“Lumë” presioni në rrjetet sociale/ Të famshmit në “shënjestër”, kush po i nxit për protestat
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Afganistani sot është tema e diskutimit publik, mediatik e politik në çdo cep të Botës, përfshirë Shqipërinë.
Që nga institucionet më të larta ndërkombëtare, faqet dhe ekranet e mediave e deri tek ?muhabetet e kafeneve?.
Në Shqipëri në vend të adresimit të çështjes si një sfidë serioze për sigurinë nga krijimi i Kalifatit të talebanëve, tentohet spekulimi qeveritar me ?skenarë të heroizmit humanitar unikal?!
Prej 20 vitesh SHBA dhe NATO garantuan sigurinë globale dhe reduktimin e rrezikut shumëdimensional prej atij rajoni.
Çuditërisht, megjithë ndihmën e tërë këtyre viteve prej SHBA dhe NATO-s, qeveria dhe shoqëria afgane nuk e morën përsipër përgjegjësinë e tyre mbi vendin e vet, asnjëherë e as në ditët e fundit !
300 mijë ushtarë afganë, të armatosur e trajnuar nuk bënë asnjë rezistencë përballë 17 mijë talebanëve me armatim thjesht taktik.
Presidenti dhe e gjithë elita e superkorruptuar dhe abuzuese me pushtetin u arratis nga vendi me një plan qartazi të planifikuar dhe si një platformë po ashtu të qartë politike.
Shantazhin ndaj Perëndimit !
?Ju nuk luftoni për ne e nuk na mbroni, ne ikim dhe talebanët do ti keni si kërcënim i përditëshëm ndaj jush?? është platforma që ndoqën autoritetet e deritashme në Afganistan !
Këta abuzues të paskrupullt me pushtetin, me pasuritë e vendit, me sigurinë e ofruar nga forcat e SHBA dhe NATO, nuk kanë arritur kurrë ta qeverisin realisht vendin e tyre.
Shantazhimi ndaj Perëndimit me një rrezik më të madh se korrupsioni i tyre dhe ?lojrat? e shumfishta politike të tyre, ka mbajtur një status quo të gjatë në atë vend e rajon ku SHBA dhe Perëndimit ju ka kushtuar në këto 20 vite, mijëra jetë njerëzish, triliona dollarë shpenzime, energji, angazhim, kohë e vëmendje të madhe.
Talebanët tashmë janë një kërcënim, rrezik dhe problem shumë më i madh se sa administrata që u largua.
Gjithashtu, talebanët as e kanë qeverisur më parë Afganistanin kur ishin në pushtet e as kanë për ta qeverisur tani.
Ata janë sjellë e do të sillen thjesht si pushtues, duke e ndërtuar ?perandorinë? e tyre mbi trafikun e drogës, trafikun e njerëzve, trafikun e influencave të ndryshme rajonale, dhunën ekstreme ndaj popullatës, duke krijuar kështu një terren të përshtatshëm për terrorizmin, mafian ndërkombëtare dhe projekte destabilizimi në kënde të ndryshme të globit.
Historia e Afganistanit është e gjatë dhe shumë e komplikuar.
Akoma më e komplikuar dhe e vështirë do të jetë me talebanët.
Kalifati i talebanëve nuk mund të ekzistojë e as nuk mund të jetë i keqpërdorshëm duke mbetur veç brenda kufijve të Afganistanit.
Rajoni përreth, por dhe e gjithë bota do të përballet e do të ndeshet me të, në njërën apo në tjetrën formë.
Vetë kjo përballje do të prodhojë valë të tjera ndikimi sipas formulës që shkakton një pandemi në hapsirën e natyrës.
Nga rajoni në rajon, nga këndi në kënd, globalisht !
Kritikat dhe pakënaqësitë që adresohen ndaj SHBA për tërheqjen e saj ushtarake prej atje janë të padrejta e të pasinqerta.
Nga reduktimi i rreziqeve e kërcënimeve prej atij rajoni për shkak të angazhimit ushtarak amerikan atje kanë përfituar të gjithë, miq e jo miq të SHBA dhe Perëndimit.
Por sakrificat e mëdha në jetë njerëzish, shpenzime financiare dhe imazh publik të SHBA, jo vetëm që nuk vlerësoheshin por keqpërdoreshin e madje injoroheshin e minoheshin prej shumë përfituesisht të asaj sigurie që garantohej atje.
Tashmë një realitet i ri, i hidhur e i rrezikshëm për të gjithë është efektiv !
Shqipëria gjithashtu siç ka patur përfitime nga ajo siguri, po ashtu do të jetë e ekspozuar ndaj rreziqeve që asnjëherë nuk mund të dihen me saktësi se si e se kur mund të shfaqen.
Në vend të trajtimit me seriozitet e mbi bazën e përmbajtjes së kësaj sfide të re, politika shqiptare u shfaq si përherë, diletante dhe folklorike!
Qeveria rendi të injektojë në diskursin publik, spektaklin e saj ?humanist? të strehimit për azilantët afganë, këtë si një ?nder personal? që Kryeministri i Tiranës po i bënte administratës amerikane !
Ky dilentantizëm politik e institucional nuk është as i pari e nuk do të jetë as i fundit prej qeverisë aktuale të Tiranës.
Jo vetëm për faktin se aftësitë e të menduarit (institucionalisht) dhe sjelljes së saj janë totalisht diletante, por edhe sepse nuk ka patur e nuk ka kurrfarë parimesh fondamentale në moralin dhe përmbajtjen e kësaj qeverie.
Ka veç një qasje të saj !
Injektimin në opinion të akteve të saja si gjoja unike, bizarre, globalisht dimensionale e broçkulla të tilla të tjera !
Natyrisht që në këtë sjellje prej tallavaje qeveritare, do ketë reagime nga më të ndryshmet prej opinionit publik, kjo sa për shkak të kaosit informativ që injekton qeveria e sa për shkak të fustrimit të madh akumuluar prej qytetareve ndaj një qeverie që veç abuzon, spekulon, mashtron e tenton të përfitoj mbi sakrificën e të tjerëve.
Këtij reagimi nga qytetarët, në vend të sqarimeve, transparencës, qartësimit, Kryeministri i vendit i reagon me një gjuhë e vulgaritet prej modeli talebanësh.
Angazhimi edhe i Shqipërisë, në masat paraprake për të ndihmuar jetë njerëzish nga Afganistani është veçse një sjellje normale e pa kurrfarë drame.
Së pari, angazhimi i Shqipërisë në Afganistan (në kuadrin e NATO) ka nisur prej kohësh.
Shqipëria ka patur jetë ushtarakësh të sakrifikuara në këtë betejë.
Gjithashtu, nuk bëhet fjalë për kampe apo instalime refugjatësh por strehim i përkohshëm qytetarësh që janë shënjestër e ekzekutimeve për faktin që kanë punuar pranë ambasadave të huaja, organizatave të OKB apo forcave ushtarake ku dhe ushtarakët tanë kanë qenë pjesë.
Talebanët kane nisur ekzekutimet, ndaj përkthyesve, njerëzve të medias, personelit të shkollave dhe ndihmave sociale.
Danimarka ka nisur të strehojë kontigjente të tilla me qëndrim të përkohshëm.
Kanadaja po ashtu.
Presidenti francez njoftoi strehimin e një pjese të tyre.
Qeveria shqiptare në vend që të informojë, sqarojë publikun, në vend që të punojë e përmbush detyrat e saj, spekulon dhe dramatizon pa arsye një proçes të tillë të përkohshëm.
Sepse është diletante dhe ka moral spekulanti !
Pas qeverisë diletante, Selia e opozitës zyrtare shfaqet e lehtë dhe folklorike.
Pa evidentuar përmbajtjen e problematikës së krijuar, pa demonstruar as ajo kolona shtetërore e peshë politike, konsumon retorikë, ?për të kaluar rradhën? !
Në vend që opozita të demonstronte një qëndrim prej faktori potent e determinues në këtë moment të veçantë të politikës së jashtme me ndikim edhe në të ardhmen, ajo më shumë u paraqit si bishti i spërdredhur i propagandës qeveritare dhe ?heroizmit? personal të Edi Ramës !!!!!
Cilado qeveri që do të ishte në Shqipëri do të merrte përsipër të angazhohej në strehimin dhe shpëtimin e jetës së njerëzve, do të ofronte gadishmëri në partneritetin strategjik që kemi me SHBA.
Kjo nuk është ndonjë çudi apo akt i paprecedent !
Por në vend të spekulimit diletant të qeverisë dhe folklorizmit të Selisë së opozitës, shteti shqiptar do të duhet të trajtonte sfidën e re të kërcënimit të sigurisë dhe opinioni do të duhej të informohej e sqarohej me seriozitet e transparencë.
Në një shtet serioz, qeveria por dhe opozita do të duhej të fokusoheshin tek thelbi dhe problematika kryesore e çështjeve të tilla shumë të ndjeshme e me ndikim global.
Shqipëria, pavarësisht se sa mund të ndikojë, do të jetë gjithmonë brenda sferës së kërcënimeve e rrezikut prej valëve të karakterit të ndryshëm që do të përhapen prej atij rajoni, tashmë dhe me talibanët në Kalifatin e tyre.
Këtë duhet ta mbajnë mirë parasysh si qeveria ashtu dhe opozita.
Kërcënimet serioze që mund ti paraqiten edhe shoqërisë e shtetit tonë nga ky realitet tashmë në atë rajon, nuk përballohen me diletantizmin qeveritar e as me folklorizmin e opozitës !/CNA.al
Zhurma qe po behet keto dite per Bregovic me kujtoi nje nate...
Dështimi i SHBA-së dhe Perëndimit në Afganistan nuk po shihe...
Nga Aranit MuraçiVendimi për të strehuar refugjatë afganë tr...
Lehtësimi i hallit të amerikanëve për të shpëtuar jetët e ba...
Në Shqipëri pothuajse nuk ka debat për pranimin e afganëve, ...
Nga Ilir LevonjaA duhet Shqipëria, të strehoj afganët? Pa as...
Kryeministri Edi Rama e ka pasur më në fund një shpjegim në ...
Shkoi në Korçë dhe i vuri flakën PD-së. Shkatërroi në dy man...
Një Benz i madh xhiron rrotat duke i kallur tmerin miletit m...
Bëhet fjalë për dështimin e madh të shkencës mjeksore dhe sh...
Nga pikëpamja historike dhe ajo gjeografike rajoni që është ...
Nga Ilir Levonja Nuk dua ta besoj se gjithçka…, çka është e ...
Padyshim që qytetarët janë të interesuar për një drejtësi “t...
Kjo foto është bërë prej 24 orësh dëshmia e apokalipsit të z...
Myfiti e fshehu poshtë kapeles së policit plagën që i la në...
Po i rikthehem edhe njëherë “modelit” të të bërit turizëm. M...
Dakord që nga debati për Bregoviçin do të vendoset fati i ko...
Është e turpshme kjo polemikë.Aq sa mua më vjen turp edhe që...
Pamjet e rënda të betonizimit dhe gllabërimit të hapësirave ...
Para disa muajsh përllogarita se shqiptarët shpenzuan nga xh...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...