“Në drejtimin e duhur me kalendarin ambicioz”/ Rama: Jam optimist në mënyrën më shqiptare për mbylljen e kapitujve
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën n...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën n...
Nga Ilir Levonja
*Ajo që është e trishtueshme me këtë historinë e zgjedhjeve në Itali, është mendësia jonë. Një opinion i tërë që bjerret pas komedianit Beppe Grillo dhe lëvizjes së tij 5 yjet, e cila sapo fitoi zgjedhjet aty. Ta kenë shqetësimin në lidhje me komunitetin shqiptar që jeton në Itali, politikat e fituesit etj., do u hiqja kapelen. Por jo! E kanë me paqartësinë e Grillos. Një fitues kot, pa program, me një fjalë vetëm llomotit. Kështu e quajnë ata. Kësisoj Italinë nuk dihet se çfarë e pret. Dhe mbledhin supet duke konstatuar si të paditur votuesit, italianët. U qajmë hallin. I quajmë të çuditshëm pasi prishën ritin. Me një fjalë e nxorrën Ps-në a Pd-në e traditës jashtë qeverisjes duke e futur vendin në qorrsokak.
Në fakt duhet thënë, që, mjerë ne për këtë mendësi, jo italianët. Por kjo kurrë nuk ndodh, ndaj mjerë ne, dyfish, a trefish më shumë. Mjerë ne që, kujtojmë se i mbaruam hallet tona dhe tani kemi zënë me këto të rajonit.
Që merremi me Italinë mirë bëjmë, sepse e thashë aty jeton gati gjysma e Shqipërisë. Ta kthejmë nga të duam, jemi kaq të lidhur sa gjynahet, sakrificat dhe të mirat i dinë ujrat e detit. i dinë rrugët e atij vendi, stacionet, metrotë, sipërmarrësit por edhe qeveritë. E aq më tepër, aty po rritet një aradhe e tërë shqiptarësh, madje konkurent në politikë, në art dhe shkencë.
Të cilët kur fitojnë, ne, vrapojmë të rrahim gjoksin duke i përmendur si shqiptarë. Nga ana tjetër harrojmë që i kemi dëbuar me lopatë nga vendi.
Pa harruar faktin se është Italia, audicioni i saj televiziv, kultura e saj, gjithçka e saj, dritarja që na shpuri në pluralizëm dhe demokraci. Mirëpo ka ardhur dita ta qortojmë për shkak të një komediani. I cili krejt ndryshe nga aferat tradicionale të formimit të një partie…, iu dedikua internetit, komunikimit të lirë, pa fushatat standarte dhe fondeve të padeklaruara asnjëherë. Dhe përmes tij për vite me radhë demaskoi padrejtësitë dhe krizat që sillte sistemi i korruptuar i partive tradicionale. Ofroi lëvizjen e tij, të njerëzve që e përkrahnin, të shoqërisë civile. Pasi e tillë është demokracia, e shoqërisë, jo e oligarkëve. U deshën plot 10 vite që lëvizja e tij të fitonte. Kjo në aradhen e ndryshimeve në vendet e rajonit. Përshembull si Franca, Austria, Hungaria, Greqia etj.
Sot plot opinionistë pyesin dhe presin. Cili vend e ka radhën? Cili vend do prishi ritin tashmë të dështuar të partive tradicionale? Pra, ka domethënien e një lëvizje që po ndodh organikisht. Sepse Europa është një, në kuptimin e ndjeshmërisë dhe ndryshimeve. Të thuash që Beppe Grillo është kot. Nuk e dimë se si e votuan italianët. Eshtë kot se nuk ka asgjë. Se për çfarë gjëje bëhet fjalë. Sepse në lëvizjet e mëdha me zhurmë dhe pa zhurmë, janë idetë dhe platformat, grinta denoncuese, ato që përbëjnë shtysat. Nëse eshtë fjala për pasuri, a ku dreqin e di se çfarë. Këto janë paradokse shqiptare. E aq më tepër, kur harrojmë se, nuk kishte asgjë edhe një peshkop me emrin Fan Noli dikur në Shqipërinë e vitit 1924, por u bë kryeministër. Ose kishte plot Hasan Prishtina, por e vramë në mes të rrugës.
Por mos t’i largohemi punëve tona. Kjo do të ishte më efikase. Se italianët dinë se çfarë bëjnë. Kanë menjanë dhe dinë se si ta tresin. Kanë zotëruar gjysmën e botës, janë shpërbërë e ringritur vetë. Po na ushqejnë edhe ne, Afrikën e plot vende nga bota në konflikt të vazhdueshëm e vende të lindjes së mesme.
Puna është halli jonë. A e ka të domosdoshme Shqipëria një lëvizje të re politike si vendet fqinjë? Si vendet promotorë të orjentimit të shoqërisës së saj? Apo do vazhdoj me këto programet e dala boje të oligarkëve aktualë, njëri më i pasur se tjetri. Italianët e lanë brenda llojit manekin një 82 vjeçar si Berlusconi. I thanë rri aty. Kurse ne, vendi pa rini, u themi etërve kthehuni. Do vazhdojmë me këto politikat vullnetare si kjo e mbjelljes së pemëve. Në vazhdën e aksioneve si dikur, kur ndërtuam brezaret, hekurudhat, metalurgjitë, azotikët etj. Apo do fusim vendin në shinat e demokracive perëndimore.?
Se i bie, që, lopatën e ka shoqëria, paratë agai…
Shqipëria e ka më se të domosdoshme një lëvizje të tipit 5 yjet. E ka të domosdoshme t’i bashkangjitet lëvizjes së shembjes së partive tradicionale. Nuk duhet të rrijë e fundit, si atëherë kur shembej muri i Berlinit dhe ne bënim sehir.
Shikoni vetëm duart tuaja. Shikoni vetëm ditën tuaj. Kohën me shumicë aq sa u duket dita vit. Duke iu kthyer në humbamen pas ERTV, lali Erit, një bolshevik klasik i aksionit dhe punëve vullnetare. Shikoni marazin që po u mbyt nga frika për të folur. Çfarë keni. Dhe si i arritët. Nëse keni shumë, i keni vënë padrejtësisht. Dhe nëse nuk keni asgjë, po padrejtësisht jeni bërë pronarë të asgjësë. Kaq. Jo më shumë…/ CNA.al
Dakord, mësuesit kanë një profesion fisnik. Por, sot më 7 ma...
Nga Zef ZEFILoja dhe rregullatNuk ka prindër, familjarë, edu...
Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, institucioni ...
Nga koha e piramidave ka mbetur si trashëgimi brilante dekla...
Jemi mësuar që në mediat e huaja të zënë vend lajme pa fund ...
2 Marsi i vitit 1444 ditë në të cilën princat arbëror u mblo...
Në bazën anti drogë të Policisë Kombëtare Kolumbiane në Neco...
Për lexuesin në mënyrë të qëllimshme kemi vënë për ilustrim ...
Disa të kërrusur e të lodhur nga jeta, të zbardhur flokësh p...
Nga Dr. Bledar Kurti*Që nga 1 prilli, shqiptarët do paguajnë...
Dallandyshe nuk ka më rrëzë ballkoneve tona. Në hollet e ban...
Nga Mero BazeDy deputetë të Partisë Demokratike janë peshkua...
Një koalicion i gjërë kolegësh pro qeveritarë janë përfshirë...
I konsideruar tashmë si një makth, terrorizmi nuk bën gjë tj...
Që nga mesnata e së hënës e deri mesditën e së martës, e pa...
Nga Arian GaldiniMedia shqiptare në përgjithësi është bërë s...
Nga Koloreto CukaliMë në fund, shpëtimi erdhi andej nga nuk ...
Nga Besart KadiaAxhenda Liberale 10Para 22 vitesh në kushtet...
Birra nuk kishte lidhje me shuarjen e etjes. Birra ishte sap...
Nga Prof. Dr. Arben Manasterliu“Përpara shkatërrimit vjen kr...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...