web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VETTINGIMI I NJË PROVERBI

20 Prill 2018, 12:54, Opinione CNA

Nga Zef ZEFI

*Java gjeopolitike

?Turpi amerikan i njerëzimit? i kishte thënë Asadit, se duhej të mos helmonte kalamajt dhe civilët, përndryshe do t?ia thyente tjegullat me bomba. Asadi kishte parë nga miku i vet shoku Putin.
Shoku Putin me atë ballin pa vetlla, i kishte berë shenjë Asadit, mos e vrit mendjen. Zbor do ti bejmë edhe Ketij si tjetrit përpara, që mbante mëngët e përveshura e s?bente asgjë, perveç fjalimeve.

?Bum. Bum-bum,? kërciti.
?halla, halla! Më gjuajti more ky,- u ankua Asadi me duart si hinkë nga Kremlini.
Të gjithë e njohën koken me push te bardhë si byçkë Velije të shokut Car, kur doli në dritare për të parë ?bumet? e Oksidentit që i?a troshitën Asadit magazinat e helmit, pastaj u zhduk.

Asadi u tremb, u shastis, u shfry shumë, sidomos u ndje vetëm. Por lajmet bashkë me nëntekstet e tyre, u zhvendosen nga Asad, për tek problemi tjetër më madhor; mër-zia e shokut Putin.
Mërzia e të mëdhenjve trondit e infekton ma shumë e më keq se bombat dhe LHL-ja. Ndaj NATO-isti Erdogan/ arkitekt i neo-osmanllisë, dhe anti-NATO-isti Vuçiç/ arkitekti i neo-jugosllavisë, etj?, u gjeten menjëherë pranë tovarish Putin.

Humbja e Globalit

Nderkohë që bombat vazhduan vetëm për pak orë, lajmet me gjithë nëntekstet e tyre fishkëllyese nuk ndërpriteshin më.
Të gjithë donin të dinin mendimin dhe gjendjen e  ?globalit? tënë; U mërzit, kërceu prej gëzimit, apo u shfry si ?ai? që nuk ngrihet më??
?Globali? kishte humbur, askush nuk mundi ta shkoqte një fjalë qoftë për bombat, gjeopolitikën, gjeostrategjitë.

Por nëse netët heshtin, të nesërmet flasin.  Dolën lajme e video se natën ?globali? me gjithë kuçken e vet rilindjen dhe ?forcën e xhafit?kishte sulmuar ?çeceninë?, kishte rrëmbyer nja 10-11 syresh, i kishin arrestuar si vandalë. (Identik me ngjarjet e viteve 98-2000 në Rusi, ku sa here ndjehej ndonjë sizmë tek pushteti Putinit, ish KGB hidhte ndonjë bombë në Moske, per të aktivizuar ushtrinë në Çeçeni, që të spostohej vemendja nga oligarkia që po gëlltiste ekonominë e politikën ruse, tek ?patriotizmi?)
Në Kuvend ?globali? piu ujë, shumë ujë. Nga etja që kishte për vete, ia mbushte edhe ministrit të perjashtëm në krah, sa ky nga nervozizmi i fryrjes së fshikëzës, në pamundësi per t?ia hedhur surratit atij që ia mbushte, filloi të lagte kuvendarët e opozitës.
?Globali? mbasi u hidratua, u  përmiell? Disa thanë se meqë natën kishte bërë ujkun, ditën donte të dukej si ?nana dhi??. E meqë nuk ia doli, dhe kuvendi po nxehej, u zhduk si në magji, pa e parë askush të dilte nga dera.

Diten tjeter u hodhi fjalë shkodranëve se ata do ta kishin atje kryeministrin e tyre, jo më larg se të nesërmen. Shkodranët durim pakët për kët? farë-lajmi, qysh herët ngarkuan kerrët e gomerët me voe e kortolla, kush të dilte i pari ke Ura e Bunes për ta pritur. Po nuk u desh shumë që entuziasmi shkodran të shuhej për tu ndezur entuziasmi lab. Papandehur ?globalit? i kishte shkuar ndërmend se stomatologjia e Shqipërisë e njohur anekand botës, i kishte akorduar mami Anetës medaljen e lartë ?heroinë e punës socialiste?.
Vetë ?heroina? kishte urdhëruar Kryeministrin të shkonte ai ta merrte medaljen.
Në fjalimin para lebërve mbasi mori medaljen e mamit, la dhe një nga thënjet e tij lapidare qe u duartrokit shume.? Mami time eshte grua e forte sepse gjthmonë ka shkulur dhembe burrash.?

?Vettingu? i një proverbi?

Ndersa ?turpi amerikan i njerëzimit? i fryu tytës dhe futi armën në këllef, Kremlini në bashkëujdi me miqtë e ngushtë dhe miqtë e miqve, hodhi për opinionin ca deklarata nervoze.
Oksidenti politik i tha Mogherines, shko ke Vllahutinja, sepse kësaj sipas informacioneve, ka një javë që i ka humb? nga sytë ?globali?shqiptar. Po s?e gjetët në Tiranë, kerkojeni në Ankara, po nuk u gjet aty, e keni në Beograd, përndryshe do të ketë marrë strehim tek miku i mikut, dmth miqve.

-Të kemi vënë pesë, dmth të kemi sjellë ftesë. Kupton? Na, merre fletoren,-i thanë gratë e Oksidentit
-Ku është problemi këtu,-polemizon ?globali? me mendjen tjetërkund, duke i flluckuar fjalet me frymë si tollumbace çimçakizi.
-E gjitha kjo për të bërë kthesë,-i thanë Mogherinja me Vlahutinën.
-Kthesë,-qeshi ?globali? duke i lënë hundët e lodhura të fishkëllenin.-Kush bo më shumë se unë kthesa keni parë ju.
Vllahutinja i foli ëmbël lidhur me miqësitë. Ajo disa herë i kishte thënë se duhej të ishte pak më i kujdesshëm me miqësitë që zgjedh. Madje i kujtoi edhe një nga urtitë shqiptare, të cilën e kishte mësuar ditët e fundit, që bënte fjalë per miqësitë. -Populli thotë se miku i mikut tim, është miku im, apo jo?
-Dhe??-Dikur i mberriti aludimi. Deshi tu thoshte budallaçka të dyja grave, po nuk ia mbajti. Nënqeshi maçërisht gjithë pompozitet. -Po vertet keshtu ka qënë ky proverb, po ka një muaj që e kemi ndryshuar, revizionuar, ose ta themi me gjuhë rilindje, e kemi re-formuar.
Tani miku i mikut tim, nuk rezulton më miku im, siç doni të aludoni ju zonja të nderuara, por me ?vetting? rezulton mik i Bashës.
Grave iu ndritën sytë.





13:32 Opinione

Adios LSI

Prof. Dr. Arben ManasterliuDikur ishte i zgjuar ai apo ajo q...

Lajmet e fundit nga