Mbi fitoren e shtetit civil në Turqi/Nga Olsi Yazeji
Lufta civile e mbremshme ndermjet qeverise Erdogan dhe popul...
Nga Ilir Yzeiri
Nga pikëpamja e zhvillimeve politike, Shqipëria i ngjet një republike bananesh ku kryeministri ose njeriu më i fuqishëm në vend shullëhet në diell me ish-kryeministra perëndimorë të suksesshëm, por që kanë probleme me drejtësinë dhe me opinionin publik në vendet e tyre. Fotoja e Edi Ramës me Toni Blair-in vetëm sa na kujtoi që Edi Rama zgjodhi për marketing të muajit gusht paraqitjen e tij me një personalitet të shquar, por që tani është një ish-qeveritar i vënë me shpatulla për muri në vendin e tij për shkak të luftës në Irak, ndërsa e shoqja e tij ka kohë që është venë në qendër të shtypit për përfitimet e tepruara në republikat e bananeve, mes tyre edhe në Shqipëri. Kjo foto me Toni Blair të kujton një reklamë të vjetër që Sali Berisha bëri me ish- presidentin amerikan Bush-in plak dhe Kolin Pauell në Vlorë para fillimit të rebelimit masiv të vitit 1997. Natyrisht nuk ka asnjë paralele në këtë rast, sepse jemi në kohë të ndryshme, por edhe në situata krejtësisht të ndryshme. Po ashtu, për hir të së vërtetës, Rama nuk e ka rekordin kriminal të Berishës në qeverisjen e këtij vendi, por edhe pa e pasur këtë rekord, ai vetë dhe modeli që aplikoi kur u bë kryeministër i këtij vendi, e bënë atë pjesë të këtij modeli. Edi Rama, ashtu si Berisha, Nano e Meta është pjesë e një sistemi të kalbur që po e fundis vendin dhe ne, ashtu si i mbytyri që në det kapet prej shkumës, kërkojmë të gjejmë justifikime në artikuj gazetash që na thonë se jemi një vend i bukur dhe i virgjër.
Java që lamë pas u shenjua nga një komedi ose vodëvil veror sepse aktorët që e prodhuan atë ngjarje nuk janë të rinj, por duke qenë të stërpërdorur në skenën politike, u masakruan nga rrjetet sociale dhe nga një grup gazetarësh të rinj që kanë filluar ta shohin klasën e vjetër politike dhe lojëtarët e konsumuar të saj si një bordello mediokre. Në qendër të kësaj komedie u vu një drekë e Mejdanit, Metës dhe Kokëdhimës, një sebep ky që prodhoi shumë humor, tregoi se sa të dalëboje janë disa nga ata që një pjesë e publikut i mban për të urtë dhe në fakt e bëri më të fortë pozitën e Edi Ramës për një çast. Tashmë të gjithë po raskapiten nga kënaqësia që Edi Rama të rrëzohet dhe Ilir Meta të bashkohet me PD-në dhe ta çojnë Ramën në shtëpi. Në këtë ëndërr të një nate vere nanurisen sidomos kundërshtarët e Edi Ramës. Në këtë pikë Rama është mjeshtër për të krijuar armiq e kundërshtarë. Kulmi i kësaj paradigme është armiqësia tash në fund e tij Me Koço Kokëdhimën. Po ta shohësh me kujdes profilin psikik të Ramës, heton se ai nuk e zotëron përmasën e dashurisë për tjetrin. Rama nuk do askënd. Nuk dua të hyj në anë më të errëta të peronalitetit të tij, por sa i takon poltikës, Rama është një adoleshent narcizist që nuk pranon ligjet e botës së jashtme por ia nënshtron ato pasionit të tij të pagdhendur prej fëmije grindavec e e egoist. Të gjithë ata që bëjnë pjesë në kabinetin e Ramës janë njerëz pa personalitet, janë thjesht vegla dhe gurë në duart e Ramës. Ata janë pasioni i zgjatur i tij për halucinacionet e radhës që ai shfaq në qeverisjen e këtij vendi. Përtej këtij profili psikologjik, Rama, ashtu Berisha & co, nuk qeveris me program dhe nuk ka asnjë të tillë, por qeveris me njolla psikologjike dhe me imazhe. Më ka rënë në sy një fakt. I ngarkuari me turizmin prej Ramës, Auron Tare, në disa dalje publike është treguar shumë i ashpër dhe kritik me gjendjen e turizmit në vend. Një njeri normal do mendonte se ai këtë kritikë nuk ka përse ia bën vetes, mirëpo ai na zbulon qartë se Rama e zgjodhi atë për imazh dhe jo për ta pyetur se si mund të përmirësohet turizmi në këtë vend. Jam i sigurtë se sa herë që takohet me Ramën ky i fundit ul kokën në tavolinë dhe vizaton, ndërsa Tare duhet ta kuptojë vetë se koha ka mbaruar. Edi Ramën nuk e rrezikon asnjë qeveri teknike dhe asnjë komedi me ëndrra në netët e verës, Rama do të largohet bashkë me sistemin që e ka pjellë dhe që ai e ushqen.
Miratimi i Reformës në Drejtësi dhe zbatimi i saj më pas, vetëm sa do të nxjerrin në dritë kalbëzimin e institucioneve në këtë vend, por ajo nuk do ta zgjidhë krizën e thellë politike ku është zhytur demokracia shqiptare. Në qoftë se me miratimin e Reformës në Drejtësi do të arrihet të shëndoshet sadopak sistemi i drejtësisë, çfarë do të bëhet më sistemin politik. Partitë politike shqiptare janë organizuar në mënyrë të tillë që ato e përjashtojnë garën dhe meritokracinë. Partitë politike në këtë vend janë organizuar me platformat pushtuese dhe e konceptojnë qeverisjen si zaptim të territorit nga bandat politike dhe anëtarësia e tyre. Shqipëria e qeverisur prej Edi Ramës përsosi këtë model dhe i siguroi shqiptarët se ashtu si Berisha ky vend u përket banditëve dhe militantëve. Duke konsoliduar veten në krye të PS-së dhe duke përjashtuar hapjen e partisë së tij dhe garën e ndershme, Edi Rama u tha shqiptarëve se modeli i tij do të shkojë ngë Erdogani dhe nga Putini. Për fat të keq në hapësirën e ngushtë shqiptare nuk ka asnjë shenjë që të tregojë se një elitë tjetër politike po e rrezikon këtë model. Ka shumë arsye që të mbështetet Blushi në këtë atmosferë që është krijuar, por ajo që shihet është se vendi po boshatiset dhe aq pak shqiptarë sa kanë mmbetur në këtë vend, kam frikë se do të pranojnë të nënshtrohen nga arbitrariteti i ëmbël i Ramës dhe do të kënaqen me rrëshqitjen gjithnjë e më të shpejtë të opozitës në batakun e karagjozit. Për të mos qenë deri në fund pesimist, le të presim se si do të aplikohet reforma në drejtësi. Uroj që unë të mos kem të drejtë?
Lufta civile e mbremshme ndermjet qeverise Erdogan dhe popul...
Përmeti? Qytet i Trëndafilave! Normale. Baçevanët nga Përmet...
Pyes veten, por dua ne fakt t’ju pyes edhe juve, kryesisht t...
Nga Ilir KadukuNga mediat lëçita që miku im i “ngushtë” për ...
Ne bejme parkun qe duam ne i dashur qytetar i revoltuar dhe ...
Kryeministri Isa Mustafa ndodhet i kurthuar ne menyre te dyf...
Ka dalë krejt nga shinat institucionale.Akademia e shkencave...
Për reformimin e kërkimit shkencor si edhe të gjithë institu...
Paradoksi 1: Nuk lejohet qe te kete me pak se dy skandale ne...
Po lexoja sot një komunikim për shtyp të LGBT ku ndër të tje...
Nëse merr guximin dhe nuk pajtohesh me ta të thonë konservat...
Sot shqipatërt u kënaqën të gjithë. U engledisën, u gajasën ...
Ka pasur ushtarakë, klerikë, udhëtarë, politikanë, diplomatë...
A dhëmb e vërteta? Sigurisht që po. A lëndon? Pa asnjë disku...
Pushtete që protestojnë kundër njeri tjetrit —————————-Cfarë...
Erion Veliaj genjen dhe spekulon kur thote se ai eshte Prote...
Albin Kurti u shfaq ne sheshin e Shkupit. Njerez idiote e pa...
Trokitja brutale në dyert e partive i ka bërë dy ambasadorët...
Paskal Milo me ne fund, rreth te 70 -tave, u shfaq sovran. N...
Ka një debat në vijim që nga e enjtja për pjesëmarrjen e dis...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...