Një letër publike për Arben Krajën dhe kolegët e tij të SPAK
Nga Mentor KikiaDrejtuesin e SPAK, Arben Kraja, unë e njoh s...
Ilir Levonja
Asgjë nuk më dhëmb më shumë se sa kur shoh skupe shtypi me qytetin tim. Në historikun e tij nga një gojëdhanë me çezmën në periferi, tek kuvendi i dimrit 1920, ku u hodhën themelet e një shteti me pjesëmarrje kolegjiale, dmth për demokracinë, e deri më sot, askush tjetër nuk e ka dëmtuar rëndshëm se sa politika. Në diktaturë e populluan me armiqtë e klasës.
Nga veriu në jug fusha e Myzeqesë u mbush me fshatra të izoluar banorët e të cilëve ishin armiq të partisë dhe popullit. U bë vendi i të internuarve etj., por edhe hambar i prodhimeve bujqësore. Cili qe dënimi këtu nga politika e kohës? Ironia që pikërisht ata, bujqit, sidomos Darsia, për çdo dimër u ndalohej buka e grurit, kishin privilegj tullat e thata të misrit plot krunde. Dikush mund të thotë që e kanë dëmtuar edhe bandat, por edhe ato ishin produkte të politikës.
Madje asaj politike që jep shenja akoma me mllef, barbari, aq sa kultura e ideve dhe e traditës ka marrë fund. Ka një mllef të ndërsjellë sa e shumta e qyteteve nuk kanë më qytetarë por militantë. Lagjet janë të shënjuara në të kuqe, në blu, gri etj. Kafenetë e qosheve po ashtu. Mos shko aty, se atje vetëm kriptot mblidhen. Mos bli tek ai se është qen i këtij apo atij. Një barrë me kulturë ka tjetri, burri në moshë, profesori i thinjur, por flet me gjuhën e një militanti të thekur partie.
Domosdo e nesërmja, që është kjo e sotshmja, nuk ka se si të prodhojë demokraci, por grupe me protokolle të qarta mbi kulturën e rryshfetit, përqindjet e tenderimeve, shtëpitë extra në buzë të detit, vendet e punës me diploma fallco, meritokracia…, puro një shkërdhatokraci që ka ndarë gjakun nga gjaku. Një socialist nuk e sheh të pi një kafe me një demokrat.
Do shenjohen me gisht. Do kërcënohen me vendin e punës. Tenderimet nuk janë vetëm përqindje fitimi, janë edhe pistoleta tek koka, bomba poshtë makinave. Rrëmbime, a marrje peng. Kësisoj edhe dekoratat. Mos prit më për të tjera…, është kjo një nga arsyet që brezi i ri ka mbushur parcelat e varreve dhe lufta për territore sot është prezente thuajse në gjithë qytetet e Shqipërisë. Kësisoj mos prisni ujë 24 orë, as rrugë të shtruara, as vende të reja pune, as paga normale. Në këto 30 vjet demokraci, kur ngec në rrjetë një merimangë e djathtë, çirren të majtët.
Kur ngec një merimangë e majtë, heshtin të majtët dhe çirren të djathtët. Korrupsioni, vjedhja, zhvatja, nuk ka ngjyrë, ka vetëm metastaza se është kancer për të dyja palët. Kështu që edhe ky rasti me kryebashkiakun e Lushnjes nuk bën përjashtim. Eshtë produkt i kohës që po hamë njëri-tjetrin. Mua më dhimbset vetëm për një gjë, emri i qytetit tim. Vendi i atyre njerëzve të cilëve u ka humbur pesha e fjalës. Ka një batalion me intelektualë por janë të nëmur të gjithë.
Dominon militanti, madje dhe i deleguari nga lart. Mungon kolegjialiteti. Sot Lushnja dhe shumë qytete të tjera në vend, nuk përfaqësohen nga njerëzit e tyre, por nga të deleguarit. Që këtu fillon politika anti truall, anti traditë, anti kulturë. Ta dini mirë se në ato tenderime ka gisht e pjesë edhe këta të deleguarit nga lart. Pastaj si është e mundur bash aty në Lushnjen time.
Jo në Elbasan, jo në Durrës. Madje ndërsa me lushnjarin tim Edi Rama u distancua pa kaluar as 5 minuta nga skupi në internet. Me atë të Durrësit jo. Bile, biles e mori në mbrojtje, tha që, nuk më duhet mendimi i Amerikës, e kam mik Gjushin etj. Dua t’i them edhe atij panelisti majtist, përse nuk i nxjerr të njëjtat argumenta kur mbronte Gjushin, kur denigronte non gratan e një ish kryeministri shqiptar, edhe për kryebashkiakun e Lushnjes.
Eshtë fare e thjeshtë, shkërdhatokracia e kohës në emër të partisë me piketimet për listën e armikut të klasës. Po ky panelist i majtë nuk mund ta bëj, nuk do ngiste më makinë X5 apo Porshe me porosi. Boll me Lushnjen, përgjegjësitë janë personale.
Nga Mentor KikiaDrejtuesin e SPAK, Arben Kraja, unë e njoh s...
Kam debatuar shpesh, pasi në disa shkrime kam kritikuar njer...
Nga Fatbardh Kadilli Partitë politike janë bërë pak e nga pa...
Nga Ilir LevonjaAsnjë lider i së djathtës nuk ka qenë kaq i ...
Koha shqiptare ka ardhur, ajo nuk pret dot më.Të dy organet ...
Nga Oerd BylykbashiKa dy lloj votash të lira në këtë shtetin...
Nga Arian GaldiniKur nisesh me familjen për pushime, ndodh t...
Krimet dhe vrasjet nuk janë vetëm punë shqiptarësh. Përpara ...
Mbrëmë po darkoja në një nga restorantet japoneze më të njoh...
Nesër do të filloj punë. Rroga nuk është e keqe, plus që ai ...
Dita e parë e punës iu bë e fundit e jetës; viktima më e paf...
Nga Denis Dyrnjaja Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të për...
Lluksi që vret…Po po lluksi që po na vret. Shoh në rrugë të ...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim, u duk shumë e ...
Kohët e fundit e kam provuar shpesh që në biseda me njerëz j...
Nga Miron ÇakoSot pretendohet se njerëzimi ka hyrë në “Kohën...
Nga Arben RistaniTurizmi veror ne Shqiperi, per nivelin e te...
Nga Andi Bushati Të gjithë naivët që deshën të besonin se ko...
Vajta përsëri sot atje anash rrugës të Ndroqit për të blerë ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...