“Lumë” presioni në rrjetet sociale/ Të famshmit në “shënjestër”, kush po i nxit për protestat
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Pentagoni ka marrë vendim për të nxjerrë nga përdorimi më 9 mars 2018 avionin pa pilot të tipit PREDATOR MQ-1. Ky avion pa pilot do të zëvendësohet totalisht nga avionët pa pilot të tipit MQ-9 Reapers. E vecanta e këtij avioni jashtëzakonisht të sofistikuar për momentin, kur hyri në arsenalin e Pentagonit (shkurt 1995), është që vetëm pak muaj pasi ishte bërë pjesë e Forcës Ajrore Amerikane, ministri i mbrojtjes i Shqipërisë Zhulali i propozoi kryeministrit Meksi, që me VKM sipas kërkesës së palës amerikane të lejohej dislokimi në Aeroportin ushtarak të Gjadrit të avionëve Predator, personelit dhe teknikës mbështetëse të tyre. Për herë të parë ky lloj avioni u përdor në fushën e betejës nga Aeroporti i Gjadrit, ku u ngrit edhe komanda fushore amerikane përkatëse. Në këtë aeroport ushtarakët amerikanë dhe ata shqiptarë për herë të parë ndërvepruan si ?comrade in arms?. Në vitin 1995 ky avion spiun kishte vetëm pajisje ultra modrne për vëzhgim, mbikqyrje e zbulim, por nuk ishte ende i armatosur me raketa tip Hellfire sic ndodhi më vonë.
Avioni siguroi informacione me rëndësi vendmitare nga fushëbetejat në Kroaci dhe Bosnje për përfundimin me sukses të Ofensivës ?Oluja? (Stuhia) të ushtrisë kroate kundër rrebelëve serbë në territorin e Republikës së Kroacisë. Serbët rusët e deri diku edhe ndonjë diplomat grek bënë maksimumin e mundshëm për ta sabotuar dislokimin e avionëve Predator në Gjadër. Ata luajtën cdo gur në dispozicion të tyre jo vetëm ndër oficerë të lartë e madhorë shqiptarë, por edhe në politikën dhe median shqiptare. Gazeta Koha Jonë në atë kohë me tirazhin më të madh ndër tërë gazetat shqiptare ndërmorri një fushatë të fuqishme anti-Predator, duke ëprdorur edhe teknika speciale të marëdhënieve me publikun si publikim lajmesh të rrema, names dropping technique, defamatory technique etj. Gazeta në bashkëpunim të ngushtë me sekretarin e dytë të Ambasadës së Jugosllavisë së mbetur në Tiranë kundra predatorve përdori ajkën e arsenalit të saj dhe një nga penat më të forta dhe më cilësore të gazetarisë shqiptare të kohës, atë të gazetarit Blushi Jr. Qeveria Meksi dhe Presidenti Berisha u qëndruan besnik angzhimeve ndaj partnerëve amerikanë të ndërmarrë në kuadrin e Nismës PFP (Partneriteti për Paqe), duke u dhënë amerikanve maksimumin e avantazheve, që ofronte Gjadri në atë kohë. Predatorët në Gjadër e përfunduan me sukses misionin e tyre. Amerikanët duke shfrytëzuar edhe eksperiencën e fituar nga përdorimi i këtyre avionve në fushën e luftë në Jugosllavi nga Aeroporti i Gjadrit bënë edhe përmirësime e modernizime të tyre si psh përmirësimin e motorit turbo duke e bërë atë më pak të prekshëm nga difektet. Për lexuesin po ofrojmë edhe linkun e një videoje, ku janë filmuar avionët spiunë Predator duke operuar nga Aeroporti i Gjadrit si edhe ushtarakët shqiptarë, që ndërveprojnë me partnerët amerikanë për të realizuar me sukses dislokimin e parë të këtij lloj avioni në fushën e betejës. Në fotot ilustruese kemi pjesë të fortifikimit, armatimit dhe teknikës luftarake me origjinë kineze, apo të ndërtuar me juanë kinezë. Fotot kontrastojnë dukshëm me avionët ultramodernë Predator, që amerikanët sapo i kishin dislokuar në Gjadër në vitin 1995.
Linku i videos:
Fotoja është e njerit prej tuneleve të Aeroportit të Gjadrit, tunel ky i fortifikuar në hyrje edhe me një qendër zjarri pjesë e sistemit të mbrojtes së afërt të aeroportit.
Në foto një avion MIG 19 (varianti kinez Shenyang J 6) po tërhiqet nga një kamion kinez Juejin Nj-130 kopje e kamionit sovjetik Gaz 51. Në sfond duket një kontejner 12 metërsh pjesë e logjistikës amerikane, që shoqëroi dislokimin e predatorëve në Gjadër. /Gjergj Thanasi /CNA.al
Nga Ilir Levonja*Shpalljes non grata, apo i pa dëshiruar në ...
Në postet e larta drejtuese, kur merr një detyrë publike, ës...
Pak ditë më parë një kolegu im, i fiksuar pas teorive konspi...
Nga Berat BuzhalaKjo eshte nje histori e imja personale me T...
Fiks një vit më parë Kokëdhima pati bërë deklaratën e uzurpi...
Nga Sali Kabashi – Historian(Mali i Zi, i llastuari i Evropë...
Nga Hekuran VladiSali Berisha e pushoi pas 5 min Ylli Pangon...
Nga Artur AjaziSkandali më i fundit i bërë publik nga disa m...
Një duzinë aktorësh po protestojnë këto ditë, siç thonë dhe ...
Flamuri, metamorfoza shqiptare në 100 vjet105 vjet më parë, ...
Mesi i fushatës së 25 Qershorit në Shkodër…, një qytetar për...
Instituti i Statistikave konfirmoi zyrtarisht që shqiptarët ...
Grupi i eurodeputetëve në takim me homologët e tyre shqiptar...
Nga Roland QafokuKishte kohë që dukej gjithnjë e më pak. Fli...
Para do kohësh unë ju shkruajta dhe Ju kërkova si qytetar që...
Nga Agron GJEKMARKAJKryeministri, para pak ditësh, u gëzohej...
Nga Zef ZEFI Dy njolla të reja e zezuan “kartolinën” mavi’so...
Ambasadori i SHBA në Tiranë ka folur sot sërish direkt dhe a...
Ju jetoni në demokraci. Nëse ju i kërkoni, qeveria duhet të ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...