web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shpjegimi i vonuar për afganët/ A do t’i strehojë Rama në Surrel?

15 Gusht 2021, 11:36, Opinione CNA

Kryeministri Edi Rama e ka pasur më në fund një shpjegim në lidhje me mundësinë e strehimit në Shqipëri, të një pjese nga 80 mijë përkthyes afganë, që ndihmuan amerikanët në Afganistan. Me një shkrim të botuar herët mëngjesin e kësaj të diele, kryeministri flet për afganët, jeta e të cilëve është në rrezik pas fitores së talebanëve dhe që shumë vende do t?i strehojnë përkohësisht, deri sa të pajisen me viza për të udhëtuar drejt SHBA.

Mbi qëndrimin e Shqipërisë në këtë çështje, kryeministri i referohet disa momenteve të rëndësishme të historisë tonë.

Së pari evokon strehimin e hebrenjve gjatë luftës së dytë botërore nga shqiptarët, duke e quajtur atë një nga ?historitë e lavdishme të botës?. ?Falë nderit të tyre shqiptar, Shqipëria u bë vendi i vetëm i Europës që pati më shumë hebrenj pas Luftës së Dytë se sa para nisjes së saj? shkruan kreu i qeverisë.

Nëpër rreshta të statusit në Facebook, Rama kujton edhe se si u vranë dhe u persekutuan bashkëpuntorët e aleatëve perëndimorë në Shqipërinë komuniste pas luftës, duke hequr paralele me atë që pritet të ndodhë me përkthyesit afganë pas revanshit taleban.

Një tjetër shembull që i vjen në ndihmë, është strehimi i më shumë se 2 mijë muxhahedinëve që u shpëtuan nga regjimi iranian. Pyetja që ngre për rastin e tyre është retorike: Çfarë problemi u kanë krijuar sharësve e mallkuesve pa din e as iman të rrjeteve sociale, ata njerëz të shkretë, që rrinë mbyllur dhe jetojnë me hallin e tyre e me paratë e tyre, në zonën e banuar të ndërtuar po me fondet e tyre diku në periferi të Tiranës?

Dhe së fundmi, kryeministri i Shqipërisë kujton se Shteteve të Bashkuara të Amerikës ua kemi borxh një ndihmë të tillë ?të vogël?. ?Na u deshën bombat e tyre për t?u mbrojtur nga spastrimi etnik i Sllobodan Millosheviçit; siç na u desh zëri i tyre i superfuqishëm për ta hapur rrugën e pavarësisë së Kosovës apo për ta anëtarësuar Shqipërinë në NATO; siç na duhet gjithnjë mbështetja e tyre për të forcuar pozitat tona kombëtare e shtetërore? kujton me të drejtë ai.

Momentet e përzgjedhur nga historia janë bindës. Argumentimi vjen i qartë dhe qasja e Ramës ngjan krejtësisht e kuptueshme. Shqiptarët gjenden sërish përballë një zgjedhjeje historike, nga ato që e shenjojnë historinë e një kombi. Zgjedhja, i vendos ose në anën e drejtë të historisë, ose në të gabuarën. Vijë të mesme nuk ka.

Por fabula plot emocion, që ngre kryeministri në pjesën e parë të shkrimit, rrëzohet në vazhdim, madje katandiset në një tufë justifikimesh bajate, kur kupton se shqiptarët nuk po i pyet njeri, as nuk kanë çfarë zgjedhin, madje as nuk kanë të drejtë të dinë çfarë po ndodh. Sepse Rama e ka marrë tashmë vendimin. Ka disa muaj madje, që kur ishte në Samitin e NATO-s, siç e pranon ai vetë.

?Thashë në samit se pas tërheqjes së ushtrive të saj, bashkësia e qytetërimit demokratik të NATO-s nuk mund t?i lerë në mëshirën e barbarëve triumfatorë, njerëzit e ekspozuar si mbështetës të afërt të misioneve paqeruajtëse atje. Dhe nënvizova me gojën plot, se Shqipëria ishte e gatshme të merrte pjesën e saj të barrës, të cilën të gjitha vendet e NATO-s duhet ta ndajnë mes tyre? shprehet Rama në statusin e tij, ku tregon se si u foli liderëve botërorë në emër të shqiptarëve.

Jo vetëm kaq. Por kryeministri i Shqipërisë i ka pranuar disa qindra përkthyes afganë me kërkesë të disa institucioneve shoqërore përtej oqeanit. Se kush janë këto institucione shoqërore, Rama nuk e thotë. As shifrën e saktë se sa janë ?disa qindra? nuk e specifikon.

?Ende pa ardhur kërkesa e qeverisë amerikane, ne kemi mikpritur dy kërkesa prej dy institucionesh shoqërore shumë të respektueshme përtej oqeanit, për të vlerësuar strehimin e përkohshëm në Shqipëri të disa qindra personave? zbulon ai në FB.

Duke qenë se Saimiti i fundit NATO-s është mbajtur në qershor, rezulton se ka të paktën dy muaj që Shqipëria përgatitet për të strehuar përkthyesit afganë. Gjithçka ka ndodhur në fshehtësi, në mungesë të plotë të transparencës dhe nëse nuk do të kishte qenë lajmi i i agjencisë Reuters, sot nuk do të dinim asgjë.

Shpjegimi i Ramës në Facebook, më shumë se sqarues, ngre pikëpyetje të tjera. Sa është numri i afganëve që do të sillen në Shqipëri nga institucionet shoqërore që përmend Rama? Kush janë këto institucione? Ku do të ngrihen kampet e strehimit të tyre? Sa kohë do të qëndrojnë në vendin tonë? Sa do të shpenzojë shteti shqiptar për t?i strehuar? Sa janë kapacitetet e Shqipërisë dhe a kanë nisur përgatitjet për të strehuar afganët, nëse SHBA pranon t?i sjellë edhe në Shqipëri?

Pyetjet për një operacion të tillë janë të shumta, por qeveria as nuk ka denjuar të japë asnjë informim minimal për publikun, deri para se të dilte lajmi i Reuters. Është kjo mënyrë e fshehtë e vendimmarrjes qeveritare, kjo shpërfillje e qytetarëve dhe mbajtja në terr e informacionit, që ka shkaktuar pakënaqësi dhe aspak mungesa e ndërgjegjësimit në lidhje me momentet historike që përmend kryeministri Rama.

?Shqipëria është shtëpia e shqiptarit që as me Kanun, as me Zakon, e as me Moral po të doni, nuk ua përplas derën në fytyrë të panjohurve që trokasin për mbrojtje? shkruan Rama në statusin e tij në Facebook, si përgjigje për ata që kërkojnë të dinë më shumë.

Llogjika që udhëheq kryeministrin në këtë çështje, mund të zbërthehet posaçërisht në fjalinë më lart. Rama ka vepruar sikur do t?i mikpresë qindra apo mijëra afganët në ambjentet private të hapësirave të Surrelit dhe jo sikur do t?i garantojë strehim të përkohshëm në një vend, ku funksionon shteti dhe institucionet./ Lapsi.al





08:57 Opinione

Lideri i pusetës!

Shkoi në Korçë dhe i vuri flakën PD-së. Shkatërroi në dy man...

Lajmet e fundit nga