Pse Rama duhet të ndahet nga Meta
Kur filloi ky mandat qeverisës, të shumtë ishin idhtarët e R...
Në një hark të shkurtër një javor, në dy shtetet shqiptare në Ballkan, në Shqipëri dhe Kosovë, disa forca politike po refuzojnë politikisht aleancën me Perëndimin, për interesa të tyre politike, duke vënë në pikëpyetje orientimin kombëtar të shqiptarëve. Në Kosovë, Parlamenti rrëzoi qeverinë, në një gjest burracak, për të fshehur pafuqinë për të ruajtur aleancën me SHBA, lidhur me vijën ndarëse me Malin e Zi. Prapa këtij gjesti ?patriotik?, në fakt fshihej burracakëria e tyre për t?i shpëtuar Gjykatës Speciale, që tashmë ka filluar përflitet si ?një e keqe? që po i vjen Kosovës nga Perëndimi. Dhe për ta fshehur pabesinë që një pjesë e politikës shqiptare ka atje ndaj Perëndimit, mjafton të shikosh lumin e sharjeve ndaj ambasadorit të SHBA në Kosovë, të cilin po e quajnë me qesëndi ?Guvernator? dhe po flasin për sovranitet kundrejt Perëndimit. Shteti i cili është prodhuar nga bombat e NATO-s, në emër të lirive njerëzore, është gati të ?prish bucela e të bëjë kanaçe? siç thotë një fjalë e urtë shqiptare, vetëm për interesa të ngushta të një grupi politikanësh, të cilët e duan atë shtet, si një territor otoman, ku të plaçkisin dhe të mos ndëshkohen, sipas logjikës lindore.
Në Shqipëri, në një përpjekje tre mujore, opozita po përpiqet të krijojë një konflikt me Perëndimin, lidhur me hyrjen në zgjedhje, duke shpikur një krizë artificiale, që në fakt fsheh po ashtu, frikën nga Reforma në Drejtësi, e cila po konsiderohet si një e keqe që po vjen nga Perëndimi. Me një gjest po ashtu prej burracakësh, politikanët e ?çadrës? në Tiranë, po përpiqen që të kriminalizojnë dy ambasadorët e Perëndimit në Shqipëri, Donald Lu dhe Romana Vlahutin, si njerëz që po i bëjnë keq shqiptarëve, se po u imponojnë një standard të Perëndimit në vendin e tyre.
Dhe për të parë se çfarë urrejtjeje anti-Perëndimore ka krijuar ?Republika e çadrës? në Shqipëri, mjaftoi një shpërthim psikopatik, i një njeriu të margjializuar nga shoqëria, që mes tij dhe përfaqësueses së Perëndimit në Shqipëri, të zgjidhnin linçuesin e saj. Në këtë aspekt, shpërthimi psikopatik i tij, ia ka vlejtur vetëm për të parë se deri ku ka përfunduar ?Republika e Çadrës? dhe cilët janë idhujtë e saj, sot.
Një lumë sharjesh dhe balte u hodhën sërish mbi produktin e vetëm Perëndimor që bota i ka pranuar Shqipërisë, Ismail Kadaresë, i cili me një gjest përulës, duke na shpëtuar faqen si vend ?taleban?, i kërkoi ndjesë në emër të shqiptarëve pro-Perëndimorë Romana Vlahutinit, jo se ajo ndjehet e kërcënuar, apo turpëruar, por se shqiptarët ndjehen të tillë, kur dikush do t?i njehsojë me një linçues psikopat.
Por, po të analizosh dhe gjithë reagimin që provokoi thirrja për vrasjen e zonjës Vlahutin, e shikon se Perëndimi në Shqipëri nuk ndahet vetëm politikisht, por dhe sociologjikisht, mes atyre që janë gati të thonë ?mirë ia bëri kurvës? dhe atyre që Kadare tentoi të përfaqësojë duke i kërkuar ndjesë zonjës Vlahutin. Kjo është në të vërtetë një vijë ndarëse, mes orientalizmit dhe Perëndimit në Shqipëri dhe jo vetëm mes psikopatëve dhe njerëzve normalë, apo ?Republikës së çadrës? që po ngrihet si një përbindësh anti-Perëndimor dhe pjesës tjetër të shoqërisë.
Nëse ka pasur ndonjë kohë të errët pas vitit 1990, kur aspiratat pro-Perëndimore të shqiptarëve janë vënë në pikëpyetje, është kjo kohë, kur në Shqipëri dhe Kosovë forca politike me përgjegjësi të madhe për vendin, kanë refuzuar Perëndimin dhe synojnë të krijojnë një pavarësi prej SHBA e BE, me shpresë se kështu mund të mbretërojnë në një ?çiflig? oriental.
Republika e re anti-Perëndimore që po tenton të ngrihet mes nesh, ka në prapaskenë dhe një inspirim të thellë oriental, dhe është një fotografi e asaj që në Shqipëri ka qenë gjithnjë betejë mes Lindjes dhe Perëndimit.
Deri më sot, pas 1990-tës, shqiptarët kanë pasur mes tyre plot elementë anti-Perëndimorë, por kurrë parti anti-Perëndimore dhe liderë që i bëjnë karshillëk Perëndimit. Tani fatkeqësisht, kemi dhe është një përbindësh që po tenton të ngrihet i frikësuar nga e ardhmja brenda një sistemi Perëndimor.
E duan këtë vend për vete, jashtë standardeve dhe ligjeve të Perëndimit, jashtë shijeve dhe kulturës së tij, e duan si një vend ku për të poshtëruar një grua mjafton ti thuash ?je kurvë? dhe të bësh thirrje për ta vrarë me gurë, apo për qëndruar në pushtet, mjafton të shpikësh skenarë me Sorosin, si e keqe që vjen nga Perëndimi dhe të premtosh se do përmbysësh pushtetin me dhunë. Është një Shqipëri e pështirë, por e vërtetë që egziston mes nesh dhe që po tenton të ngrihet. Por që e ka humbur këtë betejë 100 e ca vjet më parë./TemA
Kur filloi ky mandat qeverisës, të shumtë ishin idhtarët e R...
Te gjesh Shoqeri Civile ne Shqiperi te pa politizuar eshte t...
Plot 26 vite më parë pas rrëzimit te diktatures u themelua P...
Qeveria hyn në konflikt me Greqinë “në emër të çamëve”, dhe ...
SHEMBULLI I PARE Kur Establishmenti Republikan beri kryengri...
Sapo kemi hyre në shekullin e dytë të pavarësisë dhe dilema ...
Nga Enver BYTYCINjë nga krerët e Lëvizjes “Vetëvendosja” të ...
Ben Blushi sapo ka bërë publike diçka që e prisnin të gjithë...
Sa turp me vjen. Po po, me vjen shume turp qe me duhet te pr...
Artan Fuga – Mjaft lehëm! (Unë sot nuk jam Artan Fuga, por A...
Nuk mund të rezistoja dot pa reaguar pasi pashë pjesën e par...
Fushata parazgjedhore tashmë është duke hyrë në fazën e sajë...
Mjaftoi nje anije luftarake ruse për të tronditur ekuilibrat...
E formësuar si një platformë politike që do të “shpëtonte” v...
Aida LIKONjë kalvar i gjatë episodesh të natyrave nga më të ...
Në Shqipëri duhet të mbledhim mendjen njëherë e mirë dhe të ...
Duke filluar nga sot e deri në fund të muajit Tetor 2016, çd...
Projekti i kombit kosovar maskon projektin për krijimin e et...
Disa ditë më parë Roberto Saviono tha se në Shqipëri, organi...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...