Nga shpikja e bujqësisë tek interneti/ Ja vitet që e ndryshuan historinë e njerëzimit
Nëse e imagjinoni për një moment gjithë historinë njerëzore ...
Nga Alisa Muzergues ?Emerging Europe?
Në kushte normale, lajmi i shumëpritur pozitiv, se vendet anëtare të Bashkimit Evropian kishin arritur një marrëveshje politike për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me dy shtetet e Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të ishte një titull kryesor në shumicën e mediave në Evropë.
Mjerisht, ky zhvillim mbeti në hije për shkak të pandemisë së Covid-19, që deri më tani ka shkaktuar mbi 35 mijë të vdekur në mbarë botën. Ndërsa aftësia e Bashkimit Evropian për t?iu përgjigjur krizës është e kufizuar nga Traktati për Funksionimin e Bashkimit Evropian, i cili parashikon se shëndeti publik është kompetencë e shteteve anëtare, është e qartë se unioni duhet të përpiqet para së gjithash të zbusë ndikimin socio-ekonomik të epidemisë së koronavirusit.
Vlen të përmendet se ekspertët vlerësojnë se ndikimi i Covid-19, është potencialisht më i rëndë se sa kriza financiare e vitit 2008. Prandaj, pavarësisht ambicieve të BE-së për të luajtur një rol më të madh në skenën globale, lindin pyetjet:A do të jetë BE-ja në gjendje të përballojë krizat e brendshme, dhe të përmbushë pritshmërinë e fqinjëve të saj, duke e stabilizuar situatën në rajon? Apo do të mbingarkohet sërish nga problemet e brendshme dhe axhendat kombëtare konkurruese, duke i lënë hapësirë aktorëve të palëve të treta si Kina dhe Rusia, që të mbushin boshllëkun në kufijtë e saj?
Koha është thelbësore, dhe Ballkani Perëndimor që është më pak elastik për të përballuar krizën aktuale dhe pasojat e tij, do të kërkojë një mbështetje të fortë ndërkombëtare. Që nga 29 marsi, numri i rasteve të raportuara me Covid-19 në 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor i tejkaloi 1.000, me Serbinë që regjistroi rastet më të shumta:741 raste të regjistruara, dhe 13 vdekje të raportuara. Qeveria serbe, ka vendosur masa drastike për të frenuar përhapjen e koronavirusit, duke mbyllur kufijtë e saj, përveç qarkullimit të mallrave, dhe duke vënë në zbatim një shtetrrethim që hyn në fuqi nga ora 5 pasdite deri në orën 5 të mëngjesit, dhe që është edhe më i rreptë gjatë fundjavave kur fillon në orën 3 të padites.
Imazhet mbresëlënëse të Panairit të Tregtisë në Beograd, që është shndërruar tashmë nga ushtria në një spital të improvizuar me 3.000 shtretër të gatshëm, për të pritur njerëz me simptoma të koronavirusit, kanë bërë xhiro në të gjitha mediat sociale.
Por ndërkohë, ka pasur edhe zhvillime të tjera të cilat kanë tërhequr vëmendjen dhe habinë e partnerëve perëndimorë. Më 15 mars, pasi shpalli një gjendje të jashtëzakonshme, presidenti serb Aleksandar Vuçiç, tha në një konferencë për shtyp se i kishte kërkuar ndihmë Kinës, për të cilën ai pretendoi se ishte shpresa e vetme për Serbinë, pasi BE-ja kishte vendosur të kufizonte eksportin e disa pajisjeve mjekësore mbrojtëse.
Vuçiç, i njohur për aleancat e tij fluide në politikën e jashtme, theksoi se ?solidariteti evropian nuk ekziston, ai është thjesht një përrallë në letër?. Disa ditë më vonë, në Serbi mbërritën 6 mjekët kinezë, që sollën me vete materiale mjekësore. Ata u mirëpritën në aeroport nga presidenti Vuçiç.
Ai e përshëndeti secilin prej tyre me një ?përshëndetje me bërryl?, dhe madje puthi flamurin kombëtar kinez ?për të shprehur mirënjohjen e tij të thellë?. Lajmi u raportua me krenari nga televizioni shtetëror kinez i lajmeve CTGN. Reagimi i Bashkimit Evropian ishte i menjëhershëm. Ambasadori i BE-së në Beograd Sem Fabrizi deklaroi në profilin e në Twitter, se BE-ja është donatorja, investitorja dhe partneri kryesore tregtar i Serbisë. Për më tepër, Fabrizi tha se ishte aprovuar një donacion prej 7.5 milion eurosh, që Brukseli jep ndaj Serbisë për të luftuar koronavirusin, ndërsa njoftoi se ndihmat mjekësore do të mbërrinin me avion javën tjetër.
Ndërkohë më 25 mars, si pjesë e mbështetjes së BE-së për rajonin e Ballkanit Perëndimor në luftën kundër pandemisë së koronavirusit, u alokua një paketë e mëtejshme ndihme financiare prej 93 milionësh euro për Serbinë, përfshirë 15 milionë euro për blerjen e menjëhershme të pajisjeve mjekësore, dhe 78 milionë euro për rimëkëmbjen ekonomike.
Përkundër faktit se BE është deri tani donatorja më e madhe për Serbinë, me më shumë se 3.6 miliardë euro grante të dhëna gjatë 18 viteve të fundit, përmes fondeve të para-pranimit në union, dhe burimi i 70 për qind të investimeve, shumica e serbëve beson sipas një sondazhi qeveritar se Kina dhe Rusia janë dy investitorët kryesorë të huaj, shumë përpara Gjermanisë.
Federata Ruse, një tjetër lojtare e njohur për marrëdhëniet e saj historikisht të ngrohta me Serbinë, dhe e cila është duke u përpjekur gjithashtu për të zgjeruae ndikimin e saj në rajonin e Ballkanit Perëndimor, është fajësuar nga Brukseli për përhapjen e dezinformatave mbi koronavirusin, për të mbjellë enkas panik në Perëndim.
Task-forca East StratCom, ka vërejtur praninë e shumë lajme të rreme dhe dezinformimeve në lidhje me Covid-19 në mjedisin informativ të Ballkanit Perëndimor. Rasti i Serbisë tregon se si perceptimet i kanë kapërcyer faktet, dhe që kjo gjë duhet të shërbejë si një mësim për përfshirjen e ardhshme të BE-së në rajon.
Ndikimi i Kinës, Rusisë dhe lojtarëve të tjerë në Ballkanin Perëndimor, nuk do të bjerë së shpejti, përkundrazi. Shembulli i Serbisë, mund të frymëzojë edhe liderë të tjerë politikë në vendet fqinje. Prandaj, nëse BE aspiron vërtet të jetë një fuqi gjeopolitike, ajo duhet që të fillojë ta projektojë atë, dhe të ketë një strategji të qartë dhe të parashikueshme mbi lagjen e saj të afërt, sidomos tani me krizën e shkaktuar nga Covid-19./ Përshtatur nga CNA.al
Nëse e imagjinoni për një moment gjithë historinë njerëzore ...
Një pjesë e vendeve po grumbullojnë artikuj ushqimesh për të...
Koronavirusi i ri, që shkakton sëmundjen e Covid-19, është n...
Një grua 53-vjeçare, e cila ka qenë gjithmonë në gjendje të ...
Nga David Brooks “The New York Times”* Gjithçka mund të duke...
Kriza Corona ka ngjashmëri me ekonomitë e luftës, thotë hist...
Vdekja e Adolf Hitlerit përmes vetëvrasjes më 30 prill 1945,...
Europianët po e paguajnë reagimin e vonuar të qeverive europ...
Nga Jeffrey Kluger “Time”Ndërsa pandemia e koronavirusit, va...
Gjatë Mesjetës së vonë, jeniçerët ishin forca më e fuqishme ...
Egoistë. Budallenj. Të rrezikshëm. Të ligj. Këto janë fjalët...
Ministrat e jashtëm të Bashkimi Evropian, çelën të martën dr...
Nga James Jay Carafano “National Interest”Herët a vonë, bota...
Bashkë me fatkeqësitë natyrore, sëmundjet infektive janë ndë...
Nga Ross Clark “The Spectator”* A ka diçka të veçantë në të ...
Nga Stephen E.Nash “Sapiens”* Bota gjendet sot nën kthetrat ...
Nga Ferdinando Giugliano “Bloomberg View”* Italia po e përsh...
Që Ballkani Perëndimor si kopshti i brendshëm i Europës të j...
Koronavirusi, ka detyruar miliarda njerëz të izolohen në sht...
Rritja dramatike e numrit personave të infektuar me koronavi...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...