IKJA NUK I SHPETON SHQIPTARET NGA QEVERISJA MAFIOZE
Nga Zef ZEFI Dy njolla të reja e zezuan “kartolinën” mavi’so...
Nga Agron GJEKMARKAJ
Kryeministri, para pak ditësh, u gëzohej kolovitjeve plot adrenalinë në kanionet e Osumit si një riosh i ngeshëm. Gjatë një pauze na dha lajmin e mirë se i shpëtoi ato nga vendimet e tij që kishte marrë kohë më parë për të ngritur disa hidrocentrale. Nuk harroi që me hazërllëk të falënderonte edhe Blendi Klosin që kishte kapur në kohë të paudhët, të cilët donin t?ia hidhnin.
Herë pas here Edi Rama na shpëton nga Edi Rama dhe mirë bën! Tanimë një nga katet e arsyes po i shërben si opozitë. Disa herë, ai, deri më tash, këto vite qeverimi e ka ushtruar instrumentin e të lypurit ndjesë! Pasi i bëri rezil gazetarët e ?Hienave? në Itali u kujtua se ?kazani? andej mund të derdhej dhe cirkat e tij të bënin gjëmën në lëkurë. Nuk e zgjati shumë, por me një lakonizëm të shtruar si zadef i vuri kapak urdisë duke kërkuar falje.
Në një ditë me diell kur nuk e prisnim, po kështu u kujtua se nuk e kishte kuturisur mirë atë thirrjen në Berat për policët që të angazhoheshin në fushatë për Partinë Socialiste dhe përsëri mbi trazimin vuri melhem duke kërkuar falje. Gabova tha, amani si bëni dhe ju, gabon njeriu i shkretë, po mos u qederosni se ju them më falni. Vite më parë, se Kryeministri ynë ka shumë vite që qeveris, kësisoj pat bërë me armët kimike. Një fjalë e urtë thotë se ?muri nuk lot prej vendi ndërsa burri po?!
Kësisoj nuk duhet gjykuar keq kur tërhiqet nga gabimet e veta, nëse ato do ishin të rralla qametSe gabimet e kryetarit të Qeverisë nuk janë si tonat, punë axhaminjsh, ehuha? ato janë me dëm. Edi Rama, edhe në fushatë, pak a shumë, doli e tha pas katër vitesh në pushtet, ky është shtet koti, ia kemi futur kot, po më jepni votën të marr timonin dhe ta shkrij tepsinë me llavën e zemërimit tuaj. Ndokush pret që ai të na kërkojë falje për kanabisin apo për Saimir Tahirin, për korrupsionin, krimin, koncesionet, emigracionin që ka marrë revansh si populli i Izraelit dikur motit, ekonominë që e ka vra Zoti me dorë të vet.
Nuk është çudi, edhe kjo mund të ndodhë në fund të mandatit kur do kërkojë edhe katër vjet të tjera, a mbase tetë për të korrigjuar gabimet e tetë viteve të para! Gjithsesi, këtu jemi, pret puna. Duke parë zhvillimet në universitet dhe testin nënshtrues me pagat e pedagogëve, përfitojmë nga rasti për t?i kujtuar Kryeministrit një sërë gjërash dhe për t?i sjellë në vëmendje disa sugjerime. Kur filloi parashtrimin e Ligjit të ri për Arsimin e Lartë ai gjet një rezistencë logjike e të fortë nga ?Forumi për liritë akademike dhe autonomi universitare?, shoqatë kjo që parashikoi gjithë sa do të ndodhte në botën universitare kur ai ligj të aplikohej (pjesë e të cilit jam).
Atëherë, edhe sot, patëm pranuar se ligji ka risi pozitive e njëkohësisht defekte tejet të rënda për standardet demokratike të një institucioni të dijes. Kryeministri asokohe e pat paraqitur ligjin si një lëvizje modernizuese, antikastë. Me kartonët e forcës e bëri realitet. Sot, aktualiteti kërkon që disa gjëra tek ai ligj të ndryshojnë. Po, është e vërtetë që Universiteti i Tiranës prej 20 vitesh dominohet nga një kastë që i ka zënë frymën. Kasta, e cila e ka shpinën më të butë se barkun, u bë herë urë e herë kodër për orekset e pushtetit nga frikërat gjithfarësoj, që e posedojnë.
Një veting do të ishte derman. Ndonjë vizitë e vartësve të Arta Markut gjithashtu, për të këqyrur defterët. Ata pranuan ?leviatanin?, ligjin e deformuar dhe po u shijon tej mase. Nëpërmjet anekseve të tij pa kuptim, ata sot e kanë bllokuar Universitetin e Tiranës! ?Rilindja? bëri aleancë me kastën. Senati i UT-së, në shumicë i kontrolluar prej saj, e ushtron pushtetin njësoj si në këto dy dekada nëpërmjet ?bordit të administrimit? dhe administratorit, dy ?kryevepra? të kastës.
Shkarkimi i tyre është nevojë urgjente. Kjo treshe, prej dy vitesh, mban ?shah-mat? rektorin Mynyr Koni dhe çdo veprimtari rutinë ose jo të UT-së. Aktualisht, ne s?kemi as sendet më elementare si, letra, bojë, fotokopje, asgjë prej gjëje, sepse ata kanë bllokuar çdo gjë, jemi të pamundur në çdo iniciativë në emër të një revanshi babëzie. Po ashtu, komisarët e qeverisë në këto borde, të tipit Arbian Mazniku, që teshtijnë si cjapi në brymë nga librat, paçka se as Perëndia s?e di pse janë aty, edhe pse ata e dinë, janë unaza e lidhjes.
Universiteti publik, në të cilin mbi 85% e shqiptarëve çojnë fëmijët e tyre për të studiuar, është pasuri kombëtare, sot e bllokuar dhe e shantazhuar nga kasta me emra konkretë. Ndaj këtu Kryeministri duhet të ndalet të reflektojë dhe të kërkojë ndjesë. Rrogat tona janë qesharake në raport me punën që bëjmë. Kosova 10 vjet shtet i ka dyfishin tonë. Së paku, mes shqiptarësh të paguhemi njësoj. Po ashtu duhet të kërkojë ndjesë edhe në emër të ministrit të tij gaztor të Ekonomisë e të Financave për tollovinë e tij me pagat tona, që s?i kemi marrë ende.
Po kaq ndjesë duhet ti kërkojë Robert Ndrenikës për hartimin cinik e propagandistik të mikes Kumbaro. Edi Rama është një nga intelektualët cilësorë të këtij vendi, të cilit nuk i mungojnë shqisat dhe nëse e bën një gjë të mirë a të keqe, kjo nuk ngjet rastësisht, është e menduar. Universiteti do vazhdojë edhe pas tij, madje kur të jetë pensionist në bahçen e Surrelit tek dëgjon lajmet, mund t?i rëndohet ndërgjegjja apo lirohet me atë që do bëjë sot.
Nëse ka një gjë që duhet përgëzuar, është sjellja e tij e mbetur në tentativë ndaj Akademisë sovjetike të Shkencave. Ne (pedagogët e UT) mblidhemi sot për të diskutuar mbi gjendjen e rëndë në Universitet dhe presim që Kryeministri të sillet njësoj me sovjetikët e UT-së duke korrigjuar gabimet e veta. Në këtë rast, ndjesa nuk do të ishte propagandistike, por e dobishme, përndryshe ai na le vetëm rrugën e protestës, së cilës nuk do t?i shmangemi.
Ne besojmë te negociatat, të përgatitur edhe për anën tjetër të medaljes. Motoja jonë është një Universitet për shqiptarët, jo për kastën! Me gjithë pikëllimin e inxhinieres së dalluar të PD-së, zonjës Albana Vokshi për pagat tona, vetëm Edi Rama na shpëton kësaj here nga aleanca e Edi Ramës me kastën ose protesta masive e botës universitare. Lulzim Basha s?e ka në axhendë këtë çështje. Njëra do të ndodhë!
Nga Zef ZEFI Dy njolla të reja e zezuan “kartolinën” mavi’so...
Ambasadori i SHBA në Tiranë ka folur sot sërish direkt dhe a...
Ju jetoni në demokraci. Nëse ju i kërkoni, qeveria duhet të ...
Ka ndryshuar diçka e rëndësishme apo diçka e rëndësishme pri...
Prej gati tre dekadash Shqipëria si shtet, e shqiptarët si p...
Të përkëdhelur dhe të urryer.Alfred Adleri, në librin “Psiko...
Shefat e shtabeve të vendeve anëtare të NATO-s, u mblodhën n...
Shteti i vënë përballë “Nyjes Gordiane”. ju rikujtoj “burrav...
Nga Mero BazeSali Berisha po përpiqet të bëhet rrufepritës i...
Ngjarjet janë aq masturbuese tek ne, sa e dyta e vdes të par...
Nga Azem PARLLAKU – “E filuam me McAllister dhe e mbaruam me...
Në një hark të shkurtër një javor, në dy shtetet shqiptare n...
Kur filloi ky mandat qeverisës, të shumtë ishin idhtarët e R...
Te gjesh Shoqeri Civile ne Shqiperi te pa politizuar eshte t...
Plot 26 vite më parë pas rrëzimit te diktatures u themelua P...
Qeveria hyn në konflikt me Greqinë “në emër të çamëve”, dhe ...
SHEMBULLI I PARE Kur Establishmenti Republikan beri kryengri...
Sapo kemi hyre në shekullin e dytë të pavarësisë dhe dilema ...
Nga Enver BYTYCINjë nga krerët e Lëvizjes “Vetëvendosja” të ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...