Marshim dhe thirrje kundër qeverisë/ Mbahet sot protesta e 45-të në Tiranë
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...
Nga Artur Ajazi
Në çdo vend demokratik, publikimi qoftë edhe i një skandali për politikanin, qeveritarin apo edhe kreun e shtetit, përbën hapin e parë të dorëheqjes së pakthyeshme nga detyra dhe posti.
Kjo edukatë pune dhe ky moral qytetar, tregues të formimit karakterial, duket se nuk ka shanse të adaptohet nga klasa politike shqiptare.
Muajt dhe ditët e fundit, një prej politikanëve të mbytur me ?surpriza? të pakëndshme dhe skandale të shumta, është edhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Sikur të mos mjaftonin konfliktet dhe debatet brenda partisë, me ata që ka në kryesi dhe ata që kanë mbetur jashtë saj, sikur të mos mjaftonin dështimet dhe bllofet me ?opozitën? që ai bën në sallën e Kuvendit dhe jashtë saj, sikur të mos mjaftonin akuzat dhe denoncimet nga figura të spikatura të shoqerisë shqiptare për kursin e tij politik, së fundi Lulzimin akuzohet edhe për ?flirte me rusët?.
Një skandal më vehte që përbën një objekt të veçantë për punën e Prokurorisë, që lidhet ndoshta me marrëveshje dhe bashkëpunime të nëdheshme të një politikani shqiptar me qarqe të huaja lindore, që rrezikon edhe sigurinë kombëtare.
Gjithmonë sipas medias amerikane, financimi nga rusët i një politikani shqiptar, sidomos në fushatë elektorale apo edhe kohë të ndryshme për foto dhe takime presidenciale, natyrisht është diçka serioze për një vend që është pjesë integrale e NATO-s dhe që po bëhet gati të anëtarësohet në BE.
Lajmi u përhap me shpejtësinë e erës, dhe u publikua nga një media dinjitoze amerikane, u ripublikua edhe nga mediat shqiptare referuar atyre, me shqetësim maksimal, por i vetmi që nuk u shqetësua fare, ishte Lulzim Basha dhe shpura e tij e servilëve.
Sikur të mos kishte ndodhur gjë, Luli edhe pse dërgoi sekretarin organizativ në Prokurori për të dhënë ?sqarimet e nevojshme?, ka pranuar të dalë para kamerave dhe të deklarohet se ?është i pastër, dhe nuk ka shkelur në dërrasë të kalbur?. Skena dhe shfajësia , bëhej edhe më qesharake, kur Luli deklaronte se ?gazetaren e huaj e ka paguar Rama?, gjë e cila e thellon edhe më tej skandalin financiar dhe politik në të cilin është zhytur kryetari i PD.
Sipas medias së huaj ?Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe klane të ndryshme ruse, kanë lidhje të ndjeshme, të cilat janë kthyer në mbështetje politike e financiare?, duke e trajtuar si një rast, që në pragun e zgjedhjeve politike të qershorit 2017 mund të shërbente edhe si shkak për destabilizim të vendit.
Ndërkohë edhe kryeministri Rama disa muaj më parë, theksoi faktin se ?segmente të politikës ruse po ndërhyjnë në Ballkan dhe kanë synime dashakeqëse ndaj vendit tonë, shumë kush mund ta ketë ndjerë si një përpjekje qeveritare për të tërhequr vëmendjen nga përditshmëria?.
Por ajo që e bën më të besueshëm investigimin e medias amerikane, ishte deklarata e ambasadës ruse në Tiranë, që duke u distancuar nga skandali, u mundua t?ja hedhë ?topin? PD, e cila ka mbetur si guake deri sot.
Ndërkohë Basha në PD, vazhdon të njëjtën rrugë me sulmet anti-perëndimore, duke i kthyer në slogan akuzat ndaj tyre, njëherësh duke shtuar dyshimet ndaj tij. Deri tani, askush nuk e dinte se si erdhi Lulzim Basha në politikën shqiptare, kush e ?përzgjodhi?, dhe cila ishte merita që kishte në politikë deri në momentin që erdhi në PD, si u shfaq në një parti si Partia Demokratike, e cila pas 8 vite në opozitë , synonte të merrte pushtetin ?
Gjithsesi kjo mbetet mister, deri në sqarimin nga vetë zoti Basha. Por le ti lemë pas akuzat, denoncimet, shpifjet, sajimet, dhe le të themi se gjithçka është ?intrigë e Ramës? apo e grupimit kundërshtar në PD.
Edhe sikur të ishte kështu gjëja e parë që mund të bënte një politikan që sipas Lulit ?është shkolluar në perëndim?, do të ishte largimi, dorëheqja deri në momentin kur gjërat të sqaroheshin plotësisht.
De fakto sot Lulzim Basha, nuk është më kryetar i PD, dhe kjo për çdo anëtar kryesie, për çdo anëtar të Këshillit Kombëtar të asaj partie, dhe për çdo militant që mendon dhe gjykon se kryetari duhet të sqarojë përfundimisht gjithçka lidhet me emrin dhe pozicionin e tij politik, të sqarojë institucionalisht lajmet dhe akuzat e botuara në shtypin amerikan.
Lulzim Basha duhet të rrëfehet një orë e më parë në Prokurori, dhe jo kjo e fundit të marrë në pyetje vartësit e tij. Prokuroria, duhet ta marrë në pyetje Lulzim Bashën, sepse kjo histori nuk ka të bëjë thjesht me ?gjysëm milionë dollarë pastrim parash dhe financim i paligjshëm i partisë?, por në radhë të parë lidhet me nevojën për të ditur të vërtetën e kësaj historie të re të tij.
Natyrisht do të ishte një krim politik në dëm të sigurisë kombëtare dhe Shqipërisë Europiane, në rast se vërtetohen ato që janë shkruar në median dinjitoze amerikane, gjë e cila do ta bënte edhe më bindës (vetë) largimin e tij nga PD si kryetar i saj.
Nga:Dr. Bledar Kurti Më 10 Dhjetor 1948, Asambleja e Përgjit...
Fiks 11 ditë pas kapjes së 613 Kg. kokaine të pastër në Mami...
Prof. Dr. Arben ManasterliuNa u lodh edhe Monika! Gjashtë mu...
Eshtë një mëngjes i ftohtë, por plot oksigjen. Ndodhem në nj...
Nga Artur AjaziE ndërsa viti i ri shkollor 2017-2018 nisi d...
Nga Sulejman GjanaTë besuarit fort tek përgjegjshmëria dhe k...
Pak kush e harron “Zonjën e Parë” të vendit kur në mes të pa...
Sot Azem Hajdari po të mos e kishin ndaluar plumbat e polici...
Nga ARTUR AJAZILulzim Basha duket se nuk e ka mendjen më te...
Nga Ilir Levonja *Ajo që është e trishtueshme me këtë histor...
Dakord, mësuesit kanë një profesion fisnik. Por, sot më 7 ma...
Nga Zef ZEFILoja dhe rregullatNuk ka prindër, familjarë, edu...
Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, institucioni ...
Nga koha e piramidave ka mbetur si trashëgimi brilante dekla...
Jemi mësuar që në mediat e huaja të zënë vend lajme pa fund ...
2 Marsi i vitit 1444 ditë në të cilën princat arbëror u mblo...
Në bazën anti drogë të Policisë Kombëtare Kolumbiane në Neco...
Për lexuesin në mënyrë të qëllimshme kemi vënë për ilustrim ...
Disa të kërrusur e të lodhur nga jeta, të zbardhur flokësh p...
Nga Dr. Bledar Kurti*Që nga 1 prilli, shqiptarët do paguajnë...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...