Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
U bënë 19 vite që vijojmë jetën tonë të shprishur e të normalshme njëherësh, Dor. Një ditë më parë, të kujtuan disa që nuk renditeshin në shkallën e parë të miqësisë dhe kohëndenjes së shpeshtë me ty. Respektuan kohën kalendarike të 19 viteve, në të cilat nuk ke mundësinë për shfaqje fizike, për t?u ulur në kafen tënde të preferuar ?Europa?, që ende është aty ku e ke lënë, apo tek ? Bar Ëest?- i që është matanë Lanës, por pa asnjë lidhje me atë që ishte ndanë parkut ?Rinia?. Shumë miq të tu kanë ardhur në atë vis të Askundit dhe shumë të tjerë kanë humbur nëpër skaje të Botës. Por si në kohën dhe vargun tënd kanë mbetur dhe janë shtuar: ?Vajzat (që) fshinë lotët e kthjellta?.
Prova e prezencës tënde të pahumbur ndër miq është po më tepër e bukur dhe fisnike. Ndër ne e nëpër Tiranë ka :? Shumë pikëllim dhe shumë bukuri? Nganjëherë duket se pikëllimi ka më shumë forcë se ç?mund të durojmë, por pastaj qetësisht forcohet e bukura dhe sërish prek shpirtin tonë.?, siç mundet ta përshkruajë austriaku i letrave, Hugo von Hoffmannsthal.
Megjithatë, në këtë moshë mungese kaq të re, kanë ngjarë shumë ? e të tjera?, sa do të duhej sqima e së thjeshtës tënde të bukur, për ta shkruar. Ti je bërë gjysh me kohë dhe dy djemtë e tu, Martini dhe Elio, kanë fituar provën e burrërimit sipas parashikimit tënd dhe pamjaftueshmërisë së bukur, të kërkuar prej Xhulit. Se siç e ke parathënë vetë tek poezia ?PRINDI?:
Cili prind nuk do mrekullohej kur do ta lexonte këtë poezi të Dorit tonë? dhe cili nga ne të gjithë nuk do ta mësonte atë përmendësh.?! ? ?Në luftë për një emër, që mban brenda një zemër?.
Dor i dashur, para dy ditësh ndërsa po shfletoja poezitë e tua gjeta ? Mbrëmja e fundit?. : ?Dikush mësues do të bëhet nesër, kush redaktor e gazetar, Akademia e Shkencave, me siguri,
?Thuhet se poeti është terapeut i madh. Në këtë kuptim puna poetike është njësoj si yshtja, domethënë sikur të bësh magji, ndryshe, të përtërish. Të shkruash një poezi do të thotë të shërosh plagën e thellë, plagosjen e rëndë. Sepse të gjithë jemi të plagosur.?,- thotë Alehandra Pizarnik. Si e thënë për misionin dhe punët që bëre në gjallimin tënd poezishkrues, Dor. Duke dashur të të riktheja në kujtesën time si mik i përveçëm dhe mik mes dy familjeve tona doja të takoja Bejten, por gjendem në Sarandë dhe i kërkova Ben Ujkës diçka, të cilën ma nisi thjesht në telefon:
? Sandër të përshëndes ?!
Dori ka qenë shumë për mua që në fëmijëri?Mund të them se ka qenë një dritare e hapur drejt Perëndimit dhe kulturës në përgjithësi?.Kanë pasur në shtëpi një bibliotekë shumë të pasur nga ku unë kam përfituar dhe lexuar shumë libra të ndaluar dhe jo?një pjesë të të cilëve m?i sugjeronte Dori?.
Më pas rrodhën vitet ?.dhe rrinim shpesh dhe pinim birra së bashku?Më kujtohet se ai edhe gjatë kohës kur rrinim për drekë ose darkë, së bashku dhe me miq të tjerë, ose kur rrinim dhe për kafe?nqs dikush nga të pranishmit thoshte ndonjë frazë interesante, merre një kartpicetë dhe e shkruante që të mos e harronte. Këtë e bënte shpesh?.
Nuk përmendte ndonjë batutë të veçantë por kur më shikonte që po vija thoshte?.?oo erdhi Benko vogël??.dhe për vete kur leje takim në një orë të caktuar dhe vonoheshe, kur takoheshim të thoshte??pse e le të presë Dorin e vogël se kishte dhe punë të tjera??E kishte si shprehje?
Dori ishte miku që linte gjurmë jo vetëm në kohët e bashkëqëndrimit në tavolina, por në mendjen e miqve kur ngriheshin prej tyre. Sepse siç e thoshte vetë për dashurinë universale që mbarte, ??.Po s?jam buzëqumësht, jam esnaf,për dashuri di plot dredhi!?
Në Konferencën e Talenteve të Reja në Korçë në vitin 1990 fjala e Dorit rrëmbeu krejt duartrokitjet e letrarëve të rinj, mes tyre edhe unë që kisha mbërritur nga Gjirokastra. Gjuha e drejtëpërdrejtë e vizatimit të mjerimit të kohës që shembej nga propaganda e mospasjes që mburrej për pasje, e ngriti në sytë tanë Dorin e vogël, në një burrë me mustaqe bohemi. Pas asaj fjale shumëkush mësoi se diçka prej kohe të madhe ndryshimi, po paralajmërohej.
Dhe kur erdhi ajo, Dori nuk e humbi gravitetin, por peshoi si bohem i dashur dhe i mençur si ? një gur me peshë të vet, në vendin e vet? mes shumë gurësh që as në vend dhe as në peshë të tyre, s?qenë. E shpalli gjithherë groteskun e vet ndaj tyre, pa kompromis dhe me qesëndinë e antiabsurdit fisnik. Dori i vogël shkëlqeu si i rrallë, duke peshuar dhe qenë përherë i veshur me thjeshtësi. Ëitmani do të na ndihmonte t?ia realizonim portretin e qenies, shpirtit dhe ndërgjegjes reale që mishëronte Dori ynë i pahumbshëm, prej 19 vitesh i munguar.
Dori ishte miku ynë që kishte dhe shfaqte më shumë liri qytetari. Nuk e gëzonte veç për vete dhe nuk e lozi vetëm për veten. Por ai e shfaqi dhe e shpërndau ndër miqësi dhe lexues suksesshëm si murg dhe lojtar, si poet dhe rebel, si dashnor dhe arrakat, si burrë i gotës dhe ndjeshmërisë deri në lot. Dori, duke mos e humbur raportin me tokësinë, na kumtoi ne miqve të vegjël të tij në një kohë paqëndrueshmërish të mëdha se duhet të mbeteshim dhe rrezistonim optimistë. Ai e kishte bindje të brendshme se çdo imponim mbi shpirtin dhe të drejtën e njeriut, ka efektin akumulues dhe destinacionin e pandalshëm të shpërthimit ndryshues.
Njeriu ka diçka të përbashkët me eksplozivin, kur privohet shpirti dhe sidomos, liria e tij, na kumtonte Dori. Ndërsa te bari i ? Koha jonë?, tek ish restorant ? Durrësi? bashkë me Bejten, Tik Dostin etj., etj, përfitonte nga rroga paradhënie dhe njohja e veresies së shpenzimit, prej botuesit atipik Nikollë Lesi.
Në kohën e 19 viteve të të qenit të tij në amëshim, tek ne mbetet i pandryshuar imazhi i tij, ngjashmërisht si me disa peizazhe apo pjesë të natyrës./CNA.al
Shërbimi Informativ Shtetëror ka dhënë alarmin në lidhje me ...
Presidenti Ilir Meta, konsiderohet nga Nikoll Lesi si njeriu...
Në 8 vite të qeverisjes së socialistëve shumë raporte ndërko...
Gjatë sezonit veror, në dyja anët e pikës së kalimit kufitar...
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar për situatën aktuale të zj...
Në nëntor të vitit 2015, qeveria shqiptare u dënua nga Gjyka...
Gjendja shëndetësore e gazetarit Kosta Grillo është drejt pë...
Nga Elton QynoNë fund të muajit Korrik 2021, pikërisht vetëm...
Sot nis pelegrinazhi në malin e Tomorrit, i cili vazhdon për...
Shoqata “Tirana Autoktone” ka bërë publike një korespondecë ...
Një magazinë ushqimore është shkrumbuar nga flakët mbrëmjen ...
Shqipëria vijon të digjet, ku vatra të shumta zjarri nga jug...
Një aksion i madh antidrogë është duke u zhvilluar mbrëmjen ...
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ka marrë pjesë sot në taki...
Policia ka vijuar me kontrollet në të gjitha rrugët e vendit...
Grupi i parë i emigrantëve, që do vijnë nga Afganistani ësht...
Vijon që prej natës së djeshme zjarri në Himarë, ndërsa e gj...
Hyrije Zhusti, mësuese e ve dhe nënë e një djali 11 vjeçar p...
Shefi i Sektorit për Sigurinë Rrugore në Drejtorinë e Polici...
Projekti i Bashkisë Tiranë për të kthyer në muze ndërtesat h...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...