web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Kastriot MYFTARAJ/Halil Matoshi, sorosiani praktikisht i vetëshpallur kosovar etnik

28 Gusht 2016, 21:59, Opinione CNA

Projekti i kombit kosovar maskon projektin për krijimin e etnisë kosovare nga shqiptarët e Kosovës

(Shaj si grua e keqe sa të duash o Halil Matoshi, por përgjigju për një pyetje si burrë dhe intelektual!)

Halil Matoshi, sorosiani praktikisht i vetëshpallur kosovar etnik, shkruan për mua:
?Kastriot Myftaraj: Nji injorant qe duhet ignoru!
Nuk due me u marr me nji monster si ky M…
Porse due t’ia perkujtoj publikut se kjo funderrine M. nuk ka lane shqiptar Kosove pa e shpall sllav, serb ose boshnjak.
NUk ka lane rast pa i fye shqipatret e Kosoves dhe Kosoven shtet.
Shpesh i ndihmuem nga disa injorante dhe inferiore ne Kosove.
Ky shpifes e fabrikon termin “kosovar etnik” dhe me kete ai ashiqare deshmon se asht nji analfabet i pagdhendun, sepse ka shqiptar etnik, serb etnik etj. por ka vetem nji komb unik kosovar, si derivat i levizjes Kombetare per clirim dhe i ngjizun nga shumica etnike shqiptare qe ia ka dale me e themelu shtetin kombetar titullar i te cilit asht dhe me synimin integrimit ne komb edhe te pakicave tjera etnike, (simas modelit zviceran) per me u kriju nji komb unik por shumetnik, nji komb kushtetues i dalun nga konflikti: Nga shperbamja e Jugosllavsie federale, nga Levizja rugoviane dhe lufta e UCK-se si dhe nga lufta shtatejaveshe e NATO-s kunder fshizmit serb.?
Kështu shkruan Halil Matoshi. Në të gjitha trojet shqiptare ka një proverb: ?Burri lidhet nga fjalët!? Që në debatin intelektual do të thotë se burri pranon rrjedhimin e fjalëve të tij, konseguencën e tyre. Gjithçka sa ka thënë më lart Halil Matoshi e ka thënë se është nervozuar nga ajo që kam thënë unë se teoria e kombit kosovar, ka si synim konkret krijimin e kosovarit etnik, nga shqiptarët e Kosovës. Domethënë shndërrimin e shqiptarit të Kosovës në kosovar etnik.
Sipas Matoshit, kombi shumëetnik kosovar do të krijohet nga shumica shqiptare e Kosovës, dhe në këtë komb do të integrohen pakicat etnike të Kosovës. Për këtë Matoshi merr modelin zviceran. Halil Matoshi do të habitej shumë nëse do të lexonte librin e studiuesit më të famshëm zviceran për teoritë e kombit, Urs Altermat, libër që është përkthyer në shqip dhe botuar me financimin e Ambasadës Zvicerane në Tiranë. Në këtë libër që në origjinal mban titullin ?Das Fanal von Sarajevo: Ethnonationalismus in Europa? (1996), të përkthyer dhe botuar në Shqipëri me titull (nëntitullin) ?Etnonacionalizmi në Europë? shkruan: ?Sot në Zvicrën gjermane thuhet ?Bund? (lidhja, federata), ndërsa në Zvicrën franceze ?Confederation? kur flitet për Zvicrën. Presidenti i federatës u drejtohet zviceranëve me ?Mitburger? (bashkëqytetarë) ose në formën më të vjetër si ?Miteidgenossen? (bashkëbesëlidhës). Të drejtuarit me ?zvicerane e zviceranë? në gjuhën politike praktikisht nuk ekziston. Burokracia kombëtare në Bern e quan veten ?Administratë federale?. Kur fjala është për strukturën federaliste të Zvicrës si shtet kjo duket logjike. Po është jologjike, kur në të njëjtën kohë zviceranët flasin për ?muze të vendit? (Landesmuseum) ose për ?Musee national?, për ?Landesbibliothek? (bibliotekë e vendit) ose ?Bibliotheque nationale?. Arkivi kombëtar- përsëri një institucion politik- quhet ?Bundesarchiv? (arkivi federal) dhe jo ?arkivi i shtetit?. Nocioni ?shtet? në Zvicër- ç? ndërlikim i gjuhës!- u lihet kantoneve?. (Urs Altermatt, ?Etnonacionalizmi në Europë?, Botim i ?Phoenix? & Shtëpia e Librit dhe Komunikimit, Tiranë 2002, f. 27)
Nga paragrafi i mësipërm unë veçoj: ?Të drejtuarit me ?zvicerane e zviceranë? në gjuhën politike praktikisht nuk ekziston?.
Modeli zviceran Matoshit hidhet poshtë jo nga ?injoranti? Kastriot Myftaraj por nga teoricieni më i madh zviceran i teorisë së kombit!
Ironia më e madhe me tezat e Matoshit është se atë çka ky e quan ?kombi shumëetnik? në fakt kërkojnë ta krijojnë pakicat etnike brenda një shteti, jo komuniteti etnik shumicë. Dhe kjo është e kuptueshme, sepse janë pakicat ato që kërkojnë instrumente për të fituar më shumë të drejta. Kështu, në rastin e Kosovës, duhet të ishin serbët, malazezët etj., të cilët duhet të kishin si objektiv krijimin e atij që Matoshi e quan komb shumëetnik kosovar. Por serbët e Kosovës jo vetëm që nuk e duan integrimin në një komb fantomatik kosovar, por duan integrimin në Serbi me anë të Zajednicës etj. Asnjë nga minoritetet e Kosovës nuk shpreh entusiazëm për t? u integruar në kombin shumëetnik kosovar. Gjithsesi, projekti i kombit shumëetnik kosovar do të dështojë nëse atë nuk e pranojnë serbët e Kosovës. Problemi është se serbët nuk kanë një fjalë në gjuhën e tyre që të jetë barasvlerësi i fjalës ?kosovar?.
Kështu që në praktikë, projekti i kombit shumëetnik kosovar do të ketë si rezultat konkret atë të shndërrimit të shqiptarëve të Kosovës në kosovarë etnikë. Halil Matoshi e kupton këtë dhe pikërisht ky është caku që kërkon të arrijë ai, ose më saktë ata që e përdornin atë si zëdhënës.
Projekti i kombit kosovar shumëetnik është në fakt projekt i maskuar keq i krijimit të Etnisë kosovarë nga shqiptarët e Kosovës, i shndërrimit të shqiptarit të Kosovës në Kosovar etnik.
Nëse krijimi i ?kosovarit etnik? do të potenconte shtetformimin në Kosovë, gjysma e së keqes, por do të bëjë të kundërtën. Halil Matoshi nuk i kthen përgjigje kurrë pyetjes sime të përsëritur për të të cilën ia bëj edhe këtu:
Çka do të ndodhë nëse shqiptarët e Kosovës provojnë të krijojnë një komb kosovar, duke u quajtur kosovarë edhe si identitet kombëtar, përvec atij shtetëror, por që ky projekt nuk pranohet nga pakicat e tjera etnike dhe në radhë të parë serbët?
A nuk përfundon me këtë projekti i kombit shumëetnik kosovar thjesht në shndërrim të shqiptarëve të Kosovës në kosovarë etnikë?
?Kosovë? është një fjalë në serbisht.
?Kosovar? është një fjalë në serbisht.
Nëse shqiptarët e Kosovës quhen kosovarë edhe sa i përket identitetit etnik, ata praktikisht do të sllavizohen në këtë përmasë të identitetit të tyre, pasi fjala ?Kosovë? është fjalë serbe.
Sepse fjala ?shqiptar?, që është në gjuhën shqipe, tregon se shqiptarët e Kosovës kanë një identitet të veçantë etnik e ndryshme në një territor me emërtim sllav.
Se çka do të jetë Kosovari si identitet kombëtar, faktikisht etnik, për shkak të refuzimit nga pakicat e tjera etnike, shpjegohet me së miri me shembullin e Halil Matoshit:
-Emri arabo-turk: Halil
-Mbiemri serb: Matoshi
-Identiteti shtetëror në serbisht: Kosovar
-Identiteti etnik në serbisht: Kosovar
Religjioni: Islam
Përfundimi: Kosovari etnik është sllavo-musliman.
Problemi kryesor me teorinë e kombit kosovar, që bën kinse nuk e kupton Halil Matoshi, ka të bëjë me atë nëse shqiptarët kanë qenë në Kosovë para vitit 1389, apo kanë ardhur pas këtij viti të sjellë nga osmanët, siç mëtojnë serbët. Nëse shqiptarët e Kosovës e shpallin veten ?kosovarë? etnikë, atëherë vetëshpallen si të ardhur në Kosovë pas vitit 1389. Kosovar etnik domethënë uzurpator islamik i trojeve serbe.
Edhe diçka të fundit për Halil Matoshin. Ai e mban veten tashmë si teoricien të teorisë së kombit. Para pak ditëve Halili ka shkruar se i ka lexuar 400 libra për teorinë e kombit. E megjithatë Halili shkruan se teza që shteti e krijon kombin është e Eric Hobsbaëm. Në të vërtetë kjo tezë është e Ernest Gellner. Kështu që injorant është Halili sa i përket teorisë së kombit.





Lajmet e fundit nga