“Në drejtimin e duhur me kalendarin ambicioz”/ Rama: Jam optimist në mënyrën më shqiptare për mbylljen e kapitujve
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën n...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën n...
Policia e Korçës ka dalë me njoftim zyrtar sa i takon kapjes së drogës mbrëmjen e djeshme.
Përmes një njoftimi, blutë e Korçës bëjnë me dije se nga operacioni ?Restart? është sekuestruar 114 kg kanabis, një armë dhe 4 automjete.
Policia ka nxjerrë edhe emrat e katër të arrestuarve.
Njoftimi i policisë:
Korçë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Restart”.
Operacioni pas një hetimi dyjavor, zhvilluar nga Seksioni për Trafiqet e Paligjshme dhe Narkotikët në DVP Korçë, Prokuroria, Policia Kufitare Korçë në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.
Goditet një grup i strukturuar kriminal, në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek.
Vihen në pranga 4 shtetas, 3 prej të cilëve me precedent të mëparshëm penal në fushën prodhimit, shitjes, trafikimit të narkotikëve dhe dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit.
Sekuestrohet 114 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 1 armë sportive, 4 automjete, 1 presë që shërbente për paketimin e lëndës narkotike.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Korçë dhe Forcat e Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, pas një pune intensive hetimore dyjavore, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Restart”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
Ligor Romaçka, 29 vjeç, banues në Korçë.
Joni Mosku, 36 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”).
Idriz Manej, 66 vjeç, banues në Shkodër, (i dënuar më parë për veprën “Trafikimi i narkotikëve”).
Albion Çiko, 21 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq (i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”).
Falë një pune të mirëorganizuar nga shërbimet e policisë, në Pikën e Kalimit Kufitar Goricë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, u bë kapja e shtetasit Joni Mosku, me mjetin tip “Opel Meriva”, brenda të cilit iu gjet e fshehur 66 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.
Gjithashtu gjatë kontrollit të një magazine në lagjen nr. 1, Korçë, të marrë në përdorim nga shtetasi Ligor Romaçka, në brendësi të një mjeti tip “Opel Meriva”, pa targa, pa dokumentacion, u gjet një sasi tjetër prej 48 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe një presë që shërben për paketimin e lëndës narkotike, si dhe gjatë kontrollit të banesës së tij, u gjet një armë sportive tip pistoletë.
Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale ishin edhe dy shtetasit Idriz Menaj, në rolin e poseduesit të lëndës narkotike dhe shtetasi Albion Çiko, i cili kishte kryer modifikimin e mjetit, me qëllim fshehjen e sasisë së lëndës narkotike.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan në total 114 lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 1 armë sportive tip pistoletë, 4 automjete, 6 aparate celularë dhe 1 pajisje metalike (presë) e cila shërbente për paketimin e lëndës narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve sportive”./CNA.al
Operacioni antidrogë/ Arrestohet avokati në Korçë, zbardhet identiteti
Lajm i trishtë për kinematografinë shqiptare. Regjisori i nj...
Një operacion antigrogë është zhvilluar mbrëmjen e djeshme n...
Dubai mbetet vendi i fshehjes së grupeve dhe bosëve të krim...
Është pezulluar nga detyra punonjësi i Policisë, shtetasi Sh...
SHÇBA ka reaguar në lidhje me incidentet që kanë ndodhur kët...
Konspiracioniste Alfred Cako ka bërë zbulimin e çuditshëm sa...
Gazetarja e njohur e kronikës Anila Hoxha ka shpëtuar për nj...
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut si vende aleate të NATO-s r...
Në Shqipëri ndryshimi i cilësisë së jetesës nuk ka ecur par...
Kjo është pamja e Tiranës që të ofrohet në një mëngjes fundj...
Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca njoftoi se do të hapet nj...
Deputetja e LSI-së Erisa Xhixho ka reaguar për abuzimin e 6-...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një me...
Ndryshimi i ligjit të birësimit dhe zëvendësimi i termave në...
Një kënaqësi e veçantë për drejtuesit e bankës Credins të je...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka zhvilluar një takim me ...
Drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili në Komision...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organ...
Ministri i Brendshëm Blendi Çuçi, në Komisionin për Sigurinë...
Në vendimin e gjykatës të siguruar nga gazetarja Glidona Dac...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...