Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nëpërmjet një prej drejtuesve kryesorë, Boiken Abazi, Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, ka denoncuar standardet e dyfishta të qeverisë për të kthyerit në Shqipëri nga jashtë vendit, me rastin e gjendjes së jashtëzakoshme COVID-19.
Pas lajmit se kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka udhëtuar nga Zvicra me avion privat dhe po qëndron në shtëpinë e tij në kryeqytetin shqiptar, Abazi, shkruan se autoritetet e Shqipërisë duhet të bëjnë transparente procedurat në lidhje me ardhjen me avion privat, qëndrimin dhe karantinimin e Behgjet Pacollit në Republikën e Shqipërisë.
?Skandali Behgjet Pacolli dhe qeveria e Shqipërisë
(Drejtuar autoriteteve dhe mediave në Republikën e Shqipërisë)
Autoritetet e Shqipërisë duhet të bëjnë transparente procedurat në lidhje me ardhjen me avion privat, qëndrimin dhe karantininin e Behgjet Pacollit në Republikën e Shqipërisë.
1. A janë ndjekur procedurat e bëra publike nga Ministria e Infrastrukturës (referohu fotografisë së udhëzime zyrtare më poshtë) për rastin Pacolli? Nëse po, si? Nëse jo, pse jo? Kur është dhënë leja dhe mbi ç’bazë?
2. Zvicra, vendi nga po udhëtonte Pacolli, ka mbi 29.000 mijë raste të konfirmuara me COVID-19, e renditur e 17-ta në botë, dhe 1699 të vdekur nga ky virus.
3. Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, ka sqaruar publikisht se Pacollit i është kërkuar që kur të mbërrinte në Kosovë të zbatonte rregullat e karantinimit, dhe të vendosej 14 ditë në konvikt në Prishtinë, si gjithë qytetarët e tjerë.
4. Është hedhur pretendimi se Pacolli është sëmurë, por Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, ka sqaruar publikisht se çdo qytetar mund të paraqes raport mjekësor pranë autoriteteve dhe në këtë rast karantinimi 14 ditor bëhet me izolim në shtëpi, nëse i sëmuri nuk ka komplikacione që kërkojnë hospitalizim. Ministri Vitia ka sqaruar publikisht se e ka kontaktuar disa herë Pacollin, por nuk ka marrë përgjigje prej tij.
5. Autoritet e Kosovës i kanë dhënë leje Pacollit të ulet me avionin e tij privat në Prishtinë, por Pacolli ka refuzuar, dhe ka preferuar të ulet me avionin e tij privat në Tiranë.
6. Nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga autoritet në Shqipëri për karantinimin e Behgjet Pacollit. Pse mbahet e fshehtë kjo nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë? Cilat janë dokumentet që ka paraqitur Pacolli para autoriteteve të Shqipërisë?
7. Pse vendosen standarde të dyfishta për riatdhesimet? Pse qytetarë, që nuk janë multimilionerë si Pacolli, lihen me ditë nën qiell të hapur në mes të kufirit Shqipëri-Greqi, ndërsa multimilionerët si Pacolli lejohen të ulen me avion privat në Rinas pa asnjë transparencë dhe shpjegim. Pse, pas 17 prillit dhe vendosjes së rregullave të riatdhesimit gjatë pandemisë, qytetarët e tjerë duhen të aplikojnë ditë përpara e të rezervojnë hotelet e caktuara nga qeveria, ndërsa për multimilionerë si Pacolli nuk ka asnjë sqarim zyrtar nga autoritetet?
8. Autoritetet e Shqipërisë, duhet ta bëjnë menjëherë transparente zyrtarisht nëse Pacolli gjendet ende ne territorin e Republikës së Shqipërisë, duke treguar edhe për masat e karantinimit ndaj tij, në emër të shëndetit publik!?, shkruan në një postim në rrjetet sociale Abazi./CNA.al
Sot u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, e cila ...
Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Leonard Ol...
Për shkak të pandemisë së koronavirusit ngjarjet politike ja...
Pas dia javësh pushim për shkak të koronavirusit, Komisioni ...
Zv/kryeministri Erion Braçe, ka reaguar në lidhje me propozi...
Kryebashkiaku i kryeqytetit, Erion Veliaj, i vetëshpalluri “...
Ish minstri i Drejtësisë Ylli Manajni thotë se ideja e Ilir ...
Gazetarja Klodiana Lala deklaroi mbrëmjen e sotme se policia...
Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti tregoi se i kis...
Për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, Tirana zyrtare k...
Opozita prej ditësh ka akuzuar qeverisë për tenderat sekrete...
Ish deputeti i PD Enkelejd Alibeaj, ka reaguar ashpër kundër...
Gazetari Mustafa Nano ka deklaruar mbrëmjen e sotme se duke ...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur mbrëmjen e sotme për pozici...
Mbledhja online e Këshillit të Lartë Gjyqësor që u zhvillua ...
Avokati, Spartak Ngjela në një intervitë për Ora news, u shp...
Vetëm pak më parë CNA.al denoncoi një të vërtetë të hidhur q...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bard...
Do të donim mos të shkruanim, por nuk mund ta shmangim të vë...
Deputeti i opozitës parlamentare, Kujtim Gjuzi ka befasusr s...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...