“Këshilli Kombëtar, kozmetikë e Berishës”/ Spaho: PD do e ketë të pamundur të jetë rivale e PS
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Po na thonë se kjo që po ndodh në Shqipëri është fundi i Sovranitetit, kalimi i vijës së kuqe. Madje kurrë më parë nuk ka ndodhur diçka e ngjashme. E kush na e thotë? Na e thonë puthadorë pushtetarësh të koruptuar ose politikanë që kur e patën shansin e tyre e përdorën për të shitur viza Ambasadash të huaja, për të vënë pasuri ndërsa bënin tregëti me të mirat publike e madje edhe me vetë interesat kombëtare të shqiptarëve.
Mbi dy dekada që pas gjithçkaje që fituam në vitin 1990, po bëjmë prapakthim e po humbasim çdo ditë nga pak liri, nga pak përfaqësim, nga pak hapësira, e pothuajse të gjithë shpresën, pikërisht sepse jemi qeverisur politikisht dhe institucionalisht nga Politikanë që na kanë sunduar si sovranë, jemi molloisur çdo natë nëpër TV e çdo ditë nëpër gazeta nga analistë mercenarë që ndërsa flasin sipas porosisë së zarfpaguesit pretendojnë se flasin mendimin e tyre Sovran, jemi harlisur nga sipërmarrës që pasi janë bërë emërhuazues të parave të politikanëve të koruptuar apo të krimit të organizuar, na shesin mend poshtë e lartë sikur pasuria e tyre i bënë Sovranë, jemi hetuar e gjykuar nga Prokurorë e Gjykatës që kanë blerë karrierat e tyre me para në dorë, me prapanicë lëpirje ndaj politikës apo me vendime të shitura sa frëngu pulën për hallexhinjtë, blejmë ushqime e ilaçe nga spekulatorë e falcifikatorë, ujin në rubineta nuk e pijmë sepse e dimë që është i ndotur, shëndetësinë e dimë që e kemi falas sepse kur pagujmë nën dorë nuk ka nevojë për faturë, në spitale na presin si në therrtore, në farmaci na shesin ilaçe që një zot e di nga vijnë, kur kemi halle në zyrat e shtetit nuk ka zyrtar, ligj e rregull që na jep zgjidhje por vetëm nr i telefonit, partia, tarafi, zarfi apo partneriteti me Emiljano Shullazin, po bëmë pasuri me sipërmarrje të ndershme e dimë që për të mbijetuar, në çdo fushatë duhet të paguajmë haraçin tek politikanët e partitë kryesore, ndërsa kur mbarojnë fushatat elektorale e dimë që do tu paguajmë gjobën taksidarëve të shtetit dhe atyre të mbishtetit të emiljanoshullazëve të shumtë që ka pjellë ky vend, etj, etj, etj.
Të gjithë flasin, të gjithë e thonë, të gjithë e dinë se një vend pune për infermier shitet rëndom 5000 euro, një vend për polic burgu shitet 3000 euro, mësues bëhesh po ta blesh vendin me 6000 euro, e kështu me rradhë, çka nuk ta jep karta e Partisë, apo tarafi, mund ta blesh sipas listëçmimeve të pashpallura por të gjithëditura. Kur do të bëhesh Drejtor, çmimi është më i lartë. Sepse Drejtori përveçse paguan çmimin fillestar, ka detyrimin që të çojë edhe një kuotë periodike sipas normës së fitimit që dakordësohet me Udhëheqësin Politik apo Institucional i cili ka autoritetin e emërimit të Drejtorit. Nëse do që të bëhesh këshilltar apo Kryetar Bashkie, duhet të paguash tek një Kryetar Partie. Nëse do të bëhesh deputet duhet të hysh në tender për pagesën më të lartë tek një Kryetar Partie. Nëse do të bëhesh Ministër, je pranuar në odën e ndarjes së parave me Kryetarin e Partisë, e këtu çmimi është vetë shpirti. Një ofiqar i vogël, i thjeshtë dhe i rëndomtë i zyrave të Shtetit tonë, poshtëron, nënçmon, zvarrit, shkel me këmbë çdo qytetar shqiptar që i paraqitet për nevoja, halle, informacione a shërbime. Drejtori e bën dhe e trajton si leckë, tapet, pluhur, mbeturinë, ofiqarin e vogël.
Udhëheqësi Politik apo Ministri i Drejtorit dhe ofiqarit, i bën dhe i trajton këta si sende pavlerë, si asgjë, si zero. Ndërsa Krimineli që ha dreka e darka me Udhëheqësin politik, e trajton këtë të fundit si llum dhe anëtar bande. Kjo është pak a shumë panorama që kemi sot ne, për shkak të mënyrës sesi jemi qeverisur në këto 25 vite, e madje edhe për shkak të mënyrës sesi na kanë bërë lavazh truri analistët mercenarë që na mbijnë çdo natë po të njëjtët nga ekrani në ekran, e nga gazeta në gazetë. Dhe këta duan të na e shesin këtë për Sovranitet? Këta që gjuhët i përdorin për të lëpirë prapanica shefash e pagatorësh ndërsa gojët për tu bërë qejfin çdo ditë e çdo natë. Jo or jo. Nëse ka një grimë shpresë për Sovranitet në këtë vend, ajo vjen nga përpjekja e partnerëve strategjikë ndërkombëtarë të Shqipërisë, pra nga SHBA dhe BE për të na futur në hullitë e Shtetit të së Drejtës, demokracisë, lirisë, përgjegjshmërisë, llogaridhënies dhe drejtësisë. Sepse ne qytetarët shqiptarë, kur na thërret politika mbushim sheshet për protesta, mjafton që të na paguajë partia biletën vajtje – ardhje dhe bukën e ditës. Sepse ne qytetarët shqiptarë, kur na thërresin në protesta për kauza civile, nënqeshim dhe mezi bëhemi 10 veta a maksimumi 50.
Sepse ne qytetarët shqiptarë, jemi me valixhe në duar e mezi presim mundesinë e ikjes nga ky vend. Sepse ne qytetarët shqiptarë, ankohemi, mallkojmë e shajmë çdo ditë çdo politikan shqiptar, e në fund kur na bie bilibili i fushatës elektorale të rradhës, shkojmë e mbushim sallat e sheshet, rrahim shuplakat fort sa i bëjmë gjak për udhëheqësin e partinë, e gërrthasim me sa kemi në kokë: Rroftë ai që kemi sharë e mallkuar. Poshte ai që është kundërshtari i atij që kemi sharë e mallkuar. Kësisoj, nëse Ambasadori Amerikan Donald Lu dhe Ambasadorja e BE Romana Vlahutin, janë dy të huaj që ndërhyjnë në punët tona, kjo nuk është edhe aq gjë e keqe. Sepse, këta Sovranistët tanë e kanë bërë Shqipërinë si çifligun e tyre e ne shqiptarëve si bujkrobërit e tyre. Çifligjet nuk zhbëhen dot nga bujkrobërit. Vetëm fuqia dhe parimet e dy vendeve si SHBA dhe BE, që janë edhe Shtëpia e kultura jonë natyrale, mund të na çlirojnë nga çifligarizmi ku jemi zhytur kokë e këmbë.
Nuk ka shi e breshër, ngricë e dimër, verë e vapë, me të nda...
Këto vajza janë studente dhe nxënëse, nga qytete e krahina t...
Nga Bledi ManeZhvisheni, zhvisheni jo vetëm politikisht. Zhv...
Në pamje të parë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, për të larg...
Nga Enver BytyciSot Edi Rama ka shkuar ne Shkoder. Sebebi: I...
Njoh njërin i cili kur ishte fëmijë një ditë pa therjen e nj...
Të gjithë shqiptarët sot, kudo ku jane i kanë sytë e shpresë...
Lulzim Basha ka përsëritur të enjten në emisionin “Opinion” ...
Shqiperia po kalon nje proces unik ne histori. Sapo ka fillu...
Çfarë do të ndodhë paskëtaj? Dje politika amerikane dhe euro...
Dy perversionet e komunikimit, thotë filozofi danez Knud Log...
Ajo që më bie në sy ngahera në vendin tim, në vendin tonë, ë...
Kur, pas pesëdhjetë vjetësh, mësuesi do të pyesë nxënësit në...
Një gazetar që takova sot në Shkodër ishte shumë i kënaqur s...
Berisha po thërret si i marrë për të rrëzuar Ramën me 5000 v...
Nga Bledi Mane-Public Enemy fb.com/bledi.mane instagram.com/...
Për mua nuk është thjesht problemi nëse do të ketë ose jo nj...
Ke qënë në nja tre-katër vende të botës ku je zvarritur si k...
Nga Dr. Enver BytyçiGjermanët thonë: “Ein Mal Kriminael, imm...
Nga Mentor KikiaUnë nuk e besoj atë që Sali Berisha thotë, s...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...