46 ditë protestë/ Mbahet sot tubimi i radhës kundër qeverisë
Pasditen e sotme në Tiranë para Kryeministrisë mbahet prot...
Pasditen e sotme në Tiranë para Kryeministrisë mbahet prot...
Nga Ilir Levonja
Nuk dua ta besoj se gjithçka…, çka është e shqiptarëve, është vënë sot poshtë nga qejfmbetjet e Edi Ramës, karshi Ramush Haradinajt apo Albin Kurtit. Kur shoh një shpurë të tërë analistash që kërkojnë të gjejnë fajtorin mes Tiranës dhe Prishtinës, duke ia adresuar sa Shqipërisë, sa Kosovës, më vjen ndot. E para se, si Shqipëria si Kosova nuk janë pronë as e Edi Ramës, as e Ramush Haradinajt dhe as e Albin Kurtit.
E dyta, si shoqëri shqiptare, këtej dhe andej, duhet të kuptojmë një gjë se kur vjen puna për historinë dhe truallin asnjë qeveritar nuk e ka tagrin të veproj me kokën e vet a me një plan pa miratim të gjerë, që dmth me gjithëpërfshirje. Nuk ka unë vendos dhe vulos sepse fitova me pesëdhjetë plus një, kësisoj kam të drejtën të veproj, vendos dhe vulos. Mund të veprosh kështu për çështje të brendshme të legjislativit, të pushteve por jo për çështjen kombëtare. Shoh sot dy fronte që janë gati ta hanë njëri-tjetrin, ta përvëlojnë më keq se zjarret e Kalimashit.
Eshtë tashmë një praktikë e bandave frymore kjo, e blloqeve nga paradat e manifestimit, të mbrojmë me argumenta shumicë njëri apo tjetrin. Dhe po me të njëjta argumenta ta denigrojmë tjetrin, sapo të ndërrojmë pozicionet. Si Shqipëria apo Kosova nuk janë të Edi Ramës apo Albinit, janë trualli i shqiptarëve.
Edi Rama dhe Albini shkojnë e vinë, kurse Shqipëria është aty. Shikoni prirjet sociale të shqiptarëve, qoftë këtej apo andej. Jo sot, por me shekuj, ka qënë gjithmonë Perëndimi, veç qeveritë i kanë shpënë në Lindje. Shqiptarët arratisu për në Amerikë, qeveriu i vriste që t’i mbante lidhur me Lindjen, Moskën, Pekinin etj. Sinqerisht latë nam duke përmendur e ripërmendur gjakun e dëshmorëve, të mirat karshi njëri-tjetrit. Se kush ka të drejtë apo jo.
Nuk e kuptoni, nga 2013-ta e këtej Shqipëria e Edi Ramës, jo e shqiptarëve, se, shqiptarët i kanë rrëzuar me kohë muret, dështoi futjen në Europë, dështoi në një qarkullim bashkëkohor të rrotacionit, zgjedhje të lira dhe të pranueshme. Madje ky dështim fillon nga brenda partive. Klanet janë kaq mizerabël e kaq të fuqishme, sa kurrë një forcë politike nuk kryen një proçes normal të qarkullimit të vlerave. Dhe kur nuk të qarkullon gjaku, dihet se çfarë ndodh, trompozë apo hemorragji cerebrale. Kështu edhe me dështimin klasik të Tiranës, me Europën.
Një dështim që askush nuk do ta kuptoj por merren me të drejtën e Edi Ramës apo Albinit. Edi Rama nuk është atdhetar, është internacionalist. Dhe ka arsye. Vjen nga ajo kategori sociale. Sot është data 12 gusht, më 10 gusht 1998 u var publikisht Havzi Nela, një poet. Gjithë shoqëria jonë mbyti rrjetet sociale me dedikime. E përse? Madje i gjen tek-tuk edhe sot. Ka një gjë, o dedikohuni seriozisht, o mbylleni gojën.
Nuk mund të respektosh kujtimin e Havzi Nelës, kur ke kryeministër të birin e një nga firmëtarëve të këtij akti makabër në kapërcyell të diktaturës. Jemi kthyer në grafomanë klasikë. Kësisoj edhe sot, dhjetra nga Tirana dhe po aq nga Prishtina, jo ku gabon Shqipëria dhe ku Kosova. Njëra palë shqyen Shqipërinë tjetra Kosovën. Shqipëria dhe Kosova janë të shqiptarëve ore zotëri, nuk janë pronë e njërit apo tjetrit në qeveri.
Janë trualli i krushqive, i gjakut brenda gjakut, i këngëve, i folklorit…, se nuk kemi rastësisht një gjuhë. Një pesëdhjetë e kusur vjeçar, me kokën plot xhel, në Tiranë, flet gjithë mllef karshi liderit të Kosovës. Madje e quan injorant. Ndërkohë një fëmijë i vogël në Prishtinë, loton kur thotë, mos më thërrisni kosovar, por shqiptar. Vërjani veshin këtij, jo atij xhelistit. Por nuk ke çfarë i thua, në vend të poemit kosovar, të Mitrush Kutelit, ne mësuam internacionalen./CNA.al
Padyshim që qytetarët janë të interesuar për një drejtësi “t...
Kjo foto është bërë prej 24 orësh dëshmia e apokalipsit të z...
Myfiti e fshehu poshtë kapeles së policit plagën që i la në...
Po i rikthehem edhe njëherë “modelit” të të bërit turizëm. M...
Dakord që nga debati për Bregoviçin do të vendoset fati i ko...
Është e turpshme kjo polemikë.Aq sa mua më vjen turp edhe që...
Pamjet e rënda të betonizimit dhe gllabërimit të hapësirave ...
Para disa muajsh përllogarita se shqiptarët shpenzuan nga xh...
Nga Denis Dyrnjaja Ky rasti i Bregoviçit dhe një vale reagim...
Nga Mentor KikiaSezoni i ri politik mund të jetë më interesa...
Nga Naser AliuUnë kërkoj ndjesëUnë nuk gjeta asnjë mendim ku...
Nga Mero BazeKa tri kategori njerëzish që po tentojnë të kri...
Nga Albert LovatoKur erdhi Nottis në Tiranë çfarë nuk thanë....
Nga Anila JolePër shkak të debatit të ndezur së fundi bashkë...
Nga Arian GaldiniA e mbani mend sesi nisi e gjitha kjo?Pak v...
Kurrë shqiptarët nuk kanë qënë kaq të përçarë, sa këto tridh...
Fatëkeqësisht, krahas pandemisë, RSh është duke u përballur ...
Nga Ben Andoni Sali Berisha, ish-president dhe ish-kryeminis...
Nga Andi Bushati Sali Berisha me sa duket ka vendosur të ado...
Eksperti i Ekonomisë Azmi Stringa ka komentuar deklaratat e ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pritet të udhëtoj...
Një grup senatorësh dypartiakë në Shtetet e Bashkuara e pa...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...