Sovraniteti si çifligarizëm!/ Nga Arian Galdini
Po na thonë se kjo që po ndodh në Shqipëri është fundi i Sov...
Ka një debat në vijim që nga e enjtja për pjesëmarrjen e disa Ambasadorëve në mbledhjet e grupeve parlamentare të PD, PS dhe LSI. Mbledhje në të cilat do të diskutohet mbi reformën në drejtësi dhe qëndrimin që këto forca politike do të mbajnë për këtë.
Ka një habi dhe një debat në rritje mbi faktin se si Shqipëria mbërriti këtu!
Ka edhe zëra pro e kundër një gjesti që ngjan më shumë i denjë për një proktektorat se sa për një vend sovran. Nuk ka asnjë dyshim për këtë. Nuk e di nëse Ambasadorët e disa vendeve do të shkonin të asistonin në një mbledhje të grupit parlamentar të një vendi politikisht normal, por problemi nis pikërisht këtu. Shqipëria nuk është një vend politikisht normal. Ajo nuk po e dëshmon në asnjë rrethanë dhe me asnjë gjest që është e tillë. Saç është anomali pjesëmarrja e disa ambasadorëve në mbledhjet e grupeve parlamentare të partive, po aq anomali dhe e papërgjegjshme është sjellja e politikës shqiptare ndaj vendeve që këta ambasadorë përfaqësojnë.
Që prej më shumë se një viti e gjysëm politika shqiptare po dëshmohet e paaftë, e papërgjegjshme dhe mbi të gjithë e pavullnetshme për të kryer misionin e saj. Të gjithë shprehen pro reformës në drejtësi dhe asnjë nuk e voton atë. Ata që janë kundër nuk guxojnë ta thonë, kanë frikë nga ambasadorët, më shumë se sa nga qytetarët e tyre, ata që i votojnë. Janë aq të interesuar vetëm për të ?t?u justifikuar? tek ambasadorët, sa çdo njeri normal mund të shtrojë pyetjen: reforma po bëhët sepse duhen kënaqur ambasadorët apo reforma është domosdoshmëri për këtë vend.
E dyta a duan ata realisht reformën, apo edhe kjo mund të përfundojë si ligji i dekriminalizimit, ku duke hequr ca këtu e ca aty, rrezikojmë të kemi sërish në parlament ata kriminele që kishim e mbase disa të rinj.
Po i rikthehem sërish argumentit të parë. 25 vjet të shkuara, klasa politike shqiptare nuk kishte as eksperiencë dhe as njohje të rregullave demokratike. Por atëherë kishte më shumë bindje për të ardhmen e Shqipërisë dhe më shumë besim se ajo që bënte kontribuonte për mirëqënien dhe zhvillimin e qytetarëve të saj. Ndaj Ambasadorët nuk patën nevojë atëhere të shkojnë në asnjë mbledhje partie, as në momente kur realisht kishim nevojë për ta. Por u rikthyen tani, 25 vjet më pas. Ose më mirë të themi, i rikthyem ne me papërgjegjshmërinë totale dhe me bindjen e krijuar rëndom se politika nuk i shërben më qytetarëve, por një cikli të mbyllur klientësh të saj.
Blendi Fevziu
Po na thonë se kjo që po ndodh në Shqipëri është fundi i Sov...
Nuk ka shi e breshër, ngricë e dimër, verë e vapë, me të nda...
Këto vajza janë studente dhe nxënëse, nga qytete e krahina t...
Nga Bledi ManeZhvisheni, zhvisheni jo vetëm politikisht. Zhv...
Në pamje të parë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, për të larg...
Nga Enver BytyciSot Edi Rama ka shkuar ne Shkoder. Sebebi: I...
Njoh njërin i cili kur ishte fëmijë një ditë pa therjen e nj...
Të gjithë shqiptarët sot, kudo ku jane i kanë sytë e shpresë...
Lulzim Basha ka përsëritur të enjten në emisionin “Opinion” ...
Shqiperia po kalon nje proces unik ne histori. Sapo ka fillu...
Çfarë do të ndodhë paskëtaj? Dje politika amerikane dhe euro...
Dy perversionet e komunikimit, thotë filozofi danez Knud Log...
Ajo që më bie në sy ngahera në vendin tim, në vendin tonë, ë...
Kur, pas pesëdhjetë vjetësh, mësuesi do të pyesë nxënësit në...
Një gazetar që takova sot në Shkodër ishte shumë i kënaqur s...
Berisha po thërret si i marrë për të rrëzuar Ramën me 5000 v...
Nga Bledi Mane-Public Enemy fb.com/bledi.mane instagram.com/...
Për mua nuk është thjesht problemi nëse do të ketë ose jo nj...
Ke qënë në nja tre-katër vende të botës ku je zvarritur si k...
Nga Dr. Enver BytyçiGjermanët thonë: “Ein Mal Kriminael, imm...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...