"Rama jepe dorëheqjen"/ Diaspora proteston në Bruksel
Diaspora po zhvillon sot një protestë përballë godinës së ...
Diaspora po zhvillon sot një protestë përballë godinës së ...
Nga Prof. Dr. Arben Manasterliu
?Përpara shkatërrimit vjen kryelartësia, dhe përpara rrëzimit krenaria? tha Mbreti Solomon. Dhe ky nuk na ishte një mbret dosido por më i zgjuari në historinë e njerëzimit. Dhe kjo është mëse e vërtetë, kushdo që tregohet kryelartë e krenar, të nesërmen shkatërrohet e rrëzohet. Në politikën shqiptare, këtë na e vërteton më së miri LSI-ja e cila përpara zgjedhjeve të qershorit mburrej me fodullëkun e saj se do fitonte e vetme e do drejtonte vendin, e tani është e tredhur dhe e shpërndarë si dele pa bari.
E mbani mend arrogancën e LSI? Do fitojmë e vetme ulëriste në çdo shesh e miting! E verbuar nga arroganca bëri dy gabime të mëdha, kryetari i saj la llogoren e betejës e uli menderen në karrigen e ngrohtë të Presidencës, dhe e dyta, LSI shkoi në zgjedhje e vetme. Këto vendime fatale shenjuan fillimin e fundit të LSI. Fillimin e acartë, jo për liderin, por për anëtarët e kësaj partie të cilët ndonëse shumica pa shkollë e kualifikime (se kështu e ka formatin LSI-ja) arrijnë të kuptojnë që tradhëtari që shkaktoi humbjen, dhe autori që i hoqi bukën kalamajve të tyre, ishte vetë kryetari i tyre, kryetari i LSI, sot, Shkëlqesia e Tij, z. President. Ilir Meta.
Por, prisni prisni, acari ka filluar edhe për ish-ministrat. Haxhinasto e Dervishaj dëshmuna tek Krimet e Rënda, flitet se rradhën e kanë edhe të tjerë për ineceratorët në Elbasan e në Fier, e shumë skandale të tjera, ndaj edhe shumë prej tyre kanë nisur të mos e bëjnë më gjumin e qetë, si ish Ministri i Mjedisit i cili për të shpëtuar veten ka nisur negociatat me PS-në. Edhe ish ministra të tjerë kanë mbyllur gojën e nuk kritikojnë më qeverinë sepse e kanë kuptuar që tradhëtia nisi që në marsin e vitit të kaluar. Të vetmit që llomotisin në rrejet sociale, parlament e televizione janë deputetët e rinj. Por, këta nuk shtojnë as edhe një kredencial politik dhe as që ngjisin në popull. Fjalët e tyre janë si flutura për Ramën e si gajde për shqiptarët. Edhe vetë Monika ka rënë në heshtje, pasi jo vetëm Rama se përfill, por edhe Basha nuk po ja var. Ndaj edhe opozita është si një mitër me dy dhoma, ku politikat ngjizen në vetëm njërën prej tyre, e tjetra është shterpë.
LSI-ja ka përfunduar si një rrobë e flakur tutje, dikur e bukur, e frikshme, e fortë, dhe e re, tashmë nuk shërben më as për të fshirë qyrret.
E gjithë kjo dramë sepse lidershipit iu ngreh mendja se janë të paprekshëm e të pathyeshëm! Sepse me arrogancë këndonin ?Baftiar Baftiar? kur Rama thurte skema me faktorë elitarë ndërkombëtarë. Sepse gjysma e familjes së lidershipit të LSI drejtonte sektorët kryesorë të organizimit ndërsa Rama trajnonte stafin e tij në SHBA e Britani. Sepse LSI-ja shkonte në zgjedhje me të rinj që edhe votën e familjes së vet nuk arrinin të merrnin, ndërsa Rama shkonte me të gjithë shtetin pas vetes dhe forcën e organeve ligjzbatuese. LSI-ja kishte Çim Pekën, Rama kishte Alaistar Cambell. LSI kishte amatorë si Shab Sulçen, ndërsa Rama super profesionistitn Endri Fuga e një ushtri të madhe profesionistësh, OJF të shumta në dukje e nën hije, televizione e manjatë televizonesh e gazetash. Dhe LSI-ja u bë një shaka e hidhur për të gjithë ata të cilët i qëndruan besnik, të cilët sot vuajnë për bukën e gojës, sepse arroganca dhe tradhëtia i erdhi nga lartë, nga ata drejtues që menduan se do fitonin me qyfyret e Bes Kallakut, ose ndoshta thjeshtë nuk i plaste fare për fatin e atyre poshtë vetes.
Këshillat bashkiakë po dëshmojnë largim të këshilltarëve të LSI-së për nga PS-ja. Edhe elementë të rëndësishëm të LSI-së po negociojnë largimin për nga PS, por as që janë më të mirëpritur sepse nuk kanë më çfarë të ofrojnë. Në Shkodër LSI-në e ka pllakosur heshtja që kur deputeti i Agron Çela bragtisi mbledhjen e kryesisë së LSI dhe u takua me Ramën. Në Durrës ka zaptuar frika se mos investigohen ineceratorët, projekti skandaloz i 2 milionë eurove në zonën e Curilave i cili tashmë është tërësisht i rrënuar, dhe shumë abuzime të tjera si ai me punëtorët e fermës së ish ministrit që paguheshin përmes rrogave të ministrisë së mjedisit apo institucioneve që drejtoheshin nga LSI në atë qytet.
Edhe kryetarët e bashkive që drejtohen nga LSI-ja kanë rënë në heshtje. Është e pritshme që edhe një vit do jenë në detyrë, pasi në zgjedhjet e ardhshme vendore jo vetëm që LSI-ja nuk do ketë më bashki për të drejtuar por edhe vetë PD do mbesë me gishtin në gojë. Kjo nuk është dëshirë. Kjo është një përllogaritje e mirëmenduar dhe e mirëstudiuar të trendit zgjedhor, dhe faktorëve politik. Mbi të gjitha mbi frikën e anëtarëve të LSI-së, dhe gjendjes shumë të dobët të opozitës në tërësi.
Siç, e kam shkruar e theksuar edhe në shkrime të tjera, LSI-ja, si element politik, është më e rëndësishme se sa duket në politikën e vendit. Shqipëria ka histori të gjatë dikatoriale, ndaj edhe politika shqiptare ka natyrë diktuese, për këtë arsye sistemi dy partiak krijon natyrshëm vetëm diktatorë. Një parti e tretë, si LSI, është në fakt aseti më i vyer që ka politika shqiptare. Një parti e tretë zbut diktatin dhe moderon qeverisjen. Nëse menaxhohet mirë dhe drejtohet me vizion të qartë politik dhe opozitar, LSI mund të ngrihet përsëri e të faktorizohet në opinionin publik dhe ndërkombëtar.
Por si mund të ngrihet? Këtë ta gjejë Mona e të tjerë. Një gjë është e sigurtë, ushtarët që kishin dje pas vetes, sot janë shumë më pak.
Nga ARTUR AJAZI* Korrupsioni, mbetet pengesa më e madhe dhe ...
Kjo historia e Teatrit që duan ta ndërtojnë me PPP (partneri...
Sot bota e sulltanit Erdogan është tepër e trazuar. Parlamen...
Po t’i shikoje sot shumë nga komentet e përballjes së Erion ...
Gjatë vizitës zyrtare në Shqipëri kryetari i Senatit të Repu...
Duke gdhirë e enjtja 22 shkurt Kompleksi i ndërtesave të Amb...
Nga Ilir LEVONJA*Kur pyet një të papunë në Shqipëri, se, a m...
Skishte si të ndodhte ndryshe kur protestën e thërriste vetë...
Nga Indrit Vokshi*PD është parti e cila ka emëruar nja 40 mi...
Gazetari Mustafa Nano, në emisionin e tij më të ri “Provokac...
Ditën e përë të vizitës zyrtare të ministrit Xhafa në Mbretë...
Nga Mitro ÇelaKëtë artikull e kam botuar më 22 shkurt 1991E ...
Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi po i japin “dorën e fundit...
Nga Ilir LEVONJANga dje e sot shqiptarët janë përfshirë në n...
Nga Bledian Koka‘Lali Eri’ është një term që Erion Veliaj e ...
Nga Ylli Dylgjeri*Akti i nxjerre per ta shpallur non grata P...
Në këtë foto Presidentja e Kroacisë Sh.S. Kolinda Grabar-Kit...
Nga Elida BuçpapajZoti Berisha, shtypi shqiptar ka nxjerrë n...
Media e djathtë amerikane “Frontpage Magazine” në pronësi të...
Maks Velos i është prishur gjumi, siç ka deklaruar vetë ai. ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...