Nga Arian Galdini/ Nënë Tereza, njeriu mrekulli
A e dini pse Nënë Tereza është njeriu mrekulli që e ka të gj...
Nga Ilir Konomi
Dërgata shqiptare me Esat pashën u prit nga Princ Vidi në kështjellën e tij të familjes në Nojvid të Gjermanisë
Pjesë nga libri ?Esat pashë Toptani : Njeriu, lufta, pushteti? – Ilir Ikonomi
Gjermani, 21 shkurt 1914. Qyteti i vjetër i Nojvidit ishte zhytur në një atmosferë gëzimi si në Krishtlindje, për të pritur dërgatën shqiptare, që do të arrinte me tren të posaçëm. Në hyrje të rrugës kryesore ishte ngritur një lloj harku triumfi, dy shtylla të larta të lidhura sipër me zbukurime dhe flamuj.
Ishte ftohtë, por kjo nuk i pengoi mijëra njerëz të dilnin nëpër rrugë, në dritare dhe në ballkone për të përshëndetur mysafirët. Në lumin Rin qëndronin të palëvizshme dhjetëra anije me vela, ku dalloheshin banderolat shumëngjyrëshe, mes të cilave edhe flamurë të Shqipërisë së re.
Treni arriti me shumë vonesë, por sapo Esati dhe të tjerët zbritën në platformë, turma u gjallërua dhe shpërtheu në brohoritje. Burra, gra dhe nxënës tundnin flamurkat që mbanin në duar.
Shqiptarët ishin veshur shumica me frak. Nën redingotat dhe jelekët e zinj u shndritnin këmishat e bardha që mbylleshin te jaka me papijonë. Dikush ishte kujdesur, gjatë qëndrimit të tyre në Romë, t?u dërgonte në hotel rrobaqepës për t?u përgatitur veshje ceremoniale, të denja për një ngjarje që do të shkruhej në histori.
Në gjoksin e Esatit mungonin dekoratat e Osmanijes dhe Mexhidijes, që ai do t?i kishte vënë në çdo rast tjetër solemn. Problem kishte qenë lloji i kapeles, që do të përdorte Esati dhe kjo ishte zgjidhur pas sugjerimit që ai të mbante një cilindër në vend të fesit turk, për të mos fyer anëtarët e krishterë të dërgatës.
Për të përshëndetur mysafirët kishin dalë autoritetet më të larta të qytetit. Nën vështrimet kureshtare të njerëzve, Esati dhe të tjerët zunë vend në pajtonët, që drejtoheshin nga karrocierë me uniforma blu dhe karvani u nis për në shtëpinë-kështjellë të familjes princërore të Vidëve.
Në Schloss Neuëied, siç e thërrisnin gjermanët kështjellën, tani banonte Princ Viktori, vëllai i Vidit. Kjo ishte një ndërtesë dykatëshe e shekullit të 17 në ngjyrë kanarine, me çati të pjerrëta gri të stilit francez.
Në sheshin para pallatit ishte rreshtuar garda e Nojvidit, te hyrja qëndronin ushtarë në pozicion roje nderi dhe në harkun e portës ishte ngulur emblema e shtetit të ri shqiptar. Pajtonët arritën në oborrin e kështjellës pak pas mesditës.
Esati zbriti i pari dhe pas tij me radhë anëtarët e tjerë të dërgatës: Lef Nosi, Eqrem bej Libohova, Eqrem bej Vlora, Xhemil bej Vlora, Shefqet bej Vërlaci, Iljas bej Vrioni, Llazar Xhumurteka, Ndoc Çoba, Pashko Kakariqi, Abdyl bej Ypi, Nikollë Kaçorri, Hasan Prishtina, Sami bej Vrioni, Mihal Turtulli, Epaminonda Koleka, Milto Shallvari, Hysen bej Vrioni, Vehbi Dibra dhe Jusuf Hamzaraj.
Mysafirët i futën në një sallë me mure të bardhë dhe ata u përshëndetën me kryeshambelanin, i cili i renditi në formë gjysmërrethi. Pas pak hyri Princ Vidi me Princeshën Sofi dhe përnjëherësh ra një qetësi e thellë. Princi mbante uniformën zu Fuss të truprojes personale te Kaizerit me helmetën Pickelhaube, me kunjin karakteristik në majë.
Princesha kishte veshur një fustan të bardhë e të derdhur, që i prekte tokën, ndërsa mbi flokët e zeza i shndrinte një gur i madh i çmuar. Esati doli përpara delegacionit dhe lexoi në shqip me zë kumbues një letër që mbante në dorë. Përkthente Eqrem bej Vlora, i cili e kishte shkruar vetë tekstin.
– Lartësi! – iu drejtua Esati Vidit. – Kombit tonë i është dashur të kalojë nëpër kohë të këqia, por nuk e ka harruar kurrë të shkuarën e vet të lavdishme, shpirtin kombëtar dhe tiparet e tij shqiptare. Ai ka ditur ta ruajë frymën kombëtare dhe gjuhën e të parëve.
Ndryshimet politike që ndodhën kohët e fundit në Ballkan dhe sidomos kujdesi e ndihma e Fuqive të Mëdha europiane, i lejuan Shqipërisë të krijohej si shtet i lirë dhe i pavarur. Shqiptarët janë jashtëzakonisht të lumtur e të gëzuar që Lartësia Juaj, bir i një kombi kaq të famshëm në punën e shkencave, të kulturës dhe të lavdisë, pranoi të bëhet sovrani ynë.
Zoti fuqiplotë Ju pastë nën krahun e vet, Juve dhe Shtëpinë Tuaj të shquar, për të mirën e Shqipërisë. Shqiptarët, pa përjashtim, do të jenë përjetësisht qytetarë besnikë të Lartësisë Suaj. Rroftë Madhëria e Tij, Mbreti i Shqipërisë.
Në përshëndetjen e Esatit bëri përshtypje përdorimi në fund i fjalës Mbret, në vend të Princ. Pas duartrokitjeve, njëri prej burrave, Milto Shallvari, i dorëzoi Vidit një kuti të vogël, të mbështjellë me shami mëndafshi ngjyrë mavi, brenda së cilës kishte dhè, rërë dhe ujë nga Shqipëria. Dhurata ishte simboli që lidhte në mënyrë të përhershme një të huaj me tokën e shqiptarëve.
Foli edhe Princi. Njësoj si Esati, ai lexoi nga letra me ton solemn.
– Shkëlqesi! Zotërinj! ? e nisi ai fjalimin në gjermanisht. ? Si përfaqësues nga e gjithë Shqipëria, keni ardhur të më ofroni fronin e vendit tuaj, i cili, pas shumë luftimesh dhe vështirësish, ka arritur më në fund edhe një herë pavarësinë.
Meqenëse Fuqitë më kanë caktuar si sovranin tuaj, dua t?Ju them se e pranoj fronin e Shqipërisë dhe se ne do të shkojmë atje bashkë me ju si të shkonim në atdheun tonë të ri. Nuk ka qenë e lehtë për mua. Këtë vendim munda ta marr vetëm pas një meditimi prej shumë muajsh. Përmasat dhe serioziteti i kësaj përgjegjësie më trembnin.
Por tani që e kam vendosur, do t?i përkas vendit Tuaj me gjithë zemër dhe me të gjitha forcat e mia. Shpresoj të kem bashkëpunimin tuaj të zellshëm dhe besnik për ta themeluar dhe forcuar këtë shtet. E pranoj me kënaqësi dhe me mirënjohje sigurinë e besës suaj, të asaj bese që në Shqipëri ka qenë gjithnjë e shenjtë dhe e famshme në të gjithë botën. Rroftë Shqipëria!
Thirrjen e fundit Vidi e lexoi në shqip. Pastaj eci drejt Esatit dhe të dy shtrënguan duart gjatë, duke e parë njëri-tjetrin ngultazi në sy.
Jashtë dhe brenda pallatit u bënë fotografi. Vidi me bashkëshorten në mes, pranë tyre Esati dhe rrethepërqark gjithë të tjerët. Vidi i ftoi shqiptarët për drekë.
Në dollinë që ngriti i pari ai tha se motoja e familjes së tij ishte Fidelitate et Veritate (Besnikëri dhe Ndershmëri) dhe se ajo përkonte me cilësitë e popullit shqiptar, të njohura mirë në të gjithë botën. Esati u përgjigj se shpresonte që Shqipëria, me punën e saj dhe nën udhëheqjen e Princit, të arrinte shumë shpejt një shkallë qytetërimi si ajo e Gjermanisë.
Edhe në këtë rast ai përdori fjalët Mbret dhe Mbretëreshë për të zotët e shtëpisë. Pas kësaj, të gjithë shkuan me automobil në kështjellën Monrepos, ku motrat e Princit dhanë një çaj për nder të mysafirëve.
Esati bëri deklarata për shtypin. Ai tha se Shqipëria synonte të mbante marrëdhënie miqësore me të gjitha fuqitë, edhe me Rusinë.
?Simpatia jonë për Austro-Hungarinë dhe për Italinë, – tha ai, – është e qartë nga vetë interesat e mëdha të përbashkëta, që e kanë bazën në pozitën gjeografike të Shqipërisë. Janë gjithashtu të kuptueshme ndjenjat e ngrohta që ushqejmë për Gjermaninë dhe që na i ka dhuruar Princi ynë.?
Sa i përket mundësisë për trazira të reja në Ballkan, Esati tha se vendet ballkanike ishin tepër të dobësuara për të filluar një luftë të re. Nga ana tjetër, – tha ai, – Shqipëria është forcuar ndjeshëm, në sajë të përpjekjeve të Fuqive të Mëdha./ CNA.al
A e dini pse Nënë Tereza është njeriu mrekulli që e ka të gj...
Ky është postimi i fundit i Presidentit të Republikës në faq...
Nga ark.urb. Julian BalaJanë dakord që të mbrohen investitor...
Nga Kreshnik SpahiuMilitantënt demokratë e gjetën pas 30 vje...
Shqipëria është plot me shenjtëri manastiresh, magji’ kishas...
Nëse një shoqëri apo një komb, nuk ka cilësi të ritmit pozit...
Nga Jak SimoniNdonëse kjo verë është dukshëm më e ngrohtë dh...
Nga Gjergj ErebaraNjë analizë statistikore e databazës së rr...
Atë të përlotjes e përjetoj si sektorin më të neveritshëm të...
Nga Altina Marmullaku, Ana GjokaLëvizja Vetëvendosje ka orga...
Shqipëria dhe Kosova s’kanë qenë kurrë më larg njëra-tjetrës...
Edi Rama po futet për ditë e më shumë nën lëkurën e atij zen...
Një dalldi e madhe filloi gati 3 javë më parë kur Bashkia Ko...
Shumë zhurmë për asgjë dhe një furtunë në gotë, ngritur për ...
Amerika nuk dështoi në Afganistan. Ajo shkoi atje për të shk...
Sigurisht, i kam ndjekur me vëmendje shtesë zhvillimet, vler...
Nga Elton QynoVendosja e 50 kg tritol në impiantin e një fab...
Edi Rama, me lëvizjet e tij, shumica e tyre konsensuale dhe ...
Ajo çfarë është çudia shqiptare, është kontraversiteti. Ose ...
Afganistani sot është tema e diskutimit publik, mediatik e p...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...