Vrasja e efektivit në Maliq/ Detaje të reja, zbardhen emrat dhe rrethanat e ngjarjes
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Nga Aranit Muraçi
Vendimi për të strehuar refugjatë afganë tregon edhe një herë tjetër se vetëm Shqipëria dhe Kosova nuk mund t?i thonë kurrë ?jo? çdo kërkese dhe propozimi që vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shtetet e Bashkuara bëhet e ditur se për t?i joshur kanë ofruar koncesione ekonomike dhe politike për Kosovën dhe Shqipërinë, megjithëse ka pasur shqetësim në Uashington për aftësinë e sigurisë së vendeve tona, që të mirëpresin disa mijëra afganë.
Nuk ka asnjë detaj rreth bisedimeve të deritanishme, lidhur me marrëveshjen, se çfarë do të përfitojnë më konkretisht Shqipëria dhe Kosova në këtë rast, ndonëse Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e konsideroi strehimin e tyre më tepër si një akt humanitar i popullit shqiptar sesa vendim politik, duke e krahasuar atë me pritjen e hebrenjve gjatë Luftës së II Botërore.
Gjithsesi, fakt është se Shqipëria dhe Kosova u bënë vendet e para në botë që pranojnë zyrtarisht kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për strehimin e refugjatëve afganë. Autoritetet amerikane sipas të dhënave parapake vlerësojnë se numri i përgjithshëm i të evakuuarve llogaritet të jetë në mes 50,000 dhe 80,000 vetëve, përfshirë edhe anëtarët e familjes së atyre që do të fitojnë statusin e refugjatit. Dy vende të tjera që mediat e huaja raportojnë se kanë miratuar kërkesën për të pranuar refugjatë afganë janë Katari (8 mijë) dhe Kanadaja (20 mijë), ndonëse nuk ka ende asgjë zyrtare prej tyre.
Për refugjatët afganë, një shifër e tillë (qoftë edhe 80 mijë në total) mund të jetë fare e papërfillshme që të strehohen nga vende të tjera partnere të SHBA-ve si Kanadaja dhe Australia, për nga sipërfaqja, popullsia, ekonomia dhe kapacitetet e sigurisë së tyre. Mund t?i presë po ashtu çdo vend tjetër i zhvilluar i Europës, që është pjesë e NATO-s, si Gjermania, Italia, Franca, Britania e Madhe etj, apo edhe vende të vogla shumë më të zhvilluara si ato skandinave.
Pse zgjidhet gjithmonë Shqipëria si zgjidhje, këtë herë edhe Kosova? Strehimi i afganëve është i ngjashëm me atë të muxhahedinëve iranianë, të cilësuar ndryshe edhe si opozita iraniane në emigrim. Me ndihmën e SHBA-së, ata ndodhen të strehuar sot në disa vende të botës. Një pjesë e madhe e tyre prej vitesh strehohen në Shqipëri. Ishte qeveria e Berishës që ra fillimisht dakord për pranimin e qindra muxhahedinëve, ndërsa qeveria e Ramës ra dakord me autoritetet amerikane që numri të shtohej në rreth 3 mijë muxhahedinë iranianë. Me ardhjen e këtij kontingjenti u ngrit edhe kampi ?Ashraf? në zonën e Manzës në periferi të Tiranës. Qeveria e Ramës në mandatin e saj të parë mori lavdërime publike nga SHBA pas vendimit për pritjen e muxhahedinëve.
Sipas Reuters, Administrata e Presidentit Joe Biden prej ditësh ishte duke zhvilluar bisedime të fshehta me shumë vende të botës, për të siguruar strehimin e afganëve. Vetë administrata Amerikane i ka konsideruar gati të dëshpëruara përpjekjet e saj për të siguruar ndonjë marrëveshje me vende të tjera aleate, për strehimin e përkohshëm të afganëve që punuan për qeverinë amerikane në Afganistan, jeta e të cilëve me vërshimin e fundit të talebanëve është vënë në rrezik.
Kosova dhe Shqipëria u bënë sot vendet e para në botë që pavarësisht aftësive ia plotësuan dëshirën administratës Amerikane për të mbrojtur afganët e lidhur me SHBA-të nga hakmarrjet talebane. Shtetet e Bashkuara të Amerikës konsiderohen sot partneri më i madh strategjik i shqiptarëve në botë. Por a janë shqiptarët dhe e vlerësohen po ashtu ata, partneri më i madh strategjik i SHBA-ve në botë? Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit, në kushte anonimiteti, pranoi se shumë vende e kanë refuzuar kërkesën e SHBA-ve për strehimin e tyre, duke ngritur shqetësime të tilla si:
Kush janë këta njerëz? Sa dhe si njihen këta njerëz? A mund të sigurohemi që këta njerëz do të marrin viza dhe do të largohen më pas në Shtetet e Bashkuara? Kush do të kujdeset dhe kush do t?i ushqejë këta njerëz? Çfarë ndodh nëse këta njerëz largohen nga objekti ku strehohen?
Ndërsa pavarësisht dëshirës dhe vullnetit të shprehur nga Shqipëria dhe Kosova, ka qenë SHBA që ka ngritur shqetësimin për kapacitetet e sigurisë së mikpritjes së tyre nga vendet tona.
Kryeministri Edi Rama dhe Presidentja Vjosa Osmani pranuan njëzëri sot njëri pas tjetrit, duke siguruar edhe mbështetjen ose heshtjen e opozitave përkatëse, se kanë rënë dakord pas propozimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që Shqipëria dhe Kosova të presin me mijëra refugjatë afganë, të cilëve iu rrezikohet jeta pas largimit të trupave amerikane nga Afganistani.
Vendimi vjen pas emergjencës dhe situatës së fundit me tërheqjen e SHBA-ve nga Afganistani. Talebanët aktualisht janë duke marrë me shpejtësi nën kontroll çdo qytet afgan. Shtetet e Bashkuara njoftuan se do të dërgojnë një personel prej 1 mijë vetëve në Katar për të përshpejtuar përpunimin e aplikimeve për Vizat Speciale të Imigrimit (SIV), ndaj refugjatëve afganë të cilët kanë bashkëpunuar me forcat aleate gjatë luftës, para se ata të strehohen në vende të treta, si Shqipëria dhe Kosova.
Afganë që shërbyen si përkthyes dhe që bashkëpunuan për punë të tjera me amerikanët kanë të drejtë të aplikojnë për programin ?SIV?. Deri më tani, rreth 1,200 afganë janë evakuuar në Shtetet e Bashkuara dhe ky numër pritet të rritet në 3,500 në javët e ardhshme. Uashingtoni po kërkon vende të treta që t?i presin ata derisa të pajisen me dokumentet e nevojshme para se të mund të fluturonin për në Shtetet e Bashkuara. Zyrtarët amerikanë, në kushte anonimiteti, thanë se vendet e tjera ishin në mëdyshje për të marrë afganët edhe për shkak të shqetësimeve në lidhje me cilësinë e verifikimit të sigurisë dhe kontrollit shëndetësor për COVID-19 para se të lejoheshin të fluturonin.
Administrata e Biden ishte në bisedime që vende si Kazakistani, Taxhikistani dhe Uzbekistani që të merrnin mijëra aplikantë, por përpjekja për një marrëveshje me vendet ish-sovjetike ka bërë pak përparim deri tani. Një marrëveshje për strehimin e rreth 8,000 afganëve në Katar, ku ndodhet një bazë e madhe ushtarake amerikane, është arritur pas disa javë bisedimesh, ? tha një zyrtar amerikan i cili është duke u marrë me këtë çështje, por një marrëveshje zyrtare ende nuk është bërë publike.
Ngurimi i vendeve të tjera ka bërë Uashingtoni të premtojë ndihma. Shqipëria dhe Kosova treguan sot se pavarësisht ndihmës konkrete që do të përfitojnë nuk kishin kohë as të mendoheshin para se të merrnin një vendim, kur kërkesa vjen nga SHBA-të, sidoqoftë ai.
Lehtësimi i hallit të amerikanëve për të shpëtuar jetët e ba...
Në Shqipëri pothuajse nuk ka debat për pranimin e afganëve, ...
Nga Ilir LevonjaA duhet Shqipëria, të strehoj afganët? Pa as...
Kryeministri Edi Rama e ka pasur më në fund një shpjegim në ...
Shkoi në Korçë dhe i vuri flakën PD-së. Shkatërroi në dy man...
Një Benz i madh xhiron rrotat duke i kallur tmerin miletit m...
Bëhet fjalë për dështimin e madh të shkencës mjeksore dhe sh...
Nga pikëpamja historike dhe ajo gjeografike rajoni që është ...
Nga Ilir Levonja Nuk dua ta besoj se gjithçka…, çka është e ...
Padyshim që qytetarët janë të interesuar për një drejtësi “t...
Kjo foto është bërë prej 24 orësh dëshmia e apokalipsit të z...
Myfiti e fshehu poshtë kapeles së policit plagën që i la në...
Po i rikthehem edhe njëherë “modelit” të të bërit turizëm. M...
Dakord që nga debati për Bregoviçin do të vendoset fati i ko...
Është e turpshme kjo polemikë.Aq sa mua më vjen turp edhe që...
Pamjet e rënda të betonizimit dhe gllabërimit të hapësirave ...
Para disa muajsh përllogarita se shqiptarët shpenzuan nga xh...
Nga Denis Dyrnjaja Ky rasti i Bregoviçit dhe një vale reagim...
Nga Mentor KikiaSezoni i ri politik mund të jetë më interesa...
Nga Naser AliuUnë kërkoj ndjesëUnë nuk gjeta asnjë mendim ku...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...