Deklarata e Paunoviç/ Sveçla: Nuk është personale, reflekton qëndrim të Serbisë
Ministri i Brendshëm në Kosovë, Xhelal Sveçla ka folur mbr...
Ministri i Brendshëm në Kosovë, Xhelal Sveçla ka folur mbr...
Në Shqipëri ndryshimi i cilësisë së jetesës nuk ka ecur paralelisht me standardet ndaj kujdesit shëndetësor. Krahas problemeve të mëdha të sistemit shëndetësor, ekziston edhe një ndërgjegjësim i ulët shoqëror i parandalimit të sëmundjeve përmes kontrolleve rutinë dhe periodike të shëndetit, veçanërisht atij të syve. Diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare tepër të përhapura në shoqërinë tonë janë pragu i përkeqësimit të syve.
Një faktor ndikues në shëndetin e syve është përdorimi i celularëve , kompjuterave , tabletëve dhe lap topët që nuk po njeh moshë dhe afat kohe . Pandemia i ktheu shumë profesione dhe shërbime online dhe kjo përkthehet më shumë orë para ekranit kompjuterik apo celularit, fenomen i cili dëmton syrin në mënyrë intensive. Okulistët prej muajsh i bien këmbanave të alarmit për rrezikun që I kanoset njerëzve nga ky ndryshim i stilit të punës dhe të jetesës në kurriz të normalitetit të funksionit të syve.
Optikometri Italian Luca Frioni me një eksperiencë pune në Romë prej 25 vitesh në biznesin e trashëguar familjar , gjendet në Shqipëri, ku ka hapur klinikën e kujdesit ndaj syrit, në Paskuqan, me po të njëjtin mbiemër, Klinika okluistike italiane, Frioni.
Doctor pse pikërisht keni hapur në Pskuqanin klinikë të vizitave të syrit ?
Kam një arsye shumë të thjeshtë kryesore në përgjigjen time. Sepse periferitë janë gjithmonë të braktisura nga shteti dhe shoqëria, pra komuniteti këtu nuk në përfiton shërbime. Në rastin konkret shëndetësia nuk është një system i konsoliduar këtu në Paskuqan, dhe kujdesi ndaj shëndetit duket i një niveli të ulët. Aq më tepër kontrolli j syve më duket minimalist dhe aspak serioz.
Sipas jush çfarë nuk shkon në trajtimin e problemeve okulistike këtu në Shqipëri
Nga ajo cfarë kam konstaktuar gjatë vizitave dhe në qytete të tjera si dhe dëshmitë e pacientëve mendoj se, okulistikës shqiptare i mungon një protokoll rigoroz i vizitave të syrit si në tregues cilësorë ashtu edhe në ato sasiorë, pra afatit kohor të vizitës.
Për të qenë më konkret, habitem sesi nië vizitë sysh nga shumë mjekë privatë zhvillohet për pak minuta dhe fillon e mbaron me shikimin nga afër dhe nga larg të shkronjave të alfabetit. Kjo procedurë nuk ka lidhje me kontrollin e mirëfilltë dhe profesional të syve. Mos të harrojmë që një kontroll i saktë dhe i plotë i syve kërkon kohën e mjaftueshme dhe njohuri të integruara të historikut të sëmundjeve të pacientit si përshembull diabetit, sëmundjeve të zemrës, tronditjeve cerebrale, sëmundjes së veshkave etj
Neglizhenca ndaj shëndetit te syve, duket sikur është një mendësi e rrënjosur prej vitesh mes jush. Syri sikurse dhe organet e tjera ka nevojë për vizita periodike dhe të thelluara, pasi moskapja në kohë e sëmundjes, i përkeqëson treguesit deri në verbëri të plotë. Teorikisht në okulistikën italiane theksohet se ” Nga sytë kupton shëndetin e pacientit.
Miopia përshembull është një patologji tipike e njerëzve këtu, që do të thotë difekt i shikimit dhe, shumica paraqiten për kontroll kur gjendja është rënduar. Sepse vizitën tek mjeku shoqëria e lidh domosdoshmërisht me faktin nëse ndiejnë dhimbje.
Fëmijët mbeten kategoria më e dëmtuar dhe më e pambrojtur nga komunikimi teknologjik. Prindërit duhet ti sjellin fëmijët për vizita dhe kur ata nuk kanë ankesa
Nga ana tjetër dhe mjekët specialist duhet të tregohen më vigjilentë në trajtimin e sëmundjeve të pacientit pasi përshembull një diabetik duhet doemos të këshillohet të paraqitet për vizitë të syve.
Në klinikën Frioni krahas vizitës së shpejtë të syve me dy paketa me kontrolle komplekse të syve
Është thelbësor vizita e fondo del occhio pra thellësisë, fundit të syrit. Nga kjo procedurë ne arrijmë në diagnoza shumë të sakta dhe të detajuara të sëmundjes së syrit dhe më pas kurimit të tij. Me anë të këtij kontrolli të thelluar arrijmë të marrim të dhëna për qarkullimin e gjakut në zgavrën e syrit, procedure që na siguron të dhëna për gjendjen e vazave të gjakut. Ato mund te dëmtohen nga sëmundje si diabeti, dislipidemitë dhe pathologji të ndryshme të trurit përfshirë dhe tumoret
Cilat janë disa nga risitë e punës në klinikën tuaj?
Në klinikën okulistike Frioni kemi pajisje dhe aparatura të një teknologjie të lartë diagnostifikimi, me të njëjtat standard dhe protokoll vizitash, sikurse në klinikat okulistike në Itali. Ne operojmë me lente të një cilësie të lartë të prodhuara në Itali dhe me syze që montohen eskluzivisht atje. Lentet italiane kanë një garanci maksimale dhe një qartësi të jashtëzakonshme të Polimerit.
Ato testohen nga një procedurë shumë komplekse veçanërisht nga vlerësimi i polimerit lëndë përbërëse e lentes, para se ato të dalin në shitje. Ndërkohë.montimi i syzeve parashikon një teknikë specifike pasi skeleti përbën kriter kyç në cilësinë e syzeve./CNA.al
Kjo është pamja e Tiranës që të ofrohet në një mëngjes fundj...
Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca njoftoi se do të hapet nj...
Deputetja e LSI-së Erisa Xhixho ka reaguar për abuzimin e 6-...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një me...
Ndryshimi i ligjit të birësimit dhe zëvendësimi i termave në...
Një kënaqësi e veçantë për drejtuesit e bankës Credins të je...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka zhvilluar një takim me ...
Drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili në Komision...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organ...
Ministri i Brendshëm Blendi Çuçi, në Komisionin për Sigurinë...
Në vendimin e gjykatës të siguruar nga gazetarja Glidona Dac...
Regjisori dhe skenaristi i njohur Leka Bungo, njëherësh krye...
Bashkitë e Patosit dhe Roskovecit kanë rënë në rrjetën e inc...
Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së i komanduar, Martin Leka ë...
#NxitNdërgjegjësimin#HPSi të njohim simptomat & shkaqet që ç...
Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtje...
Komisioneri evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka dhënë...
Avokatja e Popullit Erinda Ballanca është ankuar sot në Kom...
SPAK ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë pë...
“Mezi pres të punojmë sërish së bashku në të ardhmen dhe në ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...