gjithë bota janë përfshirë në besimet e tyre, por, siç thuhet në Britannica, qëllimi kryesor për anëtarët është të bëhen të pastër dhe të gatshëm për “ngritje në qiell”. Kisha u themelua nga Mark Prophet, por ishte gruaja dhe pasardhësja e tij Elizabeth Clare Prophet që e riorganizoi organizatën në atë që është sot. Besimtarët u udhëzuan të përsërisin “dekretet” për të komunikuar me UNË JAM. Në vitet 1980, anëtarët e kishës ndërtuan strehimore të shumta për bomba për t’u përgatitur për fatkeqësitë e mëdha të profetizuara nga Prophet.
Edhe pse kisha vazhdon edhe sot e kësaj dite, ata mund të njihen më së shumti për një regjistrim të lëshuar në 1984 të quajtur “Dedication To The Tackling Of The Beast And The Dragon”. Siç detajohet nga Vice, kënga u përfshi në një koleksion të quajtur “The Sounds of American Doomsday Cults” dhe që atëherë është ekzaminuar nga shumë muzikantë. Në një këngë të shpejtë, pothuajse të pakuptueshme, Elizabeth Clare Prophet thërret UNË JAM, e cila i referohet flakës së perëndisë, Jezusit e Budës dhe dënon muzikën rock.
Një nga ngjarjet më famëkeqe në historinë e kulteve është Masakra e Jonestown. Sipas Rolling Stone, Jonestown kishte numrin më të madh të vdekjeve përpara se 9/11 të ndodhte. Tempulli i Popujve ishte një kongregacion fetar radikal popullor në vitet 1970 me ndikim politik dhe mijëra anëtarë. Shëruesi i besimit Jim Jones predikoi idealet komuniste për qëllimet e tij. Me kalimin e kohës, ai u bë më paranojak dhe, në vitin 1977, ai i zhvendosi ndjekësit e tij më të devotshëm në Jonestoën, një “vendbanim bujqësor” në Guajana.
Kur kongresmeni amerikan Leo Ryan u përpoq të kontrollonte në Jonestoën, ai u vra. Pas kësaj, Jones urdhëroi vdekjen e të gjithëve në organizatën e tij. Mbi 900 individë të të gjitha moshave u vranë – disa duke pirë cianid (helm) me komandën e Jones, të tjerë duke qëlluar. Fjalimi i fundit i Jim Jones për ndjekësit e tij u regjistrua. Në fjalim, ai bind turmën se ata ishin tradhtuar dhe fëmijët e tyre do t’i merrnin. Në vend që të pranojnë fatin e tyre, ai u thotë se duhet të vdesin të gjithë së bashku, duke deklaruar se “vdekja nuk është … një gjë e frikshme. Është jeta ajo që ju pengon” (nëpërmjet Institutit Jonestoën).
Edhe pse shpesh është konsideruar si një vetëvrasje masive, ajo gjithashtu mund të konsiderohet vrasje e paramenduar prej kohësh. Jones shpesh i inkurajonte ndjekësit e tij të pinin helm – të cilin ata i mbijetuan – si një provë besnikërie. Rojet e armatosura i penguan anëtarët të largoheshin. Janë gjetur dëshmi për injeksione, që tregojnë se anëtarët janë helmuar me forcë. Tom Cruise për Scientologjinë (Scientology) Një nga pikat më kritike e cila luajti rolë shumë të madh edhe në mënyrën se si njerëzit e shikonin organizatën fetare Scientologji erdhi në vitin 2008, ku aktorin dhe ndjekësi më i devotshëm Tom Cruise ishte pjesë e një video rekrutimi. Në pamjet e çuditshme, Cruise herë pëshpërit intensivisht dhe herë qesh në mënyrë maniake ndërsa flet për një të ardhme ku të gjithë në planet janë Scientologjistë. Ai flet në zhargonin tipik të Scientologjisë, ku me termin “LRH”, i referohet themeluesit të Scientologjisë dhe shkrimtarit fantastiko-shkencor, L. Ron Hubbard, dhe si të përballeni dhe të mposhtni “SP-të”, ose ndryshe personat shtypës, që nuk besojnë në Scientologji. Pas gjithë intervistës qëndron tema “Misioni: I pamundur”. Pamjet u shfaqën në kishat Scientologjike për besimtarët, por asnjëherë nuk ishte menduar të arrinin tek publiku. Videoja e zbuluar ishte katastrofike për Tom Cruise. Nga pretendimet e tij të egra për aftësitë e Scientologëve deri tek ëndrra e tij se jo-Scientologët do të ishin një ditë inekzistente dhe do të lexoheshin vetëm në librat e historisë, deklaratat e Cruise shërbyen vetëm për ta bërë veten dhe Scientologjinë të dukeshin jashtë realitetit. Kisha e Scientologjisë bëri gjithçka që mundi për të hequr pamjet nga interneti, gjë që gjithashtu rezultoi e kundërt, duke çuar në një grindje të vazhdueshme me aktivistët kundër censurës në internet. Videoja e Cruise mbetet ende në internet.
Grupi ?Love Has Won?është më i famshëm për mumifikimin e liderit të tyre të kultit, “Mother God” (Nënë Zot), pas vdekjes së saj dhe më pas dekorimin e trupit me shkëlqim dhe dritat e Krishtlindjeve. Sipas Independent, besimet e tyre për udhëheqësen ishin po aq të papritura sa mënyra e tyre për ta nderuar atë në vdekje. Emri i vërtetë i ?Mother God? ishte Amy Carlson dhe anëtarët e ?Love Has Won? besonin se ajo ishte 19 miliardë vjeç, rimishërimi i Krishtit, Kleopatrës dhe Marilyn Monroe dhe planifikonte t’i çonte anëtarët e kultit të saj në dimensionin e pestë. Grupi modern ishte më i dukshëm se shumica e kulteve, për shkak të prirjes së tyre për të bërë transmetime ?live? dhe për të postuar përditësime nga ?Mother God? në internet. Një nga këto video u publikua në vitin 2016 dhe titullohej mesazhi ?9-9-9?. Ajo hapet me Carlson duke qeshur në heshtje, më pas duke lëshuar një “Whoopee!”. Ajo vazhdon të lexojë një lloj profecie ku thotë: “erdhën … përmes trupit tim që dridhej”. Në këtë mesazh, të dërguar nga Carlson me mallkim dhe efekte të veçanta zanore, ajo thekson se “historia e re fillon sot”.
Portës e Parajsës u quajt “Planeti Tokë gati për t’u ricikluar” nga udhëheqësi Marshall Appleëhite, sepse ai shpjegoi se qytetërimi aktual njerëzor do të të përfundonte, duke lejuar që bota të fillonte nga e para. Appleëhite, duke bërë kontakt intensiv dhe të drejtpërdrejtë me kamerën, deklaroi se babai i tij nuk ishte njeri, por “një anëtar i nivelit evolucionar mbi njeriun: mbretëria e Perëndisë, mbretëria e Parajsës”. Appleëhite pretendoi se ai vetë kishte lindur në parajsë. Appleëhite la të kuptohej se mendja e Jezu Krishtit mund të ishte brenda tij. Në një profeci të hollësishme të fundit të botës, Appleëhite shpjegoi se të vetmit njerëz që do të mbijetonin duhet të “evakuoheshin” me grupin e tij. Kuptimi i vërtetë i evakuimit për Appleëhite do të zbulohej më 26 mars 1997. Sipas History, Appleëhite bindi 38 nga ndjekësit e tij që t’i bashkoheshin atij për të pirë një substancë vdekjeprurëse në mënyrë që të linin trupat e tyre pas. Atyre iu tha se kjo do t’i lejonte të kalonin përmes “Portës së Parajsës” dhe në një anije kozmike në pritje ku do të ishin të sigurt. Anija kozmike besohej se fshihej pas kometës të sapo zbuluar, Hale-Bopp.
Në vitin 2012, Reverend Sun Myung Moon, udhëheqësi i Kishës së Unifikimit, vdiq, duke lënë pas 10 fëmijët e tij të rritur. Moon shihej si një lider, kështu që kush do ta zinte vendin e tij (një rol i referuar si “Mbreti i dytë”) ishte i diskutueshëm. Sipas Ëashington Post, gruaja e Moon pretendoi se ajo ishte menduar të ishte pasardhësja e tij, por djali i tij Sean pretendoi se ai ishte zgjedhur. Në vitin 2018, Sean Moon tërhoqi vëmendje të konsiderueshme mediatike për ceremoninë e tyre të pazakontë: bekimin e AR-15. Në një intervistë për Vice, Moon kishte veshur një kostum camo dhe kravatë (të marra nga eBay) dhe një kurorë të bërë nga plumba. Ai shpjegoi se grupi i tij, i titulluar zyrtarisht “Peqja Botërore dhe Shenjtërorja e Unifikimit”, njihej si “Shupi i Ministrive të Hekurt”, bazuar në dashurinë e tyre për armët dhe mbulesat me pamje mbretërore. “Kurora dhe shufra prej hekuri janë … dy pajisjet kryesore biblike të qytetarëve të mbretërisë së Perëndisë në Bibël,” tha Moon, “Unë mendoj se është shembulli më i fortë në Psalmin 2 dhe Zbulesat 2, ku thotë: ?Ata do të sundojnë me shufrën e hekurt dhe do t’i thyejnë kombet në të dridhura’“.
AP citon një reklamë të librit nga udhëheqësi i kultit, Shoko Asahara: “Të shohësh të ardhmen, të lexosh mendjet e njerëzve, të bësh realitet dëshirat e tua, vizioni me rreze X, ngritje në ajër, udhëtime në dimensionin e katërt, dëgjimi i zërit të Zotit, etj. Do ju ndryshojë jetën!” Kulti i Aum Shinrikyo – ose “Aum Supreme Truth” – bazohej në praktikimin e jogës. Asahara predikoi bazuar në besimet budiste dhe hindu, por ai gjithashtu ishte një admirues i Adolf Hitlerit, pretendonte se mund të fluturonte dhe besonte se ishte rimishërimi i Jezu Krishtit. Asahara u tha anëtarëve të tij se po vinte fundi dhe ato do të vinin në formën e sulmeve kimike nga Shtetet e Bashkuara ndaj pjesës tjetër të botës. Grupi besonte se përveç anëtarëve të kultit, vetëm 10% e popullsisë së botës do të mbijetonte. Aum Shinrikyo është më i famshëm për sulmet e tyre vdekjeprurëse me sarin në metronë e Tokios. Siç raportohet nga revista Time, anëtarët lëshuan gazin nervor gjatë orëve të mëngjesit, duke rezultuar në 12 vdekje dhe mijëra të plagosur. Fëmijët e Zotit/Familja Ndërkombëtare Siç raportohet nga The Guardian, udhëheqësi David Berg predikoi një ideologji që ishte pjesërisht e krishterë ungjillore dhe pjesërisht dashuri e lirë e viteve ’60.
Një praktikë e referuar si “peshkimi flirtues” – në të cilën një anëtare femër e grupit pritej të flirtonte me anëtarët e rinj të mundshëm si një mjet rekrutimi – ishte një praktikë e përhapur, gjë që e bëri grupin famëkeq.
Ish-anëtarët e grupit (fillimisht të quajtur Fëmijët e Zotit dhe më vonë të riemërtuar si Familja Ndërkombëtare) kanë raportuar abuzimin e fëmijëve dhe abuzimin seksual brenda “kultit të seksit”. Besimet e Berg janë regjistruar në shumë shkrime që ai u dërgoi ndjekësve të tij, të referuara si “Letra Mo”. Shumë prej tyre janë mbledhur në një faqe interneti të mirëmbajtur nga ish-anëtarët. Një botim nga Berg shpreh besimin e tij se mbretëria e parajsës ishte e fshehur brenda hënës dhe duke deklaruar se shkencëtarët ishin të pasaktë në lidhje me dimensionet e hënës. Shumë anëtarë të publikut fillimisht u bënë të vetëdijshëm për Fëmijët e Zotit përmes këngëve dhe videove të tyre të çuditshme, por tërheqëse. Një prej tyre është “Cathy Don’t Go”, në të cilën këngëtarja i kërkon Ketit të mos shkojë në supermarket pavarësisht shitjes së orizit, sepse ata do të përdorin barkodet e tyre dhe skanerët e çmimeve për të çuar në kontrollin total të kompjuterit.
Në një intervistë për 60 Minutes Australia, udhëheqësi Bhagëan Shree Rajneesh u mburr me komunën e tij, “Ne nuk kemi asnjë krim”. Megjithatë ish-anëtarët kanë treguar se ka pasur qindra tentativa vrasjesh. Siç detajohet nga një raport në revistën People, grupi filloi si një lloj komune dashurie e lirë në Oregon dhe u rrit në një qytet të vogël privat vetëm për besimtarët.
Rajneesh shpesh u mësonte ndjekësve të tij praktika të meditimit nudo, të cilat, sipas Los Angeles Times, përfshinin hiperventilimin dhe kërcimin. Në përgjigje të konflikteve me zyrtarët e qeverisë lokale mbi përpjekjet për t’u zgjeruar më tej, disa nga anëtarët më të devotshëm të kultit përdorën salmonelën nga laboratori i tyre për të helmuar sallatat lokale. Ata besonin se vdekjet do të nënkuptonin më pak votues në zgjedhjet e ardhshme. (Ata gjithashtu planifikuan të sillnin mijëra individë të pastrehë në komunë për të rritur votat e tyre.)
Kur një ish-anëtar akuzoi Ranjeesh për shfrytëzim, ai pranoi, duke thënë: “Është e vërtetë. Unë i shfrytëzoj njerëzit. Unë i shfrytëzoj ata sepse kjo është mënyra e vetme për t’i zgjuar. Shfrytëzimi nuk është domosdoshmërisht i keq, dhe unë jam një gjeni në shfrytëzim.“
Familja Charles Manson mund të jetë udhëheqësi më i famshëm i kultit amerikan. Në vitet 1960, Manson përfitoi nga kultura e të rinjve ?hipi? në San Francisko për të krijuar një komunë të bazuar në besimet e tij (të cilat, sipas Britannica, rrjedhin nga psikologjia e skajshme, okultizmi dhe sci-fi bashkëkohorë). Grupi do të bëhej i njohur si “Familja” dhe thelbi i besimeve të tij ishte profecia e Manson për fundin e botës, e njohur si “Helter Skelter” (nëpërmjet Rolling Stones). Grupi besonte se po vinte një luftë racore. Kur nuk ndodhi, Manson manipuloi ndjekësit e tij për të kryer një seri vrasjesh për të tentuar ta fillonte atë. Edhe në burg, Manson vazhdoi të mohonte urdhërimin e vrasjeve, ose se kishte ndonjë kontroll mbi ?Familjen?.
Në një intervistë të vitit 1993, Manson, i cili tani kishte një tatuazh të një svastika (simbol fetar) në ballin e tij, debatoi me Diane Saëyer për përfshirjen e tij në vrasjen më të famshme të Manson, vrasjen e Sharon Tate.
“Nëse ti je unë dhe unë jam ti, gjithçka që bën për vete, është edhe për mua,” bërtiti Manson mbi pyetjet e Saëyer, përpara se të vazhdonte të këndonte një pjese të “I Am the Ëalrus” të Beatles.
Jeffs ishte “profeti” ose udhëheqësi i një grupi të njohur si FLDS (Kisha Fundamentaliste e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme). Jeffs kishte kontroll të plotë mbi jetën e familjeve në sektin e tij – duke i detyruar burrat të largoheshin, duke i marrë grate duke i cilësuar si ?gra shpirtërore? dhe duke ndaluar çdo ndërveprim me botën e jashtme. Siç raportohet nga Guardian, kur Jeffs filloi dënimin e tij të përjetshëm në vitin 2011, ai kishte të paktën 80 “gra shpirtërore”, disa prej të cilave ishin fëmijë. Një nga provat që u përdorën për të dënuar Jeffs ishte një regjistrim audio i “profetit” duke u folur grave dhe vajzave brenda grupit të tij për detyrën e tyre për t’u bërë gratë e tij, siç i interpretoi ai nga Bibla.
Siç raportohet nga Houston Press, regjistrimi bëri të qajë të paktën një anëtar të jurisë. “Çdo dëshirë dhe lutje jote është që unë të forcohem dhe kështu forcohesh edhe ti. Nëse Zoti nuk të emëron që të jesh me mua, në seancën qiellore, atëherë do të biesh nën një dënim më të madh dhe nuk do të përdoresh”, predikoi Jeffs, midis pauzave të gjata në të cilat dëgjohej frymëmarrja e tij. “Fjala kyçe është përulësia. Përulësia e shërbimit. Sigurohuni që nuk jeni duke u kujdesur për mendimin tuaj. Sigurohuni që të mos mbaheni pas grimcave të vogla të emocionieve egoiste.”
16-vjeçari Rod Ferrell ishte udhëheqësi i një kulti të vogël adoleshentësh të referuar si “Klani i Vampirëve”. Vetë Ferrell pretendoi se ai nuk ishte një adoleshent, por një vampir 500-vjeçar i quajtur Vesago. Siç shpjegohet në një raport nga Spectrum Neës 12, Ferrell kreu dy vrasje në 1996 – prindërit e një miku që Ferrell e kishte inkurajuar të ikte nga shtëpia dhe t’i bashkohej grupit të tij. Ferrell i rrahu dy viktimat e tij për vdekje, por ka deklaruar se një ushqim tipik (i cili do të bëhej midis anëtarëve të kultit ose “dhuruesve”) do të përfshinte kafshimin, prerjen dhe përdorimin e shiringave për të marrë gjak. Ai e përshkroi atë si një akt besimi ose dashurie. “Doni të dini se çfarë është të jesh vampir?” Ferrell pyeti gjatë një interviste që ai dha ndërsa ishte në burg me një dënim të përjetshëm, “Kjo është e barabartë me jetën, është e barabartë me fuqinë. Është e barabartë me vetë themelin e ekzistencës. Është kungimi. Është meshë e shenjtë e gjuhës dhe kjo është ajo që është gjaku për një vampir sanguinar. Kështu është një vampir sanguinar: një ushqyes gjaku.” / grunge.com/the-most-dangerous-cults-in-recent-history/Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al.
Bombardimi i Pearl Harbor ishte një sulm i befasishëm ndaj n...
Aktorja njëzet e dy vjeçare braziliane Daniella Perez ishte ...
Nga Jolanta Burke “Medicalxpress”Industria e ndihmës ndaj ve...
Nga Alexey Kovalev “The New York Times”Një virus vdekjeprurë...
(Pjesa e dytë)Detyra e një sundimtari mund të jetë shumë e v...
Bombardimi i Pearl Harbor ishte një sulm i befasishëm ndaj n...
(Pjesa e parë)Detyra e një sundimtari mund të jetë shumë e v...
Presidenti amerikan, Joe Biden, do të jetë mikpritësi i një ...
Nga Tom Chivers “Unherd”A mund të jeni të ndërvarur nga vide...
Ndodh shpeshherë që një dukuri natyrore e pabesueshëm, një r...
Nga Anders Fogh Rasmusen “Financial Times”Testi i fundit i r...
Nga Danny Dorling “The Conversation”Askush nuk mund ta dijë ...
Ende pa e marrë mirë detyrën, qeveria e re gjermane mund të ...
Nga Markat Hal “Bloomberg”Ngushtica e Tajvanit është çështja...
“The Economist”Angela Merkel deklaroi dikur se do donte të l...
Certifikatat e vaksinimit ndaj Covid-19 po shiten ilegalisht...
Nga Roberto Vivaldelli “Il Giornale”Detaje të reja të turpsh...
Nga D.J.Nordquist & Dan Katz “The Wall Street Journal”Pas nj...
Nga Rebekah Koffler “Fox News”Si një ish-zyrtare e Agjencisë...
Nga Joel E Dimsdale “Psyche”Në vitin 1937, udhëheqësi i vjet...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...