Nga Mentor Kikia/ Këmba-këmbës afganëve, të mos u ndahemi…
Nja dy dekada më parë, me një grup kolegësh udhëtuam në SHBA...
Nga Mentor Kikia
Afganistani dhe afganëtqë kërkojnë strehë, për qytetarët e thjeshtë shqiptarë janë një histori dhëmbshurie, ndërsa për politikën një histori e mirë PR. Por Afganistani duhet të jetë shumë më shumë se kaq. Ai është vetë e ardhmja jonë që po shfaqet në kohën e tashme. Po po, mos u habisni!
Në aspektin e sigurisë territoriale dhe jo vetëm, Shqipëria është sot në epokën më të lavdishme të saj. Për herë të parë në histori, fqinjët nuk munden(jo se nuk duan) të shtyjnë gardhin për të marrë ndonjë copë tokë. Për herë të pare, që nga copëtimi i trojeve, kemi dy shtete shqiptare dhe një faktor shqiptar në rritje në Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi. Ne kemi tri dekada që jemi krah të ?fortëve?. Pa asnjë dyshim, që ky shekull në rajon, është shekulli i shqiptarëve.
Dhe e gjithë kjo falë një aktori, SHBA!
Ndërsa 100 vjet më parë të mëdhenjtë diskutonin fshirjen fare nga harta të një shteti ?që nuk bëhej dot?, sot ne ulemi në një tryezë me ta dhe diskutojmë ?çështje të mëdha?.
Por, sa do të zgjasë kjo ëndërr e bukur?
A mjaftojnë sevilizmat proamerikane e politikanëve të Tiranës, që kjo histori të vazhdojë pafund?
A mjaftojnë aksionet e PR në mediat botërore për të shpalosur humanizmin shqiptar para të mëdhenjve që u mbyllën derën afganëve?
Përpara se të bëjmë pyetjen ?apokaliptike?, se çfarë do të ndodhë nëse SHBA ikin nga Ballkani Perëndimor, pra nëse nuk do të kenë më interesa aty, duhet të bëjmë një pyetje-akuzë:
Çfarë kemi bërë ne shqiptarët në këto 30 vjet, ndërsa kishin mbështetjen e superfuqisë botërore? Sa jemi faktorizuar ne, sa jemi forcuar ekonomiksht dhe ushtaraklisht?
E kemi zhvatur, vjedhur, grabitur, shkatërruar e masakruar këtë vend, në çdo drejtim. Kemi mbjellë pesimizëm dhe deri urrjetje për vendin, duke bërë që arratia të vazhojë të jetë opsioni kryesor i të rinjve. Nuk kemi ndërtuar dot shtet funksional. Kemi ekonomine dhe ushtrinë me modeste në rajon. Si këndej dhe andej kufirit, kemi kultivuar nje politikë të korruptuar. Me shtetin e dytë shqiptar, Kosovën, kemi bërë vetëm mbledhje të përbashkëta qeverie dhe marrëdhëniet i kemi në të njëjtin standard me fqinjët e tjerë. Dhe, konfliktet apo akuzat më të forta politike në rajon kanë qenë mes politikanëve në Tiranë dhe Prishtinë.
Por të dalim tek pyetja: Çfarë do të bëjmë ne, në një situate të supozuar, sikur amerikanët të mos kenë më interesa në Ballkan dhe ne të mos jemi më me të ?fortët? në krah? A do të jemi ne zot i vetes? Dhe kjo mund të ndodhë, pasi Amerika ?nuk ka miq dhe armiq të përhershëm, ka vetëm interesa të përhershme?.
Disa syresh sot akuzojnë Amerikën se mbështet regjime të korruptuara(supozuar edhe qeverine e Tiranes). Por ne nuk bëmë dot prokopi as kur e kishin Amerikën armik, as tani që e kemi mik. E pra nuk është faji i saj.
Ajo që ne duhet të dimë ne është se historia nuk përsëritet. Amerikanët nuk do të kthehen më në Kabul të përzënë talibanet. Në mos i bëfshin aleatë në të ardhmen, nuk do tu dalin më përballë në llogore.
As ne nuk duhet të mendojmë se do të flemë të qetë përfundimisht, pasi kemi Amerikën tek dera në na mbron. Ka një mori faktorësh të tjerë gjeopolitikë që ndikojnë këto situata, por SHBA, është faktor padyshim vendimtar. Rajoni nuk është më ai që ka qenë dhe pushkët janë ulur. Por, ndërsa po bëjmë paqe me sllavët(padyshim shumë mirë), ne po zbulojmë se armiqtë tanë të rinj janë vetë shqiptarët.
Nja dy dekada më parë, me një grup kolegësh udhëtuam në SHBA...
Megjithë kamuflimin ideologjik marksist-leninist rivaliteti ...
Pas largimit të deputetit Mark Marku është ringjallur edhe n...
Ai që e vrau i pari PD-ën, nuk është Mark Marku, që sot po e...
Nga Erion DashoPrej vitesh informacioni shëndetësor dhe tekn...
Mark Marku dhe shoku i tij Gjekmarkaj, nuk votuan për Luli B...
Në 50 vite diktaturë komuniste të gjitha pushtetet politike,...
Mark Marku i është shtuar sot përfundimisht listës së gjatë ...
Nga Ilir KonomiDërgata shqiptare me Esat pashën u prit nga P...
A e dini pse Nënë Tereza është njeriu mrekulli që e ka të gj...
Ky është postimi i fundit i Presidentit të Republikës në faq...
Nga ark.urb. Julian BalaJanë dakord që të mbrohen investitor...
Nga Kreshnik SpahiuMilitantënt demokratë e gjetën pas 30 vje...
Shqipëria është plot me shenjtëri manastiresh, magji’ kishas...
Nëse një shoqëri apo një komb, nuk ka cilësi të ritmit pozit...
Nga Jak SimoniNdonëse kjo verë është dukshëm më e ngrohtë dh...
Nga Gjergj ErebaraNjë analizë statistikore e databazës së rr...
Atë të përlotjes e përjetoj si sektorin më të neveritshëm të...
Nga Altina Marmullaku, Ana GjokaLëvizja Vetëvendosje ka orga...
Shqipëria dhe Kosova s’kanë qenë kurrë më larg njëra-tjetrës...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...