web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Rama, Doshi, Rakipi tek Lulzim-Berisha

18 Gusht 2021, 09:56, Opinione CNA

Edi Rama, me lëvizjet e tij, shumica e tyre konsensuale dhe disa ?të kontestuara? nga Lulzim Basha, mundi të siguronte fitoren ndaj një rivali që më shumë se sa kundërshtar politik e ka një aleat të papërsëritshëm në llojin e vet.

I pavendosur, i deformuar një pazarxhi i vogël, një njeri që pasurohet gjatë kohës kur dikush tjetër është në pushtet dhe një politikan që nuk  jep askujt shpresë, nuk ngjit tek qytetarët dhe nuk duket si një alternativë.

Por në fakt thjesht dhe vetëm shihet si një instrument në duart e pushtetit.

Me mbylljen e kutive, Lulzim Basha doli para mediave dhe tha se Opozita kishte fituar, verdikti i popullit ishte në kuti.

Pra, sipas tij njerëzve të tij dhe stafit të tij, atyre që organizonin dhe përgatisnin strategjitë elektorale, Luli ishte kryeministër në atë moment.

Por, menjëherë pas tre katër orësh me hapjen e kutive të para, trendi elektoral u duk qartë, Basha po humbiste.

Kështu ndodhi në të gjithë Shqipërinë, PD kishte një rritje elektorale, nuk shkonte dot në votat e vitit 2013, kur kishte dalë në Opozitë.

Por, nga ana tjetër ishte LSI që kishte marrë një goditje, duke lënë rrugës të paktën 140 mijë vota dhe në fund opozita humbiste dhe Lulzim Basha  nuk bëhej kryeministër.

Të nesërmen doli e tha se po hapeshin kutitë e socialistëve dhe përmbysja po vinte. Në fakt nuk ndodhi kështu, se pas 24 orësh doli e deklaroi se kishte ndodhur një masakër elektorale nga treshja Rama-Doshi-Rakipi.

Lulzim Basha artikuloi treshen Rama-Doshi-Rakipi, për të nxitur tek ndërkombëtarët një qasje tjetër politike.

Pra, se kryeministri në detyrë kishte marrëdhënie me Tom Doshin, i cili ishte shpallur non-grata nga amerikanët apo edhe Aqif Rakipin, një personazh politik i PDIU-së, i cili kishte qenë deputet i Opozitës, por më pas iu ishte bashkuar socialistëve.

Artikulimi për disa javë ishte Rama-Doshi-Rakipi, por më pas Rakipi u la. Ish-aleati nuk artikulohet më nga Lulzim Basha,  por ngeli dyshja Rama-Doshi.

Sepse, Aqif Rakipi, një fenomen elektoral i aleancës me Partinë Demokratike, dalë nga zgjedhjet e vitit 2013, më pas me një fitore spektakolare të tij në Elbasan në vitin 2017, ku gati nxjerr PD forcë të tretë politike dhe në vitin 2021 kandidoi djalin e tij në listat e socialistëve, në fund të saj.

Duke mundur kështu, të bëjë një thyerje të listë dhe duke rrëzuar disa nga ikonat e të majtës, përfshirë këtu edhe kryetarin e PS të Tiranës.

Pra, Rakipi në zgjedhjet e vitit 2021 ishte aleat direkt i Edi Ramës  dhe mund të artikulohet Rama-Rakipi, por Luli nuk e flet më. Ai thotë Rama-Doshi.

Çka tregon se ka individë dhe fenomene elektorale me lidhje dhe njohje, por edhe marrëdhënie shoqërore që krijojnë vota, përtej asaj që japin partitë.

Dikush pretendon se ato blihen por është mjaft e vështirë të blesh një thes me vota. Mund të blesh disa dhjetra apo disa qindra por jo me dhjetra-mijëra vota. Duhet të jetë përkushtimi i një individi, përfshirë këtu edhe Ramën, edhe Doshin edhe Rakipin që kanë diferenca në mbledhjen e tyre.

Kryeministri ka në dorë një parti të madhe, dy të tjerët treguan se me edhe pa parti sigurojnë vota personale dhe votat personale nuk sigurohen në një ditë, por është një kontribut i vazhdueshëm, për të mbledhur një thes me vota, jo një grusht që mund të të jepte një mandat deputeti.

Kështu ka ndodhur edhe me Doshin edhe me Rakipin, gjë që nuk ndodh me Lulzim Bashën.

Në fakt përtej dy fenomeneve politike pra, Doshit dhe Rakipit, kemi artikulimin e  drejtuesit të PD-së, i cili ka marrë humbjen e disatë radhazi, ka zgjedhur të lidhet me tel tek karrigia e kryetarit të partisë, por edhe të bëjë spektakle me artikulimin e tij publik.

Nuk dihet pse e hoqi Rakipin nga fjalori por ajo që dihet është se Rakipi ka qenë aleati i Lulzim Bashës, dje dhe ka bashkëpunuar jo pak me të.

Sot, ai ka zgjedhur që votat e tij ti kalojë tek socialistët, pa ipasur borxh askujt, duke regjistruar një rezultat spektakolar dhe duke detyruar Lulzim Bashësn që mos ti përmendë më emrin.

Në fakt, Rakipi është brenda listave të PS, ndërsa Doshi, një tjetër fenomen politik është jashtë saj.  Luli përpiqet sërish të thotë Rama-Doshi, harron Rakipin, ndonjëherë i rrëshket goja dhe e thotë.

Në qoftë se Lulzim Basha ka zgjedhur të artikulojë Rama-Doshi-Rakipi apo Rama-Doshi tani jemi përballë fenomenit politik Lulzim-Berisha.

Pavarësisht qasjes së tij me një nga elementët e botës së krimit, socialistët tashmë kanë përballë Lulzim-Berishën në dy aspekte.

Së pari, Luli si humbës dhe aleatë i tyre dhe së dyti ish kryeministrin Berisha, fenomenin spektakolar politik, të këtyre 30 viteve që u shpall non-grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përtej pretendimeve, të tij se kjo është bërë nga Qeveria dhe instrumentet e saj, në finale, fakti është fakt.

A thua, se aleanca Lulzim Berisha, tashmë ka një tjetër qëndrim ndaj Rakipit e cila është e njëjtë me qëndrimin që ka, thjesht Lulzim Basha ndaj Sali Berishës.

Artikulimin  e tij do ta ndryshojë sipas interesitt të momentin, tw lekëve të momentit, thesit që shkon për momentin tek kunati dhe interesave klienteliste dhe korruptive të tij dhe të familjes së tij,  të cilat mund të të shtojnë emrin në akuzat dhe artikulimet politike dhe mund të ta heqin emrin ashtu siç veprojnë dhe jo vetëm me Aqif Rakipin por edhe me vetë ish-kryeministrin Sali Berisha.

Tani përballë fenomenit Rama-Doshi kemi fenomenin Lulzim-Berisha./CNA.al





08:57 Opinione

Lideri i pusetës!

Shkoi në Korçë dhe i vuri flakën PD-së. Shkatërroi në dy man...

Lajmet e fundit nga