Nis protesta e pestë e qytetarëve në Tiranë
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës e qytetarëve në Tir...
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës e qytetarëve në Tir...
Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Leonard Olli ndërsa komenton masat e marra nga qeveria në lidhje me situatën e pandemisë së koronavirusit, i cilëson ato si absurd.
Në një postim në rrjetet sociale, Olli ?vë me shpatulla pas muri? kreun e qeverisë, ndërsa shkruan se edhe me post karantinimin jemi unikalë në botë.
?Shqipëria tashmë ka kaluar më shumë se 45 ditë në karantinë. Nuk dua të merrem me etimologjinë e fjalës pasi jam i bindur që tashmë nuk ka njeri në botë që mos ia dijë kuptimin dhe faktin që vjen nga thellësia e historisë.
Por, më duhet të nënvizoj se edhe numerikisht vendi e ka kaluar tashmë dukshëm 40 ditëshin biblik të veçimit. Por, Moisiut tonë, ende nuk i është mbushur mendja të udhëheqë popullin drejt lirisë…. Pasi ky Moisiu është edhe përtej librave të shenjtë, si lider ndërgalaktik që është ka librat e tij të “shenjtë” personalë për të zbatuar. Sa më fat që jemi…. Nuk mjafton që në karantimim ishim më absurdët në planet, por edhe në tentativën për postkarantinë jemi unikalë!
Kryemisntri flet për pikun, por nuk ka asnjë ide ku ndodhet ai edhe pas 45 ditësh, kur 40 ditëshi në histori është izolimi maksimal! Në fakt nuk e ka për detyrë ai, por ekspertët e shtetit, por kryegjithologu nuk i le radhë kujt.?-shkruan Olli.
Më tej, ai komenton masat lehtësuese të cilat janë edhe më absurd.
?Shqipëria ka hapur dyqanet, por nuk lejon klientët të shkojnë në to.
Shqipëria hap bizneset, por nuk lejon punëtorët të shkojnë në punë, për aq kohë sa ndalon me lezet përdorimin e automjeteve!
Në Shqipëri janë hapur serviset e makinave, motorëve e gomisteritë, por ndalohen të qarkullojnë makinat edhe motorët!!!
Shqipëria ka hapur dyqanet e veshjeve, por vetëm kryefamiljari mund të blejë për gjithë familjen ose ndryshe me pizhama do rrini të gjithë!
Shqipëria lejon vetëm një person për familje të dalë, por vetëm më këmbë…. po përdorën biçikleta apo autovetura e motorë ndëshkohen rreptësisht!
Familjet shqiptare duhet të hedhin me short kush duhet të dalë, ndryshe rrezikojnë sherre pa fund, pasi vetëm njëri mund të dalë!?-shkruan Leonard Olli.
Po ashtu ai jep alarmin edhe pë rata që mund të kenë probleme shëndetësore, ndërsa shkruan se ?Mjerë ata që kanë probleme shëndetësore e duhet të ecin çdo ditë, sipas porosive të mjekut, se e vetmja mundësi që kanë është të vijnë pafundësisht rrotull nëpër apartamente!
Mjerë ata që kanë probleme me dhëmbët apo sytë e shumë organe të tjera se nëse nuk janë në rrezik vdekje të menjëherëshme, vdisni ngadalë se askujt nuk ia ndjen!?.
Një tjetër absurd i masave të kryeministrit sipas Ollit, është se nuk ?Mos guxoni e lejoni dëmtime në shtëpitë tuaja të karakterit elektrik, hidraulik e shumë ‘ik’ të tjera se do të mbeteni më gisht në gojë!?.
Po ashtu, Olli shkruan se ?Kam mbetur i mahnitur se si vullnetarët e “licensuar” nga qeveria bëjnë pazaret për pensionistët dhe nxjerrin shëtitje kafshët e tyre shtëpiake, duke respektuar rregullat e distancimit social!!! Nëse më të drejtë pyesni se ku i kam parë, po ua them troç, mbyllini sytë dhe përfytyrojeni, jam i bindur se do ja dilni.?
Sipas tij, në Shqipëri si këmbësor, qoftë edhe ato pak minuta që na ka dhuruar Moisiu të dalim nuk rrezikojmë nga Covid, se ka bërë Ai marrëveshje, por po more makinën, motorin apo biçikletën për të shkuar e bërë atë dreq pazari shpallesh armik i popullit dhe rrezik global.
?Ngarkohu si gomari, kjo është e vetmja mënyrë që të mos infektohesh.
Mund të rendisja edhe fakte të tjera pafund, por besoj se të gjithë i jetojmë në kurriz e i dimë mjaft mirë.
Motoja e Moisut tonë, pas asaj nga fitorja në fitorje, tashmë është nga absurdi në absurd. Jam thellësisht i bindur që pas OBSh edhe OKB do të na shpallë si vendin model, pas Flipineve kuptohet, për respektimini e të drejtave të njeriut në kohë gjendjes së jashtëzakonshme! Tani presim vetëm kur do na zyrtarizohet medalja! Përgëzoj nga rasti të gjitha institucionet e pavarura, përgjegjëse për të drejtat dhe liritë e njeriut që gjatë gjithë kësaj periudhe janë përballur dhëmbë për dhëmbë me Moisiun, e në sajë të tyre kemi këto të drejta që kemi sot. Mirënjohje pa fund!
Pa ju kjo nuk do të ishte e mundur të përjetohej në këtë nivel! Vlerësim pa fund për të gjithë ata që shqiptarët ua kanë deleguar me votë përgjegjësinë që të luftojnë për të drejtat dhe liritë e tyre, se kanë bërë çfarë ka qenë e mundur që të kalojmë kaq bukur karantinën! Deri atëherë, të gjithë në shtëpi! Për të tjerat mendon ditë e natë lideri ndërgalaktik, Moisiu modern, mos u shqetësoni fare!?-përfundon postimin e tij Leonard Olli./ CNA.al
Për shkak të pandemisë së koronavirusit ngjarjet politike ja...
Pas dia javësh pushim për shkak të koronavirusit, Komisioni ...
Zv/kryeministri Erion Braçe, ka reaguar në lidhje me propozi...
Kryebashkiaku i kryeqytetit, Erion Veliaj, i vetëshpalluri “...
Ish minstri i Drejtësisë Ylli Manajni thotë se ideja e Ilir ...
Gazetarja Klodiana Lala deklaroi mbrëmjen e sotme se policia...
Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti tregoi se i kis...
Për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, Tirana zyrtare k...
Opozita prej ditësh ka akuzuar qeverisë për tenderat sekrete...
Ish deputeti i PD Enkelejd Alibeaj, ka reaguar ashpër kundër...
Gazetari Mustafa Nano ka deklaruar mbrëmjen e sotme se duke ...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur mbrëmjen e sotme për pozici...
Mbledhja online e Këshillit të Lartë Gjyqësor që u zhvillua ...
Avokati, Spartak Ngjela në një intervitë për Ora news, u shp...
Vetëm pak më parë CNA.al denoncoi një të vërtetë të hidhur q...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bard...
Do të donim mos të shkruanim, por nuk mund ta shmangim të vë...
Deputeti i opozitës parlamentare, Kujtim Gjuzi ka befasusr s...
Disa të shtëna me armë janë regjistruar rreth orës 17, në af...
Mbrëmjen e djeshme kryetari i opozitës Lulzim Basha deklaroi...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...