Vrasja e efektivit në Maliq/ Detaje të reja, zbardhen emrat dhe rrethanat e ngjarjes
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Ai që e vrau i pari PD-ën, nuk është Mark Marku, që sot po e linçoni me sa ju hanë bulçitë, por Sali Berisha. Ai që e vrau, i dyti PD-ën, nuk është prapë Mark Marku, por Lulzim Basha. Ata që e vranë PD-ën së treti, nuk janë intelektualët si profesorët Plasari apo Mark Marku. Por showgagarelët si Gjana, Stresi, ca rrogtarë vocërrakër që presin ndonjë thelë.
Dhe së katërti, shpura e atyre që kurrë nuk fituan drejtpërdrejtë, e prapë drejtojnë vijën politike të PD-ës në qënder dhe qytetet e vendit. Ata që kurrë nuk fituan drejtpërdrejtë, por prapë janë uzurpues të vendit të parë në lista për një karrike garant me votat që nuk i takojnë. Së pesti, e vranë edhe ata që mbështesin hapur zgjedhje farsë, pa garë, si edhe ishin ato tek PD muaj më parë, qershor 2021, kur Lulzim Basha u rizgjodh pas humbjeve të 3 palë zgjedhjeve.
Dhe u vulos me një kongres tip i partisë së punës në korrikun e 2021. Së gjashti, e vranë edhe ata që e kuptojnë ekzistencën e një force politike, si armatë ushtarake, si juntë, vetëm e vetëm për të mbrojtur njëshin. Në rastin konkret,Sali Berishën, a manaren e tij Lulzim Basha. Eshtë turp ta mendosh që një gjoja i quajtur doktor profesor, me pesë mijë vota, kërkon të rrijë gjithë jetën në pushtet. Demokracia është ndërgjegjësim intelektual, jo uzurpim or vëlla. Vjen, shpalosesh dhe hap krahun. Kushedi sa doktorë profesorë, me moshë sa nipojtë e Saliut a të ndonjë tjetri aty, janë në vend të fundit në listat famëkeqe të njëshave. Dhe do dalin në pension ashtu, të fundit. I keni me shumicë, e kurrë nuk ua dhatë mundësinë. Mund të jenë fitimtarë realë dhe gjak i ri që vërtetë e bëjnë Shqipërinë. Arsyeja, sepse jeni kthyer në ushtarë të verbër të njëshave.
Sali Berisha del e flet në emër të popullit ashtu siç fliste edhe Enver Hoxha. Janë votuesit, me demek, populli që nuk e lë Saliun të iki. Pika argumentit dhe pika atyre që i hanë këto argumenta. Kur u ngritëm në 1990-ën, e bëm për të shmangur bllokmenët, byroistët, hunjtë që nguleshin e nuk shkuleshin. Sot janë aty disa emra, sikur edhe njëqind vjetë të jetojnë, sikur edhe me paterica, prapë i ke në krye, herë duke shtrënguar grushtin tek tëmthi, herë duke të çjerrur sytë me dy gishta.
Atëhere byroistët na skandalizonin me atë privilegjin e magazinës, lirinë e dhunshme, të drejtën monarkike të partisë etj. Kurse këta të sotshmit, të sundojnë me priviligjenin e unit të armatës ushtarake, luksit të shfrenuar, pasurisë së ekzagjeruar, pushtetin e pafund të byroistit. Nuk kanë aspak turp kur statistikat i rrënojnë rezultatet e punës së tyre të këtyre 30 vjetëve.
Aq sa zyrat e sherbimeve sociale pak ditë më parë jepnin alarmin se numri i kontribuesve për pension është bërë më i vogël se numri i përfituesve. Që domethënë se krahu i punës ka rënë në kuotat minimale dhe rezervurin nuk ka shi që ta mbushi. Megjithatë, mirë pushteti i dështuar po çimentohet, por krahas tij, po çimentohet edhe junta ushtarake e uzurpimit të opozitës. Dhe ja fakti, një intelektual ka vullnetin të dorëhiqet, junta e maskron se nderi i tyre është Sali Berisha a Lulzim Basha, jo forca politike, jo Shqipëria.
Konkluzioni, një forcë politike e cila vendos më përpara se vendin emrat e përveçëm, ajo nuk është më një forcë politike, por juntë ushtarake. E tillë është sot e ashtuqujtura rilindja e Edi Ramës. Dhe nëse juntistët e rilindjes shkumosen duke të mbrojtur Ramën, nuk ka se si duan Shqipërinë. Duan sundimin e njëshit. Shqipëria në të sëmës…, nëse Rama muajin tjetër nuk u jep pension, prapë në të sëmës. Bar do hanë dhe Ramën kurrë nuk e shesin.
Kështu edhe nga krahu tjetër…, sikur edhe njëqind vjet në opozitë të rrinë, prapë ata vet në pushtet janë. Jo për Shqipërinë, por për Saliun. Dhe ta dini, se, sado t’i ketë vjedhur Rama, sado denoncime dixhitale të bëj Saliu, sado dështime të tjera te ketë qeveria. Këto argumenta do i keni në kundër argumenta, ai justifikimi klasik i politikanit për të ruajtuar pushtetin.
Ashtu siç i dëgjuat kur Berisha bëri aleancë me Metën në 2009, do t’i dëgjoni edhe këtë vit nga aleanca e pritshme e Bashës me Ramën. Megjithatë ju, juntistë apo armatë militantësh do linçoni rishtas njëshat, jo progresitët dhe demokracinë. Demokracinë dhe Shqipërinë jo e jo./ CNA.al
Nga Erion DashoPrej vitesh informacioni shëndetësor dhe tekn...
Mark Marku dhe shoku i tij Gjekmarkaj, nuk votuan për Luli B...
Në 50 vite diktaturë komuniste të gjitha pushtetet politike,...
Mark Marku i është shtuar sot përfundimisht listës së gjatë ...
Nga Ilir KonomiDërgata shqiptare me Esat pashën u prit nga P...
A e dini pse Nënë Tereza është njeriu mrekulli që e ka të gj...
Ky është postimi i fundit i Presidentit të Republikës në faq...
Nga ark.urb. Julian BalaJanë dakord që të mbrohen investitor...
Nga Kreshnik SpahiuMilitantënt demokratë e gjetën pas 30 vje...
Shqipëria është plot me shenjtëri manastiresh, magji’ kishas...
Nëse një shoqëri apo një komb, nuk ka cilësi të ritmit pozit...
Nga Jak SimoniNdonëse kjo verë është dukshëm më e ngrohtë dh...
Nga Gjergj ErebaraNjë analizë statistikore e databazës së rr...
Atë të përlotjes e përjetoj si sektorin më të neveritshëm të...
Nga Altina Marmullaku, Ana GjokaLëvizja Vetëvendosje ka orga...
Shqipëria dhe Kosova s’kanë qenë kurrë më larg njëra-tjetrës...
Edi Rama po futet për ditë e më shumë nën lëkurën e atij zen...
Një dalldi e madhe filloi gati 3 javë më parë kur Bashkia Ko...
Shumë zhurmë për asgjë dhe një furtunë në gotë, ngritur për ...
Amerika nuk dështoi në Afganistan. Ajo shkoi atje për të shk...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...