Ju "sherifa" të politikës, mos e baltosni Sherifin !
Nga Nini Dede Disa ditë para ndarjes nga jeta të artistit të...
Ky Lefteri që dha dorëheqjen, është një nga ata qindra kalbësirat e politikës sonë. Me një letër që gjoja të këput shpirtin, po na hap barkun duke u përpjekur të hiqet si një intelektual me vizion për vendin, ku sipas tij është shumë herë më mirë. Në fakt është një përfaqësues i klaneve që kanë shtrydhur, sunduar, përdhunuar vendin.
I klanit të Zemunit siç aludonte dikur Partia Demokratike, por që aktualisht e ka deputet nga listat e saja një anëtar të këtij klani. Ai quhet Agron Duka, ka lidhje të afërta, krushqie me Lefterin e Durrësit. Por mafia kështu vepron, sa majtas, sa djathtas, me qëllim që po nuk hëngrën këtë vit me të djathtën, të paktën të hanë me të majtën.
Gjë që aktualisht po e bën shumë mirë ky klani i Zemunit. Eshtë nga ato raste kur ndërgjegja kombëtare shqiptare kapi batakun, sa nuk mbeti këmbë injoranti pa u diplomuar dhe u graduar deri me tituj shkencorë. Ky është një nga ata që ka mbaruar një universitet fët e fët në Strugë, në kohën kur mbante edhe detyrën e kryebashkiakut të Durrësit nga 2003 deri në 2007. Megjithëse Universiteti që ai ka ”mbaruar” është themeluar në 2005. Tani nuk e di nëse ekziston më apo jo? Dhe as që dua t’ia di. Shqipëria i pati me bollëk të tillë, ndërsa verifikimi i diplomave nuk u bë kurrë, si nga qeveria Berisha, ashtu dhe kjo e Edi Ramës.
Sot vendi ka një shpurë të mahnitshme kuadrosh të dilpomuar në mënyrë bizarre ku rekordin e mban drejtësia. Kësisoj nuk është e rastësishme që sot Shqipërisë i kanë ikur plot 1.5 milion njerëz, ku 80% janë mendje të hapura dhe të mirëarsimuar. Në fakt nuk është dorëheqje, është një tërheqje e detyruar. Ky është pjesë e listës së personave non grata nga Departamenti i Shtetit, i atyre personave që kanë mbajtur poste kyçe, kanë ndarë tendera dhe përfliten për punë të pista. Ajo listë sot është si maja e ajsbergut.
Sepse sado të përflitet Amerika për favorizime, apo për goditje të njëashme, radha do vazhdoj. Shqiptarët në të ardhmen do shqyejnë sytë akoma. Amerika thjesht po përpiqet të istalojë demokracinë në një vend që ka prirje perëndimore me shumicë, por që dominohet me nga një kastë klanesh, me mendësi sa otomane aq edhe lindore. Ky dha dorëheqjen me mendimin se do i shpëtoj vetingut, ashtu si shumë hajvanër të drejtësisë shqiptare që sot janë pronarë apartamentesh të panumurt dhe dyshekësh të mbushur me euro.
Kurse këta, si ky Lefteri janë edhe klient të bankave ofshore nga përqindjet e larta të tenderimeve. A po e ndihmon Amerika apo Europa, Shqipërinë? Pa asnjë diskutim. Mos dëgjoni shtetarë si Edi Rama që një e më dy i hakërrehet Europës. Por puna është sa po e ndihmon Shqipëria veten, me një fjalë shqiptarët shtetin e tyre, vendin, kombin?, kjo lë shumë për të dëshiruar. Praktika e luftës frontale është sot prezente dhe klanet dominojnë totalisht një shoqëri e cila nuk reagon.
Klanet sot kanë forca politike më të forta se kurrë, bëhen zgjedhje formale, forumet nuk janë determinues, por fiktivë dhe në shërbim të njëshave. Dorëheqja ka vdekur si institucion aq sa plot emra duket sheshit se vetëm vdekja do t’i largoj nga pushteti. Një traditë që shqiptarët e njohin mirë, e ka emrin Enver Hoxha.
I vetmi evoluim, është ai që sot, janë disa Enverë. Pra një evoluim i mbrapshtë. Prandaj ky Lefteri nuk e ka lëshuar mandatin, hiqeni nga mendja. Ai vetëm se e ka shitur. Dhe e ka shitur shtrenjtë biles. Po do Zoti dhe e shikon që një ditë këto para t’u kthehen shqiptarëve, se, as afganët nuk na duan më. Kaq poshtë kemi rënë./ CNA.al
Nga Nini Dede Disa ditë para ndarjes nga jeta të artistit të...
Nga Ekrem SpahiuSi sot 93 vjet më parë, më 1 Shtator 1928, n...
Fillimisht duhet të kuptojmë dhe pranojmë se dhunë ndaj grav...
Bashkimi Europian ka identifikuar tre kategori personash si ...
Nga Mentor Kikia Afganistani dhe afganëtqë kërkojnë strehë, ...
Nja dy dekada më parë, me një grup kolegësh udhëtuam në SHBA...
Megjithë kamuflimin ideologjik marksist-leninist rivaliteti ...
Pas largimit të deputetit Mark Marku është ringjallur edhe n...
Ai që e vrau i pari PD-ën, nuk është Mark Marku, që sot po e...
Nga Erion DashoPrej vitesh informacioni shëndetësor dhe tekn...
Mark Marku dhe shoku i tij Gjekmarkaj, nuk votuan për Luli B...
Në 50 vite diktaturë komuniste të gjitha pushtetet politike,...
Mark Marku i është shtuar sot përfundimisht listës së gjatë ...
Nga Ilir KonomiDërgata shqiptare me Esat pashën u prit nga P...
A e dini pse Nënë Tereza është njeriu mrekulli që e ka të gj...
Ky është postimi i fundit i Presidentit të Republikës në faq...
Nga ark.urb. Julian BalaJanë dakord që të mbrohen investitor...
Nga Kreshnik SpahiuMilitantënt demokratë e gjetën pas 30 vje...
Shqipëria është plot me shenjtëri manastiresh, magji’ kishas...
Nëse një shoqëri apo një komb, nuk ka cilësi të ritmit pozit...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...