Tërmeti i fuqishëm godet Greqinë
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kreu i PD Lulzim Bash aka prezantuar ditën e sotme programin për turizmin.
Këtë prezantim të programit kreu i PD e ka nisur me një video të rrëfimit të disa bizneseve të cilët flasin për gjendjen në të cilën janë si pasojë e pandemisë.
Gjatë fjalës së tij Basha tha se në muajt e fundit kanë punuar me specialistët më të mirë në industrinë e turizmit, si nga Shqipëria, ashtu edhe nga bota, për t?i sjellë Shqipërisë një plan pune konkret që do të ndryshojë të ardhmen e turizmit shqiptar.
Kreu i PD u shpreh se angazhohet që të rrisë kontributin e drejtpërdrejtë nga turizmi në ekonomi nga 8 në 10%.
?Kemi folur për ekonominë dhe se si Shqipëria më në fund mund të fitojë.
Kemi folur për shëndetësinë dhe se si Shqipëria do të fitojë.
Javën e shkuar folëm për arsimin, çështjen më të rëndësishme për familjet tona, për fëmijët tanë dhe tani është e qartë për të gjithë se si Shqipëria do të fitojë. Shqipëria fiton kur ka një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo për veten e saj. Shqipëria fiton kur qeveria angazhohet ndaj njerëzve për të zbatuar planet e saj. Shqipëria fiton kur qeveria në fakt ka një plan konkret.
Shqipëria fiton kur të sjellim 110.000 vende pune! Fiton kur të ngremë pagat e mjekëve dhe infermierëve tanë të palodhur!
Pagat e arsimtarëve dhe pedagogëve.
Shqipëria fiton kur fëmijët tanë të marrin arsimin më të mirë të mundshëm!
Të dashur miq,
Sot ju prezantoj me krenari planin tonë për turizmin! Ne jemi të bekuar me vendin më të bukur në botë. Kemi plazhe të mrekullueshme. Kemi peisazhe madhështore, që nuk gjenden askund tjetër. Kemi kaq shumë për t?i ofruar botës, por që i japim kaq pak.
Nëse ne arrijmë potencialin tonë të vërtetë, do mund të bëjmë shumë gjëra të mëdha së bashku. Turizmi është një nga bazat e ekonomisë tonë. Si shumë fusha të tjera, edhe ai është lënë pas dore. Kur nuk ecën para, nuk mbetesh në vendnumëro, por rrëshqet prapa.
Shikoni vetëm vendet e Ballkanit rrotull nesh. Shikoni si lulëzon industria e tyre e turizmit. Ata kanë kuptuar pikërisht atë që kjo qeveri nuk e ka bërë kurrë: nëse investon në mënyrën e duhur, nëse vendos të kujdesesh për njerëzit dhe jo për veten, mund të arrish gjëra të mëdha!
Niveli i punësimit në industrinë e turizmit, të ardhurat mesatare nga turistët dhe kohëzgjatja e sezonit turistik, janë të ardhurat më të ulëtat në rajon! Kjo duhet të ndryshojë!
Siç ju kam thënë gjatë javëve të fundit, këto që po ju prezantojmë nuk janë premtime boshe fushate.
Janë angazhimet tona, janë angazhimi im ndaj jush. Nëse dikush nuk i plotëson angazhimet, nuk meriton të rrijë në detyrë pas 4 vitesh dhe jo më të kërkojë një mandat të dytë apo të tretë. Shqiptarët nuk e meritojnë këtë sepse ata nuk janë të pashpresë.
Të dashur bashkëqytetarë, Në muajt e fundit kemi punuar me specialistët më të mirë në industrinë e turizmit, si nga Shqipëria, ashtu edhe nga bota, për t?i sjellë Shqipërisë një plan pune konkret që do të ndryshojë të ardhmen e turizmit shqiptar.
Më lejoni tani shkurtimisht t?ju prezantojë vetëm disa nga pikat se si Shqipëria do ta fitojë turizmin:
Unë angazhohem se ne do ta trajtojmë turizmin si një projekt madhor kombëtar. Çdo projekt i lidhur me turizmin, çdo investim i lidhur me të, do të marrë përparësi nga qeverisja jonë. Kjo është rruga për ta vendosur Shqipërinë të parën.
Unë angazhohem të rrisim kontributin e drejtpërdrejtë nga turizmi në ekonominë tonë nga 8 në 10%
Angazhohem të dyfishojmë kontributin në punësim nga rritja e turizmit në ekonomi 40.000 në 80.000 vende pune. Kjo do ta ndryshojë ekonominë tonë. Do t’u japë njerëzve punë dinjitoze dhe shpresë.
Angazhohem të dyfishojmë kapacitetet akomoduese. Duke hapur kështu dyert për më shumë turistë. E për pasojë do të kemi më shumë vende të reja pune.
Angazhohem të punoj për të rritur kohëzgjatjen e sezonit turistik, përmes diversifikimit të ofertave turistike:
Bregdetare
Malore
Rurale
Kulturore
Kështu ne do të dyfishojmë kohën e qëndrimit të turistëve të huaj në vendin tonë. Do t?u japim atyre më shumë arsye stimuluese për ta vizituar Shqipërinë. Si rrjedhojë e këtyre masave qeveria e re angazhohet të rrisë numrin e turistëve të huaj me 15% në vit!
Turizmi është një nga bazat e gjithë ekonomisë tonë kombëtare. Ne mund të marrim shumë më shumë prej tij. Mundemi dhe me ndihmën tuaj, do ta marrim! Shqipëria do të fitojë! Ne mund të jemi më mirë dhe të bëhemi më mirë! Më 25 prill ne do ta largojmë qeverinë më të keqe në historinë e Shqipërisë dhe bashkë do ta ndryshojmë të ardhmen e vendit?, u shpreh Basha./CNA.al
Tom Doshi ka depozituar në KQZ kërkesën për regjistrimin në ...
Kreu i PD, Lulzim Basha e ka nisur ditën me optimizëm. Përme...
Kryeministri Edi Rama dhe ministri i shtetit për Rindërtimin...
Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka sulmua...
Pesë vjet nga miratimi në parlament, ligji i Dekriminalizmit...
Ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi ka reaguar për vizitën...
Kryeministri Edi Rama është tallur me kryetarin e opozitës L...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka mbajtur një takim m...
Kryeministri Edi Rama nga Durrësi ka ironizuar premtimet e k...
Kryeministri Edi Rama tha rritja e pensioneve është sfida më...
Kryeministri Edi Rama foli në lidhje me dëmet e shkaktuara n...
Nga Durrësi ku po zhvillon një bashkëbisedim me qytetarët Ra...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reagua...
Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli është sh...
Kreu i FRPD-së Belind Këlliçi, i është përgjigjur ‘thumbave’...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha shprehu nevojën për ...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur për deklara...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka qenë sot në një takim me qytet...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gjobitur sot kryetarin e B...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi është infektuar me korona...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...