Gjendja shëndetësore e Kosta Grillos drejt përmirësimit/ Gazetari jep lajmin e mirë
Gjendja shëndetësore e gazetarit Kosta Grillo është drejt pë...
Në nëntor të vitit 2015, qeveria shqiptare u dënua nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut të paguajë vlerën mbi 2 milionë euro për tri familje të shpronësuara nga regjimi komunist.
Në çështjen e njohur si Sharra dhe të tjerë kundër Shqipërisë, paditës ishte avokati Envi Hicka dhe studio ligjore Haxhia dhe Hajdari, ndërkohë në gjyq shteti shqiptar mbrohej nga avokatja e shtetit, Alma Hicka.
Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, i cili vendosi ta shkarkonte nga detyra si gjyqtare Alma Hickën, ky nuk është rasti i vetëm ku ajo është gjendur në konflikt interesi me bashkëshortin gjatë periudhës që drejtonte Avokaturën e Shtetit.
Në 60 çështje të komunikuara në janar të vitit 2014 kundër Shqipërisë në Strasburg, 15 prej tyre përfaqësoheshin nga studio ligjore Haxhia dhe Hajdari, me ortak bashkëshortin e saj.
E pyetur nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjatë procesit të rivlerësimit, Hicka ka mohur se gjyqet ku është përballur si palë paditëse me bashkëshortin dhe studion e tij ligjore përbënin konflikt interesi.
?Kurdoherë, në ushtrimin e çdo funksioni kam respektuar të gjitha detyrimet ligjore në fuqi në Republikën e Shqipërisë,? ka deklaruar Hicka në përgjigje të një pyetësori të dërguar nga KPK gjatë hetimit administrativ.
Alma Hicka ka qenë gjyqtare nga viti 2003 dhe në vitin 2013 u emërua Avokate e Shtetit, detyrë që e mbajti deri në vitin 2018. Pas dorëheqjes nga posti i Avokates së Përgjithshme të Shtetit, Hicka u emërua nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ, gjyqtare në Gjykatën e Tiranës.
Trupi gjykues që rivlerësoi Alma Hickën ishte i kryesuar nga Etleda Çiftja, me relatore Xhensila Pinen dhe anëtare Firdes Shulin.
Vendimi i arsyetuar për subjektin nuk u zbardh sipas parashikimeve ligjore, brenda 30 ditëve pas përfundimit të seancës dëgjimore. Ai bë publik me 15 korrik ? 74 ditë pas afatit maksimal dhe vetëm pasi BIRN i kërkoi llogari KPK-së për vonesën.
Në një përgjigje me shkrim, KPK u shfajësua se vonesa kishte ardhur si rrjedhojë e ngarkesës së lartë të komisionerëve.
Përveç rasteve ku Alma Hicka ka përfaqësuar vendin në kushtet e konfliktit të interesit në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, KPK evidenton edhe një rast tjetër që rrjedh nga ushtrimi administrativ i funksionit të saj.
Sipas KPK-së, në rolin e saj si avokate e shtetit, Hicka është përgjegjëse për formulimin e nenit 9 të marrëveshjes midis Shqipërisë dhe kompanisë çeke të energjisë CEZ, për zgjidhjen e gjyqit të arbitrzhit pas shtetëzimit të kompanisë së shpërdarjes së energjisë elektrike OSHEE, në vitin 2013.
CEZ Grup bleu kompaninë shtetërore të shpërndarjes së energjisë elektrike në Shqipëri më 2009 duke paguar 102 milionë euro për 76 për qind të aksioneve, ndërsa premtoi të investonte 200 milionë euro brenda katër viteve. Pavarësisht premtimeve për investime, kompania çeke e thelloi gropën e borxheve të sistem energjetik dhe në janar 2013 humbi licencën pas një konflikti me qeverinë shqiptare.
Në maj 2013, CEZ iu drejtua Gjykatës së Arbitrazhit UNCITRAL me një padi kundër Republikës së Shqipërisë, duke e akuzuar atë për heqje arbitrare të licencës. Qeveria e djathtë e drejtuar nga Sali Berisha u bë gjithashtu gati për arbitrazh, por me ardhjen në pushtet të kryeministit Edi Ramë në vitin 2013, qasja ndaj konfliktit me CEZ ndryshoi kurs, duke shkuar drejt një zgjidhjeje me marrëveshje.
Marrëveshja i kushtoi buxhetit të shtetit 95 milionë euro, ndërkohë që e djathta në opozitë e cilësoi atë ?si aferën më të madhe korruptive në vend?.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vëren se neni 9 i kësaj marrëveshje, i garantonte amnisti ndaj ndjekjes penale drejtuesve të CEZ në Shqipëri, dy prej të cilëve ishin në hetim në atë kohë në lidhje me skandalin e mbledhjes së borxhit të kompanisë, që njihet gjithashtu si çështja CEZ-DIA.
Sipas KPK-së Hicka ishte në konlikt interesi për shkak se bashkëshorti i saj më herët e kishte përfaqësuar kompaninë CEZ në një gjyq kundër Drejtorisë së Tatimeve.
?Qënia e personit të lidhur e subjektit rivlerësues, bashkëshortit z. E. H. si përfaqësues i shoqërisë ?CEZ? sh. a., në çështje gjyqësore me palë ndërgjyqëse paditës Drejtorinë e Tatimeve Tiranë dhe i paditur CEZ sh.a., bën pjesë në rastet e konfliktit të interesit kundrejt subjektit rivlerësues?, konstaton KPK.
Hicka e ka kundërshtuar këtë konstatim të Komisionit duke pretenduar se nuk ka pasur rol vendimmarrës, por vetëm këshillues.
?Nuk ka asnjë dispozitë ligjore, por as edhe ndonjë logjikë njerëzore, që të shoh një lidhje interesi në këtë çështje,? është shprehur Hicka.
?As unë as bashkëshorti im në asnjë moment as përpara as pas fillimit. [?]nuk kemi pasur asnjë interes, as të fshehtë, as të hapur, as pasuror dhe as të ndonjë lloji tjetër për këtë çështje?, ka deklaruar ajo para Komisionit.
Trupi gjykues vlerëson se, pavarësisht se përfaqësimi ligjor nga ana e bashkëshortit të Hickës është kryer në një periudhë të mëparshme kohore të caktimit të subjektit rivlerësues në grupin ndërinstitucional të punës që ka negociar marrëveshjen me CEZ, kjo bie në rastet e konfliktit të interesit, duke passjellë gjendjen e konfliktit ndërmjet detyrës publike dhe interesit privat të subjektit rivlerësues.
Nga hetimi ka rezultuar se gjyqtarja Alma Hicka nuk rezulton të ketë vetëdeklaruar gjendjen e konfliktit të interesit apo dhe të ketë njoftuar për këtë qëllim institucionin epror, Ministrin e Dretësisë ? ashtu si parashikohet në ligj.
Trupi gjykues i KPK-së e vlerësoi pozitivisht Hickën për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin; megjithatë, gjetjet për pasurinë e subjekit janë konsideruar shkarkuese për subjektin e rivlerësimit
Ashtu si ILDKPKI, edhe Komisioni konstaton probleme në kriterin e pasurisë. Në vendim thuhet se Hicka ka kryer deklarim të pasaktë për një apartament me sipërfaqe 120.3 m2 në Tiranë për çmimin 90 mijë euro dhe një automjet për shumën 23 mijë e 900 euro, si dhe nuk ka pasur burime të mjaftueshme për krijimin e tyre.
Si burime për krijimin e këtyre pasurive, Hicka ka deklaruar ndër të tjera edhe dy hua të marrë prej prindërve të saj, një në vlerën 5 milionë lekë për apartamentin në vitin 2015 dhe tjetrën në shumën 1.8 milionë lekë për makinën në vitin 2010.
Sipas KPK, subjekti nuk ka mundur të provojë të ardhurat e nënës së saj si tregtare ambulante dhe ka rezultuar me balancë negative në shumën 4.8 milionë lekë për huanë 5 milionë lekë dhe 3.4 milionë lekë për makinën.
Gjithashtu, në analizën financiare për blerjen e apartamentit, nuk janë përfshirë edhe të ardhurat e pretenduara të përfituara nga dhënia me qira e një apartamenti tjetër nga bashkëshorti, pasi nuk është provuar se ai zotëronte të drejta reale mbi atë pasuri./Reporter.al
Gjendja shëndetësore e gazetarit Kosta Grillo është drejt pë...
Nga Elton QynoNë fund të muajit Korrik 2021, pikërisht vetëm...
Sot nis pelegrinazhi në malin e Tomorrit, i cili vazhdon për...
Shoqata “Tirana Autoktone” ka bërë publike një korespondecë ...
Një magazinë ushqimore është shkrumbuar nga flakët mbrëmjen ...
Shqipëria vijon të digjet, ku vatra të shumta zjarri nga jug...
Një aksion i madh antidrogë është duke u zhvilluar mbrëmjen ...
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ka marrë pjesë sot në taki...
Policia ka vijuar me kontrollet në të gjitha rrugët e vendit...
Grupi i parë i emigrantëve, që do vijnë nga Afganistani ësht...
Vijon që prej natës së djeshme zjarri në Himarë, ndërsa e gj...
Hyrije Zhusti, mësuese e ve dhe nënë e një djali 11 vjeçar p...
Shefi i Sektorit për Sigurinë Rrugore në Drejtorinë e Polici...
Projekti i Bashkisë Tiranë për të kthyer në muze ndërtesat h...
Vendimi i Ministrisë së Arsimit për shtyrje te vitit të ri s...
Teksa situata e zjarreve në veri është drejt normalizimit, d...
Aeroporti ndërkombëtarë Nënë Tereza ka dalë me një njoftim k...
Përgjatë 48 orëve të fundit, gjatë monitorimit me radar, kry...
Zyrtarë të korruptuar, drejtues institucionesh të përfshirë ...
Avokati Spartak Ngjela ka bërë një analizë mbi defektet e sh...
Ekspertët e opozitës, në materialet e tyre hulumtuese,...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Inspektorati ndërtimor pranë bashkisë ka nisur prishjet e ...
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për Ramiz Mi...
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me atentat...
Në zbatim të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009, “Për Para...
Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kush...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Sipas një anketimit të ri, amerikanët janë më të shqetësua...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do të vizitojë...
Qentë janë në gjendje të kuptojnë disa fjalë që u refe...
Në kuadër të rotacionit të madh në postet diplomatike ...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Rritja e kursit të këmbimit euro-lek që ndodhi ditën e mër...
Deficiti i llogarisë korrente preku vlerën më të ulët hist...
Sot, më 29 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...