Tubimi i 45-të/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës me thirrje kundër qeverisë
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria pas përfundimi...
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria pas përfundimi...
Kurrë shqiptarët nuk kanë qënë kaq të përçarë, sa këto tridhjetë vite pluralizëm. Pakënaqësia është në temperaturën e vlimit, megjithatë protestat nuk janë të konsoliduara. Pakënaqësia është kthyer në zjarr, por kurrë nuk u shfaq një front i konsoliduar që të rrëzojë këtë qeveri, të nxjerrë një të ashtuquajtur teknike, që vendi të shkoj në tre palë zgjedhje normale, lokalet, presidenciale dhe të përgjithëshme.
Kurrë nuk kanë qënë kaq të përçarë, për faktin se palët janë në një luftë frontale të hapur, ku të gjithë konsistojnë në kultin e individit dhe jo të demokracisë, Shqipërisë dhe klimës së afrimit me pjesën e epërme dhe natyrale të saj, Dardaninë, atë që fatkeqësisht i thërrasin Kosovo.
Kurrë shqiptarët nuk e kanë urryer më shumë njëri-tjetrin se sa në këto tridhjetë vjetë demokraci, ku të ashtuqujturat pardesy të bardha, vazhdojnë ta dominojnë, duke hapur fronte thuajse të një lufte civile, aq sot kemi një Shqipëri sa otomane, sa e vitit 1913-të, sa filosllave, filo greke, filo italiane, me intriga ruso-staliniste, kineze, antiamerikane, e për rrjedhojë aspak shqiptare.
Me që jemi te antiamerikanizmi…, nga pranvera e vitit 2018 kur administrata amerikane shpalli non grata peshqit e parë. Atë botë i forti Tom Doshi, antiamerikanët më të mëdhenj ishin ramistët. Pro amerikanë ishin ”djathtistët”. Madje pas shpalljes së dytë, atë të kryetarit të bashkisë së Durrësit, kryeministri i Shqipërisë, tha publikisht, nuk dua t’ia di për Amerikën, Gjushi është miku im. Tani që u shpall Sali Berisha, njësoj si Edi Rama sot fronti antiamerikan është i ”djathtistëve”.
Vetëm ne nuk e mësuam se personaliteti lind prej xhestit individual. Sali Berisha bën mirë të sqaroj më parë shqiptarët se sa t’i fus ata në një antiamerikanizën Enverian, me teoritë e Sorosit, ndarjes së Kosovës etj. Ai program i atëhershëm nuk ishte i kësaj qeverie, por i Donald Trampit.
Të rrimë mënjanë e të flasim drejtë, kjo e majtë që qeveris sot, e çliroi Shqipërinë epërme apo Dardaninë, atë që ju e quani Kosovo. Kurrë nuk kemi parë një shoqëri gati të hajë shoqi-shoqin pikërisht sepse janë radhitur çmendurisht pas njëshave, a pardesyve të bardha, duke çnderuar po shoqi-shoqin, po me të njëjtat argumenta të cilat i kalojnë duarsh si armë të ftohta.
Kurrë shqiptarët nuk kanë qënë kaq të fantaksuar pas njëshave, sa sot edhe pas tridhjetë vjetësh janë duke i dhjerë po shoqi-shoqit në kokë, janë duke u dhjerë edhe vetë, duke u rrënuar, madje duke ua ngrënë njëri-tjetrit. Kishin një diktator, tani kanë pesë a gjashtë. Shqiptarët shkapërdhehen me njëri-tjetrin, ata janë të gjithë fqinjë diku në një gji bregdeti, si ai i Lalzit.
Madje pushojnë në ajër të kondicionuar, shqiptarët vet, nuk kanë as ventilatorë. Po dhe në pastë kush, nuk ka se ç’i duhet, mungojnë dritat. Pyetja është, a do dali sot një front i ri që të zbythi këta zhurmaxhinjtë e meritoshkërdhatokracisë, ku shqiptarët më parë se të mbrojnë njëshat, të duan veten, njëri-tjetrin, demokracinë etj.? Zor ta thuash, se po! Ke plot tetëmbëdhjetëvjeçar që shqyhen për mjekrrën e Ramës dhe pardesynë e Berishës, se sa për idetë e tyre bashkëkohore.
Dështimin tonë e shikon thjeshtë, tek situata aktuale, zjarret. Jemi të gëzuar që po sjell Hollanda heliktoperë, vetë mbetëm tek fshesa e gjineshtrës. Shtypi i gjithë, jo rastësisht, si majtas dhe djathtas, merret me konferencën e Sali Berishës. Në fakt, borxhi publik ka kapur falimentimin kombëtar. Ku janë paratë? Shumë e thjeshtë, tek ata që në konferenca shtypi pështyjnë njëri-tjetrin, në mbrëmje janë fqinjë në Gjirin e Lalzit./ CNA.al
Fatëkeqësisht, krahas pandemisë, RSh është duke u përballur ...
Nga Ben Andoni Sali Berisha, ish-president dhe ish-kryeminis...
Nga Andi Bushati Sali Berisha me sa duket ka vendosur të ado...
Eksperti i Ekonomisë Azmi Stringa ka komentuar deklaratat e ...
Nga Artur AjaziSali Berisha përfundimisht ka fundosur Partin...
Nga Habjon HasaniViti 2021 është i katërti vit i përpjekjeve...
Helikopterët i kemi në remont në kulmin e emergjencës. Kreu ...
Diplomatja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar një t...
E dini ju sa vjeç jam unë? Mos më shikoni kështu tê djegur e...
Pordha nuk pirdhet dokudo. Pordha pirdhet ku pordha vlerësoh...
Nga Denis DyrnjajaAmerika e ruajti Shqipërinë shekullin e ka...
Çdokush tjetër në vend të tij të paktën do të heshte, do ult...
Sali Berisha e meritonte deklaratën e fundit të Yuri Kim.Ai ...
Gjysma e demokratve kanë lindur pas vitit 1990. Në injorancë...
Raporti përfundimtar i OSBE- ODIHR për zgjedhjet e 25 prilli...
Partia Demokratike po gjendet përballë një përplasje të re b...
Nga Kreshnik SpahiuSot 14 drejtuesit e kryesisë së Partisë D...
Astrit Patozi, ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, ka ko...
Nga Mentor Kikia Dy zv ministra pozojnë para një makinerie q...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...