Nga Andi BUSHATI/ Kur lali Eri shthuret live
Po t’i shikoje sot shumë nga komentet e përballjes së Erion ...
Sot bota e sulltanit Erdogan është tepër e trazuar. Parlamenti i një vendi të vogël si Hollanda, vendosi me 150 vota pro dhe 3 kundër, njohjen e genocidit armen. Atë që turqit e rinj ushtruan prej prillit 1915 deri në 1920 karshi kulturës, intelektualëve dhe besimit kristian të armenëve. Jo pak por 5 vjet, masakra, reprezalje = mizori. Aq sa kur futesh galerive të kërkimit të fakteve, të ngjethet mishi nga bëmat çnjerëzore dhe mendjet që i ideuan ato. Atë botë Armenia ishte pjesë e perandorisë otomane. Nje vend i vogël, me një popullatë prej afro 2 milonë banorë. Nënshtruar dhe inkuadruar brenda perandorisë madje duke kontribuar ashtu si edhe vende të tjera nën ‘të, me intelektualë, krahë punë, rektrutë apo nizamë siç edhe thirreshin ushtarët e rinj. Eshtë një gjenocid i pashoq, për faktin se nuk kurseu as ata armenë që për të përfituar privilegje sociale, më shumë të drejta, më shumë liri, prona dhe armë…, u konvertuan nga katolikë në mysliman.
Një stil otoman tashmë i njohur për të gjithë. Madje këta ishin të parët që iu nënshtruan dhunës. Edhe pse jetonin brenda Stambollit dhe kishin kontribute në ndërtimin e perandorisë. Kjo njihet edhe si nata e errët, apo e diela e kuqe e Stambollit (24 prill 1915) kur nga një urdhër i ministrit të brendshëm të kohës Mehmet Telat Pasha nisi tmerri i spastrimit etnik. Familje të tëra armene të dëbuara dhe të dënuara të ecnin në këmbë në shkretëtirën e Mesopotamisë. Kush ndalonte, vritej në vend. Sipas kronikave të kohës, shumë syresh këputeshin në këmbë, shembeshin në rërë të rraskapitur e djegur për një pikë uji. Kufoma që ecnin. Kush kapi pikën e grumbullimit, u masakrua me jataganë e plumba kokës. Nga ky spastrim etnik, Armenia llogaritet të ketë humbur rreth 1 milion e gjysëm njerëz. Dhe ta mendosh që ishte afro tek 2 milion banorë. Nga një rishkrim i fundit del që numri i saktë përkon me shifrën 388 mijë armenë që mbijetuan. Nuk është e vështirë të perceptohet se sa e madhe është gjëma. Dhe se Armenia në raport me popullatën, ka numrin më të madh të martirëve. Një dhimbje që sado njohjes nuk mund ta shuaj asesi lumin e lotëve të nënave armene. Sot bota e qytetëruar e njeh këtë si genocidi i parë në historinë moderne të njerëzimit.
Në fakt vota holandeze ka një rëndësi thelbësore për kohën.
E para nje vend demokratik që historinë e kolonizimit e ka marrë mbi vete duke i hapur dyert emigrantëve me shumicë. Madje njihet sot si një model i Amerikës së madhe. Ose si Amerika e vendeve të ulta në bregun lindor të atlantikut.
E dyta si e tillë nuk u nënshtrohet presioneve nga jashtë, në rastin konkret të pallatit presidencial në Ankara. Aq më tepër që në Hollandë jeton e punon një komunitet i madh turk.
Këtë e dëshmoi edhe vjet duke mos i dhënë vizë deri ministrit të jashtëm të Turqisë, i cili për llogari të Erdoganit, kërkonte të bënte tubime e fushatë elektorale në vendin e vogël.
E treta, jo vetëm për gjakun e humbur të armenëve, por stadi i civilizimit të bën sot të mos heshtësh përballë padrejtësisë.
Por që gjithsesi për ne, është një model që stonon në Shqipërinë tonë. Sepse jemi tashmë të pushtuar ekonomikisht nga otomanizmi.
Pak muaj më parë, Shqipëria votoi kundër kërkesës së presidentit të Amerikës në OKB, për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit. Kjo sipas qeverisë, vet atij të parruarit në krye, një votë plotësisht luajale karshi politikës së parlamentit europian. Mirëpo në rastin e genocidit armen njohja nuk mungon. Me një fjalë parlamenti europian e njeh genocidin që Turqia otomane bëri në Armeni. Kurse ne jo… Megjithëse si komb me popullatë afërmendsh të njëllojtë me armenët, me histori të lashtë afërmendsh njëlloj me ta, nuk na e ka ënda.
Nuk na e ka ënda të jemi aleatë të vetvetes. Të popujve me fate të përbashkëta. Vetëm për ca thërrime lëmoshash për ndërtime xhamish dhe aeroporte që ne i quajmë investime. /CNA.al
Po t’i shikoje sot shumë nga komentet e përballjes së Erion ...
Gjatë vizitës zyrtare në Shqipëri kryetari i Senatit të Repu...
Duke gdhirë e enjtja 22 shkurt Kompleksi i ndërtesave të Amb...
Nga Ilir LEVONJA*Kur pyet një të papunë në Shqipëri, se, a m...
Skishte si të ndodhte ndryshe kur protestën e thërriste vetë...
Nga Indrit Vokshi*PD është parti e cila ka emëruar nja 40 mi...
Gazetari Mustafa Nano, në emisionin e tij më të ri “Provokac...
Ditën e përë të vizitës zyrtare të ministrit Xhafa në Mbretë...
Nga Mitro ÇelaKëtë artikull e kam botuar më 22 shkurt 1991E ...
Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi po i japin “dorën e fundit...
Nga Ilir LEVONJANga dje e sot shqiptarët janë përfshirë në n...
Nga Bledian Koka‘Lali Eri’ është një term që Erion Veliaj e ...
Nga Ylli Dylgjeri*Akti i nxjerre per ta shpallur non grata P...
Në këtë foto Presidentja e Kroacisë Sh.S. Kolinda Grabar-Kit...
Nga Elida BuçpapajZoti Berisha, shtypi shqiptar ka nxjerrë n...
Media e djathtë amerikane “Frontpage Magazine” në pronësi të...
Maks Velos i është prishur gjumi, siç ka deklaruar vetë ai. ...
Nga Naum MARA* Seksi shet jo vetëm lajmet, por thuajse çdo l...
Këto dy ditë Prishtina u përfshi nga entuziazmi i 10-të vjet...
Pentagoni ka marrë vendim për të nxjerrë nga përdorimi më 9 ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...