Vrasja e policit në Maliq/ Hita: Nëse DVP Korçë do kishte kërkuar ndihmë do ishin marrë masa më të forta
Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita ka zbarkuar në Kor...
Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita ka zbarkuar në Kor...
Nga Jonathan Lemire ?Politico.com?
Me axhendën e tij që sapo është sabotuar nga një anëtar i partisë së tij, dhe me një pandemi që po del sërish jashtë kontrollit, presidenti amerikan Xho Bajden po hyn në vitin e tij të dytë në detyrë, me shumë dyshime mbi angazhimet kryesore të presidencës së tij.
Argumenti kryesor i fushatës së Bajdenit para popullin amerikan në kauzën e tij për rrëzimin nga pushteti të Donald Trump, ishte se ai mund ta bënte qeverinë sërish funksionale, se e drejtuar prej tij, ajo mund të bënte gjëra të mëdha për qytetarët e saj, dhe se në Uashington do të dominonte rendi dhe jo kaosi.
Por tanimë Shtëpia e Bardhë po e mbyll vitin 2021 duke u përballur me disa kriza:rastet e reja me Covid-19 po rriten në të gjithë vendin, inflacioni mbetet i lartë pikërisht në kulmin e sezonit të festave, një projektligj për zgjerimin e të drejtës së votës duket se ka ngecur që në krye të herës, dhe pjesa kryesore e axhendës së Bajden, ka pësuar një goditje shumë të rëndë.
Vendimi i pazakontë i senatorit demokrat Xho Mançin të dielën për të shpallur publikisht kundërshtimin e tij ndaj projektligjit të Bajden ?Build Back Better? (Ndërto sërish, por më mirë), i shkaktoi presidentit një disfatë të bujshme.
Dhe në rast se Shtëpia e Bardhë nuk do të mundet ta ndryshojë qëndrimin e senatorit, pasoja nuk do të ishte vetëm një dështim i madh për të luftuar ndryshimet klimatike, dhe për të zgjeruar rrjetin e sigurisë sociale. Por ai do të minonte edhe premisën qendrore të kompetencës së presidentit aktual, dhe zotimit se ai mund të ndërtonte konsensus pikërisht në kohën e një polarizimi shumë të madh politik.
Edhe para të dielës, Bajden po haste vështirësi në këto fronte. Imazhet e ditëve të fundit – rritja e numrit të rasteve me Covid-19, radhët e gjata në vendet e testimit, çmimet e larta nëpër dyqane – e kanë dëmtuar fushatën kryesore të presidentit drejtuar votuesve.
Po ashtu ato kanë krijuar ndjenjën kombëtare të pakënaqësisë, që e ka dëmtuar shumë presidentin, siç del edhe në sondazhet e fundit. Edhe pse vetë Partia Demokratik e Bajden zotëron të gjitha degët e qeverisë, historitë e bllokimit dhe të mosbesimit brenda-partiak kanë dominuar titujt e gazetave për muaj të tërë, duke krijuar imazhin e shëmtuar të një qeverie, e cila jo vetëm që nuk po arrin të përmbushë premtimet e presidentit, por është e mbingarkuar nga problemet me të cilat po përballet.
Ditët e fundit, ndihmësit kanë nxituar të vënë në dukje aspektet pozitive të administratës Bajden:shkalla e papunësisë është e ulët, vaksinat anti-Covid janë të disponueshme për thuajse të gjithë ata që e dëshirojnë një të tillë, financimi i projektligjit politikisht popullor në infrastrukturës, pritet të fillojë së shpejti.
Por krahas arritjeve, janë bërë edhe jo pak hapa prapa. Kështu Bajden po e mbyll vitin 2021 me një rekord negativ në sondazhe, dhe me një panik në rritje në radhët e demokratëve se ata do të humbasin të paktën njërën, në mos edhe të dyja dhomat e parlamentit, Kongresin dhe Senatin në zgjedhjet e mesit të mandatit që mbahen vjeshtën e vitit të ardhshëm.
Ishte vetë Bajden ai që e vendosi shumë lart stekën për presidencën e tij, duke bërë paralele me presidentët demokratë si Frenklin Ruzvelt dhe Lindon Xhonson, të cilët zbatuan shumë programe sociale në kohëra krizash serioze.
Ai deklaroi plot guxim se Amerika duhej ta provonte sërish, se demokracitë janë ende në gjendje të ofrojnë sërish mirëqenie për qytetarët e tyre, si dhe të konkurronin kundër autokracive si Kina. Duke u ndeshur ballazi me pandeminë, Bajden ka miratuar një projekt-ligj për lehtësimin e pasojave të pandemisë së Covid-19, teksa ka shtuar fondet për zhvillimin dhe shpërndarjen e vaksinave, të cilat ai premtoi se do ta nxjerrin vendin nga kthetrat e virusit.
Por pas një fillimi emocionues, gjysma e dytë e këtij viti ka sjellë një sërë sfidash për presidentin aktual. Tërheqja nga Afganistani ishte e rrëmujshme, ndërsa shumica e ngushtë e demokratëve në Kongres, e ka bërë jo pak të vështirë qeverisjen.
Një aleati i ngushtë i Bajden e humbi së fundmi garën për guvernatorin e Virxhinias. Mbi të gjitha, rastet me Covid-19 u rritën serish, ndërsa fushata e vaksinimit është zbehur shumë. Pengesat nuk janë shkaktuar që të gjitha nga Bajden.
Guvernatorët e Partisë Republikane u përpoqën të bllokonin përpjekjet e administratës për mbajtjen e maskave dhe fushatën e vaksinimit, ndërsa mediat konservatore e kanë ushqyer në vijimësi skepticizmin ekzistues ndaj vaksinave, duke e mbajtur ende të lartë numrin e të pa vaksinuarve.
Por Bajden u zgjodh pjesërisht edhe për ta nxjerrë SHBA-në nga pandemia, dhe dështimi në këtë aspekt ka ndihmuar padyshim në shifrat e dobëta që ka në sondazhet e javëve te fundit. Dhe tani koronavirusi po shkakton valën e tij të radhës.
Varianti i ri Omicron ka nisur ta godasë fort Amerikën ditët e fundit, duke thyer rekorde rastesh në disa shtete dhe qytete, dhe duke krijuar radhë të gjata dhe për orë të tëra para pikave të testimit në mbarë vendin.
Ndihmësit e Bajdenit janë prej kohësh krenarë, si gjatë fushatës ashtu edhe gjatë muajve të tyre të parë në Shtëpinë e Bardhë, për aftësinë e tyre për të mos u shpërqendruar, dhe për t?u fokusuar në misionin që kanë përpara. Por kritikët janë bërë tani shumë të zhurmshëm për t?u injoruar.
Në mënyrë të veçantë, goditja që i bëri Mançin projektit ?Build Back Better?, ka shkaktuar një zhgënjim shumë të madh në Shtëpinë e Bardhë ditët e fundit. Dhe kjo sepse Bajden ka pasur gjithmonë marrëdhënie të mira personale me senatorin e Virxhinias Perëndimore.
Ndaj javën e kaluar, ai mendoi se ishte e mundur arritja e një marrëveshje me të. Në fakt,kur Mançin ofroi versionin e tij prej 1.8 trilion dollarësh të faturës që ka ky projekt, gjatë një bisede telefonike me Bajden, presidenti u tha aleatëve të tij, se besonte se një marrëveshje mund të arrihej që në fillim të vitit të ardhshëm.
Ky besim i Bajden, vetëm sa e forcoi ndjenjën e tronditjes që solli deklarata e Mançin të dielën, se ai nuk mund ta mbështesë projektligjin, gjë që solli një sulm të ashpër ndaj tij nga sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Xhen Psaki. Biden supozohej të vendoste rregull përkundrejt kaosit që gjeti në Uashington, por në fakt kaosi po vazhdon të dominojë.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga William Moloney “The Hill”Organizata e Traktatit të Atla...
Nga Sung-Yoon Lee “The Conversation”Sipas metrikës së zymtë ...
Nga Phillip W.Magness & Peter C.Earle “The Wall Street Journ...
Nga Newt Gingrich “Fox News”Shtetet e Bashkuara po shkojnë d...
Nga Helen Branswell “Statnews”Në kushtet kur bota jonë po pë...
Nga Eduard Luce “Financial Times”Nën udhëheqjen e Xho Bajden...
Nga Daniel Duffy “American Thinker”Nëse rrëfehet një histori...
Nga Pankaj Mishra “Bloomberg”Presidenti amerikan Xho Bajden ...
Më 6 nëntor 2021 në qytetin e Hjustonit në Teksas SHBA, 8 nj...
Ministrja e re e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock ka ...
Nga Carina Woudenberg “Discover Magazine”Një grua nga Nju Jo...
Sipas historisë së Greqisë së lashtë, ishte Kali i Trojës ai...
(Pjesa e dytë)Në këtë botë ekzistojnë disa mistere historike...
(Pjesa e parë)Në këtë botë ekzistojnë disa mistere historike...
Nga Dov S.Zakheim “The Hill”Grumbullimi i forcave ruse pranë...
Të gjithë mashtrojnë pak a shumë në paraqitjen e jetës së ty...
Gati të gjithë mund të kenë dëgjuar në ndonjë rast dikë që e...
Albert AjnshtajnAlbert Ajnshtajn mbetet një nga shkencëtarët...
Nga Jozef Kunic “Eurasia Riview”Lëvizja drejt bashkimit të E...
Nga Borzou Daragahi “The Indipendent” Kur operativët ame...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...