Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga Dov S.Zakheim ?The Hill?
Grumbullimi i forcave ruse pranë kufirit të saj me Ukrainën po vazhdon me shpejtësi, dhe pritet të arrijë në 175.000 trupa në fillimin e vitit të ri. Pasi aneksoi Krime në në vitin 2014, dhe mbështeti provincat separatiste të Donjeckut dhe Luhanskut, Moska duket tashmë e gatshme që të aneksojë zyrtarisht që të dyja provincat, dhe të pushtojë një territor më të gjerë në Ukrainën Lindore.
Për më tepër, duke i bërë jehonë justifikimit të Hitlerit për marshimin e tij në rajonin e Sudeteve në Çekosllovaki në vitin 1938 – dhe deklaratës së Putinit kur pushtoi Krimenë – Kremlini do të argumentojë tani, se ai thjesht po përmbush vullnetin e rusisht-folësve në lindje, që pretendojnë se ndihen të poshtëruar nën sundimin e Kievit.
Dhe në rast se Rusia e pushton Ukrainën Lindore pa u ndëshkuar, teksa Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimi kundërpërgjigjen me pak më shumë se sa një raund tjetër sanksionesh, nuk mund të ketë asnjë dyshim se presidenti rus Vladimir Putin, do të vendosë më pas të pushtojë edhe pjesën e mbetur të vendit, ashtu siç Hitleri e pushtoi shumë shpejt gjithë Çekosllovakinë.
Megjithatë, një pushtim i Ukrainës nuk është i pashmangshëm. Këshilltari i zgjuar i Vladimir Putinit për sigurinë kombëtare, Juri Ushakov, që në vitet 1998-2008 ka qenë ambasador i Moskës në Uashington, ka deklaruar se askush nuk ka të drejtë të ankohet pse forcat ruse po stërviten në territorin e vendit të tyre.
Pra Kremlini ka identifikuar një alibi të qartë, nëse do të mbërrijë në përfundimin se një pushtim i Ukrainës do të ishte shumë i kushtueshëm për të, jo vetëm politikisht dhe ekonomikisht, por edhe ushtarakisht. Administrata e Xho Bajden, ka fuqinë e duhur për ta nxitur Putinin të arrijë në këtë përfundim.
Në takimin e tyre virtual 2-orësh të martën, Bajden ia bëri të qartë Putinit se një sulm rus ndaj Ukrainës, do të shkaktonte pasoja shumë të rënda. Administrata e tij, po shqyrton hapat për të ndihmuar forcat ukrainase, sidomos duke miratuar dërgesat e raketave shtesë anti-tank ?Javelin?, dhe sistemeve të tjera mbrojtëse për qeverinë e Kievit.
Përveç kësaj, zyrtarët e administratës Bajden e kanë kërcënuar Putinin me sanksione, të cilat do t?i shkaktonin?dëme serioze ekonomisë ruse?, dhe që thuhet se përfshijnë përjashtimin nga sistemi ndërkombëtar i transfertave ndërbankare SWIFT, sanksionet ndaj bashkëpunëtorëve më të afërt të Putinit dhe ndoshta edhe anulimin e gazsjellësit ?Nord Stream 2? që synon të transportojë gazin rus për në Evropë.
Por Shtetet e Bashkuara mund të bëjnë shumë më tepër sesa kaq. Së pari, në përgjigje të kërkesës së Kievit për një gamë të gjerë aftësish ushtarake, përfshirë mbështetjen e luftës elektronike, Uashingtoni duhet të krijojë një urë ajrore të madhe për të transportuar armë, ashtu siç ndodhi me furnizimin me ushqime të Berlinit Perëndimor në vitin 1948, apo transportit masiv të armëve, që i dha mundësi Izraelit të mposhte ushtritë arabe në Luftën e Jom Kipurit në vitin 1973.
Amerika mund të realizojë sërish me shpejtësi një transport të tillë ajror të armëve. Duke qenë përgjegjës në Pentagon për koordinimin e furnizimit me armë të Britanisë së Madhe në Luftën e Ishujve Falkland të vitit 1982, unë u mrekullova nga shpejtësia me të cilën ushtria amerikane dërgoi materiale nga depot e saj në ishullin britanik Asension në Atlantikun e Jugut, ndonjëherë në më pak se 2 ditë.
Në vitin 1982, Pentagoni ishte në gjendje të plotësonte çdo kërkesë të Britanisë për ndihmë, dhe duhet të bëjë të njëjtën gjë sot për Ukrainën. Përveç kësaj, Uashingtoni duhet të vendosë menjëherë Forcat Operative Speciale në Ukrainë, për të ndihmuar në organizimin dhe mbështetjen e mbrojtjes së vendit. Nuk ka rëndësi nëse këtë gjë e bën këtë publikisht apo jo. Rusët do ta mësojnë me saktësi, se kur do të ketë zbarkuar në tokën ukrainase njësitë amerikane.
Së treti, administrata Bajden duhet t?i bëjë thirrje Britanisë dhe aleatëve të saj të tjerë të NATO-s, që të kontribuojnë me operatorët e tyre specialë për të forcuar mbrojtjen e Ukrainës. Aleatët e NATO-s, nuk mund t?i lejojnë vetes të rrinë duarkryq, ndërsa Rusia gllabëron një pjesë ose të gjithë Ukrainën.
Kjo pasi objektivi tjetër i Putinit mund të jetë një shtet i NATO-s, dhe me shumë mundësi një nga shtetet baltike, kur rusisht-folësit mund ta ?ftojnë? sërish Moskën që t?i aneksojë brenda kufijve të saj.
Së katërti, Uashingtoni mund të organizojë një shfaqje të forcës detare në Detin e Zi, për të nënvizuar vendosmërinë e tij se ndryshe nga rasti i Krimesë në vitin 2014 apo Gjeorgjisë në vitin 2008, agresioni rus nuk do të mbetet këtë herë i pandëshkuar.
Një përgjigje e fortë amerikane dhe perëndimore, do të ishte një mesazh i rëndësishëm, jo vetëm për Putinin, por edhe për presidentin kinez Xi Jinping, pretendimet e të cilit se Tajvani është një pjesë integrale e Kinës, motivohen nga pohimet e përsëritura të Putinit se Ukraina ka qenë historikisht pjesë e Rusisë.
Në rast se Perëndimi dështon që të pengojë marshimin e trupave ruse drejt Ukrainës, Kina mund të arrijë në përfundimin se veprimi kundër Tajvanit, nuk do të provokonte asgjë më shumë sesa një përgjigje po aq të dobët.
Nga ana tjetër, nëse Rusia do të tërhiqej nga një pushtim dhe në frymën e Deklaratës së Ushakovit, do të pohonte se nuk po bënte asgjë më shumë se sa kryerja e një stërvitjeje të madhe në territorin e saj, Kina mund të ri-mendojë planet e saj për rimarrjen e Tajvanit. Dhe kjo do të tregonte se strategjia amerikane e frenimit, është ende aty dhe e fuqishme, jo ??vetëm në Evropë, por edhe në Azi.
Shënim:Dov S.Zakheim, këshilltar në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare. Ai ka qenë zv/Sekretar i Mbrojtjes i SHBA-së në vitet 2001-2004.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
https://thehill.com/opinion/national-security/584746-four-steps-for-deterring-an-invasion-of-ukraine
Të gjithë mashtrojnë pak a shumë në paraqitjen e jetës së ty...
Gati të gjithë mund të kenë dëgjuar në ndonjë rast dikë që e...
Albert AjnshtajnAlbert Ajnshtajn mbetet një nga shkencëtarët...
Nga Jozef Kunic “Eurasia Riview”Lëvizja drejt bashkimit të E...
Nga Borzou Daragahi “The Indipendent” Kur operativët ame...
Deklaratat e bëra nga drejtuesit e kulteve shpesh duken kaq...
Bombardimi i Pearl Harbor ishte një sulm i befasishëm ndaj n...
Aktorja njëzet e dy vjeçare braziliane Daniella Perez ishte ...
Nga Jolanta Burke “Medicalxpress”Industria e ndihmës ndaj ve...
Nga Alexey Kovalev “The New York Times”Një virus vdekjeprurë...
(Pjesa e dytë)Detyra e një sundimtari mund të jetë shumë e v...
Bombardimi i Pearl Harbor ishte një sulm i befasishëm ndaj n...
(Pjesa e parë)Detyra e një sundimtari mund të jetë shumë e v...
Presidenti amerikan, Joe Biden, do të jetë mikpritësi i një ...
Nga Tom Chivers “Unherd”A mund të jeni të ndërvarur nga vide...
Ndodh shpeshherë që një dukuri natyrore e pabesueshëm, një r...
Nga Anders Fogh Rasmusen “Financial Times”Testi i fundit i r...
Nga Danny Dorling “The Conversation”Askush nuk mund ta dijë ...
Ende pa e marrë mirë detyrën, qeveria e re gjermane mund të ...
Nga Markat Hal “Bloomberg”Ngushtica e Tajvanit është çështja...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...