Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga William Moloney ?The Hill?
Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), është aleanca ushtarake më e suksesshme në historinë moderne. Për 40 vjet, NATO e mbrojti Evropën Perëndimore nga një superfuqi armiqësore si Bashkimi Sovjetik, derisa kjo perandori e drejtuar nga ideologjia u shemb në vitin 1990.
Megjithatë, fitorja në Luftën e Ftohtë do të ishte fillimi i fundit për NATO-n, një aleancë që i ka mbijetuar sfidave të kohës, dhe që është sot një grupim i zgjeruar i shteteve-kombe të ndryshme, të cilat janë të paafta të bien dakord mbi synimet e sotme të aleancës.
Kjo organizatë 72-vjeçare, është bërë viktimë e suksesit të saj, dhe e kalimit të kohës. Në kohën e lulëzimit të NATO-s, ?ngjitësi? që e mbante atë të bashkuar, ishte një frikë shumë realiste ndaj Rusisë sovjetike dhe e strukturës së saj të madhe ushtarake.
Sot shumica e anëtarëve të NATO-s, nuk ndihen të kërcënuar nga Rusia e sotme post-komuniste. Dhe ç?është më e keqja ata ndjejnë pak prirje për të mbështetur ushtarakisht disa shtete të ?vijës së parë? (si për shembull Poloninë, 3 vendet baltike), të cilat ndihen të kërcënuara nga Moska.
Këtë realitet të ri e konfirmojnë edhe sondazhet e viteve të fundit. Në vitin 2015, një sondazh i ?Pew Family Foundation?, zbuloi se midis anëtarëve të NATO-s, vetëm në SHBA dhe Kanada shumica e qytetarëve e mbështeste përdorimin e forcën ushtarake, për të ndihmuar një anëtar të NATO-s, që ishte pushtuar nga një vend jashtë aleancës.
Në fillim të këtij viti, think-tanku Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë (ECFR) anketoi 60.000 njerëz në 11 shtetet e tij anëtare, duke zbuluar se me një diferencë mbi 2 me 1, opinioni publik beson se vendet e tyre duhet të qëndrojnë neutrale në konfliktet midis SHBA-së nga njëra anë, dhe Rusisë apo Kinës nga ana tjetër.
Këto ndjenja janë në kundërshtim të plotë me parimin thelbësor të Traktatit të NATO-s – Nenin 5, që i detyron të gjithë anëtarët të mbështesin ushtarakisht një anëtar që ndodhet nën sulmin e një vendi tjetër. Në rast se anëtarët evropianë të NATO-s preferojnë të qëndrojnë neutralë në çdo konflikt të mundshëm Rusi-Amerikë, atëherë cili është qëllimi i aleancës nga këndvështrimi i Shteteve të Bashkuara?
Dhe nëse shtojmë këtu faktin se gati të gjithë anëtarët evropianë të NATO-s, nuk i përmbushin prej kohësh detyrimet e tyre financiare që imponon traktati, atëherë rezulton se skepticizmi i SHBA-së ndaj NATO-s vitet e fundit, është plotësisht i kuptueshëm.
?Farat? e rënies aktuale të NATO-s u mbollën në momentin e triumfit më të madh të aleancës, dhe konteksti ishte çështja e zgjerimit të NATO-s tek vendet ish-satelite të Bashkimit Sovjetik.
Pikëpamja jo e paarsyeshme e ish-udhëheqësit sovjetik, Mikail Gorbaçov, dhe më vonë e ish-presidentit rus Boris Jelcin, ishte se me fundin e Luftës së Ftohtë, Traktati i Varshavës i sponsorizuar nga sovjetikët u shpërbë, dhe me një Rusi me një ekonomi modeste që po përpiqej të bëhej një demokraci, nuk kishte asnjë justifikim për zgjerimin e një aleance ushtarake perëndimore qindra kilometra më pranë kufirit rus.
Në fillim, presidentët Bush dhe Klinton dukej se ishin dakord me këtë kërkesë. Sekretari i atëhershëm i Shtetit, Xhejms Bejker, e siguroi Gorbaçovin në shkurtin e vitit 1990, se NATO nuk do të lëvizte ?as edhe një centimetër drejt Lindjes?.
Në tetorin e vitit 1993, Sekretari i Shtetit i presidentit Klinton, Uorren Kristopher, e siguroi Jelcinin se nuk do të kishte zgjerim të NATO-s. Përkundrazi, një organizatë të re, Partneriteti për Paqe, që do të përfshinte të gjitha shtetet ish-satelite të Moskës dhe vetë Rusinë.
Jelcini e përqafoi me entuziazëm atë koncept. Por ai u tërbua nga inati 1 vit më vonë kur Klinton ndryshoi kursin, e zgjeroi NATO-n për të përfshirë ish-satelitët e Moskës, duke e përjashtuar Rusinë. Jelcin këmbënguli se ajo për të cilën u ra fillimisht dakord, ishte ?partneriteti për të gjithë, dhe jo NATO vetëm për disa?.
Dhe ai foli për tradhtinë dhe poshtërimin e qëllimshëm nga Perëndimi të një Rusie të dobësuar. Nga ana tjetër, Gorbaçovi u ankua për refuzimin e konceptit të tij për një ?shtëpi të përbashkët evropiane?. Që nga ajo kohë, kjo çështje toksike ka rënduar jo pak mbi marrëdhëniet e Rusisë dhe Perëndimit.
Situata u bë veçanërisht e rrezikshme kur presidenti Xhorxh W.Bush, deklaroi në prillin e vitit 2008 se ?mbështet fuqishëm? anëtarësimin në NATO të Gjeorgjisë dhe Ukrainës, dhe nuk do të pranonte asnjë përpjekje të Rusisë për të vendosur veton ndaj këtij plani.
Megjithatë propozimi i Bush, u kundërshtua me forcë nga 6 anëtarë të NATO-s të udhëhequr nga Angela Merkel e Gjermanisë, e cila e quajti ?një provokim të panevojshëm? një zgjerim të tillë të aleancës.
Ndërkohë i indinjuar, presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se anëtarësimi në NATO për Gjeorgjinë dhe Ukrainën, përbënte një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë kombëtare të Rusisë, dhe ai e shihte atë si një ?vijë të kuqe? që nuk mund të kalohej.
Putini e vijoi kundërshtimin e tij, duke u përfshirë në konfliktet e brendshme etnike të Gjeorgjisë, duke mbështetur grupet separatiste në Abkhazi dhe Osetinë e Jugut, dhe duke i njohur në fund ato si republika të pavarura të mbështetura ekonomikisht dhe ushtarakisht nga Moska.
Në vitin 2014, kur protestat e mëdha popullore të mbështetura nga Perëndimi çuan në rrëzimin e presidentit pro-rus të Ukrainës, Putini veproi me shpejtësi duke ndërhyrë ushtarakisht në ato zona të Ukrainës Lindore, banorët e të cilave ishin kryesisht rusë etnikë (65 për qind në Krime) apo rusisht-folës (në Donbas 70 për qind).
Është ironik fakti që me gjithë problemet e saj të brendshme, NATO duhet të ndjekë politika që bartin një rrezikshmëri të lartë në emër të vendeve që nuk janë anëtare të NATO-s; nuk janë aleatë; dhe që me siguri do të sillnin aleancës shumë më tepër barrë sesa asete.
Sa i përket Shteteve të Bashkuara, që e kanë dëmtuar seriozisht veten përmes luftërave të gjata në vende të largëta, pse do të rrezikonim ne të bënim me gjasë të njëjtën gjë në vende kaq pak të lidhura me interesat tona të vërteta kombëtare? Është më se e qartë se ka ardhur koha që NATO të rishqyrtojë arsyet e ekzistencës së vet.
Shënim:William Moloney, anëtar i think-tankut konservator ?Centennial Institute? të Universitetit Kristian të Kolorados.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
https://thehill.com/opinion/national-security/585673-nato-today-the-sad-decline-of-a-grand-alliance
Nga Sung-Yoon Lee “The Conversation”Sipas metrikës së zymtë ...
Nga Phillip W.Magness & Peter C.Earle “The Wall Street Journ...
Nga Newt Gingrich “Fox News”Shtetet e Bashkuara po shkojnë d...
Nga Helen Branswell “Statnews”Në kushtet kur bota jonë po pë...
Nga Eduard Luce “Financial Times”Nën udhëheqjen e Xho Bajden...
Nga Daniel Duffy “American Thinker”Nëse rrëfehet një histori...
Nga Pankaj Mishra “Bloomberg”Presidenti amerikan Xho Bajden ...
Më 6 nëntor 2021 në qytetin e Hjustonit në Teksas SHBA, 8 nj...
Ministrja e re e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock ka ...
Nga Carina Woudenberg “Discover Magazine”Një grua nga Nju Jo...
Sipas historisë së Greqisë së lashtë, ishte Kali i Trojës ai...
(Pjesa e dytë)Në këtë botë ekzistojnë disa mistere historike...
(Pjesa e parë)Në këtë botë ekzistojnë disa mistere historike...
Nga Dov S.Zakheim “The Hill”Grumbullimi i forcave ruse pranë...
Të gjithë mashtrojnë pak a shumë në paraqitjen e jetës së ty...
Gati të gjithë mund të kenë dëgjuar në ndonjë rast dikë që e...
Albert AjnshtajnAlbert Ajnshtajn mbetet një nga shkencëtarët...
Nga Jozef Kunic “Eurasia Riview”Lëvizja drejt bashkimit të E...
Nga Borzou Daragahi “The Indipendent” Kur operativët ame...
Deklaratat e bëra nga drejtuesit e kulteve shpesh duken kaq...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...