SHBA do vuajë shumë nga pandemia, por do vazhdojë ta udhëheqë botën
Nga Adam Tooze “Foreign Policy”* “Kjo është kriza e parë e m...
Presidenti amerikan, Herri Truman, nënshkroi Planin Marshall 72 vjet më parë. Nënshkrimi i tij, shpalosi strategjinë e guximshme të Amerikës për rimëkëmbjen ekonomike të Evropës pas Luftës së Dytë Botërore, që bazohej në një program të qëndrueshëm investimesh për të rehabilituar 17 vende të rrënuara nga konflikti.
Plani u ideua nga Sekretari amerikan i Shtetit Xhorxh C.Marshall, që gjatë luftës kishte shërbyer si shef i shtabit të ushtrisë amerikane gjatë luftës, ndërsa u njoh zyrtarisht si Akti i Ndihmës së Jashtme të vitit 1948, ose Programi i Rimëkëmbjes Evropiane.
SHBA-ja mori me atë projekt gjigant një rol kryesor në ?ripërtëritjen e besimit të popujve evropianë tek e ardhmja ekonomike e vendeve të tyre, dhe tek Evropa në tërësi?. Përmes këtij plani, Shtetet e Bashkuara dërguar në kontinentin e vjetër sasi të mëdha ndihmash.
Konkretisht, ata dërguan 16.5 milionë ton ushqime, kryesisht grurë, në Evropë dhe Japoni midis korrikut 1945 dhe qershorit 1946, për të ushqyer mbi 300 milionë njerëz. Duke parë nevojën për një qasje më sistematike në ndihmën ndaj Evropës, për ta rimëkëmbur, dhe rindërtuar qytetet dhe infrastrukturën e saj, Marshall e shpalli vizionin e tij në një fjalim para studentëve që po diplomoheshin në Universitetin e Harvardit më 5 qershor 1947.
?Është logjike që Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë gjithçka që munden, për të ndihmuar në rikthimin e ecurisë ekonomike në botë, pa të cilin nuk mund të ketë stabilitet politik dhe as paqe të sigurtë?- tha ai.
Marshall ishte i prirur të mësonte nga leksionet e Luftës së Parë Botërore, pas së cilës Gjermania e Vajmarit u la në mëshirë të fatit, duke vuajtur hiperinflacionin dhe papunësinë e madhe, dhe duke shkaktuar një zemërim të madh tek gjermanët. Dhe kjo i hapi rrugë ngjitjes në pushtet të nazistëve të Adolf Hitlerit, me premtimin e rikthimit të madhështisë së dikurshme të Gjermanisë.
Si një investim mbi sigurinë ndërkombëtare, Marshall propozoi dhënien e 13 miliardë dollarëve në ndihma, ushqime, karburant dhe makineri Austrisë, Belgjikës, Danimarkës, Francës, Greqisë, Islandës, Irlandës, Italisë, Luksemburgut, Hollandës, Norvegjisë, Portugalisë, Suedisë, Zvicrës, Turqisë, Britanisë dhe Gjermanisë Perëndimore.
Ndihma që do të shpërndahej nga Komiteti i sapoformuar i Bashkëpunimit Ekonomik Evropian midis viteve 1948-1951, shpresohej se do t?i nxirrte këto vende nga varfëria. Dhe Plani Marshall funksionoi. Gjatë kohëzgjatjes së tij, të gjitha vendet pjesëmarrëse, përjetuan një rritje të ndjeshme të PBB-së, midis 15- 25 përqind.
Britania mori 2.7 miliardë dollarë ndihma, ndërsa Gjermania Perëndimore 1.7 miliardë dollarë. Më vonë u argumentua se qeveria laburite e kryeministrit Klement Etli, gaboi me moskanalizimin e fondeve në modernizimin e industrisë britanike, duke bërë që ajo të mbetej prapa rivalve të saj në bumin e prodhimit të viteve 1950.
Disa analistë cinikë, kanë pretenduar se Plani Marshall krijoi tregje të reja eksporti për prodhimet amerikane, të cilat e shpëtuan ekonominë e SHBA-së nga rënia sërish në depresion pas dekadës së makthit të viteve 1930. Por fakt është që ndikimi pozitiv i këtij plani u ndje nga të gjithë.
Një tjetër kritikë që i bëhet këtij plani, është se ai çoi në mënyrë të pashmangshme drejt Luftës së Ftohtë, pasi armiqësoi Bashkimin Sovjetik. Dhe në fakt, SHBA-ja ishte sigurisht e shqetësuar për përhapjen e komunizmit sovjetik në atë kohë.
Diplomatët amerikanë u takuan në atë kohë me Ministrin e Jashtëm rus Vjaçesllav Molotov, në një përpjekje për të siguruar përfshirjen e BRSS në Planin Marshall. Por Kremlini kishte dyshime, mbi atë atë që e konsideronte si një projekt amerikan, për të vënë nën kontroll Evropën.
Për këtë arye, Moska i pengoi shtetet e saj satelite si Gjermania Lindore, Çekosllovakia, Hungaria dhe Polonia (por edhe Shqipëria) që të merrnin pjesë në të.
Pas atij momenti, të dyja palët u angazhuan në mënyrë të pakthyeshme në një betejë për të siguruar sferat e tyre përkatëse të ndikimit, shkruan historiani Ben Steil në librin e tij të ri mbi Planin Marshall. Refuzimi i BRSS ndaj Planit Marshall, e ndau Evropën në mes, midis kapitalizmit dhe komunizmit.
Stalini forcoi kontrollin e tij mbi bllokun lindor, dhe denoncoi politikën ndërhyrëse të SHBA-së ?Do të kalonin shumë vite, para se të dyja superfuqitë të uleshin dhe negocionin sërish seriozisht?- shkruan historiani Hjuxh Brogan. Ben Steil, thekson se plani dështoi në një nga qëllimet e tij parësore:tëheqjen ushtarake amerikane nga Evropa.
Madje ai e shtoi atë përmes NATO-s së themeluar në vitin 1949. Gjithsesi në tërësi, Plani Marshall ishte në thelb një sukses, që i garantoi Evropës perëndimore mjetet për rindërtimin dhe garantimin e stabilitetit që aq shumë i duhej në atë kohë.
Xhorxh C.Marshall fitoi Çmimin Nobel për Paqen në vitin 1953. Plani Marshall ishte një produkt i të njëjtit idealizëm utopik ?Fryma e 1945-ës?, që çoi në themelimin e themelimin e NATO-s, Bashkimit Evropian dhe Organizatës Botërore të Tregtisë./ The independent-Përshtatur nga CNA.al
Nga Adam Tooze “Foreign Policy”* “Kjo është kriza e parë e m...
Nga Mattia Ferraresi “Foreign Policy”* Italia është një terr...
1 Prilli njihet në Shqipëri si Dita e Gënjeshtrave, ndërsa n...
Nga Alisa Muzergues “Emerging Europe”Në kushte normale, lajm...
Nëse e imagjinoni për një moment gjithë historinë njerëzore ...
Një pjesë e vendeve po grumbullojnë artikuj ushqimesh për të...
Koronavirusi i ri, që shkakton sëmundjen e Covid-19, është n...
Një grua 53-vjeçare, e cila ka qenë gjithmonë në gjendje të ...
Nga David Brooks “The New York Times”* Gjithçka mund të duke...
Kriza Corona ka ngjashmëri me ekonomitë e luftës, thotë hist...
Vdekja e Adolf Hitlerit përmes vetëvrasjes më 30 prill 1945,...
Europianët po e paguajnë reagimin e vonuar të qeverive europ...
Nga Jeffrey Kluger “Time”Ndërsa pandemia e koronavirusit, va...
Gjatë Mesjetës së vonë, jeniçerët ishin forca më e fuqishme ...
Egoistë. Budallenj. Të rrezikshëm. Të ligj. Këto janë fjalët...
Ministrat e jashtëm të Bashkimi Evropian, çelën të martën dr...
Nga James Jay Carafano “National Interest”Herët a vonë, bota...
Bashkë me fatkeqësitë natyrore, sëmundjet infektive janë ndë...
Nga Ross Clark “The Spectator”* A ka diçka të veçantë në të ...
Nga Stephen E.Nash “Sapiens”* Bota gjendet sot nën kthetrat ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...