Nga Mero Baze/ A po fillon kryengritja e dytë e Pollos në PD?
Partia Demokratike po gjendet përballë një përplasje të re b...
Raporti përfundimtar i OSBE- ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit, i cili u publikua për arsye të paqarta me shumë orë vonesë nga sa ishte paralajmëruar, do të kishte qenë katastrofik për çdo lloj pushteti në një regjim demokratik.
Shitblerja masive e votës, fshirja e kufirit midis partisë qeverisëse dhe shtetit, frikësimi i votuesve dhe mbi të gjitha vjedhja e të dhënave të tyre personale, për qëllime elektorale, do të kishin qenë të mjafta për të diskredituar arkitetktët e kësaj katrahure.
Por, fatkeqësisht, ky raport prej 36 faqesh ka një handikap të madh. Ai ndjek traditën e të gjithë të singjashmëve të tij të mëparshëm duke marrë si të mirqenë se Shqipëria ende vazhdon të jetë një demokraci. Pra, në themel të tij qëndron një kredo tashmë e vjetëruar e të gjithë ndërkombëtarëve, që bëjnë pasqyrën e një vendi në tranzicion, i cili mund të bëjë përpara me disa arnime, korrigjime e në rastin më të mirë edhe përmirësime. Dhe kjo duket qartë po ti hedhësh një sy rekomandimeve kryesore që OSBE- ODIHR bëjnë për zgjedhjet e ardhshme. Eshtë interesante që ti shohësh ato, një për një, dhe pasi i ke lexuar të ngresh pyetjen: A është kjo kimioterapia për të vrarë tumorin e manipulimit të zgjedhjeve, apo thjeshtë është një paracetamol sa për të qetësuar dhimbjet?
OSBE ODIHR rekomandon që të ndryshohet kuadri ligjor (sërish e sërish sepse në fakt është ndryshuar pas çdo lloj zgjedhjesh), ai këmbëngul, në parandalimin e çdo lloj presioni mbi zgjedhësit, për identifikimin dhe hetimin penal të matrapazëve të votës, për ruajtjen e të dhënave, personale dhe për monitorim më të reptë të mediave që ato të mund të raportojnë në mënyrë të pavarur.
Po a janë të realizueshme këto?
Natyrisht që jo.
Si mund të hetohen manipuluesit e këtyre zgjedhjeve kur organet e reja të reformës në drejtësi ende tallen me paraardhësit e tyre të katër viteve më parë, që u dëgjuan nga e gjithë bota se ç?i bënin votuesit? Si mund të identifikohen dhe hetohen hajdutët elektoralë, kur ata i mbron vetë drejtori i përgjigjshën i policisë, që manipuloi publikisht provat dhe shkatërroi hetimet në rastin e incidentit në Elbasan? Si mund të ndalet vjedhja e të dhënave personale kur e Albania i ka kompjuterat të lidhura ?on line? me zyrat e PS, dhe kur SPAK as nuk guxon ta hetojë skandalin që e bëri shtypin ndërkombëtar të fliste për përdorimin e metodave të sigurimit të shtetit nga patronazhistët? Si mund të kontrollohet me ligj dhe të mbikëqyret pavarësia e mediave të mëdha që janë kapur me kohë nga pushteti, madje jo vetëm në muajin e fushatës, por që gjatë katër viteve shërbejnë si altoporlantë të tij?
Për ta bërë më të thjeshtë perceptimin mjafton një krahasim i thjeshtë. Merrini vërejtjet dhe rekomandimet e raportit për Shqipërinë, korigjojini në mënyrë perfekte dhe zbatojni në Turqinë e Erdoganit, në Rusinë e Putinit, apo qoftë edhe në Serbinë e Vuçiçit.
A do të kenë efekt? A mund të ekzistojë qoftë edhe një shanc teorik që ato të ndryshojnë rezultatin e paravendosur?
Besoj se këtu nuk ka nevojë për përgjigje.
Në këtë kuptim, dokumenti përfundimtar i OSBE ODIHR-it i ngjan raportit të një prokurori, që i përmend bandës që ishte nisur për të vjedhur një bankë, krimin e shkeljes së vijave të bardha në rrugën që përshkroi për të sosur në destinacion.
As të gjetuarat e tij e aq më pak përfundimet nuk kanë asnjë vlerë pa shtruar pyetjen themelore: për çfarë regjimi po flasim? A u zhvillua kjo garë elektorale në një mjedis me drejtësi të pavarur, me polici jo partiake, me media të lira, me biznese të ndershme qv nuk financojnë fushatën e qeverisë, pasi kanë marrë për katër vite tendera dhe koncesione pa garë?
Pra, ai ishte kjo një betejë e zhvilluar në kushte demokratike?
Raporti i OSBE ODIHR-it nuk e ka ngritur këtë dilemë dhe fakti që nuk ka shtruar pyetjen e duhur e ka shpënë në përfundime të pavlera.
Në këtë kuptim, ai ka bërë të njëjtin gabim dhe ka përdorur të njëjtën mendësi që vazhdojnë për inerci të gjithë ndërkombëtarët që merren me ne. Ata vazhdojnë të besojnë tek fabula e një demokracie jo perfekte që duhet kontrolluar dhe korrigjuar, pa dashur të ndërgjegjësohen se tashmë Shqipëria është një vend anti- demokratik.
Për këtë arsye edhe raporti përfundimtar mbi zgjedhjet e 25 prillit duket shumë i ashpër me standardin që kanë në kokë hartuesit e tij, por fare qesharak kur krahasohet me realitetin e hidhur të gjërave.
Partia Demokratike po gjendet përballë një përplasje të re b...
Nga Kreshnik SpahiuSot 14 drejtuesit e kryesisë së Partisë D...
Astrit Patozi, ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, ka ko...
Nga Mentor Kikia Dy zv ministra pozojnë para një makinerie q...
Fukarenjtë tanë nuk janë pisa dhe leckamanë si fukarenjtë e ...
Mediat shqiptare po heshtin, por sot ngjarja më e rëndë në h...
Pashë një derruc që habitet se pse Shqipëria nuk fiton medal...
Nga Armir Shkurti Tedi, një djalosh i pashëm Tirane, u dashu...
Nga Mentor Kikia Eli Fara bëri një reagim publik, pas disa d...
Ambasadorët kryesorë të perëndimit në Tiranë janë bërë sot p...
Çfarë shenje do të më jepte të kuptoja që ne jemi bërë qenie...
Hetimi i korrupsionit të lartë po vijon.Askush nga të korrup...
Në sheshet e Havanës bën më shumë vapë se në sheshet e Tiran...
Beria. Lavrenti Beria. Një emër që për njohësit apo bashkëko...
Nga Lorenc VangjeliTë zgjedhurit në Këshillin Kombëtar të PD...
Nga Matteo Neçori-Sfudent i fakultetit të mjekësisëPetrit Va...
Nga Mentor Kikia Disa skena të përplasjes me policinë të pro...
Nga Agim Xhafka Tashmë Markun, deputetin e porsa zgjedhur, t...
Nga Skënder Minxhozi Nëse kishte nevojë për një tjetër matje...
Nga Denis Dyrnjaja Dje zhvilloi punimet Kuvendi Kombëtar i P...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...