“Bereqet Versën”/ Kur PD-ja i largohet pushtetit si marrëzia bibliotekës dhe ëngjëjt tundimit
Nga Lorenc VangjeliTë zgjedhurit në Këshillin Kombëtar të PD...
Beria. Lavrenti Beria. Një emër që për njohësit apo bashkëkohësit e komunizmit është më tepër se një emër i zi. Është model i shpirtkeqsisë që të ngjeth mishtë kur lexon zezonat për të cilat është përgjegjës. Krimet e tij nuk mund të ishin me një apo pak njerëz. Ato duhej të ishim të mëdha. Me mijëra apo dhjetëra mijëra viktima. Ishte shefi absolut i policisë sekrete të Stalinit, më i afti në ligësinë që duhej për këtë post. Mbikqyri rrjetin e gulagëve ku u shuan miliona shtetas sovietikë apo genocidin e minorancave në Bashkimin Sovjetik.
Ishte i zi jo thjesht se ishte seksualisht pervers (e akuzuan si predator seksual) por se ishte pervers në shpirt. Një student i shkëqyer, fillimisht anti-bolshevik pra anti-Lenin, kuptoi shpejt se ishte më mirë t?i shërbente shefit të ri bolshevik, Stalinit. Iu bashkua policisë sekrete të tij dhe shkëlqeu si teknokrat i terrorit.
Beria, si një doberman gjakësor, rrinte në krah të Stalinit e hungërinte me dhëmbët jashtë, gati të shqyente këdo që i dilte para Stalinit.
Ai ishte më shumë se mashtruesi i lig i Dikensit, Uriah Hipi tek David Koperfild. Ishte më i poshtër se Jagoja i zi në shpirt i Shekspirit tek Otello, që i hidhte helm në vesh për të tjerët shefit të tij lëkurëerrët. Beria nuk kishte nevojë për komandën ?Ssss kape!?. Ai sulmonte këdo që ai nuhaste se mund të cënonte apo kërcënonte shefin e madh apo pushtetin e tij absolut. E pasi kishte provuar shijen e gjakut, nuk mund të ndalonte, ndaj shqyente edhe vetëm për shijen e gjakut, thjesht për qejf. Këto cilësi e bindën Stalinin që ta rriste në detyrë deri sa e bëri numrin dy pas tij në majë të piramidës së terrorit mbi njerëzit e vet. Duket që kishte një lidhje shpirtërore mes të dyve. Beria plotësonte Stalinin, ishte zgjatim i valëve cerebrale të ligësisë së tij. Shkruante në letër rregullat e terrorit dhe sundimit që ideonte Stalini për pushtetin e tij. Bënte teknikisht realitet politikën kriminale të tij. Ndaj Beria është shefi më jetëgjatë i policisë politike kriminale të Stalinit.
Nuk u shqua në luftë kundër armikut të jashtëm, por në eleminimin e kundërshtarëve të brendshëm të Stalinit dhe pushtetit të tij absolut. Kushdo që i dilte shefit kundër provonte dhëmbët e Berias në anë të grykës, ndërsa shihte nga afër për herë të fundit sytë e ftohtë por gjaksorë të Berias.
Ai Beria, studenti i aftë, i penduari që i shpëtoi ekzekutimit si anti-bolshevik, që dukej si një hardhucë e ndrojtur dhe e padëmshme, u neglizhua nga bolshevikët më me zë dhe eksperiencë që ishin mbi të. E ndërkohë kjo hardhucë zvarritej hijeve e kacavirrej degëve të pushtetit duke i ngrënë kokën insekteve gjithnjë e më të mëdha që haste në rrugën e vet drejt majës. Ata që i dhanë një dorë në kacavjerrjen e tij nuk vunë re sesi hardhucës po i rritej shtati, po i dilnin luspat dhe po i rriteshin dhëmbët e mprehtë. Ishte shumë vonë kur e kuptuan se hardhuca ne fakt kishte qenë një këlysh krokodili. Çasti kur e kuptuan ishte edhe çasti kur nofullat e krokodilit iu mbyllën në fytyrë.
Është i famshëm momenti kur Stalini po jepte shpirt e kishte humbur ndjenjat dhe Beria i tij filloi ta shante e ta pështynte. Një moment Stalini u duk se erdhi në vete dhe Beria u spërdrodh duke qarë e kërkuar ndjesë. Stalini vdiq dhe Berias i erdhi buzagazi. Tashmë që shefi i tij i lig nuk ishte më, ai ishte në krye të Perandorisë së të Keqes. Të gjithë mbijetuesit e Stalinit u drodhën nga tmerri.
Por kjo nuk zgjati. Një grusht shteti i të mbijetuarve të ligësisë së Stalinit, me në krye Hrushovin, bënë një puç pak muaj pas vdekjes së liderit në mars 1953. Beria u arrestua i pari. U arrestua në mbledhje të Byrosë Poltike në qershor. Në dhjetor 1953 u pushkatua, siç ai vetë kishte pushkatuar me dhjetëra kundërshtarë e bashkëpuntorë të shefit të tij (ai nuk kishte lider por shef) e me atë rast kishte hequr qafe edhe ata që e pengonin vetë Berian drejt pushtetit ditën që shefi nuk do ishte më. E pse jo, po të nevojitej, edhe shefin mund ta helmonte (siç u përfol), nëse ai vononte të thyente qafën.
Takimi me plumbin ishte dhe fundi i palavdishëm i kësaj monstre. Nuk e di nëse ka një shprehje për krokodilin apo qenin e tërbuar si shprehja aspak delikate politikisht ?Derri do plumb!?, por me siguri vlen edhe për ta. Në mos shefi i mbyt vetë se po bëhen të rrezikshëm, fundi u dihet kur shefi ikën.
Historia të mëson. Dhe një mësim është që derrat kanë të njëjtën fytyrë. Po ashtu edhe krokodilët, qofshin në kohë të perandorit të çmendur romak Kaligola, Stalinit, Enverit, sot apo në të ardhmen. Edhe fundin, në një mënyrë apo tjetër, njësoj të palavdishëm e kanë./CNA.al
Nga Lorenc VangjeliTë zgjedhurit në Këshillin Kombëtar të PD...
Nga Matteo Neçori-Sfudent i fakultetit të mjekësisëPetrit Va...
Nga Mentor Kikia Disa skena të përplasjes me policinë të pro...
Nga Agim Xhafka Tashmë Markun, deputetin e porsa zgjedhur, t...
Nga Skënder Minxhozi Nëse kishte nevojë për një tjetër matje...
Nga Denis Dyrnjaja Dje zhvilloi punimet Kuvendi Kombëtar i P...
Nga Ilir LevonjaPoston Edi Rama një video duke mbledhur ca m...
Nga Mero BazeSali Berisha ka arritur sot një fitore bindëse ...
Gazetaria televizive mediokre dhe … gazetaria televizive që ...
*Nesër Partia Demokratike mbledh Kuvendin e saj Kombëtar për...
Libri më i fundit i Rexhep Qosjes, i cili “vlerëson” si “fig...
Nga Mustafa Nano Për Edi Ramën, politika, më shumë se çdo gj...
Nga Mentor Kikia (Një letër publike për mjekët që kërkojnë r...
Nga Elton QynoKjo javë që po lemë pas, paska qënë java e Lua...
Arrestimi i dy mjekëve të spitalit të Traumës, pasi u morën ...
Bakshishi ka hyrë thellë në sistemin shëndetësor shqiptar dh...
Nga Bledian KokaFotografia reale e Ilir Metes se post 25 Pri...
Ilir Levonja Asgjë nuk më dhëmb më shumë se sa kur shoh skup...
Nga Mentor KikiaDrejtuesin e SPAK, Arben Kraja, unë e njoh s...
Kam debatuar shpesh, pasi në disa shkrime kam kritikuar njer...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...