Ç’punë kanë çunat e Albinit në protestat e Shqipërisë?
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...
Nga Mero Baze
Mbi paaftësinë e Lulzim Bashës nuk ka më debat. Nuk ka më idhtarë të tij që e mbrojnë brenda PD-së. Duket që nuk e mbron më as Sali Berisha, megjithë hallet që ka. Por aty nuk është problem vetëm Lulzim Basha, por dhe debati rreth Lulzim Bashës. Gjithë debati rreth tij vërtitet rreth botës së vogël të PD-së, rreth statutit të PD-së, rreth gabimeve në lista që ka bërë Basha, rreth mos-respektimit të institucioneve brenda partisë etj. A thua sikur Basha të kishte respektuar statutin dhe të kishte bërë ndonjë listë më të mire, do kishte fituar.
Në debatin rreth Lulzim Bashës duhet të biem dakord vetëm për një gjë: nëse ai është lider që e ngre PD-në, apo jo?
Unë hyj tek ata që qysh ditën e parë që e kam njohur, më ka bindur për të kundërtën. Lulzim Basha është i mirë për figurant, për fasadë, për pjesë ekipi, apo çdo gjë tjetër që t?i shërbejë një projekti që nuk udhëhiqet prej tij, por kurrë nuk vlen për një lider. Ai nuk ka asnjë aftësi të ndihet si udhëheqësi yt, pasi hyn tek ata tipa që ta krijon distancën me lehtësinë me të cilën bën sikur të dëgjon, bën sikur të njeh dhe bën sikur kupton. Në fakt, as të dëgjon, as të njeh, as të kupton.
Ai ka pastaj një histori të tij politike krejt të padëshirueshme për çdo politikan, me procese gjyqësore të mbyllura, me skandale financiare në vazhdim dhe me histori korrupsioni të pranuara nga publiku. Thjesht nuk bën. Sidomos tani që mund të ketë punë dhe me drejtësinë.
Pra, problemi i PD-së nuk është Lulzim Basha, as debati rreth tij, por si mund të ngrihet PD. Kjo që po them nuk është e re, pasi kam së paku nga 2013 që e them.
PD duhet të rithemelohet!
Çdo përpjekje për kontrolluar vulën dhe selinë e asaj partie me makinacione, me lobime, me nëpunës qesharakë, që kujtojnë parajsën kur ishin në pushtet, me delirantë dhe mitomanë që mendojnë se ata mund ta kthejnë historinë mbrapsht, është e dështuar. PD-së i ka ardhur koha të zerojë problemet brenda saj, duke e rinisur nga e para, por jo ?në rresht për një? pas Berishës, dhe as ?në kolonë për dy? pas Bashës, ose pas Berishës.
Një parti e re e rithemeluar me rregulla strikte dhe garë të hapur, mund të prodhojë edhe lider të ri, edhe shpresë të re. Çdo zgjidhje tjetër për të hequr Bashën e për të vënë dikë tjetër, do prodhojë ndarje të re, beteja të reja pa fund dhe do ta kthejnë atë në një skelet pa vlerë, që mund ta gllabërojë dhe LSI.
Një parti e re i jep fund gjithë prapësive të bëra deri më sot, gjithë klaneve dhe grupeve që e brejnë PD-në, dhe mbi të gjitha, armiqësive pa fund që ajo parti ka ndaj vlerave të PD-së në vite, që janë kundër Bashës e Berishës për arsyet e tyre. Një rithemelim i zhduk këto histori.
Përpjekja për t?i dhënë rol drejtues Berishës për të bashkuar PD-në, është një përpjekje e dështuar, pasi kur kërkoni të reformoni PD-në, mos kini paraysh vetëm demokratët, por shqiptarët që duan opozitë. Dhe shqiptarët jashtë PD-së që duan opozitë, duan ta shikojnë PD-në si shpresë, dhe jo si pronë të Berishës, kundër të cilit kanë votuar. Ata mund të pranojnë ta kenë Berishën në krah, por jo në krye.
Në rast se ndodh kjo, pra në rast se PD do bëj përpjekje për të spostuar Bashën me një projekt të ri brenda saj, Lulzim Bashës po ashtu i lind e drejta të rezistojë brenda PD-së dhe të mbajë qoftë dhe atë që quhet fraksion i vulës. Gabohen gjithë ata që e marrin lehtë Lulzim Bashën dhe që mendojnë se Doktori mund ta zbojë me një fërshëllimë tek SHQUP-i. PD shpëton prej Bashës, kur të shpëtojë prej Berishës. Ai është një produkt i PD-së, i mënyrës se si Berisha deshi ta përdorte PD-në për interesa të veta. Tani nuk ka dështuar Basha, por Berisha. Dhe është pa kuptim që fajtori kryesor i dështimit më 2013 dhe faktori kryesor i ridështimit të PD-së në opozitë, Sali Berisha, të shpallet si shpëtimtar, ndërsa Basha si i dështuar. I dështuar është Berisha. Basha është viktimë e këtij dështimi.
Shpëtimi real i PD-së mund të vijë nëse palët binden ta rinisin nga e para me një parti të re, me një histori të re, me rregulla të reja loje dhe lider të ri, që do të dalë nga kjo garë. Kjo nuk është shpikje shqiptare. E ka bërë Berluskoni, e ka bërë e djathta franceze, e kanë bërë plot parti antikomuniste në lindje, dhe sot janë ende të forta, me plot shpresa për pushtet. Çdo rrugë tjetër është humbje kohe, humbje shprese dhe natyrisht, dhe përhumbje përfundimtare e PD-së.
Nga Roland Qafoku*I implikuar direkt në 10 vrasje. I akuzuar...
Kur pushtetet çmenden prodhojnë fabula që nuk i besojnë veçs...
Për të dhjetin vit me radhë familjarët e viktimave të shpërt...
Nga Enkel DEMI* Te filmi “Nëntori i dytë”, një fshatar, ku k...
Nga Zef ZEFI*Mbërritja e komunistëve:Çfarë janë këta, pyesni...
Ka një përpjekje të pafundme të politikës shqiptare për të v...
Edi Rama ka treguar edhe njëherë në Bruksel se ai di të jetë...
Pardje kam bërë një shkrim për çështjen e Teatrit Kombëtar d...
Të dy jemi shqiptarë, nga Veriu apo nga Jugu, nga Perëndimi ...
Nga Prof. Dr. Arben Manasterliu *Luli dhe Mona po bëjnë atë ...
Debati i ditëve të fundit lidhur me veshjen e prezantueseve ...
1-Në një nga konferencat ekzibicioniste popullore, “gju më g...
Sot, gjatë konferencës për shtyp të Lulzim Bashës, prita një...
Një organizatë që lufton për rrëzimin e formës së tanishme t...
Nga Nikoll Lesi*Flitet shumë se si do veprojë LSI-ja për zgj...
Sa herë shoh ndonjë lypës të shtrirë në rrugë, pa shtëpi e ç...
Po t’a dëgjoje Edi Ramën të hënën në mbëmje në “Studio e hap...
*Lobimi i gabuar dhe logjika naive.Si e braktis politika log...
Nga Dritan HilaNuk do të kisha marrë mundimin t’i ktheja për...
Në mes të Tiranës në një nga zonat më të mbrojtura e më të s...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...