Pse të majtët i mbrojnë ende regjimet gjenocidale?
Nga Daniel Duffy “American Thinker”Nëse rrëfehet një histori...
Nga Eduard Luce ?Financial Times?
Nën udhëheqjen e Xho Bajden, SHBA ka hyrë në një rënie të pakthyeshme dhe e ka humbur vullnetin e saj për pushtet. Ky është në thelb është këndvështrimi aktual i qeverisë kineze për Amerikën. Diplomatët e Kinës nuk e fshehin më përbuzjen e tyre mbi ?ligësinë? e SHBA-së.
Gjykuar nga përgatitjet e tij ushtarake në kufi me Ukrainën, këtë mendim ndan edhe presidenti rus Vladimir. Si Pekini ashtu edhe Moska e shohin ?rraskapitjen? e Amerikës, si një shans për të mbaruar punët e lëna përgjysmë, në Detin e Kinës Jugore dhe në territorin ish-Bashkimit Sovjetik.
Por ata mund ta vlerësojnë në mënyrë të gabuar aftësinë e Amerikës për të ndryshuar gjendjen e saj. Publiku amerikan u kthye kundër ndërhyrjeve amerikane në vende të huaja kur lufta në Irak filloi të shkonte keq nën presidentin Xhorxh Ë.Bush. Dhe që atëherë ky qëndrim nuk ka ndryshuar.
Pesëmbëdhjetë vjet më vonë, është e lehtë të supozohet se ?mosndërhyrja? është shndërruar në një pikëpamje të konsoliduar për amerikanët. Por historia e SHBA-së sugjeron se gjërat mund të ndryshojë shumë shpejt, kur ajo gjendet përballë fakteve të reja.
Mendoni pak se çfarë ndodhi pas sulmeve të 11 Shtatorit 2001. Dhe tani imagjinoni një turmë të madhe ukrainasish që largohen, teksa tanket ruse mësyjnë këtë dimër në qytetet e tyre. Amerika është nënvlerësuar shumë herë edhe në të kaluarën.
Në vitin 1950, Koreja e Veriut e keqkuptoi aktin e Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Din Ejkson, kur ai e hoqi Korenë e Jugut nga harta e ?perimetrit mbrojtës? të Amerikës në Azi. Ajo lëvizje u pasuan nga 3 vjet luftime të përgjakshme në gadishullin Korean.
Ejprill Zhillespi, ambasadorja e SHBA-së në Irak në vitin 1990, i tha Sadam Hyseinit se Amerika nuk kishte asnjë opinion mbi ?konfliktet arabo-arabe? kur divizionet irakiane ishin grumbulluar në kufirin midis Irakut dhe Kuvajtit. Por brenda 3 muajve nga pushtimi i Kuvajtit nga Iraku, SHBA grumbulloi një ushtri me disa qindra mijë trupa në Arabinë Saudite.
Në vitin 1999, udhëheqësi i Serbisë, Sllobodan Millosheviç, vuri bast se uniteti i NATO-s do të shkatërrohej pas vetëm disa ditësh nga sulmesh e para ajrore kundër vendit të tij. Por 78 ditë më vonë, ai e pranoi pavarësinë e Kosovës.
Edhe 11 Shtatori ishte një gjykim i gabuar. Osama bin Laden mendonte se sulmet terroriste të vitit 2001, do të sillnin largimin e Amerikës nga bota myslimane. Por ne e dimë se çfarë ndodhi. Morali i historisë nuk është se Amerika reagon domosdoshmërisht me mençuri. Shumë luftëra të zhvilluara prej saj, dhe sidomos ato që ndodhën si kundërpërgjigje ndaj 11 Shtatorit, ishin vetë-shkatërruese. Problemi është se Moska dhe Pekini, mund ta ngatërrojnë lehtësisht mërzinë aktuale të amerikanëve me luftërat, me një dorëheqje të përhershme nga ato.
Opinioni publik mund të jetë i paqëndrueshëm dhe i prirur ndaj lëkundjeve emocionale.
Dhe sigurisht që as Bajden nuk po kërkon një luftë të re. Ai po mundohet të gjejë një zgjidhje diplomatike për Putinin në lidhje me Ukrainën. Megjithatë, ai është një politikan. Nëse votuesit amerikanë do të ndryshonin qasje, edhe Bajden do të sillej ndryshe.
Putinit mund t?i falet nëse mendon se Amerika është shndërruar sot në një ?tigër prej letre?. Ndërsa Rusia ka grupuar divizionet e ushtrisë së saj në kufi më Ukrainën, Shtëpia e Bardhë e Bajdenit mbajti një ?Samit të Demokracisë?. Por diskutimet online nuk do të ndryshojnë asnjë fakt në terren.
Aq më pak brenda vetë SHBA-së, ku Bajdenit i mungojnë votat për të miratuar masa mbrojtëse për demokracinë amerikane. Qasje të tilla nuk kanë gjasa t?i detyrojnë autokratët e botës të mendohen 2 herë para se të veprojnë.
Më pak se 6 muaj më parë, Bajden i tërhoqi forcat amerikane nga Afganistani me një nxitim aq të madh, saqë pajisje ushtarake me vlerë miliarda dollarë u braktisën aty duke u marrë nga talebanët. Kjo dukej si një mënyrë e çuditshme për të treguar se Amerika ishte rikthyer në skenën ndërkombëtare.
Barak Obama vendosi sanksione ndaj Rusisë pasi Putini aneksoi Krimenë në vitin 2014. Putin i pranoi kostot dhe e mbajti Krimenë. E pse Rusia do të priste këtë herë një përgjigje të ndryshme? Natyrisht përgjigja nuk dihet. Por ia vlen të kemi parasysh disa fakte.
Me gjithë gabimet e saj jashtë shtetit dhe toksicitetin e brendshëm, Amerika ka një ushtri më të madhe se Rusia dhe Kina. Ajo ka zhvilluar më shumë luftëra se çdo vend tjetër. Disa prej tyre po ndodhin ende, edhe pse me një intensitet më të vogël. Krahasuar me demokracitë e tjera, SHBA-ja ka një kulturë luftarake.
Amerikanët e respektojnë ushtrinë e tyre më shumë se sa çdo institucion tjetër. Po ashtu Shtetet e Bashkuara janë gjithashtu të afta për t?u sjellë edhe në mënyrë të pakujdesshme.
Siç e theksoi pak kohë më parë analisti amerikan Robert Kagan, Amerika është një ?komb i rrezikshëm?.
Dhe fakti që është aktualisht në një lloj rënie relative, vetëm sa e thekson këtë tipar. Pjesa më e madhe e debatit mbi politikës e jashtme amerikane, fokusohet aktualisht tek rreziqet e llogaritjeve të gabuara në raport me Kinën ose Rusinë, duke ngatërruar ?vijat e tyre të kuqe?. Por bota do të ishte një vend më i qetë nëse Kina dhe Rusia, do të shqetësoheshin po aq për ?vijat e kuqe? të Amerikës.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
https://www.ft.com/content/823cbfdd-6c1c-4ee6-a993-8a025f304156?63bac0e6-3d28-36b1-7417-423982f60790
Nga Daniel Duffy “American Thinker”Nëse rrëfehet një histori...
Nga Pankaj Mishra “Bloomberg”Presidenti amerikan Xho Bajden ...
Më 6 nëntor 2021 në qytetin e Hjustonit në Teksas SHBA, 8 nj...
Ministrja e re e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock ka ...
Nga Carina Woudenberg “Discover Magazine”Një grua nga Nju Jo...
Sipas historisë së Greqisë së lashtë, ishte Kali i Trojës ai...
(Pjesa e dytë)Në këtë botë ekzistojnë disa mistere historike...
(Pjesa e parë)Në këtë botë ekzistojnë disa mistere historike...
Nga Dov S.Zakheim “The Hill”Grumbullimi i forcave ruse pranë...
Të gjithë mashtrojnë pak a shumë në paraqitjen e jetës së ty...
Gati të gjithë mund të kenë dëgjuar në ndonjë rast dikë që e...
Albert AjnshtajnAlbert Ajnshtajn mbetet një nga shkencëtarët...
Nga Jozef Kunic “Eurasia Riview”Lëvizja drejt bashkimit të E...
Nga Borzou Daragahi “The Indipendent” Kur operativët ame...
Deklaratat e bëra nga drejtuesit e kulteve shpesh duken kaq...
Bombardimi i Pearl Harbor ishte një sulm i befasishëm ndaj n...
Aktorja njëzet e dy vjeçare braziliane Daniella Perez ishte ...
Nga Jolanta Burke “Medicalxpress”Industria e ndihmës ndaj ve...
Nga Alexey Kovalev “The New York Times”Një virus vdekjeprurë...
(Pjesa e dytë)Detyra e një sundimtari mund të jetë shumë e v...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...