web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Miron Çako/ Si mund të ndalohet dhuna e burrave ndaj grave?

31 Gusht 2021, 17:27, Opinione CNA

Fillimisht duhet të kuptojmë dhe pranojmë se dhunë ndaj grave konsiderohet çdo veprim prapaveprues, që ka si rezultat dhimbjen dhe dëmtimin fizik, trupor këtu futet edhe dhuna seksuale po ashtu edhe dhuna psikologjike që vijnë si pasojë e kërcënimeve, privimit të lirisë, ekonomisë dhe mardhënieve normale shoqërore.

Është e turpshme, sepse gruaja cilësohet si natyrë e brishtë fizike e psikologjike që duhet të përkrahet dhe mbrohet nga burri, kështu burri që abuzon dhe dhunon fizikisht dhe psikoligjikisht një grua bën një ndeshje të pandershme dhe të pabarabartë duke përfituar nga fiziku dhe statusi i saj shoqëror, kulturor madje edhe në atë fetar, ku femra shikohet dhe trajtohet si më inferiore se burri.

Për këtë nuk do t?i referohemi ndonjë burimi të rastësishëm arkeologjik,historik apo psikologjik, që shpesh nuk janë të saktë dhe kontradiktor, por Biblës që është sa historik edhe i vërtet, sepse është fjala e Zotit drejtuar njerëzimit, ku ne mund të marrim përgjigje për të shkak pasojat e të mirës dhe të keqes në botë, sikurse edhe të dhunës të burrave ndaj grave.

Burri (Adami) u krijua i pari ” Atëherë Zoti Perëndi formoi njeriun nga pluhuri i tokës, i fryu në vrimat e hundës një frymë jete, dhe njeriu u bë një qenie e gjallë.( Zanafilla 2-7)  Pastaj krijoj gruan, sepse: Zoti Perëndi tha: “Nuk është mirë që njeriu të jetë vetëm; unë do t’i bëj një ndihmë që i leverdis”.(Zanafilla 2-18).

Sipas Biblës mënyra si e krijojë Perëndia gruan ishte e ndryshme nga burri: ?Atëherë Zoti Perëndi e futi në një gjumë të thellë njeriun, të cilin e zuri gjumi; dhe mori një nga brinjët e tij dhe e mbylli mishin në atë vend. Pastaj Zoti Perëndi me brinjën që i kishte hequr njeriut formoi një grua dhe e çoi te njeriu. Dhe njeriu tha: “Kjo së fundi është kocka e kockave të mia dhe mishi i mishit tim. Ajo do të quhet grua, sepse është nxjerrë nga burri”. Për këtë arsye njeriu do të braktisë babanë dhe nënën e tij dhe do të bashkohet me gruan e tij, dhe do të jenë një mish i vetëm.(Zanafilla 2; 21-24)

Kjo mënyrë krijimi ka një domethënje të madhe. Sipas dogmatikës së krishterë me anë këtij tregimi biblik theksohet natyra e përbashkët, barazia dhe bashkimi i ngushtë ndërmjet burrit edhe gruas. Ata nuk u krijuan si dy qenie të krijuara veçmas dhe kështu të ndara nga njëri-tjetri si dy të huaj që mund të kundërshtoheshin, por janë i njëjti mish dhe e njëjta esencë e natyrës njerëzore, e krijuar sipas ikonës së Perëndisë, prandaj burri edhe gruaja, mashkulli edhe femra, janë krijuar nga Perëndia të jetojnë sëbashku në një bashkim jete, dashurie edhe të qënuri.

Edhe pse janë të barabartë, sepse gruaja u morr nga brinja, mesi i burrit përsëri ka një hierarki , pra burri është udhëheqësi i aktiviteteve njerëzore, kurse gruaja duhet të jetë ndihmësja e burrit, ajo frymëzon jetën e burrit dhe e plotëson qenien dhe përmbush jetën e tij, ajo është nëna e fëmijëve të burrit, por asnjëherë një instrument i burrit, vetëm për kënaqësi seksuale dhe për lindje fëmijësh, sepse ajo nuk do ishte më një subjekt, por vetëm objekt i burrit ashtu si ishin edhe kafshët , bimët dhe sendet.

Pavarësisht ndryshimeve fizike sipas seksit dhe ato psikologjike, që janë krijuar për të qënë të aftë ata të kryejnë fuksionet e tyre si burrë, bashkëshort, baba dhe si femër po ashtu grua dhe nënë,ato janë mënyra ekzistence brenda së njëjtës njëshmëri, dhe u krijuan që të jenë të dy në bashkim fizik dhe shpirtëror unik një mish dhe kështu duhet të shprehin së bashku të njëjtën njerishmëri, të gjitha virtytet dhe fuqitë që i përkasin natyrës njerëzore të krijuara sipas ikonës edhe në ngjashmëri me Zotin .(Zanafilla 1-26)

Sipas doktrinës së krishterë nuk ka virtyt apo fuqira që i përkasin burrit dhe jo gruas , ose gruas edhe jo burrit. Ata të dy janë thirurr së bashku në përsosjen shpirtërore drejt së vërtetës dhe dashurisë dhe në të gjitha virtytet hyjnore, që Perëndia i ka dhënë krijesave njerëzore.

Në këtë mënyrë harmonike Zoti e krijojë çiftin burrë- grua, por realisht që nga prehistoria njerëzore nuk e shofim këtë kombinim dhe bashkëekzistencë harmonike dushurie dhe respekti mes burrit edhe gruas, madje fatkeqësisht shohim historikisht një sundim dhe abuzim sistematik të burrit ndaj gruas edhe veçanërisht gjinisë femërore edhe sot kur shoqëria njerëzore është emancipuar.

Përsëri Bibla na sqaron se armiqësitë dhe rivaliteti mes burrit edhe gruas nuk erdhi nga mënyra të ndryshme ekzistence, që nuk duhet t?i ndajnë, por t?i bashkojnë si dy të kundërta gjini që tërheqin njëri-tjetrin me energjinë manjetike të dashurisë (agapit ), ku merr kuptim dhe përmbushje edhe seksualiteti (erosi) edhe miqësia (filia).

E gjithë kjo situatë konfliktuale, që degjeneron në dhunë, na vjen për shkak të mëkatit fillestar, që erdhi fatkeqësisht tek njeriu dhe bota e tij nga djalli ashtu si përsëri Bibla na tregon:?Por gjarpri ishte më dinaku ndër të gjitha bishat e fushave që Zoti Perëndi kishte krijuar, dhe i tha gruas: “A ka thënë me të vërtetë Perëndia: “Mos hani nga të gjitha pemët e kopshtit?””.Dhe gruaja iu përgjegj gjarprit: “Nga fruti i pemëve të kopshtit mund të hamë;por nga fruti i pemës që është në mes të kopshtit Perëndia ka thënë: “Mos hani dhe mos e prekni, ndryshe do të vdisni””.Atëherë gjarpri i tha gruas: “Ju s’keni për të vdekur aspak;por Perëndia e di që ditën që do t’i hani, sytë tuaj do të hapen dhe do të jeni në gjendje si Perëndia të njihni të mirën dhe të keqen”.Dhe gruaja pa që pema ishte e mirë për t’u ngrënë, që ishte e këndshme për sytë dhe që pema ishte i dëshirueshme për ta bërë të zgjuar dikë; dhe ajo mori nga fruti i saj, e hëngri dhe i dha edhe burrit të saj që ishte me të, dhe hëngri edhe ai.( Zanafilla 3; 1-6)

Në këto reshta Biblik na tregohet qartë se gruaja duke dëgjuar djallin mashtroj veten dhe pastaj me lajka dhe përgjërime hipokrite mashtroj burrin që edhe ai ti rebelohej urdhërit hyjnor :? Ha lirisht nga çdo pemë por mos ha nga pema e njohjes të së mirës edhe të së keqes?. (Zanafilla 2 1?17)

Gjithashtu Gruaja (Eva) ashtu si buri(Adami) nuk u pendua por justifikuan: Dhe Zoti Perëndi i tha gruas: “Pse e bëre këtë?”. Gruaja u përgjigj: “Gjarpri më mashtroi dhe unë hëngra prej saj”.( Zanafilla 3-13)

Për këtë gruaja mori ndëshkimin e drejtë nga Zoti. Gruas i tha: “Unë do të shumëzoj në masë të madhe vuajtjet e tua dhe barrët e tua; me vuajtje do të lindësh fëmijë; dëshirat e tua do të drejtohen ndaj burrit tënd dhe ai do të sundojë mbi ty”.(Zanafilla 3-16)

Por duhet të jemi të kujdesshëm, sepse këtë mundime dhe ky sundim i burrit mbi gruan që degjeneron edhe në dhunë fizike,psikologjike dhe shoqërore , nuk ia dha Zoti  si një e drejtë juridike burrit, por ishte pasoja e mëkatit të gruas, sepse  nga tundimi për të qënë mbi burrin, gruaja dëgjoi ofertën e djalli dhe e mashtruar dhe e papenduar i prishi të gjitha, humbi barazinë me burrin dhe gjithashtu burri i mashtruar nga gruaja humbi lidhjen me Zotin që është burimin e dashurisë dhe i çdo drejtësie.

Kështu burri që e ka brenda vetes mëkatin: ?në mëkat më lindi nëna ime ? (psalmi 50) nuk mund ta dojë më gruan si më parë pa interes dhe pasion, por mbas mëkatit e shikon dhe e trajton atë si më inferiore, madje duke abuzuar në egoizmin e tij deri në sundim mbi gruan, duke përligjur edhe dhunën ashtu si do vepronte tek kafshët dhe natyra.

Në Bibël edhe pse gruaja ra kaq poshtë nga egoizmi i saj, përsëri e quhet me emrin (Eva ) nënë e të gjallëve, sepse edhe pse ajo ishte shkaku i mëkatit të njerëzimit dhe si pasojë e vdekjes: ?Se prej gruas zuri fill mëkati dhe prej saj të gjithë vdesim? na thotë Urtësia e Sirakut, ajo  përsëri triumfon mbi vdekjen me anën e lindjes me dhimbje duke siguruar vazhdimësinë e racës njerëzore, madje duke shpresuar se një ditë trashëgimia e saj do t?ja shtypë kokën gjarpërit, armikut të njerëzimit ashtu si u profetizua nga Zoti në Eden: ?Dhe unë do të shtie armiqësi midis teje dhe gruas, midis farës sate dhe farës së saj; fara e saj do të shtypë kokën tënde, dhe ti do të plagosësh thembrën e farës së saj”. (Zanafilla 3-15)

Sipas Biblës edhe pse gruaja e humbi barazinë me burrin, përsëri Zoti u kujdes që gruaja të mos keqtrajtohet nga burri dhe të ketë barazi sidoemos në edukimin e fëmijëve brenda shtëpis. Ligji i Dhiatës së Vjetër kujdeset shumë për të mbrojtur gruan sidoemos në fushën e saj të qënit nënë dhe kur ajo mbetet e ve dhe pa përkrahje.(Ligji i Përtërirë 25; 5-10).

Në Bibël nuk shohim asnjë rast, që të përligjet dhuna e burrave ndaj grave për egoizmin e tyre maskilist. Nqs dënohej një grua edhe me vdekje para popullit ajo lejohej njësoj si për gruan ashtu edhe për burrin për blasfemi, tradhëti bashkëshortore,dhe përversione. (Ligji i Përtërirë 22-22)

Madje brenda Biblës roli i gruas është restauruar përgjatë historisë duke dhënë shembuj të grave që kanë dhënë një rol të madh në mbështetje të burrave, por edhe në historinë e shpëtimit të racës njerëzore si gra të bekuara të patriarkëve Abraham , Isak , Jakov si  Sara,Rebeka , Rakela, ose Miriam,( Eksodi 15-20) Dëbora, Jahela (Gjyqtarët 4 4-5, 31), Hulda( 2 Mbretërve 22, 14-20) etj.

Në Bibël portretizimi i gruas, që është dhënë prej burrave të ndriçuar nga Zoti, është shumë poetik dhe i domosdoshëm për përmbushjen e jetës së burrit, psh Solomoni thotë: ?Kush ka gjetur grua ka gjetur një gjë të mirë dhe ka siguruar një favor nga Zoti.(Fjalët e urta 18-22)? ose ?Kush ka gruan e mirë ka më të madhen pasuri ? kush nuk ka grua është endacak i trishtuar?? (Siarkidi 36;26-27)

Në Bibël edhe pse bukuria e gruas është karakteristike, përsëri nuk lavdërohet gruaja thjesht si objekt bukurie, që gëzon vetëm syrin dhe instiktin seksual të një burri, përkundrazi na thuhet me ironi: ?si një unazë ari në feçkën e derrit është një grua e bukur, por pa mend? ? (Fjalët e Urta11-22). Ajo që kërkohet dhe lavdërohet nga burri i mençur është: ? Gruaja që ka frikë Zotin, ja cila duhet lavdërtuar? ( Fjalët e urta 31 -30)

Sipas Biblës Zoti Perëndi  figurën e gruas dhe personaliteti i cënuar dhe rëzuar nga mëkati i Evës saj u restauruan  përsëri me anën e një vajze, prej një virgjëreshës me emrin Maria, që u thirr nga providenca hyjnore të lindë virgjërisht si njeri Birin e Perëndisë, ashtu si njoftohemi në Bibël: ?në kohën e duhur Ati dërgoi birin të lindur prej një gruaje nën ligj?(Galatasve 4-4)

Tek kjo grua më e bekuara nga të gjitha gratë( Luka 1-42) Perëndia dërgoi lajmëtarin qiellor, Kryengjëllin Gabriel, që i tha me nderim: ?Gëzohu Mari Hirplotë Zoti është me ty, ti je e bekuar ndër gratë? dhe engjëlli i tha përsëri: ?Mos ki frikë Mari, sepse ke gjetur hir përpara Perëndisë dhe ja ti do të mbetesh shtatzanë dhe do të lindësh një djalë dhe do t?ia vësh emrin Jisu. Dhe Mariama i tha engjëllit ? ?Si do të ndodhë kjo përderisa unë nuk njoh burrë? dhe engjëlli duke iu përgjigjur i tha: ?Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ty dhe fuqia e të lartit do të hijesojë ose do të mbulojë me hirin e vet prandaj i shenjti që do të lindë prej teje do të quhet bir i Perëndisë? dhe pasi i mendoi të gjitha dhe e besoi jetën e saj në përkujdesjen hyjnore në emër të çdo gruaje dhe të gjithë njerëzimit tha: ?Ja shërbëtorja e Zotit le të më ndodhë sipas fjalës sate?.(Luka. 1. 28; 30; 31; 35; 38)

Me lindjen, kryqëzimin vdekjen vullnetare e Zotit Jisu Krishti, Shpëtimtarit u realizua profetësia që pasardhja e gruas do t?ja shtypë kokën gjarpërit (Djallit) ( Zanafilla 3 -15) dhe u vendos gruaja në vendin e saj të nderit, prandaj e Tërëshenjta Zonja Shën Maria quhet Eva e re që u fronëzua nga Perëndia përkrah Adamit të ri, Jisu Krishtit, si Mbretëreshë e qiellit dhe e dheut në krijimin e ri që bëri Zoti me ngjalljen e tij të lavdëruar, ashtu si na thuhet te Zbulesa: ?Pastaj një shenjë e madhe u duk në qiell: një grua e veshur me diellin, dhe me hënën poshtë këmbëve të saj, dhe mbi krye të saj një kurorë me dymbëdhjetë yje.? (Zbulesa 12-1)

Zoti Jisu Krisht që lindi si njeri prej gruas e vendosi rendin e gruas në vendin e vet ashtu si ishte në fillim. Ai ndaloi poligaminë, që ishte pasoja e rënies së gruas dhe sundimit të burrit duke e parë gruan vetëm si objekt kënaqësie seksuale dhe ara e prodhimit. Gjithashtu Krishti ndaloi divorcin përveç në rastin e imoralitetit, që deri në atë kohë ishte i ligjëruar.Ai u tha atyre: ”Moisiu ju lejoi t’i ndani gratë tuaja për shkak të ngurtësisë së zemrave tuaja, por në fillim nuk ka qenë kështu.Por unë ju them se kushdo që e lëshon gruan e vet, përveç rastit të kurvërisë, dhe martohet me një tjetër, shkel kurorën; edhe ai që martohet me gruan e ndarë, shkel kurorën”. (Mateu 19 7-9)

Madje Krishti ruajti një bekim të veçantë për gratë duke shpërblyer guximin e tyre që qëndruan deri në fund tek këmbët e kryqit bashkë me nënë e tij (Joani 19-25).Ai i`u shfaqu i gjallë atyre dhe i urdhëroi ato të shkonin të lajmëroni apostuj burra (Joani 20 17) që ishin fshehur nga frika e judejnve (Joani 20 -19)

Vetë nxënësit e Krishtit apostujt, kudo ku predikuan dhe themeluan nëpër gjithë botën Kishën Apostolike, e ngritën rolin e gruas ashtu si e ngriti dhe e nderoi Zoti Jisu Krisht  .

Apostull Petro shkruan: “Gjithashtu dhe ju, gra, nënshtrojuni burrave tuaj, që, edhe nëse disa nuk i binden fjalës, të fitohen pa fjalë, nga sjellja e grave të tyre,kur të shohin sjelljen tuaj të dlirë dhe me frikë.”( 1 Pjetrit 3; 1-2)

Po ashtu ai këshilluan burrat: ? Ju burra, gjithashtu, jetoni me gratë tuaja me urtësi, duke e çmuar gruan si një enë më delikate dhe e nderoni, sepse janë bashkëtrashëgimtare me ju të hirit të jetës, që të mos pengohen lutjet tuaja”.(1 Pjetrit 3-7)

Kanonet apostolike si ai 27 ose i 9 i Sinodit të Parë dhe të Dytë e ndalojnë kategorikisht dhunën ndaj çdo individi, vetëkuptohet edhe ndaj grave me të gjitha format e saj, fizike , psikologjike, shoqërore.

Atje ku u vendos krishtërimi si themel i shoqërisë, jo vetëm u paqtuan njerëzit me Perëndinë dhe u qytetarizua jeta, por burrat edhe gratë që u pagëzuan më Krishtin u bënë krijesa të reja në Zotin pa mëkate dhe rivalitete.

Vetëm në Krishtin burri bëhët burrë dhe gruaja bëhet grua dhe pushojnë së paturi rivalitet dhe armiqësi  ashtu si ishin në fillim pa mëkatuar  madje shumë më lartë bijë Perëndie nga hiri ashtu si është Krishti nga natyra hyjnore,  si na thotë Apostull Pavli në letrat e tija :? Sepse të gjithë ju që jeni pagëzuar në Krishtin, Krishtin keni veshur.. nuk ka as mashkull as femër, sepse të gjithë jeni një në Jezu Krishtin. ( Galntianët 3-28)

“Prandaj nëse dikush është në Krishtin, ai është një krijesë e re; gjërat e vjetra kanë shkuar; ja, të gjitha gjërat u bënë të reja”.( 2 Korintasve 5 17)

Nuk ka mënyrë tjetër që të ndalohet dhuna e burave ndaj grave përveç doktrinë së krishterë  të shpëtimin në Krishtin, sepse e thamë më sipër se dhuna është çështje mëkati dhe askush nuk mund t?i falë mëkatet përveç Jisu Krishtit: ?Qengji i Perëndisë që ngre mëkatet e botës? ( Joani 1-29) “Duke ditur se jo me anë gjërash që prishen, si argjendi ose ari, jeni shpenguar nga mënyra e kotë e të jetuarit të trashëguar nga etërit,por nga gjaku i çmuar i Krishtit, si të Qengjit të patëmetë dhe të panjollë,të paranjohur përpara krijimit të botës, por të shfaqur kohët e fundit për ju”(1 Pjetrit 1; 18-20)

Historia dhe përvoja na kanë mësuar se sado që njerëzit të edukohen dhe kulturohen pa Krishtin përsëri armiqësia mes burrit dhe gruas do ekzistojë, sepse ekziston mëkati stërgjyshor dhe mëkatet personale në të dyja gjinitë, kështu burrat përsëri do degjenerojnë më me ?xhentiles? në sundim edhe dhunë ndaj grave, po ashtu edhe gratë me “sharm” do të përparojnë në dinakëri,mashtrim dhe tradhti ndaj burrave duke nxitur dhunën e burrave.

Këtë gjë paradoksale po e shohim edhe në vende të emancipura dhe  me të drejtat e njeriut të konsoliduar nga krishterimi shekullor, por duke u larguar nga porositë e Krishtit dhe nga Misteret e Kishës Apostolike siç është edhe Misteri i Martesës ku burri dhe gruaja bëhen një njësi e bekuar nga Zoti.

Këto shoqëri apostate që përçmuan martesën kishtare dhe  u mjaftuan vetëm e urimet laike në gjendje civile ose në bashkëjetesë përsëri po degjenerojnë në dhunë maskiliste ndaj grave, të cilat për mbijetesë kundërveprojnë me një feminizmin eusfotrik ashtu si gruaja e parë që kërkonte të ishte jo e barabartë me burrin, por ta sundonte atë.

Prandaj në këto vende liberale vërtet kanë dalë ligje për ta mbrojtur gruan nga diskriminimi dhe dhuna por duke i tejkaluar kyfijtë e lirisë së gruas ato ligje janë në dëm të vetë grua, sepse gruaja duke kërkuar vetëm të drejta haron edhe detyrat e saj në shoqëri që janë bindja ndaj burrit,lindja dhe edukimi i fëmijëve. Duke vepruar kështu me rebelizëm feminist ajo është përgjegjëse e shkatërimit të fëmijëve dhe familjes dhe pa famillje dhe fëmijë të edukuar ska shoqëri njerëzore të emancipuar moraliste, por anarshi  mëkati që i jep të drejta djallit ti armiqësoj përsëri njerëzit ashtu si në fillim.

Po ashtu ka edhe akoma shoqëri patriarkale maskiliste që janë përpjekur dhe vazhdojnë edhe në emër të Zotit ta përligjin sundimin edhe dhunën ndaj grave me ideoligji dhe fe që e trajtojnë gruan pa personalitet, thjesht si një objekt riprodhues, si fushën ku mund të veprojnë edhe ta mbjellin si të duan dhe kur të duan dhe nqs ajo nuk është prodhuese mund edhe të braktiset madje si një plaçkë e mbuluar nga koka tek këmbët që mund të blesh ta shesësh ose si një kafshë barre, që ta ngarkosh madje ta dhunosh edhe ta vrasësh dhe kjo është e lejuar dhe e bekuar nga Zoti.

Zoti nuk është maskilist. Ai nuk ka bërë gruan vetëm si objektin e kënaqësis seksuale të burrit që ai ta shohi më poshtë se veten që ta sundoj dhe më keq ta dhunoj ose ta largoj kur nuk i pëlqen.Zoti nuk është feminist  që e ka bërë gruan mbi burrin që ajo të bëjë si të dojë dhe të drejtoj atë, por sipas Biblës  Zoti është mbi të gjithë dhe  e ka bërë gruan nga brinja e burrit (Zanafilla 2-22) si subjekt të barabartë, me detyra të qarta sipër gratë ashtu edhe për burrat , ashtu si i mëson Kisha Apostolike të dyja gjinitë: ?Gratë le t?ju binden burrave sikurse Zotit, sepse burri është kryet e gruas sikurse edhe Krishti është kreu i Kishës, sikurse Kisha i bindet Krishtit ashtu edhe gratë t?u binden burrave?. (Efsianëve. 5:22-23) dhe ?Ju burra t?i doni gratë sikurse Krishti e ka dashur Kishën dhe e ka flijuar vetveten për të? (Efesianëve. 5:25)

Vetë kështu mund të ndalohet dhuna e burrave ndaj grave!





Lajmet e fundit nga