Tubimi i 45-të/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës me thirrje kundër qeverisë
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria pas përfundimi...
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria pas përfundimi...
Nga Prof. Dr. Arben Manasterliu
*Luli dhe Mona po bëjnë atë lojën e fëmijëve: fiton ai që nuk lëviz. Të dy janë vënë përballë njëri tjetrit dhe shihen në sy ditë e natë pa lëvizur, madje as edhe qepallat e syve nuk i lëvizin. Kjo është opozita e sotme. Opozita ?mos lëviz.?
Ndërkohë politika shqiptare po lëviz me dinamikë të paprecedentë. Tenxherja me presion po zien, arrestimet kanë nisur, disa strategjike e të tjera politike; lëvizje rajonale e gjeopolitike; influencë ruse e turke; shqetësime amerikane; ekonomia e familjeve shqiptare në kufirin e mbijetesës; taksat rriten pas 1 prillit; papunësia në shifra rekord; numri i azilantëve shqiptarë në vendet e BE-së në numra alarmues; e probleme të tjera pafund si për Shqipërinë ashtu edhe për rajonin, por Luli dhe Mona vazhdojnë e luajnë ?mos lëviz.?
Nuk ka as edhe një militant të PD-së që e do Lulin, por s?ka rëndësi, Lulin e do Rama. Me Lulin kryetar të opozitës Rama del në pension të vonë i ulur në karrigen e kryeministrit. Sa të jetë Luli do jetë edhe Rama.
Me sa duket as edhe Monën nuk e duan të vetët. Ikën këshilltarët e Durrësit, Tiranës, Fierit, Gjirokastrës, dhe së fundi edhe Vlorës. Tani priten ata të Lezhës, e shumë nga qytete të tjera. Ikni o njerëz, nëse keni pak intelekt, ikni e mbathjani se Luli dhe Mona kanë rënë në gjumin e thellë letargjik. Fundja, ata kanë gjëra më të rëndësishme për të bërë: ata po luajnë ?mos lëviz.? Mos i shqetësoni me hallet tuaja të kota. S?keni punë? Ju rritën taksat? Po egzekutohen njerëz cdo ditë në të gjitha qytetet e Shqipërisë? Po vidhen banka? Po largohet rinia? Nuk po merrni pronat tuaja? Janë pezulluar legalizimet për qytetarët e po përfitojnë ende të ardhurit? Po ju heqin asistencën sociale? Po jua fut shteti? E po pastaj! Këto janë gjëra të parëndësishme! E rëndësishme është loja ?mos lëviz? midis Lulit dhe Monës.
Por, dikush mund të pyesë? Ore zotëri, kam lexuar disa prej shkrimeve tuaja dhe shkrime të njerëzve të tjerë si të lloji tuaj që kritikoni e kritikoni herë me fjalë të bukura e herë të shëmtuara. Po të ishit ju në vend të Lulit apo Monës, cfarë do të bënit?
Kjo do ishte pyetja më racionale që mund të bëjë një lexues ndaj meriton një përgjigje racionale. Së pari, nëse do isha në vend të Lulit apo Monës, do e lija menjëherë lojën ?mos lëviz? e do mblidhja menjëherë strukturat drejtuese të partisë e do ngrija ekipe pune me ekonomistët, juristët, profesorët, dhe specialistët e arsimit e shëndetësisë, për të ndërtuar platforma të mirë-studiuara e mirë-argumentuara mbi politikat fiskale, mbi politikat e asistencës sociale, mbi të metat dhe korrigjimet e ligjit të ri të arsimit të lartë, mbi defektet apo përmirësimin e shërbimit shëndetësor, mbi një skemë efikase për ndarjen e pronave dhe zgjidhjen e ngërcit të legalizimeve brenda qyteteve, mbi tokat në bregdet, mbi subvecionet për bujqësinë shqiptare, me propozime konkrete për një zhvillim të qendrueshëm ekonomik dhe në turizëm. Për cdo sector të jetës së vendit, biznesit të madh e të vogël, investimet e huaja e vendase, papunësinë etj, të ketë një alternativë më të mirë nga këto që kemi sot. Dhe, pasi diskutohen, konsultohen, hartohen e publikohen, ato i shpjegohen cdo ditë opinionit publik, duke i treguar shqiptarëve që ja kjo është alternativa më e mirë për ju dhe vendin. Ja cilët jemi. Ja cfarë ofrojmë. Ja si mund të përmirësoni të ardhmen tuaj e ja si mund të dilni nga varfëria.
Vetëm kështu opozita bëhet alternativë. Vetëm kështu bëhet aktive. Sa e vështirë është kjo? Dashnorët e flaktë të PD-së e kanë mendjen tek mesazhet seksi midis tyre. Ata të LSI-së janë dembelë. Pasi jo vetëm tani që se vrasin mendjen për alternative por edhe gjatë zgjedhjeve nuk u munduan fare për të formuar një plan qeverisës. A e dini se sa ishte programi zyrtar i publikuar qeverisës i LSI-së për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017? Vetëm 4 faqje. Dhe këto ishin më shumë me figura. Po ashtu edhe PD-ja. Ndaj edhe sot Luli dhe Mona luajnë ?mos lëviz? e do luajnë për një kohë shumë e shumë të gjatë, e do vazhdojnë ti largohen edhe vetë deputetët e tyre, nëse nuk e ndalojnë lojën e nisin e marrin rolet që u takojnë, rolin e opozitarëve që ofrojnë alternativa./ CNA.al
Debati i ditëve të fundit lidhur me veshjen e prezantueseve ...
1-Në një nga konferencat ekzibicioniste popullore, “gju më g...
Sot, gjatë konferencës për shtyp të Lulzim Bashës, prita një...
Një organizatë që lufton për rrëzimin e formës së tanishme t...
Nga Nikoll Lesi*Flitet shumë se si do veprojë LSI-ja për zgj...
Sa herë shoh ndonjë lypës të shtrirë në rrugë, pa shtëpi e ç...
Po t’a dëgjoje Edi Ramën të hënën në mbëmje në “Studio e hap...
*Lobimi i gabuar dhe logjika naive.Si e braktis politika log...
Nga Dritan HilaNuk do të kisha marrë mundimin t’i ktheja për...
Në mes të Tiranës në një nga zonat më të mbrojtura e më të s...
Nga Artur AjaziNë çdo vend demokratik, publikimi qoftë edh...
Nga:Dr. Bledar Kurti Më 10 Dhjetor 1948, Asambleja e Përgjit...
Fiks 11 ditë pas kapjes së 613 Kg. kokaine të pastër në Mami...
Prof. Dr. Arben ManasterliuNa u lodh edhe Monika! Gjashtë mu...
Eshtë një mëngjes i ftohtë, por plot oksigjen. Ndodhem në nj...
Nga Artur AjaziE ndërsa viti i ri shkollor 2017-2018 nisi d...
Nga Sulejman GjanaTë besuarit fort tek përgjegjshmëria dhe k...
Pak kush e harron “Zonjën e Parë” të vendit kur në mes të pa...
Sot Azem Hajdari po të mos e kishin ndaluar plumbat e polici...
Nga ARTUR AJAZILulzim Basha duket se nuk e ka mendjen më te...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...